Arkiv-Opinion
Banketi i të pasurve*
“Po ta dish se kush i ka paratë në këtë vend, të ikën truri”. Kjo është një frazë që e kam dëgjuar më shumë se një herë e që nënkupton që paraja në Shqipëri gjendet (në shumicën e rasteve) në xhepa njerëzish që po t’u heqësh paranë, nuk do ishin të denjë as për të ndenjur ngjitur me ta në autobuz. Të pagdhëndur, të paaftë, të pashkolluar, njerëz që në shumicën e rasteve janë aty ku janë falë rastësisë, dhunës, shkeljes së ligjit (shpesh dhe me dhunë), trafiqeve, evazionit fiskal, grabitjes së biznesit të dikujt, shitjes së vizave, gjobëvënieve, etj.
Zbutja e Kryeneçes
Edhe çfarë koncesionesh duhet të bëjë Kosova, në mënyrë që Serbia ta njohë si të pavarur? Çfarë duhet të paguajmë më shumë, që të zbutet dhe të pranojë se ky shtet ekziston?
Pa e njohur shtetin e Kosovës, pa kërkuar falje për krimet e kryera, madje pa shprehur as më të voglën keqardhje, Serbia ia doli të fitojë një marrëveshje të mirë për rregullimin e brendshëm të Kosovës, rsepektivisht akomodimin e disa dhjetëra mijëra serbëve të Veriut në atë mënyrë, sa që mund t’ua ketë zili secila popullatë pakicë e ngjashme kudo në botë.
Beteja e qarqeve
Pavarsisht nga vonesat që mund të sjellë ngërçi i KQZ-së, një ditë zgjedhjet do të zhvillohen. Dhe kur gara të fillojë, dy koalicionet e mëdha do të futen në të pas një barazimi 70-70, që u regjistrua në KQZ në garën e kaluar të mandateve. Duke pasur parasysh kete rezultat zyrtar, secili koalicion do të mundohet të mbrojë mandatet e marra në çdo qark para 4 vjetësh, duke synuar të shtojë ndonjë mandat në ato qarqe ku ka qenë më pranë marrjes së një mandati ekstra.
“Kush nuk është miku im, është armiku im”
Se sa e fuqishme është lëvizja e Kreshnik Spahisë, ende nuk dihet, por duket se në sytë dhe mendjen e Edi Ramës ajo është e fuqishme. Reagimi i ashpër e impulsiv i tij ndaj mos përfshirjes së asaj lëvizjeje në grupimin e tij, e tregon këtë.
Efekti Rashomon
E keni vënë re që nuk po arrin njeri ta rrëfejë, qetë dhe natyrshëm dhe shtruar, incidentin e Vjenës, midis kryetarit të opozitës Edi Rama dhe një diplomati në ambasadën shqiptare në Vjenë, Egin Cekës?
Kemi parë deri më sot reagime, dënime, distancime, arsyetime, shpjegime dhe interpretime, nga të gjitha palët; e kemi lexuar dhe na e kanë lexuar incidentin si metaforë të gjithçkaje nuk shkon me politikën dhe shoqërinë civile sot në Shqipëri, por vetë kronikën e incidentit s’e ka rrëfyer dot kush.
Berati vs. Fieri
Në qoftë se lëmshi i KQZ-së shkokolepset së afëmi, zgjedhjet parlamentare në Shqipëri do të zhvillohen në datën 23 qershor, siç ka dekretuar Presidenti i Republikës. Dhe gara do të jetë vërtetë e fortë.
Dy koalicionet e mëdha do të futen në këtë garë, pasi barazuan 70-70 në garën e mandateve të para 4 vjetve. Dhe secili prej tyre do të mundohet të mbrojë mandatet e marra në çdo qark para 4 vjetësh, duke synuar të shtojë ndonjë mandat në ato qarqe ku ka qenë më pranë marrjes së një mandati ekstra.
Dhe pyetjet mbeten – Letër burrit tim
Kisha kohë që nuk kisha lexuar diçka kaq prekëse, sa kjo letër që Jutta Benzenberg, gruaja e Ardian klosit, ia dërgon burrit të vet një vit pasi ky i fundit është ndarë nga jeta. Vetvrasja e Klosit mbetet një enigmë, dhe një mundim, për shumë të njohur të tij, të cilët me siguri kanë pyetur veten më pas, nëse mund të bënin diçka që kjo gjë të mos ndodhte. Ndoshta po, ndoshta jo. Dhe vetë Jutta, njeriu që ka qenë afër tij për vite të tëra, duket se e ka këtë pasiguri. Gjë që duket në këtë letër. M. Nano
Demonstroni pak klas, zotërinj!
Në “sherrin” mes Egin Cekës e Edi Ramës ka ndërhyrë dhe Neritani, i ati i Eginit, diplomat dhe ai. Ka ndërhyrë me një letër të hapur që ia ka dërguar Edi Ramës. E nënshkruan si letrën e një qytetari shqiptar në Romë, por duket se është letra e një babai. Si baba ka shumë të drejtë të shqetësohet, madje shumë, ngaqë djalin ia kanë fyer, por si qytetar do duhej të ish bërë i gjallë më përpara e për shumë gjëra të tjera më të rënda se sa kapja prej veshi e të birit nga dikush tjetër.
Pula dhe sorra
Kur s’ke pulën, ha sorrën, thotë një proverb ballkanas. Po kur ke pulën, a duhet të mërzitesh për sorrën, është pyetja që lind natyrshëm, tek dëgjon reagimet e opozitarëve ndaj largimit nga koalicioni opozitar të “sorrës” Kreshnik Spahiu, siç e quajne ata.
Kushtetuta, Zoti dhe Krenaria e Shqiptarit
Para pak kohësh dëgjova një ligjëratë të aktorit të madh italian Roberto Benigni. Tema e ligjëratës ishte kushtetuta e Republikës Italiane. Më zgjoi kureshtje nisma e artistit për të komentuar kushtetutën e vëndit të tij dhe më bëri shumë përshtypje kur ai e cilësoi si ‘kushtetuta më e bukur në botë’. Më lindi dëshira të shoh në se kishte të drejtë, apo ligjërata e tij ishte thjesht një ngazëllim nacionalist. Po më erdhi edhe turp që deri atëherë nuk e kisha lexuar kushtetutën e vendit tim.