Toni Bler & “Kraun Ejxhënts”, Tom Rixh & Fazlliç

Në gazetat shqiptare të datës 4 tetor, binin në sy tituj që hidhnin dyshime për kompaninë britanike “Kraun Ejxhënts” (Crown Agents), e cila, me shumë gjasa, do të menaxhojë doganat/tatimet shqiptare kundrejt një shpërblimi, si dhe për ish-kryeministrin britanik Toni Bler (Tony Blair), i cili do të këshillojë falas qeverinë tonë.
Dyshimet për “Kraun Ejxhënts” i hidhnin gazetat opozitare, ndërsa për Toni Blerin i hidhte në gazetën “Shqip” gazetari shqiptaro-britanik Arben Manaj. Qoftë kjo gazetë, qoftë dhe gazetari në fjalë nuk shquhen për pozicione pro-PD-iste, prandaj dyshimet e shprehura për Toni Blerin mund të merren në konsideratë pa ndonjë skepticizëm të veçantë.
“Nuk është faji i skeptikëve, nëse flitet njëherë përpara marrjes zyrtarisht të pushtetit për kontratë mes Ramës dhe Blerit, e më pas flitet për vullnetarizëm, që edhe rasti e Artan Lames tregoi se ‘nuk del pa gjë’,” shkruan Manaj. Dhe më tej, duke përmendur 30 mijë stërlinat e avionit privat me të cilin ish-kryeministri britanik erdhi në Tiranë, Manaj i kërkon Ramës që t’i “garantojë shqiptarët se Bleri nuk do favorizohet në aksese të pandershme në biznese dhe tenderë për ndonjë mik të tij në projekte shqiptare, duke diskriminuar të tjerët”.
Ndërkohë që Manaj nuk përmend emra të miqëve të mundshëm të Blerit, gazetat opozitare përmendin emrin e kompanisë “Kraun Ejxhënts”, e cila u përmend nga Rama në intervistën që dha në televizionin britanik BBC, fill pas takimit të tij me Blerin në Londër, dhe që u deklarua nga Ministria e Financave si kompania që do të merret me doganat/tatimet shqiptare, pak para mbërritjes së Blerit në Tiranë.
Se çfarë lidhjesh mund të kenë këto dy rastësi, është e vështirë të zhbirilohen, por aktiviteti dhe rezultatet e kompanisë në fjalë mund të analizohen kollaj, falë shpikjes së Lerri Pejxhit dhe Sergei Brinit, që quhet “Google”.
Kështu, nga një kërkim në Google, rezulton se “Kraun Ejxhënts” dhe të gjitha filialet e saj u pezulluan në vitin 2011 nga konsulenca për 6 muaj nga Banka Botërore, për praktika mashtruese në një projekt të financuar nga banka në Gana (www.modernghana.com/news/357940/1/world-bank-bans-uks-crown-agents-for-fraud.html ). Ndërkohë, sipas një analize të Universitetit Stanford (www.hoover.org/publications/hoover-digest/article/35696 ), rezulton se konsulenca e kësaj kompanie ka rezultuar produktive për doganat e Angolës, Mozambikut, Bullgarisë, Letonisë, Kosovës, Maqedonisë, etj. Por Bullgaria nuk e përtëriu kontratën me këtë kompani në vitin 2010, sepse, sipas Ministrit të Financave, 70 milionë dollarët që kishte marrë kjo kompani nga shteti bullgar qysh prej vitit 2001, nuk kishin dhënë rezultatin e pritshëm (www.novinite.com/view_news.php?id=118321).
Kjo eksperiencë mikse e “Kraun Ejxhënts” duhet të shërbejë si një zile paralajmëruese për qeverinë, që mos të nxitojë në përzgjedhjen e saj me procedura të shpejtuara. Sepse, siç Rama vetë e ka deklaruar, thesari i shtetit është në një gjendje shumë të vështirë. Ai vërtet ka nevojë urgjente për t’u mbushur me të ardhura nga doganat e tatimet, por kjo urgjencë nuk mund të justifikojë varjen me nxitim të kumborës së tyre dikujt që jo kudo e ka tundur mirë atë lloj kumbore…
Duke u kthyer tek gazetari shqiptaro-britanik Manaj, unë po e bashkoj zërin tim me të tijin, duke thënë, si ai, se shqiptarët presin nga Edi Rama që të sillet ndryshe nga Sali Berisha. Ata nuk duan që Tom Rixhi & Fazlliçi të zëvendësohen me Toni Blerin & “ Kraun Ejxhënts”…
Comments
Mire e keni, bashkojini zerat
Mire e keni, bashkojini zerat se edhe ju shqiptaro-amerikan jeni dhe nuk ka ne bote tjeter qe punet e politikes boterore te mund ti dije me mire nga ju te dy, Beni dhe Edi.
ka te ngjare qe nuk ishte

ka te ngjare qe nuk ishte Rama qe kerkoi Tony Blair keshilltar,por ndoshta Tony qe njeh mire monopatet e politikave dhe si anglez me nuhatje afaristi i eshte ofruar pa leke,ose,ku i dihet,duke i ofruar Rames falas korridoret e kancelarive evropiane,se Rama vdes per t'u dukur ne televizor.

RP, Le te marrim per te

RP,

Le te marrim per te mireqene hipotezen tende, une kam dy pyetje:

Cilat do te jene benefitet per vendin (jo per Ramen) nga konsulencat e Blair-it?

A e demtojne ekonomine shqiptare parate qe do te hyjne ne xhep te Blair-it ?

Gjon,perpetum mobile nuk

Gjon,perpetum mobile nuk eshte shpikur akoma,ne çdo gje qe do behet ka humbje.Konsulencat kushtojne,dihet kjo,por edhe vlejne.Edhe sikur Rama te marre nje konsulent te padegjuar,edhe ky do kete nje kosto.Psh,ti merr nje avokat me te shtrenjte,sepse beson se ai do te beje te fitosh kauzen.Ne kete rastin ketu,dihet qe ish kancelare ne pension merren me keto konsulenca,Schroder ishte per Gazprom me duket,Blair shkoi si mediator ne Liban apo Palestine;pa leke nuk kendon as zogu tha njehere Vjesiu,me duket.Per benefitet;eshte njesoj sikur ti ke prodhuar njeqind tone domate,por nuk je i zoti,po e quaj"i shkathet"per te gjetur tregun,je i detyruar te gjesh nje mediator,nje konsulent,qe as eshte djersitur kurre ne jeten e tij te prodhoje,por di fijet e tregut.Kur ti shet domatet,ekonomia jote sistemon shpenzimet;dakord,po te mos paguaje konsulentin e ti shisje direkt vete do ishte me mire akoma.Pra,ne shembullin tim,ekonomia jone,nqs Blair gezon kete fame qe ka,natyrisht gjen treg.Nese demtohet,po,qe njefare demtimi ka,sepse ky do marre parcelen nga bleresi(zakonisht jashte marrin parcele nga te dyja palet,por ky thote qe neve nuk na merr..).Gjon,e di qe po te shpjegoj kot me shembuj te thjeshte,sepse une si person e kam zet spekullimin,por pa spekullim nuk ka kapitalizem.Po vajtem tek Marksi,ai jepte pak receta sesi dilet nga skllaveria;Koloreto e ka qejf ate thenien mbi prangat,punetori s'ka ç'te humbe veç duke i shqyer.Kam idene keshtu;vendet industriale jane keto evropianet,shto Kine,Japonine,Korene e ndonje tjeter.Ne do shfytezohemi per lendet e para,do jemi edhe konsumatore.Mjerisht mund te perdoreshim per asemblim,konfeksionim,psh,di une qe ne Durres,Kuçove,Korçe,Berat apo Shkoder mund te asemblohen makina,makineri,sepse ka shume krahe te lire te papune,qe kane koefiçient te larte profesional;punonin dikur ne fabrika dhe uzina,kishin dhe arsim te mire profesional;gjera qe botes i kushtojne.Ne Itali asemblohen dy marka makinash jo shume te njohura,DR dhe Martin Motors;keta marrin pjese komplete te makinave kineze(Chery) dhe i pershtatin per tregun.Duhen afruar keto tipe bashkepunimesh,se ne jemi vend i shkolluar.Nuk ditem t'i shfytezonim keto me pare,ndersa sot eshte vone,ose ka pak mundesi.Mundet kompanite kineze te ofrohen,por ato duan qe t'u pergjunjesh,dmth t'i pranosh pa taksa fare.Duhen bere hapa te gjate se me lokale ,kazino dhe plazhe nuk kemi gje.Psh,une punoj ne vend turistik e keto dy vitet e fundit turizmi eshte pertoke.Varesh shume nga qejfi i tjetrit,do apo nuk do te beje pushime,kur ne fakt edhe ai ka halle dhe kursen.Nuk e di a te sqarova,ne kete mes,po te dalesh ti vete te shesesh domate e s'ti ble kush,do apo nuk do,do kontraktosh nje qe i di shtigjet.Mua nuk me pelqen ajo megallomania e Edit,qe ne fakt eshte ne rregull me keshilltarin,por pse kembengul te thote qe eshte vullnetar?Te mos thote gje fare,ose ndryshe te sqaroje vullnetarizmin.Blair as e ka shok Edin dhe as e ben per shoqeri.Gjon,shtypi po lodhet shume me aspektin e dasmes duke lene ne harrese dasmen vete.Le te na sjelle investues serioze Blair,pa do t'i japim bakshish edhe sikur te mos pranoje.Sa rruge jane per t'u zhvilluar nje vend?Eshte njera vetem,te kapemi pas shelgut te pare qe na del,se jemi duke u mbytur nga rrjedha.Une kam ca vjet qe e bej Kroacine tranzit dhe kam vene re nga viti ne vit ndryshimin.Edhe ata pa sfrorco e pa konsulente nuk ia dilnin dot.Gjithe te mirat!

Gjon,une u zgjata,por nuk

Gjon,une u zgjata,por nuk arrita te shpjegohem i teri.Merr leke Blair,s'merr leke,qysh paguhen vullnetaret,etj,sa karburant harxhon avioni,a valle vjen me makine apo me autostop nga Anglia apo me biçiklete;te tera keto e vulgarizojne debatin.Ne princip,duhet apo jo nje keshilltar i ketij tipi?Po duhet,kemi shmangur mjaft nga debati.Ne qe komentojme ketu jemi vullnetare,na do qejfi themi ndonje gje,s'na do qejfi nuk e hapim fare kompjuterin,se nuk kemi detyrim ndaj z.Muçi Nano te mbajme me llafe forumin.Pra,"vullnetar"Blair me stonon si shprehi,sepse Blair nuk ka punuar falas as per vendin e tij,merre me mend per ne.Une jam i vogel me dijet e mia,kaq di,kaq them!Ne si lexues duhet te fokusohemi dhe konsumohemi tek idete sesi te zhvillohemi,ç'te prodhojme?Une i thashe ca siper,thuaj ca edhe ti.Idete jane gjeja me e veshtire per t'u"blere",por ne fakt nuk kushtojne dhe ky eshte paradoksi.Sa per lobizmin dhe sekserizmin,kam ndonje gjykim,jane gati e njejta gje dhe nje qime i ndan,ajo qe ne quajme korruptim.

RP, Persa i perket ideve: Le

RP,

Persa i perket ideve: Le te nisemi nga keshilla qe Doris Pack i dha Rames kryeminister : "Mos u mbeshtesni per gjithcka tek te huajt"

Rama nuk eshte nje "team leader" por nje "ego leader" dhe kjo krijon probleme qe ne fillim ne punen e nje grupi sic e vertetuan shume veprime te tij per t'i vene "kapistallin" ministrave.

Per fat Shqiperia eshte nje vend me rezerva te shumta natyrore dhe me nje konformacion gjeografik qe ofron shume ne fushen e turizmit.

Po me shpjegonte nje drejtues universitar italian se sa dobet eshte cilesia e administrimit turistik, ku mungesa e profesionalitetit qe nga stafi e deri tek kamarieret eshte thuajse zero.

Turizmi mund te sherbeje si qender manjetike per zhvillimet lokale ne shume pika te bregdetit te vendit, ku nje bashkerendim i infrastruktures administrative me ate prodhuese mund te sjellin benefite per shtetin dhe per privatin.

nje tjeter pike qe Rama mund te kishte zgjidhur qe kur ishte kryetar bashkie eshte: "Social Housing".

Mendo sikur ai 20% ne vend qe te shkonte ne xhepat e atyre qe dime, te ishte perdorur si investim ne ndertimin e shtepive per njerezit ne nevoje. Sa familje do te ishin sistemuar sot???

Ceshtjen e pronave: Ne vend qe ish-pronaret te kompensohen (edhe kjo nese jane me fat) me shifra qesharake perse te mos behen aksionere ne nderrmarrjet e shtetit duke hyre me kuota sipas pronesise apo ne preferojme t'ia leme ne dore Kocove, Zamireve e ku e di une.

Te mora dy-tre shembuj qe me erdhen nder mend aty per aty, por mund te shqyrtojme shume aspekte nje per nje dhe ne detaje dhe nuk mendoj se per keto kemi nevoje per Tony Blair-in.

Baza e suksesit eshte vullneti i mire per te mekembur vendin dhe jo vetem ato pak miq e te aferm. Ne rast se do te kemi forcen te dalim nga bataku i korrupsionit dhe pangopesia per pushtet dhe para, vendi i ka te gjitha mundesite per te ecur e per t'u zhvilluar duke krijuar kushte te mira jetese per te gjithe.

Gjon quhet nje sindrom

Gjon quhet nje sindrom hollandez,kur ti pret gjithshka nga burimet natyrore qe i ke me bollek,Hollanda e kishte per gazin,ne kemi sindromin e ambasadoreve,ne nje vend tjeter s'ma kishin kaluar komentin,se une beja qyfyre qe Arvizu rrezik merr pjese edhe ne mbledhjet e prinderve ne kopshte.Tani,me te miat,mesa kam kuptuar une,qe te quhen dogana nga Evropa keto tonat,u dashka qe t'i marrin nen kontroll kompanite evropiane te afirmuara,si puna e pasaportave,atyre ofiçinave per revizion makinash;ky eshte nje sistem efikas shfrytezimi ose quaje skllaverimi.Shtetin social nuk e ngrejme dot ne,nuk arrijme dot te mbajme as minimalen e sherbimeve qe ofroheshin ne kohen e Enverit.U prish harmonia,"il dado e tratto"-ka thene Cezari.Rama ka premtuar keto,siç mund te premtoj une qe javen tjeter do bejme nje xhiro ne Hene.Njerezit e votuan se ua shpifi Berisha,por demokracia ka limitet e saj.Turizmi italian eshte nje veprimtari e kultivuar mbi nje shekull,ne mos me shume,edhe Napoleoni vinte ne restorant ne Milano.Ka "Penne alla Norma",makarona per nder te operas se Bellinit,"Uova alla Rossini",tjeter kompozitor i para 200 vjeteve ,alla Bismark,Tricolori(per nder te flamurit italian);imagjino te kishim ne"Tave alla Cesk Zadeja".Natyrisht profesoret qe thua ti pretendojne me shume,por,psh,isha ne plazh ne Shqiperi dhe çuditem qe atje vene ne menu pjata te huaja qe 's'dine ti bejne.Por jo ne nje vend,ne shume,madje ne ato me te kripurat ne çmime.Do mesojme,ç'te bejme!kam lexuar diçka nga lidershipi(team qe thua ti)dhe lideri,Rama ka frike te jete edhe i pari edhe i dyti,ngjan ca me entuziast stadiumi.Por nuk eshte ky problemi themelor.Problemi qendron nese ai ka apo jo vertet interesa monetare.Po pati,keq puna!Se ai thote qe ka kursyer 3000 euro.Ka nja 15 vjet ne poste,ka marre rroge te majme.Kur ky s'ka arritur te beje prokopi per vete-mendon nje fshatar apo qytetar mesatar,qysh do beje ky te kullandrise tere kete karabina.Ika une,se ja,shiko qe e mbusha prape panelin.

Add new comment