Arkiv-Opinion

Foto, tradhëti dhe politikë

Postuar në 19 Qershor, 2013 07:53

Nuk e di a e keni vënë re që deri edhe në uebsajtet me përmbajtje të fortë politike, shpesh tek këndi ku afishohen lajmet më të klikuara të ditës a të javës, në krye është ndonjë titull i tipit “filan aktore, në formë perfekte trupore”, ose “e dashura e re e Shk... Kristiano Ronaldos”, etj.

Trillani Saramago dhe sendërgjia e votës me kryq

Postuar në 19 Qershor, 2013 04:39

Këto ditë, në gazetën Panorama, Fatos Lubonja iu kthye për herë të tretë idesë se qytetarët duhet të shkojnë në qendrat e votimit, të kryejnë gjithë procedurat sipas ligjit, por t’i heqin votës një kryq pa zgjedhur asnjë nga alternativat. Kjo vërtet do ta bënte votën e tyre të pavlefshme në raport me ligjin zgjedhor, por shumë konstruktive e të frytshme për qytetarin dhe qytetarinë.

Si u bë e sa vlera ka patur “rinovimi” i Akademisë së Shkencave?

Postuar në 18 Qershor, 2013 17:53

Shkrimi është i gjatë për një gazetë online ku, për arsye të kuptueshme, parapëlqehen shkrime të shkurtëra. Nga ana tjetër, autori i drejtohet drejtpërdrejtë një lexuesi specifik, të interesuar për një çështje pa interes të gjerë publik. Por ne po e publikojmë ngaqë problemi i ngritur, sidoqë është i natyrës “akademike”, është shumë i rëndësishëm. Kanë shkruar dhe të tjerë për këtë problem, por ky trajtim i Pojanit është më pretencioz e më i dokumentuar.

Redaksia e respublica-s.

 

Shqiptarët para momentit historik: Ose të zgjedhin autokratizmin e Berishës, ose rrugën drejt BE-së

Postuar në 18 Qershor, 2013 05:05

Oferta e kryeministrit Sali Berisha për t’u rizgjedhur, bazohet në ndërtimin e të parës autostradë në vend. Por mungesa e luftës ndaj korrupsionit dhe dobësitë në zbatimin e ligjit, kanë bërë që shumë vende perëndimore, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, të pyesin nëse Berisha po e çon Shqipërinë në rrugën e gabuar.

Përqindjet në rang kombëtar dhe mandatet në qarqe

Postuar në 17 Qershor, 2013 18:13

Sistemi zgjedhor shqiptar, i cili është një sistem proporcional rajonal (pra jo kombëtar), lejon mundësinë që një koalicion të ketë epërsi në përqindje kombëtare ndaj koalicionit rival, por jo epërsi në mandate parlamentare. Ilustrimin e kësaj mundësie e ka bërë matematicieni Arsen Zlaticanin me një skenar hipotetik, në një shkrim në respublica.al (http://respublica.al/opinion/2013/06/16/sondazhet-percarja-e-te-djathtes-dhe-shperndarja-e-mandateve).

Manikyr në thonjtë e shtrigës

Postuar në 17 Qershor, 2013 12:34

Disa vlonjatë më treguan një banderolë të Partisë Demokratike që shkruante ‘Ne jemi ndryshimi. Përpara!’ e që ishte vendosur në dalje te qytetit të Vlorës. Qeshnin sa herë që e shihnin. Banderola lëkundej mbi krye, e kapur me perlon të trashë në dy shtylla ndriçimi kundruall njëra-tjetrës në anë të rrugës. ‘Llahtar fare ësh’ kjo parrulla’ tha njëri prej tyre, ‘thotë Përpara, ndërsa fundi i rrugës të çon te varrezat e qytetit’. ‘Domethënë, ec përpara gjer’në gropë’ ia mbajti një tjetër.

Berisha mes Çanit e Kanunit; dhe i kapluar nga frika

Postuar në 16 Qershor, 2013 16:24

Parmbrëmë, nga ora 22:00, kur bëra të hyja brenda Kinostudios, te hyrja e madhe buzë rrugës, pashë disa policë, civilë e me uniformë. Ishin disi të tendosur, dhe fillimisht mendova se do kish ndodhur diçka në zonën e televizioneve. Disa metra më tutje, tek një kthesë e lehtë, para se të marrësh andej nga është Klani e Ora News-i, ishin nja dy policë të tjerë, dhe te dera e televizionit të Frangajt kish akoma policë të tjerë, të cilëve duhet t’u shtojmë dhe dy-tre roje të veshur me uniformë që rrinë atje për çdo rast.

Një shajni në stinë zgjedhjesh

Postuar në 16 Qershor, 2013 13:13

“Tapitë do t’ua sjellim në shtëpi atyre që kanë aplikuar për legalizim” - Lulzim Basha, në një takim me ata që do të votojnë (Gazeta Shqip, dt. 15 qershor)

 

Çështja çame si ideologji

Postuar në 16 Qershor, 2013 06:12

Gati 23 vjet më parë kur u krijua Shoqata Çamëria dhe gazeta Çamëria, vatra jonë. Ne një grup profesorësh dhe intelektualësh jo çam u gjendëm me dëshirë në krah të mikut dhe profesorit të paharruar Abaz Dojaka. Sot, mbas 23 vjetësh, unë, në emër dhe të shumë prej atyre, ndodhem këtu për të mbështetur Amos Dojakën, kandidati për deputet i AP në Qarkun e Vlorës.

Sondazhet, përçarja e të djathtës dhe shpërndarja e mandateve

Postuar në 15 Qershor, 2013 19:03

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion