Arkiv-Opinion

“Brahmanët” metafizikë të medias shqiptare

Postuar në 26 Qershor, 2013 04:57

Zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri, me qetësinë dhe rregullsinë me të cilën u zhvilluan dhe, sidomos, me rezultatet “surprizë” të tyre, më shtyjnë të reflektoj mbi një dukuri që s’është aspak e re për vendin tonë, por që këtë herë u manifestua edhe më qartësisht. Për muaj me radhë, politikat, qëndrimet taktike dhe strategjitë e fushatave elektorale të partive politike kryesore janë diskutuar e analizuar në shtypin shqiptar dhe në studiot e televizioneve të vendit nga një duzinë individësh të njohur nga publiku si analistë politikë.

Ç’ndodhi me të djathtën?!

Postuar në 26 Qershor, 2013 02:45

E majta shqiptare është befasuar nga rezultati që ajo vetë ka arritur në zgjedhje! 23 qershori ka konfirmuar një maxhorancë të panjohur prej vitesh, e cila pritet të arrijë në kufijtë e 84–85 mandateve, por që ç‘është më e keqja, e ka reduktuar përfaqësimin e së djathtës në thuajse 55-56 deputetë! Por nëse befasimi i së majtës është tretur shpejt në euforinë e fitores dhe në triumfin mbi Berishën, e djathta ngjan e shokuar dhe e paqartë për atë që ka ndodhur.

Pse nuk e kishim parashikuar këtë plebishit kundër regjimit?

Postuar në 25 Qershor, 2013 13:41

Këtë shkrim po e bëj pasditen e datës 24 qershor, pak pas ores 17.00, një ditë pra pas zgjedhjeve parlamentare. Janë numëruar më shumë se 30% e votave, dhe vihet re një avantazh i qartë i opozitës së sotme, që nuk mund të çbëhet më. Del ndonjë si Bogdani apo Bregu, që pretendojnë se fitorja në fund do t’u buzëqeshë atyre, por me këta as nuk duhet qeshur, pasi me këtë tregojmë se i marrim sadopak seriozisht.

Kali ngordhalaq i negociatave

Postuar në 25 Qershor, 2013 12:48

 

Zyrtari ndërlidhës i Kosovës në Serbi, Lulzim Peci, s’pati mundësi të familjarizohet me punën e tij të re pasi jo më shumë se tre ditë pas mbërritjes së tij në Beograd - u shty të japë dorëheqje të parevokueshme. "Arsye e dorëheqjes time është mospajtimi dhe kritika që më është bërë nga z. Hashim Thaçi... në lidhje me deklaratën time në media se normalizimi i plotë i marrëdhënieve në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë do të bëhet atëherë kur kjo e fundit do të njohë pavarësinë e vendit tonë", shkruan Peci në letrën e tij të dorëheqjes.

Nuk e mundi Edi Rama. E mundi seksi!

Postuar në 25 Qershor, 2013 12:18

 

-Arroganca është vetëvrasje

-Çdo gjë që e fëlliq arroganca-e pastron kënga

 

 

Sali Berisha bëri krimin më të pafalshëm që mund të bëhet: Qytetarët i preku në gratë e tyre.

Njeriu më përpara ndahet dhe e harron gruan e tij, sesa harron ofendimin që ia ke bërë gruas së tij.

Arroganca nxit inferioritetin e njerëzve. Inferioriteti nxit nervozizmin. Nervozizmi nxit nevojën për hakmarrje.

Fjalori i Sali Berishës që ia ngriu buzëqeshjen në fytyrë:

-Të verbrit i tha: Ti nuk e di sa i bukur është qielli;

Votë e frikshme

Postuar në 25 Qershor, 2013 08:49

Megjithëse kuti pa numëruar ka ende, rezultati tashmë duket i qartë, një fitore e madhe e së majtës, mbi të djathtën dhe mbi kodin që nuk lejonte fitore të thellë. Duket një votë e ashpër dhe e mllefosur e shqiptarëve mbi qeverinë dhe mbi vetë Sali Berishën.
Një dëshirë nga skaji në skaj të vendit për të ndryshuar, për të provuar, për të përfituar, apo për t’u çliruar. Ndoshta një votë kundër Berishës, nuk është domosdo votë pro Ramës, por në fund llogaritë dalin pikërisht për këtë të fundit.

Maskarada ekologjike kundër xhamisë

Postuar në 25 Qershor, 2013 04:30

Njoftimi i ndërtimit të një xhamie të re në Tiranë, mbi njëzet vjet nga vënia e gurit të themelit, ka sjellë edhe ngritjen e zërave të kauzës së ruajtjes së pemëve dhe hapsirave publike. Dy prej tyre, Sazan Guri dhe Koloreto Cukali kanë marë hapa dhe kanë bërë thirrje për protesta kundër projektit. Të dy nuk mund të merren seriozisht.

Sa e lehtë paska qenë të rrëzojmë Berishën

Postuar në 25 Qershor, 2013 02:54

Sali Berisha i ka humbur zgjedhjet. Ndoshta jo me atë rezultat që tregohej kur ishin numëruar më pak se gjysma e fletëve të votimit,por ai ka humbur tashmë dhe rezultati është vetëm një çështje statistikash, që do t’i shërbejë forcimit ose jo të mëtejshëm të pushtetit të Ramës nesër. Selia e PS-së nuk ka dhënë ende urdhër për t’i ndezur boritë e festës, pasi duhet të pritet të paktën kalimi i numërimit të më shumë se gjysmës së votave, apo edhe më tej, zyrtarizimi i rezultatit.

Zgjedhjet 2013, e pamundur të jeni më simbol i unitetit, Ju, zoti President!

Postuar në 24 Qershor, 2013 09:16

 

Ka shumë të ngjarë që figura e presidentit Nishani t’i bashkojë të dyja forcat politike pas zgjedhjeve të 23 qershorit! Për një element: heqjen e tij. Ai nuk mund të përfaqësojë më vendin, por më shumë se kaq, unitetin e tij. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë e ngarkon konkretisht Presidentin me rolin e garantit të organeve institucionale dhe njëkohësisht i jep rolin e garantit primar të ligjshmërisë në Republikën e Shqipërisë. Por, ky autoritet primar e ka të pamundur ta kryejë më këtë detyrë.

Mëngët e Arvizusë

Postuar në 24 Qershor, 2013 02:24

 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion