Arkiv-Opinion
Ushtarakëve u takon “odeoni” i tyre, por një odeon ndryshe
Ndonse sot komercializmi në shtyp ka dëshmuar se pothuaj e gjithë Shqipëria ka qënë “e veshur” me reparte ushtarake, emri SHQUP i rezistoi kohës, e u kthye në pikë referimi për të nxehur më shumë në gushtin e kësaj vere. Artikulimi që po bëhet me SHQUP, më shumë se këdo, po anatemon ushtarakët si qytetarë nën uniformë në Shqipërinë e mijëvjeçarit të tretë. E, në këtë kontekst, koha dhe vendodhja krijojnë këtë tymnajë, ku gjithkush mundohet sipas idesë e mënyrës për të definuar të drejtën, apo jo atë si të tillë.
Presidenti – përtej një deklarate verore
Presidenti i Republikës ka reaguar për herë të parë ndaj debateve publike që lidhen me funksionin e tij. Një ditë më parë eksponentë politikë, civilë dhe media kritikuan vendimin e tij për dekretin mbi SHQUP-in, hodhën dyshime për konflikt interesi në procesin e kthimit të selisë aktuale të PD tek pronarët, si dhe lajmin për shtesa në fondin financiar të presidencës. Presidenti reagoi ashpër, tha se ndjehet nën sulme, shantazh dhe presione nga mazhoranca e re (ende pa pushtet) dhe më poshtë sqaroi pikën e tretë të kritikës, atë që lidhet me fondin rezervë.
Punë çorbash
Ajo që bënë njerëzit e “Agimit të Artë” në Himarë para pak ditësh ishte thellësisht poshtëruese për shtetin shqiptar. Rrjedhimisht, është krejt e përligjur indinjata e madhe dhe shpesh pak e verbër që përfshiu opinionin tonë publik. Një shtet i poshtëruar e shpërndan dashje pa dashje erën e vet të keqe nëpër hundët e të gjithë shtetasve të vet.
Index Librorum Perditorum
Libra në panair
Një vit pas…
…E kam shumë të vështirë të shkruaj, ndërkohë që ndjej nevojë të papërshkruar ta kujtoj mikun tim. Por ç’të shkruaj. Ku ta nis e ku ta përfundoj letrën. Me ç’ta mbush, kur kam aq shumë për të dëftuar…
***
Pse Ismail Kadare duhet të jetë fitues i Nobelit për Letërsinë 2013
Unë duhet ta urrej Ismail Kadarenë. Duhet ta urrej sepse jam maqedonase, kurse ai është shqiptar, ndërsa dy popujt tanë kanë qenë armiq për shekuj me radhë dhe kanë luftuar mes tyre jo më larg se një dekadë më parë. Duhet ta urrej sepse në një takim të kohëve të fundit të qendrave ndërkombëtare PEN, në Bled të Sllovenisë, ai ishte i vetmi që refuzoi të nënshkruante një peticion që kërkonte njohjen e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues, peticion që u nënshkrua nga të gjithë shtatëdhjetë shkrimtarët anëtarë të PEN-it, ndër të cilët edhe pesë shkrimtarë të tjerë shqiptarë.
Çfarë po ndodh me median?
Mediat? Një fushë ku do ketë zhvillime të forta në muajt e ardhshëm. Nuk do tu shmangemi dot lajmeve mbi “lajmëtarët”. Ne ndërkohë, le të hedhim një vështrim të shpejtë dhe shumë modest mbi situatën e sotme në median e shkruar dhe atë vizive
Inflacioni i regjistrimeve në universitetet shqiptare
Në një analizë të botuar në gazetën “DITA”, Fatos Tarifa prezanton disa shifra paradoksale rreth regjistrimit në universitetet shqiptare. Kështu, sipas Tarifës, Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Tiranës (UT) ka 10 mijë studentë - më shumë se sa universiteti i Princetonit me 7500. Por, ndërsa këtyre 7500 studentëve në Princeton u japin mësim mbi 1170 pedagogë (raporti: 1 pedagog për 6-7 studentë), në UT japin mësim 150 të tillë (raporti: 1 pedagog për 65 studentë). Ky raport, sipas Tarifës është tipik për vendet e “Botës së Tretë”.
Trekëndëshi
Në ditët e tij opozitare, ka qenë një nga kritikat apo vërejtjet ndaj Ramës mungesa e orientimit në politikën e jashtme, apo “mangësia në çështje të diplomacisë”, stimuluar mbase edhe nga zëra brenda selizë rozë, e aq më shumë jashtë saj. Në cilësinë e kandidatit për kryeministër para zgjedhjeve, dhe të kryeministrit të ardhshëm tani së fundi, Rama kreu disa vizita e takime (e do të kryejë të tjera) që përvijuan menjëherë skeletin e politikës së re të jashtme të qeverisë shqiptare, e paralelisht shkaktuan edhe debatet e para lidhur me këtë çështje.
Mbi Vrasësit e Tjerë
Lubonja sall sa ka thënë diçka që duhej ta kishim thënë ne. Për këtë duhet t’i jemi mirënjohës, pafundësisht mirënjohës. Unë për veten, PO.
Kam frikë se është goxha e pa mend (ama duhet prapëseprapë) që ca injorantëve dhe maskarenjve (politikanë, intelektualë, zyrtarë të ndryshëm apo qytetarë të thjeshtë) t’ua themi sa për ta thënë se Fatos Lubonja është një intelektual i rrallë, idealist dhe mbrojtës i të drejtave të njeriut. Janë parime të cilave këta të parët u qëndrojnë larg me e pa vetëdije.
Shumica sidomos me vetëdije.