Arkiv-Opinion

Emigranti në Tiranë

Postuar në 01 Shtator, 2013 03:22

Vera po ikën dhe emigrantët e lënë Shqipërinë në grupe, duke u shpërndarë në drejtime të paparathënshme kollaj. Është vera emigrante që i jep qendrorësi Shqipërisë më shumë se gjithçka tjetër. Por as nuk e bën dot europiane, as ia zgjidh dot problemet që ka. Sidomos tani që remitancat emigrante bien rregullisht çdo vit. Shqiptarët, siç pritet, ndryshojnë, brenda e jashtë Shqipërie. Largësia reale dhe e perceptuar mes dy grupeve po ashtu rritet; e bashkë me të edhe profilizimet paragjykuese që secili grup ngre për tjetrin.

Interesat kombëtare dhe tekstet e historisë

Postuar në 01 Shtator, 2013 03:18

“T’u lëmë historinë historianëve, të mos merremi me histori”. Kjo tingëllon bukur, por në fakt është një idiotizëm i llojit të vet. Historianët janë për t’i nxjerrë në dritë faktet, por edhe për t’i komentuar ato në dritën e fakteve të tjera.

Historia dhe tekstet e historisë janë dy gjëra të  ndryshme. 

“Ministra Shëndetësie”

Postuar në 31 Gusht, 2013 09:39

“Çdo ministër në një qeveri, në një farë mase, duhet të jetë edhe ministër shëndetësie.” Kjo fjali përmbledh në pak fjalë fjalimin e Sir Michael Marmot në Konferencën Botërore për Sigurinë e Jetës, zhvilluar në Londër para dy vjetësh (Marmot është Presidenti i Shoqatës Mjekësore Britanike). Le ta përkthejmë këtë fjali në shqipen e realitetit të Republikës së Shqipërisë.

Udha e shkronjave dhe shtegu i Djallit

Postuar në 31 Gusht, 2013 04:14

Para se të dal në temë, do bëj nja dy xhiro jashtë teme. Është verë, dhe ne prodhojmë prapë shumë ngjarje. Problemet, nuk shkojnë kurrë me leje te ne. Po të vësh re, çdo problematikë, bluhet e konsumohet fort për disa ditë, maksimumi një javë, dhe harrohet sapo hapet një diskurs tjetër. Nuk ka nevojë shumë për të kuptuar se debati publik nuk pjell thuajse asgjë, as reforma, as politika qeveritare, as ndryshim të sjelljes institucionale, as dorëheqje e as hetime.

Kauza e romëve, kauza e shumicës

Postuar në 30 Gusht, 2013 09:57

ENDRIN KAKULI

Ekzistojnë Romët?! Çfarë janë këta mor v’lla! Aha… gabel’t, arixhinjtë, jevgjit, ciganët (ky i fundit është përcaktimi më romantik ndaj romëve).

Pak dinjitet!

Postuar në 29 Gusht, 2013 07:25

Zgjedhjet parlamentare janë elementi kryesor në demokraci. Ato zhvillohen periodikisht për të votëbesuar ofertat politike, për të dhënë mandatin qeverisës 4 vjeçar dhe për të përcaktuar cila palë qeveris, cila mbetet në opozitë si alternativë e saj. Në çdo zgjedhje ka palë që fiton dhe palë që humbet, rezultat që nuk është i përjetshëm dhe që shpreh sovranitetin kushtetues të qytetarëve. Ndaj zgjedhjet janë test i shumëfishtë: për fituesin, për humbësin, për qytetarët, për institucionet, për maturinë demokratike dhe për standardet e demokracisë.

Ju flet Tiranaaa!

Postuar në 29 Gusht, 2013 05:09

Në filmin e Kinostudios socrealiste, “Radiostacioni”, ka një episod ku partizani Birçe Hasko i hakërrehet spikeres Pavlina Mani që po fliste para mikrofonit me zë të dridhur: “Bërtit, nepërkë borgjeze. Ju flet Tiranaa!” Dhe Birçja hedh vështrimin triumfator nga kolegët partizanë për të mbledhur konsensus, “mirë ja bëra, apo jo”. Çdo krahasim çalon, por këto hakërrime ndaj borgjezes “në ikje” dhe hedhja e vështrimit lart, për të marrë lavdërime nga shefat më kujtuan sulmet verbale të këtyre ditëve nga eksponentë të PD-së, në adresë të “borgjezit” amerikan në ikje, ambasadorit Arvizu.

Ëndrra Islamike

Postuar në 29 Gusht, 2013 02:40

Beteja për Bashkësinë Islame të Kosovës është më shumë se betejë për një institucion. Është betejë për ndërprerjen e ëndrrës së radikalëve për Kosovën islamike. Është betejë për të ardhmen.
Bashkësia Islame e Kosovës duket se po rrëshqet drejt kapjes përfundimtare nga rryma të islamit radikal, gjë që duhet t’i shqetësojë të gjithë myslimanët kosovarë, por edhe shoqërinë në përgjithësi.

"Dritaret e Thyera" të bregdetit

Postuar në 28 Gusht, 2013 04:46

Kur nisën fushatat “Kthim në Identitet” dhe “Lyerja e Fasadave” në fillim të viteve ‘2000, dukej se Edi Rama po ndiqte (me vetëdije apo nënvetëdije) teorinë e “Dritareve të Thyera", prezantuar për herë të parë nga kriminologët James Q. Wilson dhe George Kelling. Sipas kësaj teorie, krimet janë rezultat i pashmangshëm i mungesës së rregullit në një komunitet – në qoftë se disa dritare janë thyer dhe nuk janë rregulluar në një lagje, të tjera mund të thyhen e të mos rregullohen, derisa krijohet perceptimi se në këtë lagje nuk ka rregull.

Zakone Barbare

Postuar në 28 Gusht, 2013 02:22

Në vendin tonë kemi shumë dijetarë dhe njerëz që paguhen si të tillë, po kemi fare pak njerëz që vëzhgojnë mjedisin ku jetojnë dhe kapin parametrat e jetës që kemi krijuar së bashku. Një shqetësim i mirëfilltë është fakti i krijimit të disa zakoneve barbare, të cilat krijohen me një shpejtësi fantastike në bazë të parimit të patrandur të imitimit (kaq i përhapur ndër ne).

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion