Foto të reja të Kryeministrit me Simon Stefanin. Ish shoqëruesi i Hysni Kapos: “na thoshin bëni kujdes nga ai”

Postuar në 22 Qershor, 2013 03:31

“Bijtë e bllokut” ka qenë akuza populiste e Berishës për kundërshtarët për një kohë të gjatë. Megjithatë, fotografitë që dalin herë pas here tregojnë se kush ka qenë më afër Bllokut. Madje, shumë afër. Sot gazeta Dita ka botuar disa foto të paditura më parë të Kryeministrit në shoqërinë e anëtarit të Byrosë politike, Simon Stefani.  Në një nga fotot (kjo më sipër) e bërë në vitin 1987 dallohet Sali Berisha në vilat qeveritare në Vlorë me Simon Stefanin me pushime, plus stafi i sigurisë personale të Stefanit dhe ekipi i mjekëve.

Ndërsa në një intervistë të botuar sot te Shekulli, Naim Saraçi, ish-shoqërues i Hysni Kapos nga viti 1976 deri më 1979 dhe më pas të Simon Stefanit, Ramiz Alisë dhe Fatos Nanos, tregon për Entela Resulin si e ka njohur mjekun Berisha në kohën kur ai kryente detyrën e mjekut roje pranë klinikës speciale të udhëheqësve.

Saraçi rrëfen tentativat e Berishës për t’u “atashuar” si mjek pranë udhëheqjes. “Ai nuk e kishte emrin në listën e doktorëve të klinikës së udhëheqjes. Nuk e di se si futej aty,” thotë ai, duke mos ditur të shpjegojë “rolin” e mjekut Berisha. “Nuk e ka bërë ndonjëherë atë rolin për të cilën kishte ardhur aty. Të themi që bëntë rolin e mjekut nuk mund ta themi pasi, sepse kishte mjek të tjerë, ishte Dinia, infermieret. Roli i Berishës edhe ka qenë edhe nuk ka qenë. Unë nuk e di se si vinte ai tek ne. Ishte provizor. Se kush na e sillte, nuk e di.”

Saraçi, madje hedh dhe dyshime se Berisha mund të ishte dhe agjent, përderisa eprorët e porosisnin: “Naim bëj kujdes nga ky ( për Saliun). Fjalia ishte: bëj kujdes për Hysni Kapon nga ky njeri.”

k.c.

 

për më shumë:

http://gazetadita.al/fotot-e-87-s-sot-ne-dita-sali-berisha-ne-vilat-qeve...

http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=25527&kat=87

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.