Arkiv-Opinion

Pushteti u ndërrua por konflikti mbeti

Postuar në 07 Shtator, 2013 06:04

Edhe pak ditë dhe do kemi një qeveri të re, si dhe një Parlament me një konfigurim të ri. Ata që deri dje ishin shumicë, do jenë pakicë dhe e kundërta. 

Qoftë 500, qoftë 5 fëmijë, nuk janë gurë!

Postuar në 06 Shtator, 2013 05:36

“Së bashku ne do t’i gjejmë ata.” Ky është slogani që përsëritet çdo 25 maj, përcaktuar si Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve të Zhdukur. Sot nuk është ajo datë, por fëmijët e zhdukur nuk bëjnë apel vetëm në përkujtimoret e tyre. Çështja “Agia Varvara” u risoll vrullshëm në median shqiptare. Vrullshëm për ta rimbyllur, apo vrullshëm për ta rihapur? Kjo është pyetja! Përgjegjësit kanë synuar prej kohësh ta trajtojnë si një gur të hedhur në lum nga një OJF, në një lum, ku i pari “budalla” që u hodh ishte Ombudsmani.

Fshesat dhe bregdetet

Postuar në 05 Shtator, 2013 06:14

Në pranverën e 2005-ës, ndërsa PS-ja hyri në fushatën elektorale, kryetari i bashkisë së Tiranës Edi Rama kishte një fushatë të vetën. Nuk e kam fjalën për pjesëmarrjen sporadike nëpër takimet e kandidatëve socialistë që i kishte miq, por një debat të madh që kishte për protagonist Ramën, mbi procesin e saposhpallur të legalizimit të shtëpive me leje në kryeqytet. Historia shkoi si shkoi, dhe këtë proces e trashëgoi Partia Demokratike, e cila i shndërroi legalizimet në një kazan të madh votash elektorale, favoresh personale e të ardhurash.

100 ditët e Berishës

Postuar në 05 Shtator, 2013 02:26

Këto 100 ditë pamë me saktësi histerike tërësinë e formës së qeverisjes së Sali Berishës. Sikur të kishte qenë mbret dhe të kishte mbretëruar hegjemon, siç do të dëshironte, nuk do të kishim patur rezultat më të mirë në kuptimin e botëkuptimit të tij për pushtetin. Mirëpo, që mos ta kthejmë këtë vërejtje në goditje shumë personale, duhet të themi paraprakisht se ai nuk ishte (është?) fenomen i izoluar.

Liria banale e të menduarit

Postuar në 04 Shtator, 2013 03:23

Ky shkrim i dedikohet Xenit, këshilltarit të Edi Ramës, jo për ta mbrojtur atë, por për të denoncuar një gjuhë të poshtër, që më ngjajnë në ata që dikur shkruanin serbisht kundër Xenit kur i vetëm debatonte me intelektualët racistë serbë. Tash të tjerët që jetojnë në Kosovë, shajnë me të njëjtën mënyrë të të menduarit, vetëm se këtë herë përdorin shkronja shqipe.

 

Diku Hegeli flet për “lirinë banale të të menduarit”.

Problemi elektoral i të djathtës në zonat rurale

Postuar në 03 Shtator, 2013 05:59

Rezultati i zgjedhjeve për kryekomunarin e komunës Rrethinat në qarkun e Shkodrës, të cilat u zhvilluan të dielën që shkoi, duhet të shërbejë si një kambanë alarmi e fortë për të djathtën. Jo sepse zgjedhjet u fituan nga kandidati socialist – sepse kjo gjë pritej pas rezultatit të 23 qershorit në atë komunë – por ngaqë pjesëmarrja e votuesve të djathtë të Rrrethinave ra ndjeshëm të dielën, krahasuar me 23 qershorin.

Aktet politike që mungojnë

Postuar në 03 Shtator, 2013 05:22

Mazhoranca e re dhe sidomos kryeministri i zgjedhur kanë shprehur mese njëherë angazhimin e tyre publik për dhënien fund të praktikave abuzive me ligjin dhe krijimin e një kulture të re ligjore dhe meritokracie në administratën publike. Ata kanë pasur të drejtë kur kanë akuzuar qeverinë në ikje për politizim të administratës, presione politike ndaj saj, shkarkime me motive joligjore dhe në shumë raste edhe procedura të dyshimta rekrutimi. Midis të drejtës politike dhe retorikës elektorale dhe zbatimit praktik të premtimeve ka pasur dhe vijon të ketë diferencë të dukshme.

Obama para trilemës për ndërhyrjen në Siri

Postuar në 02 Shtator, 2013 10:29

Trilema: të intervenojë SHBA në Siri - të lë Assadin në fuqi - apo të lë talebanët të zgjedhin problemin është motër me atë kosovaren që pati së paku në dy episode të vetat të njejtën vijë: të intervenojë Perendimi (NATO, SHBA, Europa pa ne idealistet) - të lë Millosheviqin në fuqi - apo të shoh ne telivizor se si UÇK do ta humbë luftën e Kosova deplacohet përreth.

“Kopjo dhe perfeksiono”

Postuar në 02 Shtator, 2013 08:00

Një thënie e tillë vjen nga Japonia e largët, një “dragua” tashmë në çdo fushë të jetës së saj ekonomike dhe jo vetëm, që ka praktikuar eksperienca të mjaft vendeve të tjera dhe i ka perfeksionuar, duke u bërë kështu eksportuese e krijimeve të saj të perfeksionuara.

Vendi i Nënë Terezës urren Romët

Postuar në 02 Shtator, 2013 06:16

Nuk ja vlen të shpjegojmë se çfarë janë mediat sociale dhe cili është roli i tyre. Dhe pikërisht nga Facebooku mund të nxjerrim një pasuri të tërë lidhur me mendësinë dhe paragjykimet që na gëlojnë në kokë. Dhe një paragjykim i tillë, i shprehur haptas e pa dorashka, është urrejtja që kemi për romët, ndërkohë që mendojmë se jemi shumë tolerantë kundrejt tyre. Kjo urrejtje është individuale, kolektive dhe institucionale.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion