Arkiv-Opinion
Karta e laicitetit në shkollën franceze
Ministri i Arsimit, Vincent Peillon, një vit më parë hodhi idenë e një edukimi “moral laik” në shkollat publike franceze. Sipas tij, laiciteti stigmatizon mençurinë e republikës. Ai garanton lirinë e çdo besimi, të çdo kulti. Për më tepër, për të, vetë laiciteti nuk është çështje ndalimi, moslejimi, policie, drejtësie, etj., por një problem edukimi, i mënjanimit të presioneve, i eliminimit të dogmave në procesin e formësimit, i shmangies së presioneve nga grupime të ndryshme fetare.
Në vend të një letre për mësuesit dhe qeverinë e re
Ndodh shpesh që njerëzit disa hapa e arritje në jetë t’ia dedikojnë, veç punës dhe mundit të tyre, edhe fatit. Edhe unë personalisht e kam pasur një të tillë. Fati im nuk ka qenë ndonjë biletë lotarie, por mësuesi im i letërsisë, të cilit nuk ia thash dot asnjëherë në sy këtë. Ai quhet Bardhul Dakli dhe iku nga kjo jetë pak muaj më parë. Ai u nda nga nxënësit e tij kur ishte 79 vjeç dhe ishte ende mësues, në shkollën e tij private, të cilën nuk e bëri dot biznes, sepse mendoi vetëm si mësues.
Pritshmëria është e lartë, por…*
Në një shkrim të botuar në gazetën TEMA (http://www.gazetatema.net/web/2013/09/15/salami-nje-dritez-e-vogel-ne-tunelin-e-erret-opozitar/ ), Arben Manaj ka shprehur admirimin e tij për një nga fjalimet e opozitarëve gjatë debatit mbi programin e qeverisë – atë të Eduard Selamit. Meqënëse Manaj nuk ka dhënë detaje nga ai fajlim, por vetëm konsiderata, po riprodhojmë më poshtë një përmbledhje të fjalimit të Selamit.
Një qeveri, që t'u nënshtrohet ideve të veta*
Ka disa mënyra për të parë të ardhmen. Njëra është pa dyshim të shohësh më shumë në të shkuarën. Por e shkuara, ajo që ka ikur, e që nuk kthehet më, e ka vështrimin e kufizuar.
"Pranvera" siriane dhe dimri gjeopolitik
Putini i Rusisë së pasuruar tashmë, nga të ardhurat e naftës dhe gazit, për dallim nga Rusia e dobët financiare dhe e nëpërkëmbur politikisht e kohës së Jelcinit, ka rimarrë gjithnjë e më tepër, ato tipare tradicionale të shkollës diplomatike ruse dhe politikës së jashtme sovjetike, duke konfirmuar se është e gatshme të mbrojë sferat e saj të influencës me çdo çmim.
T’u hiqet shtetësia kosovarëve që luftojnë në Siri
Lajmi se kosovarët në Siri nuk po luftuakan në anën e kryengritësve kundër regjimit diktatorial të Bashar Al-Asadit (Ushtria për Sirinë e Lirë), por për interesa të grupeve fondamentaliste islamike dhe se po kryekan mizori, duhet t’i shqetësojë institucionet e vendit, saqë këto të fundit duhet të shqyrtojnë me urgjencë marrjen e shtetësisë kosovare menjëherë dhe pa paralajmërim…
Psikografi primatësh, Mustafa Nano
"Ky po humbka defintivisht. Ndryshimi qenka i pashmangshëm" na tha një diplomat i huaj në Tiranë për ish kryeministrin shqiptar Sali Berisha. Pse? Na e shtriu të përkthyer në anglishte letrën publike të Mustafa Nanos "Po të vjen fundi, Sali Berisha" [13.05.2013]. Fjalitë: "Kam një parandjenjë që po të vjen fundi, Berisha, e prandaj po ngutem të të shkruaj një letër publike...Të mbyllim hesapet me ty njëherë. Për të tjerat kemi kohë" ishin të nënvizuara kuq.
A është Shqipëria gati?
Një frazë që e dëgjoj gjithnjë e më shpesh kohët e fundit, është fraza “si shoqëri nuk jemi akoma gati”. Ti pyet, pse të mos sekuestrohen pasuritë e paligjshme? Të thonë që “s’jemi gati”. Ti sugjeron burgosjen e shkelësve të ligjit, por për ta “shoqëria jonë nuk është gati”. Ti pyet për shkatërrimin (jo-selektiv) të ndërtimeve pa leje, dhe prapë të thonë se “shoqëria nuk është akoma gati”. Ti do të jetosh si njeri, dhe përgjigja është... e merrni vetë me mend.
Ndarja territoriale dhe llogaritë elektorale
Vënia nën kontroll e territorit duket se do të jetë kryeaksioni i qeverisë “Rama”, duke filluar nga kjo vjeshtë, kur do të nisë prishja e ndërtimeve pa leje. Por pyetja është se ç'do të bëhet me mijra ndërtimet e kryera me lejet e 65 bashkive dhe 309 komunave të vendit. Dhe një pyetje më e rëndësishme akoma është nëse do të vazhdohet me mozaikun e tanishëm të ndarjes territorale, që i jep mundësinë 374 “pashallarëve” e “bejlerëve” të bashkive e komunave të japin leje të reja ndërtimi, secili me kokën e vet dhe pa një koordinim krahinor, rajonal e kombëtar.
Një parathënie për një libër mbi 23 qershorin
Nuk di nëse ndokush tjetër në këtë botë e ka parë ndonjëherë të udhës t’i bëjë parathënien një libri, në të cilin ka shumë ide që nuk e bindin, e lënë ndërdyshës, apo më keq akoma, i provokojnë ngasjen për një diatribë. Por edhe në pastë raste të tjera të kësaj natyre, ato afërmendsh janë të rralla; e ndonëse janë të rralla, madje pikërisht ngaqë janë të rralla, ideja më ngjau ndjellëse qysh në krye të herës. Nuk është çudi që edhe autori ta ketë parë kështu të njëjtën ide.