Arkiv-Opinion

Jam penduar për këtë shkrim…

Postuar në 17 Prill, 2013 08:26

Në një artikull të sotëm në gazetën Shqip, Andrea Stefani shkruan: “Kur në vitin 2005 Berisha përgatitej të vinte në pushtet, jo pak figura politike dhe të ‘shoqërisë civile’, përhapën legjendën se ‘ai kish ndryshuar’, se kish hequr dorë nga dëshira për pushtet absolut, se ishte i vetmi që ‘do luftonte korrupsionin’”

Këto fjalë të Stefanit më kujtuan se, në atë kohë, si një partizan i përjetshëm i rotacionit periodik të pushtetit, edhe unë kam botuar një shkrim për ndryshimin e Berishës (të cilin po e risjell të plotë më poshtë). Jam penduar shumë për këtë shkrim…

Shteti vrasës

Postuar në 17 Prill, 2013 08:07

Shteti shqiptar vazhdon të vrasë qytetarët e vet; dhe vazhdon t’i vrasë me fjalë dhe me armë. Përvoja historike ka dëshmuar se vrasjeve shtetërore me armë pothuaj gjithmonë u paravijnë vrasjet shtetërore me fjalë. Në Kosovë, gjithmonë, para se të na vrisnin me armë, shteti serb dhe shteti jugosllav, na vrisnin me fjalë politikanët dhe shtetarët serbë. Është e gjatë, shumë e gjatë, vrasja shtetërore me fjalë në jetën e shqiptarëve: e gjatë sa është e gjatë jeta e shtetit shqiptar; e gjatë sa janë të gjata pushtimet e pushtuesve në historinë e shqiptarëve.

Nuk është dhe aq keq të zgjedhësh më pak të keqen

Postuar në 16 Prill, 2013 17:08

Në shkrimin e tij me titull “E keqja më e vogël ndërmjet moralit e politikës”, të publikuar në “Mapo” gjatë fundjavës, Gjergj Meta i ka dhënë munxët tezës së hedhur në këtë moment elektoral se “duhet zgjedhur më pak e keqja mes dy të këqijave”. Nuk është ai i pari që e bën këtë. Ka dhe të tjerë që e bëjnë, dhe të gjithë ndajnë idenë se “kur zgjedh mes dy të këqijash, ti ke zgjedhur të keqen, gjithsesi”; frazën në thonjëza e thotë germë për germë dhe Gjergj Meta. Është e vërtetë? Sigurisht, që është e vërtetë.

Bastet e Ruçit dhe Metës

Postuar në 16 Prill, 2013 07:35

Kur u kërkoi socialistëve që ta zgjidhnin në krye të tyre, Edi Rama bëri dy premtime të mëdha. Së pari, premtoi se do t’i jepte fund përçarjes së të majtës, që e kishte çuar në opozitë, dhe së dyti, premtoi se do ta risillte atë në pushtet pas 4 vjetësh – përndryshe, do të jepte dorëheqjen. Por socialistët e Kongresit të PS-së të shtatorit 2005 nuk ia dhanë votën platformës së Ramës. Ish-rebeli antikomunist dhe antikonformist mori më pak se gjysmën e votave të “kongresmenëve” socialistë.

Çlirimi nga Facebook

Postuar në 16 Prill, 2013 03:09

Kam marrë vendimin tim brenda pak ditësh dhe pse prej kohësh ideja më vinte ndër mend. Nuk kam shumë miq që s’kanë adresë në facebook, por ata duket se nuk ia kalojnë keq. Në rastin tim, rrjeti social ishte një mjet shumë i dobishëm për të komunikuar në jetën e përditshme me miqtë më të ngushtë dhe për të mbajtur kontakt me ata më të largët. Gjatë viteve kisha formuar dhe një arkiv të vogël fotografik, pushimesh dhe eventesh. Përtej këtyre dy aspekteve, shumë gjëra filluan të mos më bindnin; jo për shkak të përmbajtjes dhe funksioneve të Facebook-ut, por për atë çfarë unë përdorja.

Mashtrimi si vokacion

Postuar në 15 Prill, 2013 09:56

Pashë se Respublica e Mustafa Nanos i kishte dhanë strehë nji shkrimi të nji të panjohuni, për të cilin po më thonë se qenka student inxhenjerie në ShBA, i cili përpiqej me polemizue me mue tue përdorë të vetmen armë që mundte me përdorë: mashtrimin dhe falsifikimin.

Individit në fjalë, njifarë A. Taraj, s’do t’i ishe përgjegjë aspak, pse s’ka asnji kuptim me faktorizue çdo student apo regjisor dështak që engledisen me punë që s’ia dinë fillin, por tue qenë se ky Taraj në shkrimin e tij ka tregue se mashtrimin e paska vokacion, vendosa me ia thanë dy fjalë siç i meriton.

Podesta Group “ha bukën tonë” dhe “bën duvanë” e Berishës

Postuar në 15 Prill, 2013 03:57

“Shqip”-i i djeshëm ish hapur me një lajm, që nuk e kishin të përditshmet e tjera. “Lobistët e PD-së paralajmërojnë trazira”, thuhej në titullin kryesor të faqes së parë dhe merret vesh se, po ta kishin, gazetat e tjera do ta trajtonin këtë lajm në të njëjtën mënyrë e me të njëjtën vëmendje. Por nuk e kanë pasur në dorë emailin që përfaqësuesi i kompanisë amerikane “Podesta Group”, njëfarë John Anderson, u ka dërguar mediave të ndryshme nëpër botë me synimin për t’i informuar mbi zhvillimin më të fundit në vendin e shqipeve.

Sikur të isha në vend të Ilir Metës!

Postuar në 14 Prill, 2013 02:43

Për këtë shkrim, më ngacmoi pyetja që Mustafa Nano i bëri Ilir Metës dhe përgjigja që Ilir Meta i dha asaj pyetjeje.

Fisnikëria dhe tragjizmi i votës së bardhë

Postuar në 14 Prill, 2013 02:41

Ndërkohë që po qetësohet turbullira e koalicionit PS-LSI, po dalin në sipërfaqe forma alternative veprimi që synojnë të kuantifikojnë pakënaqësinë ndaj koalicionit, apo mungesën e besimit tek gjithë klasa politike. Përfaqësues të shoqërisë civile, aktivistë, qytetarë po synojnë të kanalizojnë mungesën e shpresës nga politika në një formë demokratike, mundësisht të numërueshme, që njihet si “vota e bardhë”, apo “vota anti”.

Ku janë katolikët e moderuar?

Postuar në 13 Prill, 2013 14:55

“Ku janë muslimanët e moderuar?” ka qenë pyetja që kemi dëgjuar shpeshherë pas ndonjë proteste të dhunshme në botë të muslimanëve të indinjuar, si psh. me rastin e karikaturave të Profetit Muhamed a.s. (paqja qoftë mbi të), apo me filmin e fundit ofendues ndaj tij. Sigurisht që organizatat mainstream muslimane në Perëndim kanë dënuar çdo shfaqje ekstremizmi nga muslimanët dhe kanë bërë thirrje për vetëpërmbajtje dhe qetësi në frymën e mësimeve të Profetit Muhamed.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion