Në përvjetor të Ernest Koliqit

Për të asht shkrue shumë e prapseprap asht thanë shumë pak, e kam fjalën për studimin e veprës së tij, sidomos asaj të Mbasluftës por edhe për vitet e kalueme në Romë. Nuk kemi nji jetëshkrim të plotë të Ernest Koliqit, por mbi të gjitha na mungon nji studim sistematik i gjithë veprës së tij. Në pritje të këtyne po kufizohemi me shkrue dy rreshta me rasën e përvjetorit të tij të lindjes.
Nuk asht i qartë viti i lindjes së tij, por për me i ra shkurt, tue u bazue në të dhana të vetë familjarëve, ka shumë gjasa që Ernesti të ketë lindë në Shkodër me 20 maj 1901, e jo në vitin 1903 siç asht shkrue deri tashti. Lajthitje të tilla për kohën kanë qenë të zakonshme, por gjetja e regjistrit të pagzimit të famullisë së Shkodrës kishte me i vu kapak kësaj pune pse të paktën për vitin do të ishim të sigurtë, tue qenë se pagzimi i fëmijëve asokohe bahej mbrenda nji kohe relativisht të shkurtë.
Në vjeshtën e vitit 1943 Koliqi pat mbërrijtë me i shpëtue dhunës komuniste tue ikë prej portit të Tivarit së bashku me prindt, me gruen e më të afërm të tjerë në Itali, tue zanë vend në Universitetin e Romës, ku nisi menjiherë me ba nji punë të lavdërueshme në të mirë të vendit të vet.
Vitet e mërgimit e përpoqën drejtpërdrejtë apo edhe me anë të shkëmbimeve epistolare me miq të vjetër të ikun Shqipnijet si Át Zef Valentini, i cili ndërkaq kishte marrë drejtimin e revistës “Letture”, Mustafa Kruja, dekani i letrave shqipe, që kishte gjetë strehë në Ramleh, afër Aleksandrisë së Egjiptit; fati e bashkoi edhe me mikun e vet të dashun kapidan Gjon Markagjonin e me Mehdi Frashërin që jetonin në Romë, u përpoq edhe me miq tjerë shkodranë si: gjuhëtari Karl Gurakuqi, tregtari i kamun Rrok Prennushi në Trieste, intelektuali i ri Ton Koka, Lin Shkreli, Silvia Zorzoli, Lodo Pistulli, Lin Shestani e me shumë miq të rinj që njohu në ato vite.
Ka mjaft aspekte të jetës së Koliqit mërgimtar që nuk njihen sa duhet. Për shembull, grueja e tij mikpritëse e palodhun, Vangjelija Vuçani, ishte e përgatitun me pritë e me qitë e me shtrue bukë në çdo orë të ditës e të natës në shtëpinë e tyne bujare, fillimisht në Piazza Ungheria e mandej në Piazza della Balduina për të gjithë shqiptarët refugjatë që përshkoheshin kah Roma. Ernesti në fundin e viteve ’40 jepte e merrte për bashkimin e të gjitha forcave antikomuniste në nji front të vetëm kundër qeverisë së Tiranës. Ai besonte se nji paqtim mes Ahmet Zogut, Bllokut dhe Ballit ishte kërkesë e situatës tragjike që po kalonte kombi shqiptar. Punët shkuene siç e dijmë dhe ndër vite, prej letërshkëmbimit të tij, kuptojmë edhe dëshpërimin për mungesën e nji veprimi të bashkërenduem politik në të mirë të Shqipnisë.
Koliqi ndihmoi, tue lirue prej kampeve të refugjatëve dhe tue u sigurue ndihma prej organizmave ndërkombtare, nji numër të madh shqiptarësh, pa shikue as prejardhjen politike (i duhet kujtue lexuesit të sotëm se urrejtja mes ballistave dhe bllokistave ishte po aq e thellë sa urrejtja mes tyne dhe komunistave) e as atë krahinore. Nuk e bante ketë gja për me pasë mirënjohje, mbasi dihet që ky asht nji virtyt shumë i rrallë ndër ne, madje shumë shpesh – siç vëren ai vetë në disa letra – e mira që bani iu shpërblye me shpifje e dashakeqësi.
Atë që nuk mbërriti me ba kurrnjiherë me mjete politike për vendin e tij, Koliqi e bani mrekullisht me artin e me mendjen e tij të hapun. Në fundin e verës së vitit 1957 ai nxori në dritë numrin e parë të revistës Shêjzat (vijim ideal i Shkëndisë së Tiranës që kishte reshtë tashma), të cilën do ta mbante gjallë deri në fund të vitit 1974, pak para vdekjes. Për shumë vite Koliqi u diftue nji mecenat i vërtetë për shumë të rinj shqiptarë të ikun prej ish Jugosllavisë së atëherëshme, tue sigurue viza dhe bursa studimesh, tue ua hapë bujarisht revistën e tij e tue i inkurajue me vijue me punue për kulturën tonë, ndër këta njehim piktorin Lin Delija, shkrimtarin Martin Camaj, etnologun Vinçens Malaj, shkrimtarin e përkthyesin Anesti Andrea, shkrimtarin Fadil Karakaçi e shumë të tjerë.
Çka i mungonte tej maset ishte atdheu i tij e ketë mungesë ai mundohej me e zevëndsue tue ndejt me shqiptarë, kryesisht malsorë të mendshëm e të urtë, prej të cilëve vilte fjalë e shprehje, kangë e rrëfime popullore. Në vitet e mërgimit ai kujtonte me mall, prej shtyllave të Shêjzat apo prej letrave private, verat e kalueme në Dukagjin, ndejen në stanet e Thethit e të Shoshit, kangët e buta të poetit të Dukagjinit: Gjergj Pllumit, i cili ndërkaq kalonte vitet e pleqnisë e tij, si i ikun, në Gusi.
Malsorëve ai u njihte nji rol tejet emancipues në kulturën tonë, virtytet e idealet e njerzve të paprekun prej progresit, i dukeshin Ernestit në vitet ’30-’40 si nji visar që pasunonte dhe e siguronte shpirtin shqiptar në rrugën drejt qytetnimit. Kthimi i tij në gjinin e natyrës dhe kulturës pararendëse ngjet, mund të themi, me mallin dhe besimin që kishte Rousseau-së tek roli pedagogjik i thjeshtësisë së natyrës së pastër.
Nji mënyrë tjetër për mos me e humbë shpirtin ishte edhe shkuemja pranë arbreshëve të Italisë. Edhe pse profesor universitar, Koliqi, me përvujtní shkonte gjatë pushimeve të verës me dhanë gjuhë shqipe në katundet arbëreshe, ku ndizte flakën e pashueme mes të rinjve që do të baheshin nji të nesërme mësuesa e edukatorë. Falë zotësisë së tij Instituti i Romës mblodhi rreth vetes shumë studenta, që edhe pse ndiqnin degë të ndryshme humaniste, frekuentonin kurset e gjuhës dhe letërsisë shqipe.
Revista e tij u ba qendër e vërtetë e mendimit të lirë shkencor shqiptar, madje e vetmja qendër serioze jashtë atdheut. Ajo që e vriste Koliqin ishte fakti se revista dhe vetë vepra e tij nuk lejohej me qarkullue as në Jugosllavi, kjo gja ndodhte për shkak të aktivitetit në favor të Kosovës gjatë Luftës së Dytë botnore. Ndërkaq vitet kalonin, miqtë e dashun vdisnin nji nga nji e bashkë me ta shkimej edhe shpresa me u kthye edhe nji herë në atdhe.
Megjithë tonet disi pesimiste të viteve të fundit, Ernest Koliqi e parashihte fundin e komunizmin e ketë gja ai e shkruen tek nji pièce me titullin Rranjët lëvizin, ku flet për nji kthim të përfytyruem të së bijës, mbas ramjes së komunizmit e mbas vdekjes së t’et, tek shtëpia atnore në Shkodër, e cila për vite me rradhë ishte zanë prej qiraxhinjsh të futun prej regjimit komunist. Aty përshkruen sesi ai kthim nuk do të ishte kurrsesi nji rikthim në Shkodrën që ai kishte lanë dikur, ajo kishte mbarue shqim pse së bashkut me dekadencën koha, tashma “koha e komunizmit” kishin prodhue nji njeri tjetërsoj. Koliqi nuk shpreh haptas gjykime vleret, por kufizohet tue pikzue nji indiferencë dhe nji lloj bastardimi, të nënkuptuem si rezultat i nji kryqzimi të dhunshëm mes së vjetrës dhe së resë.
Ende sot Hija e maleve, Tregtar flamujsh, Gjurmat e stinve, edhe pse kanë kalue ma se tetëdhjetë vjet lexohen me andje e na sjellin përpara nji botë që asht zhdukë krejtsisht, apo ma mirë me thanë asht shndërrue në diçka që ende s’dijmë mirë se çka asht, pse jemi shumë afër e shumë të dashunuem mbas Koliqit për me pranue përmbysjen epokale që ka ndodhë.
Kthim mbrapa nuk ka, edhe pse Koliqin, në gjithë modernitetin e tij e kemi përkrah, madje ai rend para nesh, tue na diftue shtigjet e reja të lavrimit të shqipes e pse jo edhe nji atdhedashuni të lirë prej çdo afshi të randë shovinist, nji dashuni e nji shtozim (devocion) për rranjët tona.
/MAPO/
Comments
Eshte e turpshme per nje

Eshte e turpshme per nje intelektual si Ndreca te marre ne mbrojtje Ernest Koliqin, si figure politike e atdhetare. Mund te mjaftohesh te shkruash per te si intelektual, si shkrimtar ( ne fakt ka qene mesatar ) por jo te na e shesin si atdhetar i klasit te pare nje njeri qe ka qene sekretar i Partise fashiste, minister kolaboracionist. Paska qene antikomunist, por nuk thuhet se ka qene fashist. Antikomunist ka qene edhe Hitleri e Musolini. Per te kuptuar sa i vogel ka qene ne kete fushe, po citoj Gazeten ” Tomorri ” te 5 dhjetorit 1942 : ” Kryetari Ernest Koliqi bani nji lajmim per nji ngjarje te lumtun ne Shtepime e Savojas, ” Me gezim te math u kumtoj te ndershmeve Keshilletare se Ministri i Oborrit Mbretnor,me urdhen te Madhnise se Tij Mbretit Perandor na ka lajmue se Naltsia e saj, Princesha e Piemontit ka kaperxye lumnisht te pestin muej qe asht shtatzane.”
Duket shume domethenese kjo gje per te pare se sa i vogel ka qene si shqiptar Ernest Koliqi.
Une e lexoj shpesh zotin Ndreca, por me shkrime te tilla ia ul vetes vlerat ne minimum. Sidomos kur thote marrezi te tilla si ” Kolioqi mberritiu me i shpetue dhunes komuniste duke ikur ne vitin 1943…” Koliqi, si gjithe bashkepunetoret e pushtuesve, iku me pushtuesit dhe pati fatin e tyre. Shqiperia qe na la Koliqi dhe gjithe Koliqet ( dhe qe ndreca me shoke na e glorifikojne ) ka qene nje Shqiperi Mesjetare, e padijes, e papasjes dhe e prapambetjes.

po pse, ju hap barku per

po pse, ju hap barku per koliqin nderces!

thjesht i bashkon antishqiptarizmi i misheruar te gego-katolicizmi i tyre. keta nuk identifikohen si shqiptare por si katolike gegnie. keta duan ta kthejne shqiperine ne kohen e vilajeteve te ndara e te percara.

Eshte keqardhje e madhe qe

Eshte keqardhje e madhe qe Respublica u hap dyert dhe u lejon ngritjen e permendoreve kolaboracionisteve ne faqet e saj . Besoja se kishte nje staf te kulturuar e te ekuilibruar dhe nuk do te binte pre e rrymave te nendheshme, te kete rast te revanshizmit katolik.

Sa per artikullin: medioker dhe hipokrit. Nje larje e shplarje e figures se Koliqit duke iu shmangur te vertetes qe djeg . Por Koliqi flet e pohon vete . Lexoni pa komente nje leter te tij derguar K.Gurakuqit me 1952 dhe gjykoni vete.

8-VII-1952

I dashur Karl,
S’ka tri dit qi erdha këtu me familje....

Kundërshtarët s’po na lanë m’u marrë me punë t’onë, por na perzihen gjithkund. Nuk u mjaftojnë rrogat e majme në dollarë, apartamentat luksoza qi s’i kanë pa as n’ândër, mikeshat të cilave u bajnë sevda e u blejnë gjoje në vend qi me ndihmue vllazënt në skam, por na versulen me terbim a thue se u kemi nxânë dritën e diellit. E pave numrin e fundit të Flamurit? Kapidanin, Kolë Bibën, Cordinianon e shkretë, t’an e dekun t’Ismailit, mue na sulmojnë poshtërsisht. I shpallin botës se jem qenë fashista! Po kush e ka mohue? Qellimi asht tjetërkund: me i a mbushë menden të huejvet të fuqishëm se 7 prilli asht nji krim i kryem nga Gjon, nji Kolë, nji Ernest: nga katolikët. Përmendin Shefqet Verlacin pse i biri bashkëpunon me ne. Mos të qindronte me ne, do t’a zgjidhshin edhe ate fajesh si Mustafa Kruen qi i u perul Zogut, Hasan Dostin pse u nëshkrue në Ball, si njiqind të tjerë qi u kërtylen në të mira në kohën e Italis dhe sot i biejnë mohit. Përpiqen kopilin e trathtis me na e lanë në derë të katolicizmit. E përkrahsa në kët shtrembënim të historis kanë mjerisht edhe do priftën katolikë kryekcyem. Druen se heroizmi i krahinave katolike, në kohën më të mënersheme qi kaloi vendi ynë, mos të miret se er parasysh nga të huejët. Atëherë përpiqen me hjedhë baltë mbi prisat e atynë krahinave, Kapidanin e Mirditës dhe Kol Binën, qi e kanë fitue me gjak të njerzvet të tyne të drejtën me qenë në prijsi të çdo veprimtaris kombtare. Nuk lëvizë ma ndër shkodranë ai dell krenar qi e ndriti emnin e qytetit t’onë dikur. Përndryshej do t’u çonte dikush me protestue. Kishte m’u lypun qi Kapidanit e Kolë Bibës, çdo Shkodran e Shqiptar i ndershëm t’i shkruejshin, tue stigmatizue veprën ç’njerëzore të Ballit e tue pohue energjikisht qi kush prekë ata prisa prekë në nderë të maleve, përbuzë flijen e qindra fatosave antikomunistë, mohon burrnin e fisnikërin e rracës s’onë, qi ata me plot të drejtë simbolizojnë e përfaqësojnë.
Po atyre horave së……. nuk do t’u ecin gjithmonë kungulli mbi uj. Kjo veper e fundme në vetvete, tregon ligështin se pozitave të tynë pranë të Huejvet qi i mbështesin. Këtyne (të huejvet-shënim i redaksisë); kanë nevojë me iu kujtue se na jem qene kundërshtarët e demokracis. Shifet se ballistat agrarë janë në dijeni se Blokut (Bllokut Kombëtar Indipendent-shënim i redaksisë) po i naltohen akcjonet. Sidoqoftë, telegramet dergue Musolinit janë qene me qindra e jo vetëm tre. Ai i Kapidanit, mbasandej, dihet se asht falsifikue prej Giro-s. Kapidani n’Asemble, qi u mblodh me 12 prill 1939, qe i vetmi qi me guxim i qortoi Italjanët për fjalë të hangme. Tha, mjesa të gjithë prisnim heshteshin, se fjalët ishin qenë me zevendësue Zogun me nji Princ të Shtëpis Savoja. Po të kishte nënshkrue Kapidani në kallnduer 1939 kërkesën për Viktor Emmanuelin në fron të Shqipnis, si mujte në prill me përmendë premtimin e nji Princi? Në kallnduer 1939, Duçeja nuk e kishte çpikë ende formulen e bashkimit të kunoravve!
Telegrami i em asht autentik, por i drejtuem Duçes me 13 prill, mbas zbarkimit të trupave italjane (7 prill), mbas vendimit t’Asamblesë me i ofrue kunoren e Skanderbeut Mbretit të Italis (12 prill). Prandaj un konfirmohem në gjendje të krijueme, s’kërkoi as ndrrime as ndërhymje. Telegrame si i emi janë nisun me mija nga Shqipnija: prej çdo Bashkije e prej çdo njeriu në nji funkcjon pak si të lartë.
Ata qi shkruejnë kundra nesh, të gjithë kanë veshë divizën fashiste dhe i kanë shërbye regjimit, sot të shamë, deri në ditën e tij të fundit. Asnjani nuk dha dorhjekje. Patriotizmi i tyne filloi kur në Stalingrad Hitleri ngeli. Deri n’at ditë, na u lëvyrshin e na brohoritshin.
Ti e din mirfilli se na këta i kemi pasun në dorë me i asgjansue; përkundrazi u kemi ba nderna, i kemi gradue, ndihmue me bursa e me shpërblime të jashtëzakonshme. Shifi, tashti si siellen me ne! Mbahen si fituesa të luftës, ndersa Enveri po e shqynë kombin t’onë, Enveri qi e muer fuqin me ndihmën e këtynë patriotave të mëdhenj! Na, s’paku, bame Shqipnin e Madhe: ngjati pak vjet, po ai fakt i madhnueshëm do të jesi si preçëdent në histori të Ballkanit. Ata shka bane? U kruhet fundi i shpinës në deshir të nji kulltuku. Plasen m’u ulë në nji shkamb sundimi. Kalojnë mbi kufomen e t’et për me arrijtë në nji post ministri!
Po me P. Cordignano-n e shkrete, tash qi ka dekë e hy në dhe, ç’kanë? Ajo punë, q’i ndjeri bani, u harrue. Pse m’ngjallë? Nji artikull, qoftë edhe i pavend, nuk mund të rrzojë vlerën e sa e sa vëllimeve të çmueshme qi pasunojnë studimet albanologjike dhe zdrisin thesarin e kultures shqiptare. Le qi s’kanë ndiesi në zemër, as për të gjallë as për të dekun, pra nuk u kanë mbetë dy fije tru në kaptinë: të tillë shkrime na ulin para të huejvet dhe lanë gjurmë të damshme në shpirtnat të Shqyptarvet. Ty si të duken këto punë?
Nderime Hannit. Te fala Gilbertit dhe djelmvet aty.
Ty të përqafoj
Ernesti

Qenkat grumbulluar te gjithe

Qenkat grumbulluar te gjithe nostalgjiket e Xhaxhit per te komentuar. Ketyre "lei feneve" te djeshem s'u ka mbetur veçse te shpalosin pakenaqesite e tyre, ende s'e kane kuptuar se koha ecen dhe metoda e tyre markisiste eshte ca demode.

Ndreca tregon veten se eshte

Ndreca tregon veten se eshte i nje marke me Koliqin, kur don te mbroje kete te fundit. Kolaboracionistet e fashizmit dhe nazizmit moren denimin e merituar jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne vendet me tradita demokratike si Franca. Ne France psh edhe grate qe e kishin "dredhur" me pushtuesin, u nxorren ne mes te sheshit dhe i turperuan publikisht. Ndersa kolaboracionistet u pushkatuan ose vuan denime te gjata neper burgje. Kur do te na e nxjerrin tani edhe Pater Anton Harapin si patriot te thekur????!!! E plot e plot dinjitare te larte katolike qe mezi priten qe Italia te "çlironte" Shqiperine!!! A nuk ishte Koliqi me shoke qe organizuan Asamblene e famshme qe i "dhuroi" mbretit xhuxhmaxhuxh italian, Viktor Emanuelit, "kuroren" e Skenderbeut?! Si ka thene Majko:"O sa mire me ken tradhtar". Sepse pastaj te bejne patriot...

"Kolaboracionistet e

"Kolaboracionistet e fashizmit dhe nazizmit moren denimin e merituar jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne vendet me tradita demokratike si Franca. Ne France psh edhe grate qe e kishin "dredhur" me pushtuesin, u nxorren ne mes te sheshit dhe i turperuan"

Paske harruar krimet e te ashtuquajturit "komunizem", per fat te keq asnjeri ne Shqiperi nuk e mori ate "denimin e merituar" qe aq shume te pelqeka, as ata kriminele qe vrane me qindra njerez te pafajshem e sot merren si shembuj atdhetaresh apo demokratesh. Sa per ato vajzat e turperuara, ajo ishte nje faqe e zeze edhe per fituesit e luftes.

Paske shume urrejtje per klerin dhe nuk te ra nder mend te permendje kontributin e vyer qe dhane shume klerike me veprat e tyre ne levrimin e gjuhes e te kultures shqipe. Krimet e kryera nga kriminelet e diktatures ndaj elites se klerikeve katolike dhe ndaj qyetit te Shkodres, kane lene gjurmet e tyre edhe sot e kesaj dite perderisa ka njerez qe akoma shkruajne me kaq urrejtje.

Sa libra te shkruar me aq mund u dogjen e u zhduken nga dora kriminale e injoranteve te udhehequr nga mesimet e Partise. Sa mund te duan atdheun ata njerez qe djegin librat qe flasin per gjuhen e kulturen meme???

Per Spioni ( ose Spiunin ):

Per Spioni ( ose Spiunin ): Jam i sigurt se njerez si ti ( prototipat e Sali Berishes ) e kane pasur per nder t'i mbanin uturakun Xhaxhit. Ti ke fatkeqesine e perjeteshme se nuk kupton se fashizmin dhe nazizmin ( dhe pushtuesit ne pergjithesi ) nuk i perkrah asnje individ, me nder dhe pergjegjesi morale, humane dhe kombetare. Kombi yne ( njelloj si kombet e tjera, por pak me teper se te tjeret ) ka pasur dhe ka pleherat e veta. Koha iu dha mundesine pleherave te na shiten per fast-food. Kushdo eshte i lire t'i bleje.

ne fakt plehrat e diktatures

ne fakt plehrat e diktatures u ricikluan shume shpejt ne luftetare te te drejtave te njeriut e humaniste. Dje idhujt e tu shkonin ne plumb shume intelektuale disidente ndersa ti tani je i lire te shkruash cfare mendon edhe duke ofenduar ata qe nuk e mendojne si ti, biles edhe duke duartrokitur denimet me vdekje te kohes se enverit, kjo eshte diferenca e madhe midis demokracise dhe diktatures enveriste. Zotrote je gati te denosh Koliqin si kolaboracionist dhe biles me kete justifikim te ulesh edhe vepren e tij, por nuk denon enverin dhe sherbetoret e tij si kriminele pale pastaj ke kurajon te shkruash per pergjegjesi morale, humane e kombetare. Ishin pikerisht njerezit si puna jote qe u bene sherbetore te diktatorit hoxha duke vrare e duke prere njerezit vetem per te kenaqur paranojat e komandantit. Ne vende si Gjermania e Italia te denojne per apologjine e nazizmit apo te fashizmit e do te ishte mire qe e njejta gje te behej ne Shqiperi per apologjine e diktatures kriminale enveriste, thjesht per te respektuar ato qindra te vrare pafaj qe nuk mund te tregojne menxyrat dhe kalvarin qe kaluan.

Per fat Mustafa Nano eshte

Per fat Mustafa Nano eshte nje gazetar liberal me horizont te gjere dhe nuk influencohet prej ish sigurimsave te djeshem, kaptere me spaleta e kaptere me diploma, te cilet s'mund te kuptojne se sa lart rri arti i Ernest Koliqit, ndersa per pjesen politike do ta gjykojne neser historianet e vertete, jo Putot me shoke.

Ikni mer nostalgjike te

Ikni mer nostalgjike te sigurimit te shtetit.I lumte Ndreces e i lumte Koliqit qe jane katolike e gege.Ne vend qe t'iu vije turp per te kaluaren tuaj sigurimse doni prape me diskriminu geget e katoliket.Plehra spaciste.

Hilmi ziu po ku kupton ti se

Hilmi ziu po ku kupton ti se c'flitet ketu , pse del si kerrici para gomarit o lumadh..

Po sikur Ndreca ishte kunder

Po sikur Ndreca ishte kunder pushtuesve. E per kete arsye firmosi edhe peticionin. Tani promovon nje bashkepunetor te ngushte te fashizmit? Valle ka ardhur koha te shpikim ndonje fjale te re qe dallon pushtuesin osman nga ai fashist?

Edhe Visa Zhiti me Romeo Gurakuqin, firmetare te peticionit te intelektualeve patriot, promovojne Koliqin e figura te ngjashme si Mustafa Kruja, Anton Harapi, te cilet, ne nje fare menyre, jane pashallare te regjimeve nazi-fashiste ne Shqiperi.

Ec e merri vesh keto palointelektual dhe studiues qe kerkojne objektivizem.

Add new comment