Arkiv-Opinion

Priftërinjtë e rinj të gjuhës shqipe

Postuar në 17 Korrik, 2013 07:00

Para ca ditësh më ra në sy një artikull me titullin “Dom, shih grigjën tënde!” me autor Rami Memushajn. Kur mbarova së lexuari shkrimin, e kisha të pamundur të besoja se ajo pak-më-shumë-se-zhgarravinë dilte nga pena e një “akademiku”. Po të kisha qëlluar gjuhëtar, nuk do t’i isha përgjigjur, sepse një gjuhëtar që ka respekt për veten e vet, nuk bën polemikë me një shkrim aq të dobët. Pra, nuk po i përgjigjem si gjuhëtar jo vetëm pse s’jam i tillë, por edhe se atij shkrimi i mungon niveli për një përgjigje të tillë.

Trazira në Parajsë

Postuar në 17 Korrik, 2013 02:54

 

Pickimet e tërthorta të Olldashit

Postuar në 16 Korrik, 2013 10:23

Zakonisht, një përballje brendapartiake për postin më të lartë, që ta meritojë termin në fjalë (pra përballje), mbart me vete pritshmërinë e kuptueshme që dy kandidatët përveçse të ofrojnë platformat e tyre dhe në bazë të tyre të kërkojnë konsensusin e anëtarësisë, të pikasin dhe veçojnë edhe momentet ku secili syresh nuk bie dakord me rivalin. Është normë kjo në garat “primaries” brenda republikanëve apo demokratëve në SHBA, apo parti të mëdha europiane.

E përpjeta elektorale e PD-së në 2015-ën

Postuar në 16 Korrik, 2013 06:55

/sites/default/files/imceuploads/respubli_chart1.png

Lërini vetëm facebook-un

Postuar në 16 Korrik, 2013 04:26

Që flaka të shuhet nuk duhet të ketë oksigjen. Ky është një parim universal. Edhe si dikushi që i ka vënë flakën shumë gjërave në Shqipëri, Sali Berisha, ka nevojë të mos i jepet oksigjeni. Fjala është për oksigjenin mediatik.

Berisha i rënë tashmë formalisht nga fiku, ende është prezent, thuajse çdo ditë, herë si kryeministër me çelësat e kashtës në dorë, e herë si Lider i Madh i një “populli budalla”, që ka bërë gabimin e jetës, duke e hedhur në knock-out më 23 qershor, sipas ithtarëve të tij!

“Riciklimi dhe Rilindja”

Postuar në 16 Korrik, 2013 03:59

Jemi një vend super-riciklues. Vërtet nuk riciklojmë thuajse asnjë material (na pëlqen të konsumojmë me epsh), por ama riciklojmë njerëzit. Domethënë, bëjmë të kundërtën e asaj që duhet bërë. Në perëndim(ku duam të hyjmë nga oxhaku edhe pasi na mbajnë mbyllur dyer e dritare)riciklojnë sendet, por jo njerëzit. Një politikan i inkriminuar, një sipërmarrës mashtrues, ca të rinj hajdutë, ca ish ministra të përlyer, shoqëri civile e korruptuar me projekte, figura televizive që askush nuk i ka besë -kujtdo që ka shkelur një herë në dërrasë të kalbur, nuk i jepet më shansi të rikthehet.

Na që na dhemb, po u themi atyne që s’u dhemb

Postuar në 15 Korrik, 2013 04:45

Të mos ishte mnyra e pahirtë e përgjigjes së nji pedagogu universitar ndaj nji kleriku të ri, i cili, për sa e njofin, po dëshmon shum dhunti e virtyte krijimtare, as që do ta kisha marrë mundimin me shkrue tashti në ket bisht stine, kur njerzit s’e kanë fare mendjen për punë të holla. Por meqë tranzicionin kultural nuk presim të na e realizojë askush, as si substancë e as si konsulencë, po e mbajmë të gjallë debatin e dialogun pa dallim stine, çasti dhe konjunkture.

Burri që refuzon pensionin politik

Postuar në 15 Korrik, 2013 04:33

Në politikë thuhet që prej zanafille se “hija” e një politikani ndodh shpesh të pengojë më shumë se prezenca e tij. Ka ditë që në mjedisin politik shqiptar po evidentohet si e provueshme kjo e thënë. Dhe natyrisht që ka lidhje me politikanin e dalë në pension, i cili refuzimin e pensionit të vet politik shpejtoi ta shpallte qysh në tekstin e dorëheqjes. Një dorëheqje e cila shënonte për komunikimin e tij politik edhe rastin e rrallë të një teksti të shkruar. Një tekst të cilin e lexoi në çastin e një vendimi të pazakontë dhe, në shumicë, të pamenduar prej qytetarëve të vendit.

Shila dhe Karibda e Ramës

Postuar në 14 Korrik, 2013 11:30

Në mendimin ekonomik post-marksist, kanë konkuruar dy shkolla të kundërta rreth rolit të shtetit në zbutjen e cikleve të ekonomisë së tregut – ajo fiskale dhe ajo monetare. Nobelisti John Maynard Keynes ishte themeluesi i shkollës së mendimit ekonomik që i sheh politikat fiskale si instrumentin kryesor të ndërhyrjes së shtetit në rastet kur rritja ekonomike frenohet dhe hapja e vendeve të reja të punës vështirësohet. Ndërsa nobelisti Milton Friedman ishte themeluesi i shkollës së mendimit ekonomik që këtë rol ia njeh politikave monetare.

Reformimin e administratës nuk e pengojnë dot këta që ikin; por ...

Postuar në 14 Korrik, 2013 04:21

Administrata publike në periudhën postkomuniste ka qenë e rekrutuar në një masë të madhe me një logjikë partiake dhe ky fakt përbën një nga mëkatet më të rënda e më evidente që janë kryer këto kohë. Dhe ky mëkat është nënvizuar ca më shumë gjatë dy legjislaturave të fundit. Administrata e sotme që kemi trashëgim nga ata që kanë qeverisur këtë vend për tetë vite me radhë është më e korruptuara dhe më e paafta që kemi pasur ndonjëherë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion