Arkiv-Opinion

Votuesit e djathtë të FRD-së dhe votuesit e majtë të AK-së

Postuar në 02 Maj, 2013 18:50

Sondazhi kombëtar i prezantuar nga IPR Marketing mbrëmë në Ora News ishte zhvilluar me telefon, dhe si i tillë, ka rrezikun të ketë pasur përqindje të lartë të anketuarish që nuk kanë dashur ta tregojnë preferencën e votës për partitë, nga perceptimi i justifikuar apo jo i ndonjë raprezalje të mundshme. Ndryshe qëndron puna me anketimin me vizita në shtëpi, ku anketuesi mund të krijojë një raport besimi me të anketuarin.

Italia nuk do të vdesë nga kursimet

Postuar në 02 Maj, 2013 03:07

Italia ka përsëri një qeveri të aftë për të vepruar. Të dy dhomat e parlamentit i dhanë besimin kabinetit të Enrico Letta-s. Ky është lajmi i mirë. Tregjet financiare u qetësuan dhe i japin një paradhënie besimi njeriut të ri të pakonsumuar në krye të koalicionit të madh. Normat e interesit për obligacionet shtetërore italiane afatgjata janë aktualisht relativisht të ulëta. Pas gjashtë muajsh vendnumëro, që prej dorëheqjes së teknokratit Mario Monti, në Itali po lëviz sërish diçka. Enrico Letta nuk do të ketë shumë kohë për të realizuar reforma.

Triumfi i frikës në botën globale

Postuar në 02 Maj, 2013 03:01

Në maj 1981, Papa Gjon Pali II i mbijetoi një atentati. Tridhjetë vjet më vonë Osama bin Laden u vra nga forcat speciale amerikane. Por, duke e parë botën tani mund të arrihet lehtë në përfundimin se lideri frymëzues, kredoja e të cilit ishte maksima e Franklin Roosevelt-it për të patur frikë ‘vetëm nga vetë frika” ka humbur, dhe se fanatiku i cili donte që frika të zotëronte botën e ‘infidelëve’ ka fituar terren.

Sot frika është e kudogjendshme dhe bombat në maratonën e Bostonit duhen parë në atë kontekst, pasi sulmi hedh dritë dhe thellon sensin tonë mbisundues të pasigurisë.

Atdheu im, i vetmi vend ku…

Postuar në 01 Maj, 2013 06:41

Atdheu im është i vetmi vend në botë, ku udhëheqësin e duan më shumë se udhën!

*      *     *

Atdheu im është i vetmi vend, ku njerëzit u këndojnë këngë dhe himne dashurie udhëheqësve që në të gjallë të tyre dhe udhëheqësit shkojnë mes rapsodëve me buzë në gaz dhe të veshur me antiplumb.

*     *     *

Atdheu im, ku kryetarët e partive zotohen solemnisht që në rast humbjesh të zgjedhjeve të japin dorëheqjen dhe qëndrojnë në majë të partive qysh prej 23 vjetësh.

*     *     *

Gazetaria, profesioni më i mirë në botë

Postuar në 01 Maj, 2013 03:44

 

Lindja e televizioneve private në Shqipëri

Postuar në 30 Prill, 2013 17:06

Në këtë punim merret në shqyrtim një nga periudhat më të rëndësishme të historisë së televizionit shqiptar: lindja e televizioneve private në vend nga viti 1995-2000.

Jemi të gjithë pengje të së shkuarës: Shshsht, uleni zërin!

Postuar në 30 Prill, 2013 04:39

Na mungonte versioni artistik i persekutorit të djeshëm (në mos, i atij që ish bërë njësh me regjimin komunist), që pas përmbysjes së madhe të vitit 1990, jo vetëm nuk ka demonstruar se vuan prej ndonjë brerje ndërgjegjeje, por s’e ka pasur për gjë të shesë dëngla lidhur me gjoja qëndrime të tijat kundër diktaturës, apo me gjoja vuajtje të tijat për shkak të diktaturës. Në jetë e kemi hasur sa të duash këtë “personazh”.

I mbyturi që kapet pas veshit të soljiut Ceka

Postuar në 30 Prill, 2013 04:05

“Ne nuk duam të vijmë në pushtet mbi dhimbjen e njerëzve, por me krenarinë për të bërë gjithçka për të shuar dhimbjen dhe kjo do të fillojë të arrihet kur të hiqet qafe diktatori Berisha”. Kush i ka thënë këto fjalë të zjarrta kundër Berishës? Mos vallë lideri i opozitës, Edi Rama? Jo, janë tirada të Neritan Cekës në qershor ’97, kohë kur ishte president i PAD dhe ngrinte tre gishta nëpër mitingje kundër Berishës. Në atë kohë propaganda e Berishës shpifi dhe e akuzoi Cekën se duke ngritur tre gishtat, kishte importuar në Shqipëri simbolin serb të Milosheviçit.

Kur “i gjati” i shkuli veshin, veshgjatit!

Postuar në 30 Prill, 2013 04:00

Nesër në Vjenë do të përkujtohen të shtatat e ditës kur i gjati i shkuli veshin veshgjatit, ose, siç u quajt ndryshe, në mënyrë më diplomatike, “incidenti i Vjenës”, i krahasueshëm vetëm me incidentin e Kanalit të Korfuzit, por me një ndryshim: nëse në rastin e parë, komunistët shqiptarë minuan Kanalin e Korfuzit, në të dytin një “komunist“ shqiptar, në mes të Vjenës i plasi minën në kanalin e veshit, mbarë kombit.

Pse i duhet pushtetit aktual "Komisioni i Veshit"

Postuar në 29 Prill, 2013 02:33

Si të mos mjaftonte ai banalitet i padëgjuar e i pabesuar e aq i shëmtuar, me të cilin Kuvendi i Rruzhdies  ka kohë që gostit shqiptarët e duruar e ka kohë që e ka bërë Shqipërinë gazin e botës, pardje nga ajo sallë e legjislativit shqiptar, e privatizuar nga pushteti që ka privatizuar Shqipërinë dhe e ka nxjerrë në shitje për një euro, u dëgjua dhe gjëmimi i radhës  për ngritjen e një komisioni të ri hetimor të Kuvendit, një komision që mund të quhet “komisioni i veshit”...

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion