Policët e moralit

Postuar në 11 Qershor, 2013 02:28
Imer Mushkolaj

Të pretendosh se po bën punën e një mbrojtësi të moralit, duke propaganduar urrejtje e denigruar të tjerë që nuk mendojnë si ti, është e pamoralshme dhe s’ka lidhje me fe. Është e rrezikshme     .

Ka kohë që imami i një xhamie në Prizren fyen e shan njerëz në ligjëratat e tij, por vetëm së fundi shkaktoi reagime fort të ashpra dhe plotësisht të arsyeshme nga shoqëria kosovare.

Ka kohë që me diskursin e tij publik, të mbushur plot vrer e urrejtje për të gjithë ata që nuk mendojnë e nuk sillen siç thotë ai, hoxha luan rolin e një gardiani, një polici të “moralit shqiptar”. I ka vënë vetes detyrë që të gjithë, ama të gjithë ata që nuk duan të jetojnë sipas normave islamike fundamentaliste, t’i shajë e fyejë me fjalët më të ndyta, më të ulëta e më vulgare që mund të dalin nga goja e një njeriu.

Para më shumë se një viti, po në këtë gazetë, pata shkruar për gjuhën e këtij hoxhe, i cili i quante “pise” të gjitha femrat që nuk vishen sipas rregullave islame dhe “rrospi” të tjera që zgjedhin të jetojnë sipas vullnetit të tyre.

Pak muaj më vonë u vura në shënjestër të mbështetësve dhe bashkëmendimtarëve të tij, të cilët nuk kursyen sharje, fyerje e kërcënime vetëm pse në shkrimin “Dhunshëm dhe rrezikshëm” isha shprehur se nuk ka patriotizëm më të madh se të luftohen radikalët islamikë në Kosovë - ata që dhunshëm po përpiqen t’i mveshin vendit identitet fetar.

Pas kaq kohe, unë vazhdoj të qëndroj fort pas atyre që kam thënë atëherë, por jam shumë më i shqetësuar pse askush nuk ka ndërmarrë asgjë ndaj atyre që ligjërimet - jo vetëm përpara xhematit i kanë të mbushura plot jotolerancë, mllef e fyerje ndaj feve të tjera, plot thirrje për dhunë ndaj të tjerëve që nuk janë si ata. Ndaj atyre që predikojnë islamin si fe të paqes dhe tolerancës, por që shfaqen jotolerantë e racistë. Ndaj atyre që dinë të jenë të rrezikshëm dhe të dhunshëm.

Hoxha i Prizrenit dhe të tjerë që mendojnë si ai, e që janë edhe pjesë e organizatave politike dhe institucioneve të vendit, po e shfrytëzojnë rastin që në një shoqëri e shtet të rraskapitur varfërie e mjerimi të animojnë sa më shumë ithtarë që i ndjekin pas në agjendat e veta, në rrugën drejt kthimit të shoqërisë dhe shtetit në “identitet”, siç e mendojnë ata Kosovën - të talibanizuar e të sheriatizuar.

Nuk ka faj hoxha, por institucioni që e ka zgjedhur t’i shërbejë xhematit, e jo ta helmojë shoqërinë.

Nuk ka faj aq hoxha dhe radikalët e tij, sa kanë faj institucionet shtetërore e udhëheqës të tyre të cilët, me mënyrën e qeverisjes dhe qasjes ndaj problemeve, e kanë futur vendin në një krizë të thellë, të të gjitha aspektet. E kanë kthyer vendin në një pre të lehtë për të gjithë ata që duan t’i përmbushin planet e tyre të arabizimit të vendit. Për këtë shkak, pastaj, reagimet ndaj hoxhallarëve radikalë dhe diskursit të tyre publik duken si furtunë në një gotë uji.

Hoxha i Prizrenit është njëri ndër ata që nuk pajtohen me faktin se shqiptarët e kanë mënyrën e vet të praktikimit të islamit.

Përveç ndaj femrave, ligjëratat e hoxhës janë plot vrer e mllef edhe ndaj meshkujve. Ndaj të gjithë atyre të rinjve që shpojnë veshët, bëjnë tatuazhe, kujdesen për trupin e vet, e të cilët hoxha i quan “kafshë”, “hajvanë”, “magarë”, “Millorad”. Ndaj rinisë së “çoroditur” që humb kohë në “telefona të mençur”.

Por, ligjëratat e hoxhës duken pakgjë, kur krahasohen me veprime të dhunshme të radikalëve islamikë, që pretendojnë të na tregojnë se cili është islami i vërtetë.

Ata kanë rrahur hoxhallarë që nuk e pranojnë mënyrën e tyre të praktikimit të fesë, ndërkaq në ligjëratat e veta bëjnë thirrje për luftë ndaj “të pafeve”. Vazhdojnë t’i luftojnë të gjithë ata që mendojnë ndryshe dhe që nuk e pranojnë “kodin” e tyre të të jetuarit. Nuk japin mesazhe paqeje e tolerance, por bëjnë propagandë denigruese. Duan që Kosovën ta largojnë nga praktikimi i islamit tradicional dhe të sjellin një frymë dhe mënyrë jetese që s’është parë ndonjëherë këndejpari.

Ata kanë sulmuar njerëz në aktivitete publike, kanë sulmuar imamë që kanë këmbëngulur të ruhen dhe kultivohen vlerat fetare, të cilat janë trashëguar nga të parët. Dhe, gjithçka e kanë bërë me mbështetjen e heshtur të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Rastet e dhunës, bashkë me diskursin radikal (që në gojën e ndonjë hoxhe mund të duket cinik e qesharak për ata që e dëgjojnë, por është shumë tragjik), duhet të jenë alarm për të gjithë - për shoqërinë e institucionet, se sa të rrezikshëm mund të jenë ata që nuk zgjedhin mjete e as mënyra për t’i arritur qëllimet e tyre.

Të pretendosh se po bën punën e një gardiani të moralit, duke propaganduar urrejtjen ndaj të tjerëve që nuk mendojnë si ti, është e pamoralshme dhe s’ka lidhje me fe. Është e rrezikshme.

*Express*

Comments

Submitted by juli (not verified) on

Per ata djemte qe shpojne veshet e te tjera si ato qe shkruan artikullshkruesi, ai hoxha ka pjeserisht te drejte, pavaresisht nga gjuha qe perdor. ndersa ai hoxha rreket te bej policin e moralit keta djemte bejne ... e moralit. me thoni: a keni pare ndonje intelektual, vertete intelektual, te beje veprime te tilla? Jo. Atehere diferenca qendron midis njeriut dhe kafshes.

Submitted by Tani Babaxhani (not verified) on

Ne jemi myslimane europiane, here besojme here bejme sikur besojme, sigurisht nuk do te na sjelle ne rruge te mbare ky fare hoxhe injorant. Pse nuk e nisin ne Arabi, edhe ai lumturohet edhe ne jemi mire?

Submitted by arnaut (not verified) on

Ore kjo fushata kunder hoxhe Saliut s'paska te ndalur tek Gazeta Express dhe Respublica.

Mjaft o Mushkolaj se mundohesh te thuash dicka por s'thua asgje, vetem gjeneralizon e hiqesh sikur je alarmuar nga gjuha e hoxhes. Mire tha dikush ketu, po ato dhjetra kenge hip hop ku "gangsterret" kosovare fyejne femrat e Kosoves duke i qujatur ku..a e duke i objektifikuar ne kulm a nuk ju alarmojne ju gazetareve te iluminuar te Kosoves dhe grate deputete? Po kur vete politikanet e Kosoves dalin e fyejne femrat e Kosoves, dhe krejt popullin, a nuk alarmoheni?

Hoxha vertet ka perdorur gjuhen e gabuar, por qellimi i tij ka qene fisnik, ndalimi i imoralitetit ne rritje ne Kosove i cili pak nga pak po e shkaterron familjen dhe shoqerine kosovare (ju kujtohet ish-ambasadori gjerman cfare pati thene per femrat e Kosoves? "nga dy pernjehere, keshtu eshte tradita ketu" pati thene... ku ishit ju atehere e pse nuk protestuar???)

Dyfytyresia juaj eshte e shpifur.

Submitted by Lleshi (not verified) on

E po kjo eshte turlihania ku e kane futur mendimin dhe mentalitetin shqiptar Hoxhet dhe Mushkolajt ! Jane pikerisht dy anet e nje fytyre qe nuk ka moral shoqeror shqiptar ! Jane dy "importe" nga ujrat me te ndenjura dhe me te ndotura ne kufijte e territoreve shqiptare ! Njeri "vjen" nga Anadolli dhe tjetri nga Beogradi !

Po si qendron problemi me "moralin" ? Ne kete "kaos" te importuar , a ka ne te vertete "moral" shqiptari , qofte i Kosoves , qofte i Shqiperise ? Sigurisht qe ka ! Madje konstatoj me kenaqesi qe vlerat morale te ketij kombi , te cilat sot jane strukur nen presionin e "moralit te hoxhes dhe te Mushkolajve , i afrohen me se shumti "moralit" te qenies njerezore ! Sikur ato te mos deformoheshin , nga morali i importuar anti homosapiens sapiens , i Hoxhes dhe Mushkolajve , mendoj se duhet te ishin pastertisht "ajka e moralit" te homosapiens sapiensit dhe moralit universal !

Por kjo eshte nje teme e gjate qe nuk mund te trajtohet ne nje koment ! Por sa per sqarim : Mushkolajt kane "moralin" e tyre dhe Hoxhallaret e importuar kane "moralin e tyre ! Kur flasim per moralin , flasim per moralin e homosapiens sapiensit , per moralin e shoqerise njerezore ! Boll e ndoten kete "moral" keto lloj sendesh !

Submitted by Anonim (not verified) on

Neveri per Islamofobine e fabrikuar dhe parapaguar!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.