Dy sugjerime per "garen" Basha-Olldashi

Postuar në 11 Korrik, 2013 00:19
Afrim Krasniqi

Sic ishte parashikuar ka nisur "gara" midis kandidateve zyrtar per kryetar ne PD. Jane dy emra publike, dy politikane me karriere politike, dy ministra, dy kandidate per kryetar bashkie Tirane, dy njerez me prezence ne media dhe protagoniste ne disa fushata elektorale. Ata kane nisur me takime ne cdo dege, rreth, bashki, etj. Me idene se po garojne duke prezantuar programin e. tyre. Per kete investohen mijera njerez: media e militante, zyrtare qendrore dhe lokale, stafe ministrore e bashkiake, shume prej te cileve "detyrohen" te jene prezent ne 20 minutatat e prazantimit pa pyetje. Ata ftohen, degjojne, duartrokasin, bejne ndonje foto dhe kaq. Cdo takim ka kosto financiare, megjithese lajmi e pamja mbeten te njejta.

Ne ndihme te "garuesve" dhe atyre qe ne prapaskene drejtojne fushaten e tyre konkurruese, në ndihmë të procesit dhe interesit mediatik e politik, në ndihmë edhe të stinës së verës dhe transparencës publike - kam një propozim të thjeshtë: nuk ka nevojë për garë, as për salla, udhëtime, shpenzime, stafe, spote, dekor apo rivalitet mediatik. Mjafton që kandidatët të bëjnë dy gjëra:

E para, të bëjnë një program të shkruar se cili është vizioni dhe pozicioni i tyre për politikën, për PD, për zgjedhjet që ikën, për humbjen, për aleatët, për ekonominë, për demokracinë...cfarë mendojnë ata për të partinë që duan ta drejtojnë, për anëtarët, për forumet, për votën e fshehtë, për statusin, për programin politik, për deputetët, për dorëheqjen në rast humbjeje, për drejtimin me dy mandate, për rastet e korrupsionit brenda llojit, për defektet e qeverisjes dhe funksionimit politik, për aleancën e vjetër e të re me LSI, PAA apo depuetetët prurje nga PS, për aleancën e tanishme dhe zgjerimin e saj më 2015/2017, për SHBA dhe BE, për shtetin, pushtetin, qytetarët, kombin, taksat, borxhet, privatizimet...etj. Këto përgjigje janë thelbësore për një fillim të ri ose reformim politik. Ikja prej tyre është ikje prej realitetit, prej politikës, prej garës së vertetë dhe prej përgjegjësive të sotme e të nesërme.

E dyta, le të shmangin garën populiste dhe fiktive në rrethe dhe të prenotojnë 2-3 debate publike televizive me media e gazetarë profesionistë, me ekspertë të politikës apo një moderator jashtë selisë politike. Nuk ka rëndësi nëse bëhet në studio TV apo në auditor universitar, në sallën e mbyllur në PD apo në kinoklub Studenti. Rëndësi ka të ketë kulturë debati, të hiqet dorë nga monologu dhe të kalohet në dialog. Rëndësi ka që aty të flasin, të debatojnë e të shohim direkt dhe pa censurë apo kaseta -porosi se ku dallojnë nëse kanë dallim, cfarë mendojnë nëse kanë mendim, cfarë propozojnë nëse kanë ide, cfarë i bën favoritë nëse janë në garë, cfarë i bën të djathtë nëse janë të tillë, cfarë i ndryshon nga e majta dhe të tjerët nëse ka ndryshime. Gabim nëse do vijohet me fjalime boshe, shumë fjalë dhe asgjë konkrete, shumë fjali dhe asgjë që të mbetet në mendje, shumë salla me njerëz dhe asgjë që të bën optimist.

Politika kërkon akte, përmbajtje, përgjegjësi. Ndryshe nuk ka politikë, ka imitim të pjesës së saj më spekullative dhe populiste. Kryetar mund të emërohesh, mund të zgjidhesh, mund të punosh, por lideri dhe lidershipi kërkojnë cilësi të tjera, - përgjegjësi, aftësi, vizion, integritet, kurajë, transpancë, sens mase, përballje me sfidat, akte morale dhe sjellje institucionale...Cilësi që ende nuk i shohim as së bashku, as të ndara.

Comments

Submitted by lule (not verified) on

Aktualisht, kanditati i preferuar dhe pretendenti per kryeminister ne zgjedhjet e ardhshme ka nje shtetesi hollandeze. Eshte normale kjo per nje kryeminister?

Ne eventualitetin qe duhet hetuar per ndonje rast korrupsioni, a e shpeton kjo gje ate dhe a kufizon hetimet ?

A duhet te kete ndonje ligj per gjithe ata qeveritare, drejtues te larte si anetare gjykate, kryeprokuror, kryeminister etj per kete gje? Munden ata te kene 2 shtetesi?

Submitted by Bashkimi (not verified) on

Bravo Afrim.

Submitted by Nga larg (not verified) on

Z. Krasniqi, shume po u kerkoni. Si per dy gjerat qe duhet te bejne, ashtu edhe per cilesite qe duhet te kene.
Le te jemi serioze. Nuk kane asnje nga keto cilesi. Dhe nuk jane te afte te bejne asnje nga ato dy gjerat.
Por ju Z. Krasniqi, si gjithmone teper i sakte. Respekt.

Submitted by Ti Afrim flet s... (not verified) on

Ti Afrim Krasniqi mire e ke,

por ti flet dhe sugjeon sikur PD te ishte Parti demokratike!

Po te ishte ashtu, nuk do ishin as njeri as tjetri nga kandidatet,

se nuk do ishte as berisha!!!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.