Arkiv-Opinion
Etërit dhe bijtë
Pas rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 23 qershorit, jo rrallë herë nga krahu i djathtë është lëshuar në drejtim të krahut tjetër fjalia anatemuese se "ashtu si përmbysëm etrit, ashtu do jua bëjmë edhe juve bijve të tyre". Personalisht mendoj se kjo çfryrje mllefi nuk ka asnjë sens logjik. Shoqëria ime është shumë e gjerë dhe e larmishme, por asnjëherë në jetën e përditshme nuk jam kondicionuar në raportet tona nga bindjet e ndryshme politike mes njëri -tjetrit.
Apolitika si trend fejsbuku
Apolitika është karakteristikë që është shpërndarë në mënyrë tejet uniforme në të gjitha shtresat e popullsisë. E gjen si medalje inteligjence në facebook, por e has me të njëjtën vëmendje në të gjitha klasat e shoqërisë shqiptare. Kategoritë që përfitojnë më shumë nga mungesa e politikës në jetën e përditshme sigurisht janë shtresat më të pasura që e lidhin jetën e tyre me përfitimin ekonomik nga gjendja aktuale. Njëfarë aleance të biznesmenëve dhe familjeve të tyre në gjendjen e heshtjes së politikës.
Për Elisën, Brisejdën dhe më tej…
Nëse kontestimi për emrin e Brisejda Shehajt dhe Elisa Spiropalit do të reduktohej në argumentet kundërshtuese të Jozefi na Topallit, atëherë gjithçka do mbetej në kufijtë e barsoletës. Koncepti i saj i karrierës dhe promovimit, është ai i dhëndrit të saj që ngroh postin diplomatik. Mund t'u falej gjithashtu politikanëve ruralë të PD-së; Berishës, i shquar për sulmet prej bulldogu ndaj femrave; por jo politikanëve që pretendojnë të jenë xhentëlmenë, apo shtypit që aspiron pavarësinë.
BAROMETËR24 – I pari sondazh periodik në TV-të shqiptare
Televizione të ndryshme shqiptare kanë zhvilluar disa sondazhe paraelektorale, madje edhe sondazhe të ditës së zgjedhjeve (exit polls). Por deri më sot, asnjë televizion shqiptar nuk ka zhvilluar një sondazh periodik opinioni, i cili është një lloj sondazhi që shërben si instrument për të matur luhatjen në vazhdimësi të kuotave në elektorat të politikanëve dhe partive kryesore, si dhe për të zbuluar se ç’mendon elektorati për çështje të nxehta të momentit.
Për Sofien e disa turpe në Durrës
Nuk e njoh shumë mirë punën e Bashkisë së Durrësit, por di të them që si edhe gjithë shqiptarët e tjerë, më trishton ai qytet i katandisur në një rrëmujë të llahtarshme urbane. Dhe në mes të një rrëmuje dhe babëzie të tillë, ata që humbasin janë qytetarët më të pazotë dhe më të vetmuar.
A ja fut kot Spartak Ngjela?
Një dyluftim i beftë në distancë është konsumuar këtë javë mes kryetarit të partisë Ligj dhe Drejtësi Spartak Ngjela dhe kreut të maxhorancës Edi Rama. Dalja publike e Avokat Ngjelës, me të cilën ai kritikoi ashpër emërimet e reja të ekzekutivit dhe përgjithësisht linjën politike të ekzekutivit, ka provokuar batutën e Kryeministrit, i cili u shpreh se “Ngjela ia fut kot”.
Garda dhe personat e rëndësisë së veçantë
Mandatet e Ramës, me sa duket, karakterizohen fillimisht në masë të madhe nga njëfarë formalizmi. Përkujdesja për fasadat e ministrive dhe ndërtesave të qytetit, kur mori Bashkinë po edhe përkujdesja për kangjellat dhe ambientet e Kryeministrisë tani që mori qeverinë, janë prova për këtë tezë, nëse mund të quhet e tillë. Disa e shohin me dyshim këtë gjë, disa nguten të denoncojnë se impenjimi për të rregulluar formën lë pas dore përmbajtjen.
Toni Bler & “Kraun Ejxhënts”, Tom Rixh & Fazlliç
Në gazetat shqiptare të datës 4 tetor, binin në sy tituj që hidhnin dyshime për kompaninë britanike “Kraun Ejxhënts” (Crown Agents), e cila, me shumë gjasa, do të menaxhojë doganat/tatimet shqiptare kundrejt një shpërblimi, si dhe për ish-kryeministrin britanik Toni Bler (Tony Blair), i cili do të këshillojë falas qeverinë tonë.
Harta historike në muret e Republikës së re
Në Shqipëri në çdo hap që bën krijohet mosbesim, një shurdhëri, një rreng apo një mister, një synim, një kleçkë… Pse kështu?
Këtu e ka “me të futme”, këtu e ka me “të dalme” këtu “me të ngelme” kështu me dyshim, gjithçka që hartohet, shafqet apo pozohet.
Shenjat e mira të qeverisjes “the new generation” dhe realiteti mesjetar shqiptar
Nuk besoj se fjala “new” e bën qeverisjen e re të ngjashme me “new Labour” e Blerit apo” new Democrat” të Klintonit. Gjithsesi nuk mund të mos vësh re dukshëm dëshirën e madhe të z. Rama, për të sjellë një “frymë” të re të ngjashme me atë të dy liderëve të tjerë botërorë. Më shumë se kaq, unë e shikoj këtë si një sfidë personale të Ramës për ta vendosur emrin e tij në historinë jo vetëm shqiptare, por ndoshta edhe të së majtës europiane. Por kjo nuk ka aspak rëndësi, madje e shikoj si një premisë të mundshme të mbajtjes së premtimeve me “çdo kusht”.