Beteja e qarqeve

Pavarsisht nga vonesat që mund të sjellë ngërçi i KQZ-së, një ditë zgjedhjet do të zhvillohen. Dhe kur gara të fillojë, dy koalicionet e mëdha do të futen në të pas një barazimi 70-70, që u regjistrua në KQZ në garën e kaluar të mandateve. Duke pasur parasysh kete rezultat zyrtar, secili koalicion do të mundohet të mbrojë mandatet e marra në çdo qark para 4 vjetësh, duke synuar të shtojë ndonjë mandat në ato qarqe ku ka qenë më pranë marrjes së një mandati ekstra.
Siç kam analizuar në një shkrim të mëparshëm (http://respublica.al/opinion/2013/04/27/berati-vs-fieri ), në dy qarqe, Berat dhe Fier, gara për mandatin e fundit të qarkut (të 8-in në Berat e të 16-in në Fier) u mbyll me fotofinish për një grusht votash. Dhe në këto qarqe, beteja do të jetë më se e ashpër (për të mos përdorur ndonjë epitet më të fortë).
Qarku tjetër ku koalicioni opozitar ishte më afër marrjes së një mandati ekstra është Elbasani, ku opozitës i duheshin vetëm 674 vota për të marrë mandatin e 8-të (rezultati u mbyll 7-7). Në këtë qark, koalicionit opozitar i duhet thjesht të ruaj kuotën 53.1% që pati në 2009-ën dhe marrja e mandatit ekstra është praktikisht e sigurtë sepse kuota 46.9% e së djathtës do të ndahet mes koalicionit të Berishës dhe FRD-së (s’ka rëndësi se në ç’raporte mes tyre do të bëhet kjo ndarje). Një skenar alternativ është ai i një rrjedhje të mundshme të votave të majta drejt AK-së, e cila mund të balancohet nga një rrjedhje më e madhe e votave të djathta drejt FRD-së.
Një tjetër qark i nxehtë është Tirana, ku opozitës i duheshin vetëm 976 vota për të marrë mandatin e 17-të (rezultati u mbyll 16-16). Në këtë qark, koalicionit opozitar i duhet thjesht të ruaj kuotën 51.4% që pati në 2009-ën dhe marrja e mandatit ekstra është praktikisht e sigurtë sepse kuota 48.6% e së djathtës do të ndahet mes koalicionit të Berishës dhe FRD-së. Sesa mandate do të marrë FRD-ja në Tiranë, nuk ka rëndësi për koalicionin opozitar, për aq kohë sa ai arrin të mbrojë kuotën 51.4% nga sulmet e “diversantit” Spahiu.
Duke mbetur në Shqipërinë e Mesme, Durrësi është një qark që gjithashtu mund të ofrojë një betejë të nxehtë. Atje mjafton që koalicioni opozitar të ruaj kuotën 47.6% nga “diversioni” i Spahiut, ndërkohë që FRD-ja të marrë jo më pak se 4.7% të votave të qarkut, dhe koalicioni opozitar siguron një mandat ekstra. Në qoftë se Oketa arrin ta marrë një mandat, i bie që ta marrë nga parcela e mazhorancës.
Më e përpjetë duket beteja e koalicionit opozitar për të shtuar një mandat në qarkun e Korçës, ku ishte 3440 vota larg mandatit të 7-të (rezultati përfundoi 6-6). Dhe më e përpjetë akoma duket në Vlorë e Gjirokastër, ku koalicioni opozitar ishte përkatësisht 3750 dhe 10700 vota larg një mandati ekstra.
Duke kaluar në Shqipërinë e Veriut, raportet e mandateve mund të ndryshojnë në Shkodër e në Dibër vetëm në qoftë se FRD-ja arrin të marrë përkatësisht mbi 5% dhe mbi 8% të votave në rang qarku. Ndërsa në Lezhë dhe në Kukës, mundësia e ndryshimit të rezultatit të mandateve ka probabilitet shumë të vogël – kampet duket se do të luajnë fort për të ruajtur satus kuonë.
Duke e përmbledhur këtë analizë, mund të thuhet se rezultati 70-70 mund ta fillojë përmbysjen në Berat, ku për një grusht votash mund të shkojë 71-69 për koalicionin opozitar. Më tej, koalicioni opozitar ka shumë gjasa të shkojë në nivelin 73 mandate npërmjet betejës në Elbasan e Tiranë, ku për pak qindra vota mund të marrë mandate shtesë. Durrësi është qarku që ka rradhën probabilitare t’i japë mandatin e 74-të koalicionit opozitar, i ndjekur ndoshta, ndoshta nga Korça, që me shumë vështirësi mund t’i japë të 75-in.
Ndërkohë, koalicioni mazhoritar do të luftojë fort në Fier, me shpresën për t’i hequr një mandat opozitës në këtë qark (Ndoshta jo rastësisht, Kreshnik Spahiu do ta zhvendosë tubimin “1 maj-1 milion kuqezinj” nga Tirana në Fier – sa më shumë vota të majta të shkëpusë atje, aq më shumë dobësohet mbrojtja e mandatit të fundit të qarkut nga koalicioni opozitar). Në të gjitha qarqet e tjera, koalicioni mazhoritar do të jetë në mbrojtje të mandateve që ka aktualisht, si nga sulmi i koalicionit opozitar, ashtu edhe nga FRD-ja, e cila duket se synon të marrë mandate në Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër e Dibër.
Comments
Nqs ne zgjedhjet e 2009 Lsi
<p>Nqs ne zgjedhjet e 2009 Lsi do ishte ne koalcion me PS rezultati nuk do ishte 70 me 70 por do kishte nje fitore te koalcionit te majte. Flasim gjithmone teorikisht sepse praktikisht Sala do vidhte edhe ca me teper sa per te realizuar fitoren. Faktikisht ai deputetin qe mbante peng ne Fier (me te cilin siguronte 71 mandate) ja la opozites pasi beri marrveshjen me LSi. </p>
Llogaritja e ndarjes se
<p>Llogaritja e ndarjes se mandateve te 2009 duhet bere me votat qe e bashkuara te te gjitha partive qe sot bejne koalicionin e majte. Neqofte se do te kishim koalicionin e sotem me votat e 2009 do te kishim nje rezultat 73 koalicioni i majte dhe 67 koalicioni i djathte. Kjo vjen per faktin se votat e LSI dhe Partise Ligj dhe Drejtesi, koalicionit i shtohet nje deputet ne qarkun e Tiranes, nje ne Elbasan dhe nje Vlore. Mbi keto baza mnd te behen arsyetimet e metejshme.</p>
Spahiu eshte zar i saliut.
Spahiu eshte zar i saliut.
Add new comment