Arkiv-Opinion
Histori Fiktive
Lajmi se në Shqipëri qenka zbuluar një fjalim sekret i Ramiz Alisë, që vërtetoka parimet e të ashtuquajturës marrëveshje të Katovicës, do të duhej të kishte tronditur gjithë botën ish-komuniste. Një zbulim kaq të rëndësishëm nuk e kanë bërë as rusët vetë. Për të mos folur për polakët (duke qenë se edhe Katovica kaq e përfolur mes shqiptarëve me dell konspirativ është në Poloni).
Xhamia "e re"
Përsëri për projektin e xhamisë te sheshi i Namazgjasë në Tiranë. Është vënë brenda thonjëzave cilësori i emrit (“e re”), për të treguar se në fakt kemi të bëjmë me një xhami mesjetare. Kjo vërtetohet fare lehtë po t’u hedhim një sy të shpejtë në internet objekteve të kultit islamik në botë.
BAROMETËR24: Llogoret elektorale jo aq të thella…
Duke ditur sa i thellë ka qenë polarizimi politik i elektoratit shqiptar në këto dy dekada, prisja që sonda e parë e sondazhit periodik BAROMETËR24 (që e prezantova në NEWS24 - http://respublica.al/opinion/2013/10/16/ctregojne-kuotat-e-rames-bashes-dhe-metes-ne-barometer24-etj ) të pasqyronte një ndarje si me thikë të opinioneve mes dy sinoreve të mëdha elektorale.
Nga se duhet të ketë frikë realisht Berisha?
E kush nuk e provoi atë ndjesinë e përzier midis ngazëllimit dhe nënqeshjes të martën, ditën kur mes rrjedhës monotone të urimeve për festën e Bajramit në facebook shkëlqeu si margaritar një urim i veçantë, urimi që ish-kryeministri Berisha i drejtonte vetes në përvjetorin e tij të 69-të të lindjes?! Nuk mund të mos prekeshe nga gëzimi i sinqertë i Berishës, me të cilin ai, tamam si një çunak, i thërriste botës virtuale: “hej shikoni, jam akoma këtu, po i afrohem të shtatëdhjetave dhe jam super në formë, falë Zotit dhe falë Jush”!
Pashë Rudinën dhe po shkruaj
Nuk ka faj Fredi, do thotë ndokush, e vështirë duhet të jetë të të verë Çili me pahir të mbash referate gati të përditshme në gazetë. Bëhet dhe më e vështirë të shkruash, kur nuk përdor mendjen por vetëm dhe ekskluzivisht shqisat e dëgjimit e shikimit. Kryesisht analisti në këtë anë të botës e ndërton mendimin ose në biseda kafesh ose duke parë televizor; se di të tjerë, po Indro Montanelli do kishte vrarë veten pa keqardhje në këtë pikë. Kurrfarë tentative, as të shtirur, për ndonjë lloj thellimi, por shkrime të tipit ‘pashë Rudinën, nxorra përfundimin’. Talent i varur nga telekomanda.
Ç'tregojnë kuotat e Ramës, Bashës dhe Metës në BAROMETËR24, etj.
Në Athinën e Lashtë, ku lindi demokracia, votuesit mblidheshin një herë në muaj në agorën e famshme athinase dhe u shprehnin qeverisësve drejtëpërdrejt opinionet e tyre. Kjo formë e drejtpërdrejtë e demokracisë nuk mund të zbatohet në kohët moderne të demokracisë përfaqësuese, për arsye të kuptueshme praktike. Gjithashtu, nuk është praktike që të zhvillohet çdo muaj referendum, për t’u dhënë votuesve mundësinë të shprehin periodikisht opinionet e tyre ndaj qeverisësve.
Dritëro Agolli: Thjeshtësia e madhështisë
Për një shkrimtar, pleqëria është si një tempull meditimi. Tempull e bën adhurimi i ngritur i njerëzve. Meditim e bën trokitja e vjeshtës krijuese; një ditë, pas rrugës së gjatë, në paqe me rrudhat dhe thinjat, shkrimtari do ta shëmbëllejë përfundimin e veprës së tij si një piramidë të bardhë në kufi. Ç’ndodh me të? Çfarë ndien? Ndoshta trishtim dhe komoditet shpirtëror njëherësh.
Liria e të kenunit gegë…
Të kenunit gegë po bahet nji “xanxë” e idhët për Mustafa Nanon. Ka kenë e dhët gjithmonë, por jetësimin e saj po e përjeton vete M. Nano pas daljes së librit të tij Unë jam gegë. E mirëkuptoj kur nervozohet për gjykimet e lehta që japin njerëz, që as kanë marrë mundimin të lexojnë librin e me shumë siguri, nuk do ta bëjnë as pas ftesës së Nanos. Mëkat do të jetë, se Nano në libër ka shkru vërtetë çka mendon, jo vetëm ai, por edhe shumë prej nesh.
Lufta e civilëve
U rikthyem, më në fund, në gjendjen tonë natyrale post-zgjedhore: Mazhoranca dhe opozita, edhe një herë rezultojnë në kurs përplasjeje të plotë me të gjitha kriteret e plotësuara sipas zakonit: Bojkotim të seancave parlamentare, ashpërsim i gjuhës dhe akuzave dhe profetizime të mjegullta për “ngjarje të paparashikueshme”.
Ndërrimi i pushtetit në kushtet e fanta-shkencës
8 vitet e PD-së në pushtet duket sikur kanë qenë 20. Gati, e kemi harruar që bëmë një pitstop 8-vjeçar me Metën e Nanon. Është dhe ai 3-vjeçari i parë, aq i varfër, por ndoshta më i bukuri i tranzicionit. Na duket sikur PD ka qenë në pushtet përgjithmonë, edhe prej gjurmëve që ka lënë në ekonomi, në diskursin politik, cenet historike, marrëdhëniet me pushtetet. Kjo, përzierë me një frikë se ““Ai” nuk e lëshon pushtetin pa dhunë”. Nuk do e dimë kurrë se sa e bazuar ka qenë ajo frikë. Si njeriu që kalon buzë humnerës nëpër natë. Dhe ja ku jemi, matanë natës. Dhe nuk dimë ç’të bëjmë.