Eshtë mobilizuar shteti për qëllime elektorale

Postuar në 16 Maj, 2013 15:41
Mustafa Nano

Berisha po përdor çdo resurs shtetëror e publik për qëllime elektorale. Kandidati Alfred Peza jepte lajmin nga Peqini (të shoqëruar me foto), që na bënte me dije se është mobilizuar ushtria për të ndërtuar një rrugë në një komunë të zonës. Ben Blushi, gjatë një konference për shtypin, fliste për një ping-pong me vende pune të improvizuara në këtë stinë elektorale; kanë arritur deri atje, sa marrin në punë dikë, pastaj binden se ky nuk është në gjendje të garantojë votat e fisit të vet, apo ndoshta binden se fisin e ka të vogël në pikëpamje numerike, dhe për këtë shkak e pushojnë; në vend të tij marrin një tjetër që premton më shumë vota. Zululand e shkuar Zululandit.

Ecim më tutje. Ditën që PD-ja hapte fushatën në Tiranë me tubimin e organizuar para korpusit universitar, nja dy kolegë më thanë në telefon se është tentuar të bëhet mobilizimi i administratës publike, d.m.th janë porositur të gjithë ata që kanë një vend pune në këtë administratë të mos mungojnë në atë tubim. Nuk i dhashë shumë peshë në momentin që ma thanë, pasi ky është avaz i vjetër. Sa herë që Berisha është në pushtet, flitet vazhdimisht për mobilizimin elektoral të administratës, e prandaj të gjithë këtë e mora për një diskutim inercial, që më tepër sillte një jehonë të largët se sa i bënte jehonë një ngjarjeje të ditës.

Por po atë ditë, pak më vonë, këtë gjë ma konfirmuan do punonjës të administratës. Ma tha njëri në fillim, e më pas m’u desh të bëja disa telefonata për t’u bindur se nuk kishim të bënim me një sendërgji, por me një fakt. Më thanë se kishin urdhër të ishin atje në orën e caktuar, dhe se duhej të ishin në gjendje ta provonin më pas praninë e tyre. Në mos, vihej në rrezik vendi i punës.

Njoh plot njerëz që janë të prirur për të besuar veç një nënfish në këtë histori, për ta besuar këtë pretendim pra në versionin minimal. Me fjalë të tjera, mendojnë se dukuria është e izoluar, se duhet të jenë ca drejtorë militantë që gjithçka e bëjnë me kokë të tyre, që janë ata që i vënë nën presion vartësit e tyre, e ndoshta duke u justifikuar kotmëkot me ndonjë “urdhër të ardhur nga qendra”. Të kuptohemi, edhe me kaq dukuria ka qenë dhe është e dënueshme, pasi asnjë qeverie nuk i falet që të emërojë e të tolerojë drejtorë të tillë. Por sidoqoftë, pretendimin se dukuria është e shtrirë, ata e kanë marrë dhe e marrin me rezerva.

Ka dhe një arsye tjetër që i ka bërë këta njerëz të kenë rezervat e tyre ndaj lajmit se “Berisha ushtron presion mbi administratën publike”. “Do dilnin se s’bën disa vetë që ta denonconin këtë punë të ndyrë”, thonë. “Do dilnin se s’bën disa që do thoshin: në djall të shkojë vendi i punës; unë kam dinjitetin mbi të gjitha; e pastaj, kjo gjë duhet denoncuar fort në emër të një Shqipërie normale”. Këtu s’duket se e kanë keq. Kjo është një pikëpyetje që dhe unë e bart vazhdimisht me vete, e prandaj, atyre personave, me të cilët fola në telefon e të cilët ma konfirmuan presionin që ushtrohet mbi ta në rrethana elektorale, nuk mund të mos u bëja pyetjen: Pse nuk del askush ta denoncojë këtë situatë? Si është e mundur?

Frika se mos humbasin vendin e punës bën të vetën (këtë më thanë ata), por është dhe një skrupull a stepje e një lloji tjetër. Ka që e shpjegojnë dhe me një frikë abstrakte, me një frikë se mund të ndodhë shumë më tepër se sa humbja e vendit të punës por, sipas meje, ka një teprim në këtë mes. Ky shpjegim i fundit është një alibi që ata ia kanë gjetur vetes. Po, motivi kryesor, për të cilin ata nuk e ngrenë zërin, është frika se mos humbasin vendin e punës. Dhe nëse mund të flitet për një motiv tjetër, ky motiv do të ishte një dispozicion i tyre psiko-mental për të ulur shpinën, për t’u nënshtruar, për t’u konformuar me mainstream-in, e mbi të gjitha me autoritetin, e në mënyrë më specifike me pushtetin. Ky është një tipar që, tok me mercenarizmin, shqiptarët e bartin prej qindra vjetësh. “Prej mijëra vjetësh”, do thoshin ata që besojnë kuturú tek një proto-kombësi shqiptare.

Ja, marrim një rast më konkret. “Shqip”-i i djeshëm, dhe jo vetëm “Shqip”-i, fliste për një email mobilizues që u ish dërguar drejtorëve të shkollave të Fierit, me anë të të cilit u kërkohej këtyre të fundit të ngrinin në këmbë mësuesit e tyre, dhe t’i kandisnin të dilnin për të pritur Berishën që do vinte për të hapur fushatën në këtë qytet të Myzeqesë. Ja teksti i email-it, i formuluar dhe i dërguar nëpër adresa elektronike nga Drejtoria Arsimore e Fierit, e që duket si i marrë nga arkivat e komunizmit: “Nesër, ditën e mërkurë, data 15 maj, ora 18:30, në sheshin përballë Universitetit ‘Kristal’ në Fier organizohet hapja e fushatës elektorale të Partisë Demokratike. Drejtorët e shkollave të sigurojnë pjesëmarrjen në këtë miting së bashku me stafin e tyre. Brenda ditës së sotme, konfirmoni marrjen e këtij email-i dhe pjesëmarrjen.” Dhe “Shqip”-i vijon: “Menjëherë pas marrjes së këtij email-i, drejtorët e shkollave kanë nisur të telefonojnë mësuesit në varësi të tyre, duke u kërkuar pjesëmarrjen e domosdoshme dhe të detyrueshme”.

Për këtë të dytën nuk ka prova, por nuk ka nevojë. Është email-i i drejtorisë arsimore një provë, është një provë që nxjerr në shesh paturpësinë e atyre njerëzve që punojnë në atë drejtori, e që do duhej të shkarkoheshin menjëherë pas daljes në dritë këtij email-i. Ky email është një gjë e rëndë, që komprometon çdo pretendim mbi nivelin e administratës sonë publike (po e quaj “publike” për hir të emërtimit që ka zyrtarisht).

Sigurisht, nuk pritej ky email për të arritur në përfundimin se Berisha ka ndërtuar një administratë me logjikë tribale, nepotike, partiake. Ky fakt njihej me kohë e me vakt, dhe së fundmi është demonstruar me spastrimin masiv e në stil të gjerë të administratës prej njerëzve të LSI-së. Në këtë mes nuk është problemi pse hoqën disa mijëra vetë që de facto kanë qenë militantë të LSI-së. Në këtë mes problemi është se administrata publike është e ndërtuar qysh në krye të herës me një logjikë të mbrapshtë. Spastrimi masiv në fjalë pra tregon se çfarë administrate kemi ndërtuar. Një administratë që përdoret si një ushtri elektorale. Dhe këta njerëz kanë gojë të flasin për “tri ligjet e integrimit”, që medemek na lanë jashtë Europës! Në të vërtetë, ne jemi jashtë Europës. Dhe larg Europës. Me vite dritë larg Europës.

Shqip

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

Z.Nano, parimi qe çdo qelbesire elektorale te konsiderohet si resurs votash per te ardhur ne pushtet, mund te aplikohet edhe nga mazhoranca, per te mbajtur pushtetin, apo jo? Perse duhet te shqetesohemi nga fotot e Pezes qe na tregojne qe qeveria po shtron rruge me forca vullnetare, ne kembim te votave, ne nje kohe qe Rama s'ka lene gje pa bere per te njejtin qellim?

Dje ne darke, ne Top Story, Vangjush Dako, nder te tjera na thoshte qe epoka e Nanos ku secili ne parti bente si i desh qejfi dhe nuk respektonte vijen e partise ka perenduar, dhe tani ka ardhur epoka Rama i cili do te udheheqe partine me dore te hekurt. Mesa lexohet ne kete xhevahir te Dakos, kemi mberritur ne piken ku keta spurdhjaker e qurravece qe nuk fituan as edhe nje beteje ndaj Berishes ne 8 vjet, kane humbur edhe nocionin e turpit, dhe ne vend qe te kerkojne me perulesi dhe pergjerim votat kunder Berishes, bejne arrogantin pa marre ende pushtetin dhe na premtojne "udheheqje me dore te hekurt" ne emer te nje Rilindje qelbesirash qe pushtetin e duan, por se ç'te bejne me te nuk i'a kane idene. Keta te pacipe, nuk i shtrijne doren qytetareve per nje marreveshje te sinqerte  per te larguar Berishen, por sillen si kapobanda tash qe sipas tyre fitoren e kane te sigurte. Ka te ngjare qe pohimi i Dakos te jete nje parapraxis froidjan, nje rreshkitje e pavullnetshme e gjuhes per te thene te vertetat e hidhura, teper te hidhura per tu thene me ze te larte, qe tregojne shume per cilesite e pushtetit qe do te kemi pas 23 Qershorit.

Submitted by Gerti (not verified) on

Alfred Peza mos u tremb nga kto njerez te korruptuar fitorja eshte e jotja

Submitted by ledio (not verified) on

sado te mobilizohet shteti ne peqin alfred peza e ka te sigurte fitoren me 23 qershor..njerezve ne peqin i ka ardh ne maje te hundes te perfaqesohen nga nje person me emrin dash sula qe vetem per te miren e atyre njerezve nuk mendon

Submitted by nardi (not verified) on

te beje edhe 1 muaj si bajraktari i peqinit dash sula..do duroje edhe 1 muaj peqini dhe pastaj do i tregoje vendin atij injoranti qe ben si kapadaiu i qytetit

Submitted by bujar (not verified) on

bravo i qofte alfred pezes,i cili nk ka frike nga askush,dhe i nxjerr te gjitha felliqesirat ne shesh qeverise berisha, nk ka menyre tjetr per te fituar votat por mendon se duke perdorur ushtrine do fitoje, por ne peqin ta harroje sali berisha dhe ai zari i tij dash sula se ne peqin kane per te dale me gisht ne goje

Submitted by Gerti (not verified) on

Eshte per tu shqetesuar pasi ushtria duhet te sherbej per mbrojtjen  e kombit  dhe te perdoret ne rastet emergjernce  jo   per te transportu zhavorr elektoral

Submitted by sinan hibro (not verified) on

Nuk ka te drejte te bej analize , pale me te shprehet per spurdhjaker e qurravece , nje njeri anonim... V.Dako shprehu  mendimin e tij dhe eshte puna e tij se si e  mbron ... U merzitem me keta njerez  qe me nervozizem vetem dine te fshihen !

Submitted by Gjergji (not verified) on

Zoti Muç Nano i ben shkrimet nga klubet e Tiranes. Kuptohen sa te verteta jane investigimet dhe pergjithesimet e tij. A behet pune? Lavdi Punes! per te cilen kemi aq shume nevoje, kur na mbyten parazitet, pasaniket pa tru dhe arrogantet politike e mediatike...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.