Arkiv-Opinion

Shkodër-Lezha s’e shpëton dot të djathtën nga përmbytja

Postuar në 21 Korrik, 2013 05:04

Në të hyrë të saj, u duk si një verë e ndryshme elektorale. Shumëkush u mrekullua nga lehtësia me të cilën u afishua fituesi dhe humbësi i garës. Berisha uroi Ramën për fitoren, kurse ky i fundit e falënderoi kryeministrin “për të mirat që ka bërë”. Dukej një klimë idilike e një vendi dhe epoke tjetër, por nuk qe e thënë të zgjasë. Në 48 orët e fundit, gjithçka është kthyer në “normalitet”.

Disa kujtime nga Shtëpia e Bardhë dhe një histori me ‘Rasputinin’ Kastriot

Postuar në 21 Korrik, 2013 03:35

Vizita e fundit në Shtëpinë e Bardhë

Takimi im i fundit, si ambasador i Shqipërisë në Uashington, me Presidentin e Shteteve të Bashkuara ndodhi më 14 mars 2005. Ndryshe nga herët e tjera, atë mbrëmje Zonja e Parë dhe Presidenti Bush na pritën në fillim të aktivitetit dhe jo pas tij. Po kështu, takimi dhe fotoja zyrtare me ta u bënë në Dhomën e Pritjeve Diplomatike, në katin e parë të Shtëpisë së Bardhë, dhe jo në ndonjë nga sallonet e katit të dytë si zakonisht.

Fundi i partive historike?

Postuar në 21 Korrik, 2013 02:05

Në gjuhën politike “parti historike” quhen partitë e trashëguara nga periudha e Luftës së Dytë Botërore. Të tilla ka pasur në çdo vend ish komunist, kryesisht për shkak të përplasjeve të mëdha midis forcave komuniste dhe nacionaliste. Të parat morën pushtetin dhe drejtuan me dorë të hekurt, të dytat u ndaluan, u dënuan ose u detyruan të veprojnë në emigracion. Të njëjtën praktikë ndoqën edhe partitë historike shqiptare. Partia Komuniste qëndroi në pushtet 46 vjet, ndryshoi programin, emrin dhe strukturën vetëm më 1991.

Mirëkuptoni Lubonjën..., më shumë ti Ramush!

Postuar në 20 Korrik, 2013 12:22

Në polemikën me Ramush Haradinajn, Fatos Lubonja trazoi edhe njëherë shpirtin shqiptar, duke kërkuar ta çlirojë atë nga vargonjtë e pafajësisë absolute dhe pseudo-qibarllëkut alla shqiptar, qoftë edhe për një çështje mjaft sensitive, siç është raporti shpeshherë tejet gri mes të vërtetave në një luftë për jetë a vdekje mes dy popujsh apo kombesh, siç ishte ajo që ndodhi në Kosovë, ku Ramushi ishte një nga figurat kryesore të saj.

A asht kleri shqiptar e keqja e këtyne 100 viteve pavarësi?

Postuar në 20 Korrik, 2013 05:14

Para disa ditësh prej shtyllave të kësaj të përditshme, R. Memushaj i kishte lëshue mbarë e mbrapsht bataret e tija, tue shpalosë nji shpirt konservator plot me paragjykime që e randojnë mendjen e nji shkencëtari. Nuk asht se prej tij mund të pritej që të shkruente ndryshe, mbasi tashma arsyet e Memushajt ma shumë se shkencore janë anagrafike; kur njeriun e rren mendja se ka ba diçka kthehet vetvetiut në konservator e paragjykimet janë shqyti ma i lirë në tregun e shumicës.

Përdhosja e shoqërisë civile është fatale

Postuar në 20 Korrik, 2013 05:10

Këto ditë të ngarkuara me dhunë ekstreme që kulmojnë me ngjarje tejet të rënda ku jeta këputet si të ishte një fije bari, përmbi problemet e mahisura të shqiptarëve shfaqet edhe një sulm i telekomanduar ndaj shoqërisë civile, për ta zhveshur atë nga petku i së mirës dhe për ta kthyer atë në hiçmosgjë. Kjo është e qartë, kur media merret me një akt banal duke e ngritur banalen në lartësinë e artit, njëlloj siç bën me muzikën banale apo me thashethemet banale që bëhen thelbi i jetës shoqërore të vendit, ndërsa nuk kanë asnjë vlerë praktike.

Ngjashmëri negative të rotacionit

Postuar në 19 Korrik, 2013 06:14

Në korrik 2005 u bë rotacioni politik me ikjen e PS dhe ardhjen e PD në pushtet. Më 2013 po ndodh e kundërta, ikën PD dhe vjen PS. Në dy rastet kemi dy muaj tranzicion pushteti, kemi debate mbi kohën e gjatë në pritje dhe mbi abuzimet që qeveria në detyrë mund të bëjë. Kjo ndodh në politikë, sidomos kur nuk ka kujtesë politike e publike. Sot PS akuzon PD se po zgjat procesin zgjedhor me ankimime dhe po abuzon me pushtetin dymujor, se mazhoranca e re duhet të marrë sa më parë përgjegjësinë e qeverisjes.

Letër demokratëve

Postuar në 19 Korrik, 2013 05:06

Është jashtë çdo dyshimi që ju, demokratë, po kaloni kohën më të vështirë politike që pas vitit ‘97. Duke përjashtuar shkakun, më 23 qershor PD-ja u trondit po aq rëndë sa në atë vit. Në vitin 2013, përmasat e humbjes së mbështetjes popullore kanë arritur pothuajse madhësinë e vitit ‘97, në të cilin, dhe kjo nuk duhet harruar, PD-ja nuk kishte komisionerë në gjysmën jugore të trupit të shtetit.

Ka filluar apo jo Konsulenca Blair?!

Postuar në 18 Korrik, 2013 02:34

Ndoshta unë nga që raportoj nga Londra do isha parimisht në një pozicion më të përshtatshëm për të dhënë një përgjigje sado të vërtetë rreth kësaj enigme, si ato të Agatha Kristit .

Por një sërë faktorësh që lidhen më shuma të panjohura monetare në këtë lojë, nevoja për ruajtje sekreti, dhe një mentalitet dhe mungesë transparence, mund të shpjegojnë vështirësitë për shkuarjen deri në fund të këtyre pikëpyetjeve që duan përgjigje nga publiku shqiptar.

Përtej debatit ministër vs deputet

Postuar në 18 Korrik, 2013 02:14

Në pritje të qeverisë së re u krijua debati më i ri politik dhe kushtetues lidhur me idenë e kryeministrit të ri Rama për ndarjen e posteve legjislative dhe ekzekutive. Ky është debati i parë serioz në 22 vjet pluralizëm. Më parë (2009) ka pasur një debat të pjesshëm nëse kryetari i atëhershëm i bashkisë Tiranë mund të ishte edhe kryeministër nëse fitonte zgjedhjet. Juristët ishin në një mendje se një gjë që nuk ndalohet nga kushtetuta e ligji lejohet të aplikohet. PS humbi zgjedhjet kështu që debati mbeti sipërfaqësor.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion