“Borxhli ndaj hajdutëve, sepse u kam vjedhur makinën time”

Postuar në 18 Maj, 2013 07:16
Leonard Bombaj

LETËR E HAPUR

Po shkruaj publikisht, pasi kjo histori private mund të shërbejë për opinionin publik. Po grabitem për së dyti! Herën e parë nga dora e krimit  më 2010-n; së dyti, nga krimi me duart e drejtësisë më 2013-n!

Nga njëra dorë kam një vendim të Gjykatës për Krime të Rënda, të formës së prerë, që ka dënuar fajtorët të cilët më vunë gjobë. Nga dora tjetër kam një vendim të një gjyqi civil që vjen tërësisht në kundërshtim me Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Në dorën ku kam vendimin e formës së prerë të Krimeve të Rënda, fajtorët që siguruan me dhunë një kontratë shitjeje makine nga dora ime, janë dënuar penalisht për gjobëvënie.

Në dorën tjetër të gjyqit civil, një bashkëpunëtor i tyre (mik i fajtorëve), më akuzon se unë i paskam vjedhur atij makinën time!

Pra, kolegë të medias, në mes të dy duarve jam unë, Leonard Bombaj, qytetar i Republikës së Shqipërisë, që u jam borxhli hajdutëve! Me duart lart! Me dy vendime kundër njëra-tjetrës.

Po vazhdoj.

Në dorën që kam vendimin e Krimeve të Rënda, unë publikisht i fala njerëzit, duke i kthyer kurrizin së kaluarës.

Në dorën tjetër të gjyqit civil, z. Dionis Jazaj, mik i fajtorëve, ka fituar një gjyq pa prezencën time dhe me mua në mungesë!

Në çastin që unë nisem për turne me 30 artistë drejt 1500 spektatorëve, në derë më vjen përmbarimi dhe policia.

Ju lutem, më lejoni të vazhdoj pjesën komike të gjykatës, që tragjedizon jetën qytetare:

Në Gjykatën Civile, miku i fajtorëve deklaron: “Leonard Bombaj është miku im prej kohësh, më shiti makinën dhe pastaj ma mori prapë”.

Në Gjykatën e Krimeve të Renda ky “mik” që s’e kam njohur kurrë, deklaron: “Makinën ma shiti Leonardi, lekët ua dhashë fajtorëve, pastaj makinën ma morën prapë fajtorët”.

Një detaj i vockël, që solli dëme të mëdha: përse ky Leonard e shiti makinën?

Sepse dy prej tyre ishin policë, me karta policie, dhe unë nuk kisha shtet tjetër të me ndihmonte, kështu që u detyrova të ndjek urdhrat e tyre, nën kërcënimin e armëve, duke parë kuturu një shtet që të më mbronte. Prapë policia me kërkon me insistim që unë të dorëzoj makinën time, që ma morën gjobëvënësit.

Do të doja që opinioni të informohej për një biznes të paskrupullt që ekziston mes nesh, një biznes që e mora vesh në këtë eksperiencë të mosqoftshme: bankierë piratë pa licencë, që grabisin hallexhinj, që më saktë quhen pengmarrës makinash.

Nëse një njeri i sëmurë ka nevojë për një operacion urgjent dhe i duhen 5 milionë lekë, ky i shkretë dorëzon makinën 15 milionëshe te këta bankierë piratë, e “shet” atë për 5 milionë. Pas gjashtë muajve, këtij njeriu, ndoshta i “shëruar”, i duhet një vit të grumbullojë lekët dhe pas një viti e gjysmë merr vesh që kamatat e kanë çuar borxhin në 20 milionë lekë. Atëherë viktima e shkretë pajtohet me fatin dhe humb makinën. Ndërsa këta pengmarrës makinash blenë një makinë 15 milionëshe për 5 milionë. Dhe kështu historia vazhdon, dhe këta “bankierë piratë makinash” me lekët e fituara investojnë në segmente të Drejtësisë për të fituar gjyqe, si p.sh., le të themi kundër Leonardit dhe në strukturat e Policisë për t’i ekzekutuar këto vendime. Ruajuni! Se ka shumë nëpër këmbë!

Pra, ky zotëri që sot unë i paskam vjedhur makinën time, në sy të grabitësve fliste me mua për data dhe kamata, i mbështetur nga Gazmend Canaj (i njohur si Gazi i Dijes). Por falë Prokurorisë dhe Gjykatës së Krimeve të Rënda, gjithçka u parandalua, fajtorët u dënuan dhe makina u rikthye tek unë.

Por konfuzioni tashmë është në derë të disa palëve: Z. Dionis Jazaj do makinën time që ia paskam “vjedhur”, përmbaruesi ka një vendim në dorë të Gjykatës Civile, dhe i bën presion policisë për mbështetje, dhe Leonardi shpallet në kërkim, me një vendim në dorë të Gjykatës se Apelit të Krimeve të Renda, që nuk me ndihmon në këtë çast.

Nuk është rastësi që ky sulm mbi emrin tim bëhet në çastin që sapo kam mbaruar një serial, sapo kemi mbaruar turneun në 12 qytete me mbi 20 mijë spektatorë. Nuk është rastësi që sapo botova librin “Papafingo” me VIP-at shqiptarë, një “Dorë” sulmon mbi jetën time. Jam shumë i entuziazmuar se së shpejti do fillojmë sezonin 2 të “Fresk Fare”, do rihapet Qendra Artistike për qindra fëmijë 3 deri 17 vjeç.

Përpara medies po i drejtoj vetes pyetjet më të vështira:

Mos vallë kam bërë gabim që fala gjobëvënësit e mi?

Mos vallë z. Dionis Jazaj po kryen hakmarrje të porositur? (Dëm material dhe dëm imazhi.)

Meqë hakmarrja përfshin baltën mbi emrin tim, atëherë dhe unë po ju ripërmend emrat e mësipërm: Dionis Jazaj, Gazmend Canaj (Gazi i Dijes), njerëz që i zënë frymën hyrjes së komisariatit, me makina dhe shoqërues. Krijesa që të vjedhin edhe këmishën e hallit tënd dhe vishen si viktima. Investigojini! Do surprizoheni!

Kurrë nuk jam penduar për faljen që kam ofruar, sepse fala njerëzit dhe jo krimin, dhe si të gjithë artistët, Faljen e kemi instinkt që furnizohet nga përfytyrimi i së ardhmes. Por si shumë shqiptarë të fyer nga padrejtësia, po përmend Borghesin: “Nuk kam frikë nga vdekja! Ndoshta trupi im po”. Ky është jeleku antiplumb që na ka mbetur të veshim.

Kërkoj nëpërmjet medias që të pezullohet kjo bastisje që tashmë po mjel të ardhura nga llogaria ime bankare dhe nga rroga e bashkëshortes. Kërkoj që z. Dionis Jazaj të paraqitet në gjyqin që unë e pres për kontratë të dhunshme dhe paratë t’ua kërkojë atyre që ua ka dhënë, dhe që janë dënuar pikërisht për ato lekë.

Po e mbyll shumë shpejt këtë letër, madje i ndrojtur sepse e di që ka plot shqiptarë për të rrëfyer halle më të rënda dhe dhimbje me të padurueshme, që heshtin me ulërimë!

Më pëlqen të besoj se shteti ekziston, që Drejtësia vendos edhe drejt!

Comments

Submitted by Edi (not verified) on

Z.Bombaj,situata ne te cilen Ju ndodheni eshte vertete absurde dhe po Ju demton shume.Eshte nje shkelje ligjore me te dyja kembet ajo qe po Ju ndodh.Ashtu si edhe Ju vete e thoni,te tilla ngjarje (te peraferta) u ndodhin edhe shume personave te tjere.Duke qene se Ju keni dy vendime gjykatash te cilat bien ne kundershtim me njera tjeter,kjo do te thote se sistemi i drejtesise ne kete rast nuk ka funksionuar ashtu sic duhej pasi minimumi vendimi i dyte (per te cilin Ju nuk keni qene i pranishem ne seance) nuk duhej nxjerre pa konsultuar me vendimin e pare pasi ashiqare te dy ngjarjet duken qe kane lidhje ligjore me njera-tjetren (si ngjarje).Gjithsesi,ajo qe mund te beni ju Z.Bombaj qe te mund te vihet drejtesi per problemin tuaj eshte qe ta beni sa me mediatike dhe publike kete problem.Ne kete menyre ata qe kane vepruar deri tani kunder jush ne bashkepunim ndoshta edhe me ndonje njeri  te korruptuar te shtetit,do mendohen dy here per te vepruar serisht.Uroj qe ky problem i juaj te kete nje fund sa me te mire per ju por sa me shpejt.

Submitted by Titi (not verified) on

Z Bombaj duhet te theksoj se viktime e tropojaneve te Sali Ram Berishes qe si klan tribal malokesh kane zaptuar cdo instuticion ne kryeqytet.

Submitted by Lenci (not verified) on

Gazit te Dijes i paske rene ne dore o Leonard? E di gjithe Tirana qe ai bashke me njefare Ed Zadeja nga Elbasani merren me keto allishverishe. Nese deri ne 2005 Policise edhe i shkonte nder mend te fuste ndonjehere brenda dhe mbaheshin aq sa i blinin shtepine e rradhes treshes se trupit gjykues dhe prokurorit te ceshtjes apo dhe ndonje shefi Policise, tashme gezojne imunitet me teper se Gjyqtaret dhe Deputetet se jane shume aktive ne Fushaten e PD PerPara!

Submitted by shqiptari (not verified) on

Ky artikull na ndihmon te njohim Vampirat e makinave qe kemi rreth vetes. Te ndihmojme median me keta emra: Kush di per Gazmend Canaj, dhe Dionis Jazaj? Cilet jane keta? Cfare bejne?

Submitted by Malesori (not verified) on

ta them une mer mik. dionis jazaj bano ne laprak, ka dy makina, tani ka nje foristrade benz. dhe ka nje vile. eshte fshatar fieri. ngaqe nuk ka b... te marri leket tek Stresi, bashkepunon me Sali Lushaj qe te marri leket tek nard bombaj. kurse gazi  i dijes, njifet nga gjithe tirona. hajdut, grabites, burgaxhi, por mesa po nigjoj ne media do ti futet turiri ne hale.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.