Kush është armiku?

Nën vështrimin e ngrysur të Jozefina Topallit, kreu i bashkisë së kryeqytetit, Lulzim Basha, mori të gjitha ovacionet e platesë pesë ditë më parë, kur Partia Demokratike nisi zyrtarisht fushatën elektorale në Tiranë. Përtej rivalitetit të brendshëm me Kryetaren e Kuvendit, fjala dhe pozicioni i Bashës në atë eveniment, nuk do të kishte rënë edhe aq shumë në sy, nëse ai nuk do të kishte hedhur një tezë, e cila të ngjall disa ndjesi të përziera, mes bezdisë, dëshpërimit dhe pse jo, edhe humorit.
Duke komentuar figurën e paraardhësit të tij në bashki, kreut të opozitës Edi Rama, Basha aludoi se ai nuk ishte thjesht një kundërshtar për demokratët, por diçka më tepër. Termin e sugjeroi vetë zoti Basha, kur tha se “…çfarë është dikush që i mohon vendit integrimin? Ky njeri nuk është dhe nuk mund të jetë miku i Tiranës dhe Shqipërisë”.
Që politika shqiptare ka qenë dhe vijon ende të mbetet për inerci, një pyll i mbushur me armiq, kjo është jashtë dyshimit. Agresiviteti i jetës sonë politike, mungesa totale e dialogut dhe bashkëpunimit, krizat e ashpra të përsëritura, shpesh me tone e motive të luftës personale, janë dëshmia se përfaqësuesit tanë politikë e kanë trajtuar njëri-tjetrin jo si kundërshtarë, por si armiq. Skenat e dikurshme me pushtime institucionesh apo edhe më vonë, me vrasjen e protestuesve në dyert e qeverisë, pasqyrojnë në fakt kodin e armiqësisë, si të vetmen ligjësi që ka vlerë dhe peshë në skenën tonë politike pas vitit 1990.
Por që këtë trashëgimi të rëndë dhe me shumë pasoja për këtë vend, ta marrë përsipër një politikan i ri, kjo është një rrethanë sa dëshpëruese, aq edhe jonormale për një vend që konsumon çdo ditë tonelata retorikë demokratike dhe europianiste. Duke përcaktuar si armik Edi Ramën, Lulzim Basha ka vendosur me dorën e tij një standard komunikimi mes vetes dhe opozitës, që është i gabuar dhe pa të ardhme. Kjo, për disa arsye.
Lulzim Basha mund të kishte qenë armik i të paktën gjysmës së shqiptarëve, më 21 janar 2011, kur Forcat e Armatosura të drejtuara prej tij, vranë katër manifestues të paarmatosur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Jo vetëm familjet e katër të vrarëve, por një masë e madhe votuesish të opozitës (dhe me shumë gjasë, edhe shqiptarësh të painteresuar për politikën), e kanë të vështirë ta shpjegojnë edhe sot, sesi një zyrtari që mban një përgjegjësi të tillë institucionale e politike, të mos i hyjë asnjë gjemb në këmbë, por përkundrazi, të shpërblehet vetëm pesë muaj më vonë me një post të marrë. E megjithatë Luli nuk është armik. Ai është në rol.
Lulzim Basha mund të kishte qenë një armik gjithashtu, i parasë publike, kur, nga pozita e ministrit të Transportit, u vu nën hetim zyrtar nga Prokuroria e Përgjithshme për fondet e Rrugës së Kombit. Organi i akuzës kërkoi edhe gjykimin e ministrit Basha, i cili në atë moment u fsheh pas axhendës diplomatike (si ministër i Jashtëm kësaj radhe), për t’iu shmangur procesit.
Së treti, Lulzim Basha mund të kishte qenë gjithashtu edhe një armik i interesave kombëtare, sikur marrëveshja detare që nënshkroi me kolegen greke Dora Bakojanis në Tiranë, të mos ishte hedhur poshtë në minutën e fundit nga Gjykata Kushtetuese.
Megjithatë as Lulzim Basha (ashtu si edhe Edi Rama) nuk është një armik. As i opozitës, as i shqiptarëve. Shumë-shumë Basha mund të jetë armik për Jozefina Topallin, për aq sa kjo mund të ketë rëndësi. Basha është thjesht politikani i radhës, që është ulur përballë të zotit, që e kopjon atë fjalë për fjalë e nuk ia ndan sytë, derisa këtij të fundit t’i lindë në zemër që t’i lirojë një ditë vendin. Deklarata e tij për Ramën ishte një rënie e dukshme stili, por qe në vetvete e parrezikshme. Sepse ka shumë kohë që, për të marrë seriozisht zotin Basha, duhet të kesh një dozë të pazakontë fantazie dhe vullneti.
Lulzim Basha nuk është armik i askujt. Ai është vetëm një ndër skifterët e rinj të politikës, që ndjekin zejen e pamëshirshme të pushtetit, duke u bërë pis “për shkak të detyrës”.
Por një efekt negativ e ka megjithatë edhe deklarata e kryebashkiakut të Tiranës për paraardhësin e tij. Lulzim Basha nuk kishte nevojë për fjalimin me armiq, për të na konfirmuar edhe një herë se as mosha e re dhe as shkollimi jashtë vendit nuk janë të mjaftueshme për një politikan shqiptar, për të dalë jashtë parafabrikatit të lidershipit të tranzicionit, që vijon të mbetet i vetmi standard, për ata që i hyjnë karrierës politike. Teksa kujton militantizmin e dikurshëm të këtij djali të ri të parashutuar në politikë në vitin 2005, nuk ka sesi të mos dëshpërohesh për produktin e deformuar që vijon të prodhojë konvejeri i politikës shqiptare.
Lulzim Basha është një përfaqësues i spikatur i një brezi të tërë politikanësh të rinj, po aq demagogë e hipokritë, sa edhe etërit e politikës shqiptare të njëzet viteve të fundit. Kjo rrethanë, e cila forcohet edhe më tej nga deklarata si ajo e mësipërmja, është aspekti i vërtetë negativ i një agresiviteti të një politikani të ri si Basha. Sepse nuk ka asnjë arsye, asnjë motiv, që pas njëzet vjetëve rraskapitës të tranzicionit, gjenerata e re e atyre që do të marrin në dorë punët e këtij vendi, të mos na premtojnë asgjë më të mirë, sesa vijimësinë e kulturës së urrejtjes ndaj kundërshtarit.
/SHQIP/
Comments
Ke shume te dreje Kene. Po
<p>Ke shume te dreje Kene. </p><p>Po kete artikull mund ta kishe shkrujt vite me pare teksa Vilajet Qyrku fliste boshtin e te keqes Berisha-Nano-Meta, e teksa tani ka vajt ti lepij b*** Metes per icik pushtet. </p>
Është një njeri i pa fëtyrë
<p>Është një njeri i pa fëtyrë për pushtet mun të shesi të gjitha gjërat me vlerë</p>
Atehere ne jetojme ne
<p>Atehere ne jetojme ne demokraci!? Po po te jetosh ne demokraci duhet te pajtohemi se fjala armik jo vetem ka konotocion te mprehte radikal po ka dhe sinonimin: asgjesues, shkaterrues, vrases...vdekjeprures dhe nuk duhet te kete vend ne gjuhen e politikes. Eshte nje teme qe ja vlen te diskutosh jo vetem per gjuhen e politikaneve po, dhe per gjuhen e gazetareve. Gjuha eshte mjeti qe ben ndryshimin, vizatimin e pikturimin, dhe dihet se si eshte gjuha e politikaneve, po dihet dhe si eshte teatri, skena, jeta jone e viktimizuar nga perdorimi i nje gjuhe te tille. Ne gjuhen tone nuk njihet fjala konkurent, rival, menyra jone e komunikimit eshte agresive si e gjithe skena e jetes sone. Vjen kjo nga rrenjet e se kaluares, trashgmnise? Vjen si kulture? Vjen se nuk funksionon ligji? Atehere pak nga te gjitha dhe fakt eshte qe komunikimi yne eshte komunikim armiqsor. Modeli yne eshte modeli i urrejtjes, eshte modeli armiqsor, eshte modeli i asgjesimit, i shkaterrimit dhe i vrasjes. Ne kemi kaluar dhe jetuar ne nje epoke dhune dhe armiqsie te pa pare, dhe jemi trashgimtare direkt te ketij modelimi armiqsor. Nuk kishim kohe kurre te shplodheshim as per frymemarrje nga grupet e individet armiqsore te partise. Kjo ishte bota jone dhe botekuptimi i trasheguar dhe modeli me i neveritshem i mbushur me nje gjuhe plot urrejtje armiqsore eshte kryeministri. Ne gjuhen e tij nuk ka tolerance, ka vetem shtrigim, helm e murtaje. Ashtu sic ka ne gjuhen e kryetarit te opozites mos tolerance dhe tradhtare(lexo armiq) partie dhe veprime armiqsore. Sensin etik te gjuhes nuk e kane as gazetaret, le pastaj ne popull ku cdo gje eshte asgjesuese, shkaterruese e armiqsore. Eshte nje fushe beteje, eshte si nje log gladiatoresh, jane harxhe qe i paguajme te gjithe nepermjet gjuhes. Nuk e di e kane popuj te tjere nje urtesi te tille: Gjuha rrasht nuk eshte kockat ti thyen. Dhe ne jemi te pameshirshem ne gjuhen tone gjakatare, shpifese, denigrinuese, dashakeqe, akuzuese, pengmarrese,intolerante, provokuese, poshteruese, sfiduese, armiqsore agresive. Dhe mbas gjuhes acid vjen bema vdekjeprurese, ekzekutuese, shkaterruese. Kjo eshte jeta jone, kjo eshte thertorja jone. Nuk ka ballafaqim balle per balle, nuk ka shtet ligjor, po ka prita, pabesi, kafshime, qellime, urrejtje, armiqesi, qe ushqehet perdite me viktima, me manjake e psikpate politikane qe bejne daralom me jeten tone. Qe te mos e zgjas shkrimi me pelqeu su lala. Fabula po, nje teme interesante qe duhet ta trajtoje nje njeri i cliruar dhe jo nje pjestar i klubit e simpative te majta.</p>
Add new comment