Arkiv-Opinion
Sfida reale për kreun e PD-së
Kryeministri në ikje u tregua “zemërmirë” kur në mbledhjen e kryesisë humbëse të PD-së tha se pasuesin mund ta zgjidhte vetë, por vendosi të ndjekë rrugë tjetër, ta votojë anëtarësia. Votimi me parimin 1 anëtar – 1 votë është zhvillim pozitiv, edhe pse i vonuar, por ai mund të bëhet mekanizëm demokratik vetëm kur zbatohet de facto, jo vetëm de jure.
Zgjedhjet ishin një lajm i bukur, por TAP-i ca më shumë
Shqipëria pati më 23 qershor zgjedhjet parlamentare, të cilat tërhoqën vëmendjen tonë për më shumë se një vit. Në fakt, jo vetëm tonën. Të gjithë diplomatët e huaj që mbulojnë punët e vendeve, apo organizatave të tyre me Shqipërinë, kanë qenë njësoj të fokusuar te këto zgjedhje; madje, me mënyrën se si rrodhën (ishin pa probleme të mëdha dhe nuk u kontestuan nga pala humbëse), këto zgjedhje kanë përcaktuar dhe fatin e kërkesës sonë për të marrë statusin e kandidatit për në BE.
Tritan Shehu e quan Berishën, ciklop
Cikopët që thua ti Tritan, ishin djemë të Uranit dhe të Gjeas. Kështu e thotë Mitologjia Greke. Ata ishin gjigandë me nga një sy në ballë, Steropi, Bronti dhe Argu që e kishin simbolin “ Rrufeja” “ Bubullima” “ Vetëtima”Ata të tre mbaheshin nga ati i tyre të lidhur me zinxhirë në Taratari. Kështu e thotë miti. Punonin në ofiçinat e Hefestit dhe i jepnin zotit rrufetë dhe bubullimat. Ne, fqinjët e grekëve, e dimë edhe më mirë se në kufirin jugor të Ilirëve, Odisea pati episode të përbindëshme në kthimin e tij në Itakë, nga Ciklopët.
Mikpritja për amerikanët
Një përqafim i ngrohtë, miqësor, ndërmjet një diplomati dhe një kryeministri ndodhi të hënën në Beograd. Ishte kryeministri serb, Ivica Daçiq dhe ambasadori i SHBA-ve atje, Michael D. Kirby, të cilët e promovuan ambasadën e re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me sipërfaqe hiç më pak 14000 metra katrorë. Një objekt tepër modern, që ia tejkalon edhe hoteleve me pesë yje, u promovua nga kryeministri serb dhe diplomati amerikan në qendër të kryeqytetit serb.
Rithemelimi i PD, shansi për një parti të djathtë moderne
Partia Demokratike gjendet para një udhëkryqi historik jo vetëm për atë vetë si forcë politike, por për të ardhmen e vendit dhe demok-racinë. Është një moment historik që duhet vlerësuar për vetë rëndësinë që ka konfigurimi i ri i skenës politike në Shqipëri pas zgjedhjeve të 23 qershorit.
Njerëz, kujdes! Ai mund të rikthehet
Pa dyshim, Sali Berisha, qoftë në pozitë, qoftë në opozitë, është njeriu që dominoi politikën shqiptare në periudhën pas komuniste deri sot. Ai e dominoi atë me energji negative të jashtëzakonshme, ai pati zotësinë, apo paturpësinë, të kthente në favor të tij edhe faktet më komprometuese të bëmave të tij, ai shfrytëzoi naivitetin dhe kujtesën e shkurtër historike të shqiptarëve për t’iu paraqitur si Skënderbeu i dytë, si shpëtimtar i kombit, si hero i demokracisë, si burrë shteti. Ai bëri për vete gjysmën e popullsisë dhe armike gjysmën tjetër.
Mos e nxini bukurinë e disfatës!
Më në fund u shkërrmoq përbindëshi politik që u formësua dhe u rrit para syve tanë. Ai përbindësh që fitoi ekzistencë kur PD filloi të përdorë pushtetin e marrë nga populli për të zëvendësuar shtetin. Çdo parti-shtet, fjalë për fjalë, është një përbindësh dhe ishte e thënë që ky vend i varfër të mos shkëputej kurrë prej superpeshës dhe kthetrave të tij. PD-shtet u krijua dhe lulëzoi në kushtet e ekzistencës së të kundërtës së saj, të pluralizmit politik, dhe kjo vetëm sa e shtoi akoma më shumë dhimbjen dhe hutimin e shqiptarëve.
Flirt me totalitarizmin
Kam mundur të vë re që shumë njerëz kur kanë parë për herë të parë filmin “Matrix”, kanë pasur një eksperiencë thuajse të njëjtë, duke pyetur veten: “Po sikur të jemi duke jetuar vërtet në një Matrix?”. Efekti i një vepre të fortë artistike. Nuk besoj se dikë e kanë gërryer dyshime të ngjashme pasi ka lexuar “Kurbanin”, ose “Enver Hoxhën” e Fevziut. Në mënyrë të ngjashme, gjatë këtyre viteve, mua më kthehen vazhdimisht në mendje dy libra: “1984” i Orwell-it dhe “Brave New World” i Huxley-t. (opa, iku gjysma e lexuesve që tani).
Laç, vendi ku shteti quhet kaos
Burrat shkonin e vinin. Të gjithë në ankth. Numërimi pothuaj kish mbaruar ndërsa trendi nuk mund të kthente më asgjë. Të Majtët po fitonin.
Kosova më keq se Bosnja
E di që shumë lexues sapo të lexojnë një koncept që më duhet ta përdorë në vijim do ta hedhin tekstin mënjanë dhe nuk do ta lexojnë argumentimin e mëtutjeshëm. Do të thonë çfarë po na duhet kjo tani kur ne kemi këtë e atë problem. Prandaj e kam të vështirë të shpjegoj rrënjët dhe rrugëzgjidhjet e shumë problemeve në Kosovë edhe pse ato janë të qarta si kristal.
Ligjet e matematikës funksionojnë pavarësisht asaj sa e njohim matematikën