Arkiv-Opinion
Është një rast që nuk vjen më
Zgjedhja e kryetarit të Partisë Demokratike, më 22 korrik, është një rast i artë, nga ku mund të përfitojnë shumë njerëz edhe grupe. Mijëra vetë habiten se përse shqiptarët nga jashtë formacionit politik të Berishës shqetësohen dhe japin mendje mbi thagmën që bëhet atje për zgjedhjen e kryetarit të ri.
Në kohën e gabuar?
Në bisedë me një gazetar gjerman që mbuloi zgjedhjet në Shqipëri mora një pyetje, për të cilën e kam gjithnjë e më të vështirë të përgjigjem. A kanë respekt shqiptarët për dijen dhe librin? Në tekstet shkollore jemi rritur duke thënë PO. Në konferenca, botime apo aktivitete me ngjyrë patriotike gjithashtu themi PO.
Opozita Berisha dhe lojërat me manekinë
“Do të bëhej vërtet një reformë e madhe në politikë, sikur urtësia të përhapej dot aq lehtë dhe aq shpejt sa përhapet marrëzia”
- Uinston Çërçill -
Në kujtim të heroit Bekim Berisha
Bekim Berishën e kam takuar për herë të parë në Zagreb më 1991. Me të më njohu bashkëluftëtari i tij Arif Krasniqi nga Prishtina, të cilin atëherë e quanim Hitler.
Emrin e Bekim Berishës e kisha dëgjuar 1 javë para këtij takimi gjatë një ligjërate të profesorit tim në studimet pasuniversitare ne Universitetin e Zagrebit.
Bekimi i vlefshëm sa 500 luftëtarë kroatë
Profesori sapo ishte kthyer nga fronti kroato-serb ku kishte marre pjesë në simulimin kompjuterik të hedhjes së raketave në drejtim të serbëve.
Peshore e Lente Zgjedhjesh
Zgjedhjet parlamentare kanë mbaruar. Bashkë me to edhe mbajtja e frymës pezull dhe padurimi për të mësuar rezultatet e një gare politike me rëndësitë dorës së parë për të ardhmen e Shqipërisë.
Marrja e rolit të xhelatit
Para një viti lajmet dominoheshin nga premtimi qeveritar për përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës. Më 10 shtator 2012 trumbetohej se si Kosova tash e ka pavarësinë e plotë dhe se u hoq mbikëqyrja ndërkombëtare.
Transit dhe në tranzicion
Zgjedhjet përfunduan, fituesi dihet, palët kanë pranuar rezultatin dhe tashmë pritet vetëm formaliteti dymujor. Duhet pritur java e parë e shtatorit që pala fituese të krijojë qeverinë dhe pala humbëse të sillet si opozitë. Janë dy muaj trasit midis dy pushteteve, atij që ikën dhe atij që vjen. Dhe pa kaluar dhjetë ditët e para ka nisur debati i zakonshëm: qeveri në ikje që merr vendime dhe vijon punën normale, qeveria që vjen që reagon duke paralajmëruar anullimin e këtyre vendimeve. Cila palë ka të drejtë? Si janë praktikat shqiptare dhe perëndimore? Cila është zgjidhja afatgjatë?
Trashëgimi mjekrrash e nofullash
Një vajzë 11 vjeçare amerikane, e quajtur Grejs Bedell, i shkruante Abraham Linkolnit përpara se ai të zgjidhej President i Shteteve të Bashkuaratë Amerikës:
“I nderuar Zoti Abraham Linkoln,
Babai im sapo u kthye në shtëpi dhe na solli fotografinë tuaj. Unë jam 11 vjeç dhe kam dëshirë që Ju të zgjidheni President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. A keni ndonjë vajzë që është në moshën time? Po qe se keni jepini asaj dashurinë time dhe i thoni të më shkruajë, nëse ju keni mundësi të më ktheni përgjigje.
Rama është ok, por duhet më pak optimizëm e amatorizëm
Rama e ka përuruar me mesazhe të paqta e ngushëlluese stinën e tij. Në të gjitha herët që ka folur, ka synuar të përcjellë idenë, se epoka konfliktuale e politikës ka ikur njëherë e mirë.
Dy sugjerime per "garen" Basha-Olldashi
Sic ishte parashikuar ka nisur "gara" midis kandidateve zyrtar per kryetar ne PD. Jane dy emra publike, dy politikane me karriere politike, dy ministra, dy kandidate per kryetar bashkie Tirane, dy njerez me prezence ne media dhe protagoniste ne disa fushata elektorale. Ata kane nisur me takime ne cdo dege, rreth, bashki, etj. Me idene se po garojne duke prezantuar programin e. tyre. Per kete investohen mijera njerez: media e militante, zyrtare qendrore dhe lokale, stafe ministrore e bashkiake, shume prej te cileve "detyrohen" te jene prezent ne 20 minutatat e prazantimit pa pyetje.