Arkiv-Opinion
Stefani, Nano, Minxhozi, Çipa dhe Yzeiri: Fryn erë ndryshimi
1.
Si e vlerësoni fushatën elektorale? A kishte vërtet alternativa për zgjedhësit?
Andrea Stefani
Nga Elhaida te ... Tedi Papavrami e Anri Sala
Një ditë pasi Elhaida Dani fitoi konkursin televiziv “The Voice of Italy”, nëpër gazeta u pa lajmi që thosh se asaj i kish telefonuar Kryeministri Berisha. Në fakt, lajmi bazohej në një njoftim të Kryeministrisë lidhur me këtë “ngjarje”. Në këtë njoftim thuhej se Berisha e përgëzoi Elhaidën për suksesin e arritur, dhe në fund, shtruar-shtruar, nënvizohej se “Elhaida nga ana e saj e falënderoi Kryeministrin për telefonatën”, dhe “i uroi atij suksese”. Më bëri përshtypje menjëherë evidentimi i kësaj fraze të fundit: Elhaida i uroi Kryeministrit suksese. Ishte piku i fushatës.
Behxhet Sh.Shala
Si nisi “sherri”: Adem Demaçi si e quajnë “patriotët”, Baca Adem si e quajnë idealistët apo Adem Dema si ka filluar ta quajë veten e tij (për shkak të analfabetizmit intelektual të shqiptarëve që nuk dinin si t’i shkruanin mbiemrin) është një belaxhi që shumë lehtë të fut llugave dhe bungajave. Mirëpo ai nuk rri në breg duke kërkuar sakrificë nga të tjerët, por i pari i hyn rreziqeve duke kërkuar shokë që do ta përcjellin. Kështu e nisi edhe aktivitetin politik dhe kombëtar duke hyrë vet në zjarrë e pastaj të tjerët i shkuan pas.
Bashkëjetesa e xhamisë me krimin
Nëse të gjitha energjitë që po harxhojnë analistët në media kundër "votës kryq" do të shpenzoheshin për të mbrojtur parkun e Namazgjasë, ne nuk do ishim duke folur sot për "votën kryq"
Foto të reja të Kryeministrit me Simon Stefanin. Ish shoqëruesi i Hysni Kapos: “na thoshin bëni kujdes nga ai”
“Bijtë e bllokut” ka qenë akuza populiste e Berishës për kundërshtarët për një kohë të gjatë. Megjithatë, fotografitë që dalin herë pas here tregojnë se kush ka qenë më afër Bllokut. Madje, shumë afër. Sot gazeta Dita ka botuar disa foto të paditura më parë të Kryeministrit në shoqërinë e anëtarit të Byrosë politike, Simon Stefani. Në një nga fotot (kjo më sipër) e bërë në vitin 1987 dallohet Sali Berisha në vilat qeveritare në Vlorë me Simon Stefanin me pushime, plus stafi i sigurisë personale të Stefanit dhe ekipi i mjekëve.
Masakra e Mitrovicës në sytë e shkrimtarit serb
Me 14 Prill 1999 në Rrugën e Kovaçëve në lagjen Bair në Mitrovicë ndodhi masakra e forcave serbe ndaj 30 banorëve të kësaj lagjeje. Është ky pikërisht vendi ku ndodheshin studiot e Radio Mitrovicës fill pas luftës. Viktimat konsideroheshin të zhdukur deri gjysmë viti pas ndodhjes së masakrës.
Fushata është etike? Po, por Topalli ...
Ka ditë që thuhet nga më shumë se një person se kjo fushatë elektorale ka qenë ndër më të mirat në planin etik. “Është fushata më e shëmtuar në drejtime të tjera”, të thonë, “por në planin e komunikimit mes palëve ka qenë etike”. Rama ka mbërritur deri te stigma e gjyshit dhe e katragjyshit në adresë të Berishës, por nuk ka shkuar më tutje.
Ilir Meta s’po synon rolin e “Gjinos”…
Ilir Meta u bë kryeministër i Shqipërisë fill pasi kishte kapur moshën 30 vjeç. Ai zëvendësoi në atë post një 30 vjeçar tjetër, Pandeli Majkon, i cili, për një vit, kishte mbushur në kryeministri boshllëkun e krijuar nga zbythja e përkohshme e Fatos Nanos nga jeta politike. Përdora fjalën “u bë” dhe jo “u zgjodh” për Metën sepse, në fakt, atë e bëri kryeministër Nanua, i cili, pasi u rizgjodh kryetar i PS-së me një epërsi të vogël votash ndaj Majkos, përkrahu kandidaturën e 30-vjeçarit tjetër për kryeministër, në mënyrë që mos të shkaktohej një çarje e pariparueshme e partisë.
Ramsfeld + Berishë +Mehdi = Gërdec Zi
Berisha ky sundimtar me bisht, Mehdiu një kriminel që do të jetë sërish në Parlament, dhe një “mik” nga ana e anës: Ramsfeld përbëjnë një trinom të ri, farë e hedhur vite më parë por që rimbiu para disa ditëve, me një dekoratë të varur, ajo e shqitura nga qafa e të vrarëve dhe përzhiturve.
Barazimi shkon me një Gërdec tragjik si fytyrë e Shqipërisë së mbetur ulok.
Tri kufiza njerëzore të lidhura njëra me tjetrën, në shtrat të pseudodemokracisë së sotme që sollën një truall të përndezur.
Rrotacioni dhe rritja ekonomike afatgjatë
Në një shkrim të vjetshëm në respublica.al (http://respublica.al/opinion/2012/6/28/berisha-apo-rama-krye... ), argumentoja se shteti shqiptar, pavarësisht se kush e fiton pushtetin në 23 qershor, do ta ketë të vështirë të bëjë ndërhyrje kundërciklike në ekonomi brenda një horizonti kohor afatmesëm (2-3 vjeçar), sepse