Arkiv-Opinion
Reagimi i pamatur i Kadaresë
Në debatin e kohëve të fundit për rishkrimin e historisë, Ismail Kadare u kyç furishëm me një shkrim në mbrojtje të figurës së Gjergj Kastriotit, por pa thënë ndonjë argument të ri pos atyre që i ka stërthënë tash e 5 dekada radhazi.
Kadare i paaftë për debat, baltos kundërshtarët
Demokracia është një gjë, e shteti ligjor është një gjë tjetër
“Demokraci do të thotë të zbatosh ligjin”, dëgjohet të thuhet vazhdimisht nga njerëz të ndryshëm. Këtë e kish thënë pak a shumë edhe Ben Blushi në një shkrim të vetin të publikuar në “Panoramën” e djeshme. Në shkrim, në të cilin veçohej marrëdhënia që shqiptarët kanë me ligjin si tipari idiosinkratik që na dallon nga Europa në këto kohët moderne, bëhej një shpjegim i hollësishëm, dhe kronologjik, i mundimit të shqiptarëve për t’u bërë europianë dhe i zorit që po heqim për t’u pranuar në BE, por në një moment, dhe Blushit i shpëtonte fraza e mësipërme.
Shtetthi si shkarravinë neoliberale
Në funeralin e “mendimit dominant” ishin të gjithë, republikanë dhe demokrat. Të gjithë në heshtjen e vakisë kredhur ndërkohë që papa i zi mbante meshën e fundit, përpara se një mal i tërë me reforma ta mbulonin qivurin me brënda kufomën e paradigmës të mendimit ekonomik neoliberal.
Rishkrimi i historisë nga turqit dhe Indro Montanelli
Në vitin 1927, në të përkohshmen “DITURIA”, Mit’hat Frashëri në shkrimin me titull “Duke kënduarë një librë” pohon se pasqyra më e mirë e një populli për të njohur vetveten është gjykimi i tjetrit. “Të paktë janë relativisht ata që vizitojnë vendin tonë dhe që zbavitenë me të shënuarë çë shohin dhe çë vërejnë. Nga ana tjatrë ne kemi nevojë të madhe të dimë çë mejton ay që vjen së largu, riturë dhe rrojturë në një mjedis të ndryshmë prej t’ënit: çë ide formon për neve dhe çë përshtypje merr nësh” – shkruan Mit’hat Frashëri.
Dhjetë mënyrat se si Twitter iu vlen gazetarëve
1. Breaking news
Katër jetët e Tedit
Në një mbasdite të javës së kaluar, France musique po transmetonte një sonatë të E. Ysaye. Ishte e një teknike dhe perfeksioni të tillë sa të detyronte ta dëgjoje deri në fund. Doli që interpretuesi i saj në violinë të ishte Tedi Papavrami. Në të vërtetë ajo pjesë e emisionit i kushtohej promovimit të regjistrimeve më të fundit të artistit me origjinë shqiptare. Drejtuesi i njohur i emisionit, L. Esparza, paraqiti edhe diçka tjetër dhe në fund formuloi një pyetje, jo për regjistrimet, por për titullin e librit autobiografik që muzikanti i talentuar ka botuar te Robert Laffont.
Vetëm një hap i parë!
“Kosova” është fjala më e shtrenjtë serbe, shkruante një poet serb me frymëzim nacionalist në vitin 1989. Ai shprehte atë që mendojnë shumica e serbëve deri sot: Kosova nuk vetëm një copë tokë çfarëdo, por definicion që përmbledh të gjitha shpresat dhe frustracionet serbe përgjatë historisë, një lloj Jeruzalemi serb. "Kosova serbe" është pjesë e teksteve të historisë, edukimit dhe diskutimit politik populist.
Thaçi-Daçiç, ç’do të thotë
“HABEMUS PACTUM!” shpalli në Twitter Vlora Çitaku, ministrja e Kosovës për Integrimin Europian. Kosova dhe Serbia sapo kishin arritur një marrëveshje. Ndodhi më 19 prill, pas dhjetë raundesh të pamëshirshme negociatash ndërmjet kryeministrave të dy vendeve dhe baroneshës Ashton, shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian.
Pakti është një zhvillim i madh për të dy vendet, për Ballkanin Perëndimor dhe një triumf për Lady Ashton-in dhe ekipin e saj. Më 2 prill, pas tetë raundesh u duk sikur procesi kishte dështuar.
Ëndrra presidenciale e Jozefinës
Fakti që Jozefina dhe deputetët besnikë të saj bllokuan kandidaturën e Artan Hoxhës për postin e Presidentit të Republikës, ndërkohë që përkrahën kandidaturën e presidentit aktual, është domethënës. Ai ndoshta shpiegon mobilizimin ekstrem të saj për një mandat të tretë të Berishës në kryeministri…
Budallallëku më i madh që kam lexuar (replikë një shkrimi të H. Çilit)
Sot lexova në Mapo një artikull të Henri Çilit që fliste për KQZ, dhe se çfarë mund të ndodhte lidhur me të. Kuptohet që kur ai shkruan për një çështje të tillë, përdoret për të hedhur mesazhe që politika më tej t’i përtypë.