Arkiv-Opinion

Kryqin fletës dhe mirupafshim në Taksim Square!

Postuar në 03 Qershor, 2013 03:55

Pardje tek respublica.al ishin njëri mbi tjetrin 3 lajme:

Mbi kulturën dhe artin në territoret “e pushtuara”

Postuar në 03 Qershor, 2013 03:02

Ato që desha të trajtoja më qartë nëpërmjet lidhjes Skype, mbrëmjen që pata privilegjin e ftesës në shoun e Adi Krastës, ishin ca probleme mbi politikat kulturore të kësaj qeverie që me padurim pritet të hiqet nga drejtimi i mëtejshëm i punëve të vendit.

Cilësia zanore nuk qe fort e pranueshme dhe kjo nuk më la ta shijoja kënaqësinë e ftesës të shoumenit të talentuar dhe brilant. Droja se mos teknikisht nuk arrita të shprehesha mirë u bë dhe shtysa për këtë shkrim.

Prostitucion kulturor në bulevardin e Tiranës

Postuar në 02 Qershor, 2013 02:58

Kur lexova për dhënien me qera të monumenteve të kulturës, m’u kujtua një historian arti, i cili  ka thënë se kur shteti nxjerr në shitje objekte të kulturës së tij, atëherë punët nuk janë mirë; po kur shteti nuk tregon kujdes për kulturën, punët  janë vërtet keq. Fatkeqësisht Shqipëria është një rast që vërteton këtë thënie. Këtë e sheh jo vetëm kur jepen me qera monumente të kulturës së vendit. Këtë e sheh kur vidhen kryevepra të artit shqiptar, apo kur ato jepen si dhurata ‘miqve’ të huaj nga punonjës të institucioneve të paguar për t’i mbrojtur.

Ura që na lidh me Amerikën

Postuar në 02 Qershor, 2013 02:56

Kam qenë dy herë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Herën e parë kam qëndruar pesëmbëdhjetë ditë, herën e dytë kam qëndruar afro pesë vjet. Atje kam gjysmën e familjes, dy djemtë dhe nusen e djalit, me edukim universitar dhe pasuniversitar në kolegjet dhe universitetet më cilësore të atij vendi.

Muri i Podesta-s dhe izolimi i dytë i Shqipërisë

Postuar në 01 Qershor, 2013 08:02

Enver Hoxha e izoloi Shqipërinë nga bota me tela me gjemba, me ushtarë dhe qen kufiri. Pse? Sepse nuk donte që e vërteta mbi shtypjen, mbi burgosjet, mbi diktaturën të përhapej nëpër botë. Enver Hoxha donte që bota të besonte se Shqipëria ishte një demokraci dhe se shqiptarët jetonin nën regjimin e tij të lumtur, me të drejta dhe liri të garantuara. Prandaj diktatori bllokoi lëvizjen e njerëzve, madje deri valët televizive për të ngritur murin e madh të izolimit.

Tjetri brenda nesh - from Prishtina with love

Postuar në 01 Qershor, 2013 06:25

Nuk doja ta humbisja për të tretën herë festivalin ndërkombëtar të letërsisë që organizohet në Prishtinë nga Qendra Multimedia dhe nga organizata kulturore Beton nga Beogradi.

Lëreni Elhaidën rehat!

Postuar në 31 Maj, 2013 07:01

Dje, në konkursin e përvitshëm dhe të çdovendshëm të talenteve të reja muzikore, "The Voice" në Itali, fitoi një vajzë e re nga Shkodra. Quhet Elhaida Dani.

Ekosistem antidemokratik zgjedhjesh

Postuar në 30 Maj, 2013 23:31

1. PRELUD VAJTUES Në se dëshironi që të shihni shoqërinë dhe modelin e saj,atë që ne themi se e kemi krijuar ejani në hulumtimin tuaj ta skanoni këto ditë të fushatës elektorale. Aty do të shihni jo vetëm në një miniaturë se ç’kemi arritur, por një spektakël tragjikomik të vetvetes “sonë të dashur shqiptare” dhe të kësaj demokracie që gjasme kemi ndërtuar. Ky ekosistem i ndotur dhe antijetë është projekt i Sali Berishës dhe vepër e tij. Shihni se si shpërfaqet ky ekosistem në fushatën elektorale.

Më 23 qershor Berisha ka përballë vetëm qytetarët shqiptarë

Postuar në 30 Maj, 2013 18:31

Dje, pas takimit me zotin Jonathan Moore (në fakt, na thanë për takim, por Moore e kish organizuar si një konferencë për shtypin), i thashë Adrian Thanos në telefon, se “takimi ishte një kohë e humbur”. Ia thashë sapo dola nga dera e Ambasadës Amerikane, në të nxehtë, por të njëjtën gjë mendoj edhe tani, disa orë pas atij takimi, në të ftohtë.

Që kutitë të mos vijnë në KQZ për numërim…

Postuar në 30 Maj, 2013 04:57

Pas përpjekjes së dështuar të diplomatit amerikan Jonathan Moore që të gjente një kompromis për zgjidhjen e ngërçit të KQZ-së, është pothuaj e sigurtë se ajo do të mbetet me vetëm 4 komisionerë të mazhorancës. Por edhe sikur të bëhet me 3 komisionerë të mazhorancës, 3 të opozitës dhe një kryekomisioner konsensual, siç kërkon opozita, KQZ-ja nuk do të jetë në gjendje të zgjidhë ngërçe të mundshme numërimi në KZAZ të veçanta, sepse duhen 5 vota që ajo t’i zgjidhë ato. Dhe në këtë rast futet në lojë i famshmi Kolegj Zgjedhor…

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion