Arkiv-Opinion
Tirana E Llangosur Me Flamuj, Çfarë Mjerimi!
Policët e moralit
Të pretendosh se po bën punën e një mbrojtësi të moralit, duke propaganduar urrejtje e denigruar të tjerë që nuk mendojnë si ti, është e pamoralshme dhe s’ka lidhje me fe. Është e rrezikshme .
Ka kohë që imami i një xhamie në Prizren fyen e shan njerëz në ligjëratat e tij, por vetëm së fundi shkaktoi reagime fort të ashpra dhe plotësisht të arsyeshme nga shoqëria kosovare.
Me kamxhik fetar-kundër shtetit të Kosovës
“Hoxhë” Irfan Salihu është fytyra përfaqësuese e grupeve fundamentaliste islamike në Kosovë. Këto grupe numerikisht mund të jenë të vogla, por këtë e kompensojnë me zhurmën e rrezikshme që po bëjnë prej vitesh. Kosova është një vend i “përshtatshëm” për këtë lloj propagande: shteti i dobët, sistemi arsimor edhe më i dobët, shtresat e injorantëve në rritje, bashkë me varfërinë.
Në vështrimin e një psikanalisti
I njohur në qarqet parisianë si një psikanalist i suksesshëm, është e vështirë të kuptosh menjëherë se cila ka qenë trajektorja e Jean Luc Tourenne, për të mbërritur te një nga faqet më të veçanta të historisë së Shqipërisë dhe te jeta e Ahmet Zogut, një personazh që me sa duket, në çdo kohë do të gjejë përkrahës dhe kundërshtarë.
Kur humori legjitimon diskriminimin
Një lexues i Historia-ime.com na njoftoi nëse e kishim parë emisionin e fundit të Apartamentit 2XL. Në fakt nuk e kishim parë. Ai na tha (me një ton të indinjuar) se në një moment “humori” aktori Julian Deda tha: “kam dëgjuar që është një Kristi që ka dëshirë t’i provojë të gjitha ushqimet këtu”. I përgjigjet Genti (aktori tjeter): “Po, është kameramani ynë, jo Kristi Pinderi se ai mund të hajë ku të dojë, por jo këtu te ne…”.
Pankina mbi bankina
Kaosit ne pothuajse të gjitha fushat e jetës në Shqipëri, në atë ekonomike, politike, artistiko-kulturore, sportive etj., i është shtuar prej vitesh edhe ai gjuhësor. Përveç gabimeve morfologjike dhe sintaksore, atyre drejtshkrimore që i has përditë në organet e mass-media-s, ndodh të dëgjosh shpesh fjalë të përdorura në vend të një tjetre që ka kuptim të ndryshëm, për shkak të ngjashmërisë tingullore.
Unë fal, ty të falet, atij s’ia falin
Në diskursin e sotëm politik parazgjedhor, të ftosh tjetrin të kërkojë të falur është mënyra më e fundit për ta akuzuar, por në një mënyrë të tillë që në akuzë të përfshihen, të paktën emocionalisht, edhe viktimat.
Nga politikanët, Edi Rama është në shënjestër të këtyre ftesave retorike, të cilat nuk i bëhen zakonisht drejtpërdrejt, a thua se kontakti i hapur me “armikun” është vetvetiu ndotës, por zakonisht në vetë të tretë; meqë veta e dytë ruhet për audiencën partizane.
Ditë qershori në vitin 2029
Japonezët nuk duan ta dijnë kush-me-kë përplaset për pushtet në vendin e shqipeve. Nuk dërgojnë vëzhgues, nuk kanë interesa, nuk paguhen nga qeveria shqiptare, nuk i njohin dy anët dhe vetvetiu nuk mbajnë asnjërën prej tyre. Megjithatë ata nuk lenë pa mbajtur shënim çfarë bën vaki mbi sheshet e kësaj bote.
U mrekullova nga një kampion i teknologjisë, që japonët duarartë po futin në treg në vitet që vijnë e që unë e hasa në një ekspozitë marramendese, në vizitën e shkurtër në Tokio, teksa erëra të nxehta elektorale fshikullojnë këto ditë në Shqipëri.
Krimi më i madh
Dhuna e kujtimeve është një krim me pasoja të mëdha. Kur të vdesë dhe njeriu i fundit që ka njohur personalisht p.sh., Azem Hajdarin ose Ramiz Alinë, atëherë nuk do kemi veçse kujtimet. Të cilat në këtë vend po shkruhen me qëllimin e vetëm të deformojnë kujtesën
Politika black out medias; kjo e fundit nuk ka këllqe të hakmerret
Pesë gazetarë, pikë e pesë thuhet në Malësi të Gjakovës për të rralluarit, janë shfaqur dje para dyerve të dy partive të mëdha PD e PS dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku u kanë zgjatur, rojeve apo zëdhënësve, sipas rastit, një DVD. Ka qenë një përpjekje për ironi dhe protestë e çuar dëm, sidomos sepse ka shprehur pafuqi të medias përballë politikës.