Arkiv-Opinion

Të ngopur me rrena

Postuar në 30 Maj, 2013 04:57

Çdokush me të drejtë mund të arsyetojë se po humbas kohë kot. Politikanët gënjejnë hapur, organizojnë faktet gabimisht, thonë të vërteta gjysmake etj. Kjo është ditur në të gjithë historinë e njerëzimit. Megjithatë, sasia e stërmadhe e rrenave që po na jepen në këtë fushatë elektorale nga të gjitha palët politike, na acarojnë aq sa për të ulëritur. Dhe meqë nuk është mirë që të humbasësh gjakftohtësinë në rrugë e të mallkosh si budalla nga të katër anët, po përpiqem të ekspozoj në gazetë disa nga gënjeshtrat më të trasha që më kanë zënë veshët këtë kohë.

Midis vjehrrës dhe mullixhinjve

Postuar në 29 Maj, 2013 04:14

Polemikën për Koliqin e vazhdonte sot Rafaela Marteta në gazetën MAPO, me një shkrim të titulluar Kolaboracionist apo letrar? Mbi të gjitha Ernest Koliqi.

Autorja, mes të tjerash, e krahason fashizmin e Koliqit me komunizmin në Shqipëri, duke shtuar:

[N]uk kuptoj se përse një kolaboracionist qenka më mëkatar se një bashkëpunëtor i komunizmit, i cili mund të jetë akoma gjallë në pozicione drejtuese.

Çfarë çmimi ka shtypi i lirë?

Postuar në 29 Maj, 2013 03:42

Janë kohëra thellësisht shqetësuese për lirinë e shtypit. Më 7 korrik, News of the World, një gazetë 168-vjeçare, që mund të krenohej me 7.5 milionë lexues të dielave, pushoi së foluri. U mbyll prej pronarit të saj, Rupert Murdoch, por nën presionin e një hetimi të paepur nga Guardian për përgjimet e telefonave dhe një fushatë në Twitter për t’i bindur korporatat e mëdha që të hiqnin reklamat nga tabloidi kryesor i Murdoch.

Një rrëfim nga Shkupi për 23 qershorin

Postuar në 28 Maj, 2013 06:39

Shqiptarët në Maqedoni me pak entuziazëm po ndjekin atmosferën e fushatës së zgjedhore në Shqipëri. Ofertat e partive të Tiranës as që kanë prekur apo tërhequr shqiptarin përtej kufirit, duke pasur parasysh mungesën e një komunikimi më masiv. Debati në Shkup, Tetovë e vendbanimet tjera shqiptare për zgjedhjet e 23 qershorit zhvillohet hiç më pak se niveli i debatit të kafeneve.

Përse Berisha e quan “të artë” mandatin e 5-të të Lezhës

Postuar në 28 Maj, 2013 00:56

Një nga qarqet ku ngeci numërimi i votave në vitin 2009, ishte ai i Lezhës. Dikush i kishte bërë llogaritë gabim dhe kutitë e komunës Fushëkuqe u bllokuan, me shpresën se brenda tyre ishte një avantazh prej 250 votash për mazhorancën, i cili, sipas atij dikushi, do t’i jepte asaj mandatin e 5-të në qark. Si përfundim, ato kuti u sollën për t’u numëruar në Tiranë, dhe rezultoi se mazhorancës nuk i duheshin 250, por plot 2500 vota, për të marrë mandatin e 5-të...

Dinasti apo klan familjar?

Postuar në 27 Maj, 2013 13:54

Dinasti apo klan familjar? Projekt politik apo projekt ekonomik? Ndarje për shkak të bindjeve apo nevojës për përfaqësim familjar? Konkurrencë elektorale apo balancim familjar? Demokraci apo oligarki? Në SHBA dihet: Bush senior ishte Presidenti, Xhorxh W. u bë President, një i tretë Bush mund të jetë kandidat për President. Por të gjithë Bush-ët i përkasin republikanëve, janë produkt votimi konkurrues brenda partisë dhe produkt i votës direkte qytetare. E njëjta gjë vlen për dinastinë Kenedi tek demokratët.

Në Kosovë, të gjithë janë të pafajshëm…

Postuar në 27 Maj, 2013 08:29

Kryelajm i dy ditëve të shkuara ishte marrja dhe zhvendosja e arinjve të murrmë (më duket se kështu u quajtën) nga kopshtet e improvizuara zoologjike (të kafeneve) në një ambient më të mirë dhe të përshtatshëm, të ndërtuar enkas për ta. Ky gjest, u përshendet dhe nga Washington Post. Bota dhe OJQ-të rehabilitojnë dhe arinjtë, ndërsa ne (Qeveria e Kosovës) as veteranët e invalidët e luftës, mendova.

***

Forca e fotografisë

Postuar në 27 Maj, 2013 04:43

PS-ja, në tubimin e madh të zhvilluar në Tiranë, për të paraqitur kandidatët për deputet, solli dy risi: fotografinë, në të cilën paraqitej Edi Rama në një takim me Presidentin Obama, dhe koncertin e përbashkët festiv të kandidatëve për deputetë dhe popullit.

Në morgun e politikës

Postuar në 27 Maj, 2013 04:32

Besnik Gjongecaj, në përpjekje për të saktësuar infon mbi librin e tij “Në morgun e politikës”, që ne të respublica-s e dhamë duke iu referuar një interviste që ai ka dhënë për një gazetë të Tiranës, na ka dërguar një shënim të vetin (sinopsis, e quan ai). Me këtë synon të evitojë ndonjë keqkuptim mbi mesazhet e mbi përmbajtjen e librit. Po e publikojmë këtë shënim të tijin. Duke e garantuar se ne nuk kemi dashur të krijojmë asnjë keqkuptim me lajmin tonë. Thjesht i bëmë jehonë, dashamirësisht, një lajmi të publikuar në shqiptarja.com. Redaksia.

 

 

Diktatura e ëmbël

Postuar në 27 Maj, 2013 04:18

Diktaturat e ëmbla ose restaurimi i pushtetit etatik siç po ndodh në Rusi dhe siç ka gjasë të ndodhë edhe në Hungari janë një realitet i njohur, por në Shqipëri diktatura e ëmbël ka një model dhe ka një shtrat që e bën atë të lulëzojë fuqishëm. Po ta vështrosh regjimin që sundon në Shqipëri, as më shumë e as më pak, ai është një “diktaturë e ëmbël”. Një njeri-një diktator- i ka të gjitha pushtetet në dorë, duke filluar nga Presidenti që e ka si një noter personal, nga Prokurori i Përgjithshëm, nga Kuvendi, pra gjithçka.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion