Arkiv-Opinion
Mos jam martuar vallë me Wikipedian?
Çdokush prej nesh, teksa punon e lipset të verifikojë një emër apo një datë, i falet Wikipedia-s në Internet. Për një grusht profanësh, më duhet të kujtoj se Wikipedia është një enciklopedi on line, e cila shkruhet e rishkruhet prore, nga vetë përdoruesit e saj. Ia vlen të përmendim se kur ju kërkoni një zë, bie fjala, "Napoleoni" dhe vëreni se të dhënat janë të paplota apo të pasakta, mund të regjistroheni, t'i korrigjoni dhe ky zë pastaj ruhet ashtu, sikurse e ndryshuat ju.
Fundi i Namazgjasë
Pas nisjes së punimeve për ndërtimin e Xhamisë së Tiranës, Namazgjaja si objekt publik me funksion të caktuar social dhe kulturor do të mbetet dhe për disa kohë në memorien kolektive të këtij qyteti. “Tiranasit babaxhanë të marrin hasrat nën krahë e të dalin për falje”, siç thoshte A. Klosi në një artikull i shqetësuar mbi fatin e saj, nuk do t’i përfytyrojmë dot më, pasi atje tiranasit dhe të tjerë do të falen në tapetë të gjerë dhe nën kubenë e lartë.
Si Hasani i grave
Zoti Kryeministër në ikje, nga anët e mia, andej nga Mati thuhet një shprehje tallëse. Ja dëgjoja gjyshes në fshat kur ironizonte ndonjë komshi që e tepronte me llafe grash. “Është bërë si Hasani i grave” –thoshte gjyshja ime rahmet pastë. Nuk e pyeta kurrë se kush ishte e ç’kish bërë në jetë ky Hasani që emri i kish mbet ne histori si Hasani I grave dhe të shkretit turpi e tallja s’ju shqit as nën dhe.
Olldashi e Co. nuk prodhojnë dot skizmë në PD
“PD-ja do çahet”, dëgjohet të thuhet pas kritikave që i bëri Sokol Olldashi procesit zgjedhor brenda PD-së dhe pas intervistës që dha Astrit Patozi në studion e Sokol Ballës. Me sa duket, ishin tonet e forta kritike të Olldashit e Patozit që e krijojnë këtë ide. Dhe nuk janë të paktë ata që mendojnë se “Olldashi/Patozi nuk do përdornin këto tone kritike, nëse nuk do kishin pikasur një klimë të qartë pakënaqësie brenda PD-së, nëse nuk do ishin të sigurt se ka dhe të tjerë që mendojnë si ata, nëse nuk do të kishin mbështetjen dhe inkurajimin e këtyre të fundit”.
Thyerja e rrethit vicioz
Ndonjë vit para çdo palë zgjedhjesh parlamentare në Shqipëri, hidhet për diskutim çështja e “polit të tretë”; ndryshe, një grupim politik alternativ ndaj dy kampeve kryesore, socialistëve dhe demokratëve. Thellë-thellë, kur rihapet kjo dosje, fshihet shpresa që ky pol imagjinar t’ua ngrijë buzëqeshjen dy partive të mëdha, pra të marrë votat e nevojshme për të qeverisur, duke e shkundur kësisoj bipolaritetin PS-PD dhe alternimin e tyre në pushtet.
"Fatkeqësisht linda në Greqi..."
Titulli i këtij shkrimi përmbledh një koment të shkurtër, shkruar nga një vajzë 14- vjeçare, Ana Ducka, në website-n e gazetës ‘Tribuna’: “Fatkeqësisht linda në Athinë. Jam 14 vjeçe dhe dua të vete në Shqipëri për pushimet e verës… Po kam shumë frikë se mos ngelem atje. Si do na vejë halli? A thua shteti do të preokupohet për ne?! Besoj se zoti Edi që mori votat diçka duhet të bëjë tani, se po kaloi edhe gushti, ç’kuptim ka?”.
Të luftosh korrupsionin në Shqipëri: Ku je o Superman?
Kryeministri i ri i Shqipërisë, Edi Rama, ka trashëguar një qeveri dhe një vend në prag të kolapsit social dhe financiar. Partia Demokratike në largim ka tharë financat e shtetit, ka forcuar lidhjet mes qeverisë dhe mafies dhe ka krijuar një shtet të qeverisur nga ligjet e Partisë Demokratike. Për të mbushur arkën e tharë të shtetit dhe për të tërhequr investimet e huaja- kaq shumë të nevojshme, Rama e ka vendosur si prioritet kryesor luftën ndaj korrupsionit.
Sfida antikorrupsion e qeverisë 'Rama'
Në bilancin e qeverisë Berisha në largim, një nga treguesit më të këqij është korrupsioni sa galopant, aq edhe epidemik. Krejtësisht në kundërshtim me premtimet e dhëna në vitin 2005, se do qeveriste me duar të pastra dhe me tolerancë “0” në luftën kundër korrupsionit, Berisha rikthehet në opozitë, duke lënë pas një shtet edhe më të korruptuar se ç’e mori nga Fatos Nano. Shqipëria është zhytur edhe më poshtë në klasifikimet ndërkombëtare, duke iu afruar grupshteteve më të korruptuara në botë.
Kundër Zotit të Majmunëve
Kam vënë re se artikujt me “rilindje” në titull nuk klikohen më. Kjo është shenjë e mirë dhe e keqe. E mirë, sepse propaganda me “rilindje” nuk josh më. E keqe, sepse frigohem se bashkë me një farë neveritjeje me mbipërdorimin e termit politik “rilindje”, njerëzit thjesht kanë hequr dorë. Më ka shqetësuar gjatë mungesa e protestës reale në Shqipëri, përveç ndonjë shkreptime të veçuar e të dhimbshme si 21 janari.
Sfidat e Lulzim Bashës
Me shumë të drejtë, figura deri më tash të një rëndësie të caktuar të Partisë Demokratike, vazhdojnë të analizojnë procesin më të fundit zgjedhor të këtij subjekti politik. Ka brenda këtij angazhimi dëshirë për protagonizëm të orës së fundit, dëshirë për shkëputje nga hija e rëndë e Sali Berishës që errësonte këdo, ka vullnet të mirë, ka frustrim, ka gjithçka.