Arkiv-Opinion

Në përvjetor të Ernest Koliqit

Postuar në 19 Maj, 2013 07:09

Për të asht shkrue shumë e prapseprap asht thanë shumë pak, e kam fjalën për studimin e veprës së tij, sidomos asaj të Mbasluftës por edhe për vitet e kalueme në Romë. Nuk kemi nji jetëshkrim të plotë të Ernest Koliqit, por mbi të gjitha na mungon nji studim sistematik i gjithë veprës së tij. Në pritje të këtyne po kufizohemi me shkrue dy rreshta me rasën e përvjetorit të tij të lindjes.

Një herë si farsë, pastaj si tragjedi

Postuar në 19 Maj, 2013 05:27

E pandalshme seria e profkave që vetë Partia Socialiste po i kurdis Partisë Socialiste për ta çuar këtë të fundit drejt humbjes. A do aleancë turpi më 1 prill? A do kryetarin që shkon e bën skandal në Vjenë? A do Koçon në listën e Vlorës? A do autobusin e luksit që shet tangërllëk mes mjerimit të përgjithshëm? S’kalon javë pa një surprizë. Megjithatë kemi arritur në orën kur ithtarëve të rotacionit, u ka mbetur vetëm një flamur për ta valëvitur si arsyen pse duhet të ndodhë rotacioni.

“Borxhli ndaj hajdutëve, sepse u kam vjedhur makinën time”

Postuar në 18 Maj, 2013 07:16

LETËR E HAPUR

Po shkruaj publikisht, pasi kjo histori private mund të shërbejë për opinionin publik. Po grabitem për së dyti! Herën e parë nga dora e krimit  më 2010-n; së dyti, nga krimi me duart e drejtësisë më 2013-n!

Nga njëra dorë kam një vendim të Gjykatës për Krime të Rënda, të formës së prerë, që ka dënuar fajtorët të cilët më vunë gjobë. Nga dora tjetër kam një vendim të një gjyqi civil që vjen tërësisht në kundërshtim me Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Kush është armiku?

Postuar në 18 Maj, 2013 04:37

Nën vështrimin e ngrysur të Jozefina Topallit, kreu i bashkisë së kryeqytetit, Lulzim Basha, mori të gjitha ovacionet e platesë pesë ditë më parë, kur Partia Demokratike nisi zyrtarisht fushatën elektorale në Tiranë. Përtej rivalitetit të brendshëm me Kryetaren e Kuvendit, fjala dhe pozicioni i Bashës në atë eveniment, nuk do të kishte rënë edhe aq shumë në sy, nëse ai nuk do të kishte hedhur një tezë, e cila të ngjall disa ndjesi të përziera, mes bezdisë, dëshpërimit dhe pse jo, edhe humorit.

Dmth pa këtë skotë, Shqipëria vdes? Ç’fyerje!

Postuar në 17 Maj, 2013 03:57

Një nga elementët bazë të drejtësisë, që është thelbësore për shprehjen e plotë të dinjitetit të natyrshëm dhe të të drejtave të  barabarta e të patjetërsueshme të të gjitha qenjeve njerëzore janë zgjedhjet e lira e të ndershme. Ky është mekanizmi bazë i krijimit të hapsirës për një qeverisje që përfaqëson vullnetin e shumicës së një populli, qeverisje e cila ka detyrimin të sigurojë të gjitha kushtet e nevojshme për një votim të fshehtë, të lirë e të ndershëm.

Eshtë mobilizuar shteti për qëllime elektorale

Postuar në 16 Maj, 2013 15:41

Berisha po përdor çdo resurs shtetëror e publik për qëllime elektorale. Kandidati Alfred Peza jepte lajmin nga Peqini (të shoqëruar me foto), që na bënte me dije se është mobilizuar ushtria për të ndërtuar një rrugë në një komunë të zonës.

Të varfërit e paturpshëm

Postuar në 16 Maj, 2013 07:36

Ndërkohë që po i shesin energjinë dhe telekomunikacionin e Kosovës, përkatësisht KEK-un e PTK-në, në marrëveshjen 15 pikëshe Thaçi-Daçiç thuhet që dialogu politik do të vazhdojë për energjinë dhe telekomunikacionin. Pika 13: “Diskutimet për Energji dhe Telekomin do të intensifikohen dhe përfundohen para 15 qershorit”. Kësisoj, lumi Ibër po bëhet kufi ndërmjet Serbisë hegjemoniste dhe Kosovës së privatizuar, kufi ku takohen Serbia e Daçiqit dhe privatizimi i Thaçit.

A do lejohet deri në fund kjo KQZ?!

Postuar në 16 Maj, 2013 06:49

Vetëm disa sekonda pas mesnatës së 6 majit, kur përfundonte afati i dorëzimit të listave të kandidatëve për zgjedhjet e 23 qershorit, kamerat fiksuan një Njazi Kosovrasti që kapërcente me hap prej balerine derën e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, duke u përpjekur të fshihte sa mundej çantën që mbante në dorë, që dukej qartë se s’kishte asgjë brenda. Të paktën jo dosjet voluminoze të kandidatëve. Edhe përgjigjet e Kosovrastit pas daljes nga KQZ ishin ato të një njeriu të zënë në faj. Përpiqej t’i shmangej pyetjeve dhe ulte sytë përdhe. 

3-1 apo 4-0 në qarqet “e nxehta”?

Postuar në 15 Maj, 2013 04:44

Fushata amnezike e Metës

Postuar në 15 Maj, 2013 02:54

Sa më shumë kalojnë ditët, aq më komike bëhet fushata e LSI-së. Gjatë prezantimit të kandidatëve të tij në Gjirokastër, Ilir Meta perifrazoi shprehjen e një liberali të djathtë amerikan, ish- presidentit Ronald Regan, sipas të cilit, “qeveria nuk zgjidh problemet, por ajo është vetë problemi”. Përpara ithtarëve të tij, që e brohorisnin pas çdo lloj fraze që nxirrte nga goja, kreu i LSI-së theksoi se këtë shprehje të çerek shekulli më parë, dukej sikur Ronald Regani e ka thënë fiks për qeverinë Berisha.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion