Liria e të kenunit gegë…

Postuar në 14 Tetor, 2013 07:01
Rafaela Marteta

Të kenunit gegë po bahet nji “xanxë” e idhët për Mustafa Nanon. Ka kenë e dhët gjithmonë, por jetësimin e saj po e përjeton vete M. Nano pas daljes së librit të tij Unë jam gegë. E mirëkuptoj kur nervozohet për gjykimet e lehta që japin njerëz, që as kanë marrë mundimin të lexojnë librin e me shumë siguri, nuk do ta bëjnë as pas ftesës së Nanos. Mëkat do të jetë, se Nano në libër ka shkru vërtetë çka mendon, jo vetëm ai, por edhe shumë prej nesh. Kurse në kopertinë ka shkru çfarë nuk është, por nuk e di nëse shtyhem shumë, nëse them se ai e dëshiron të kenunit gegë bashkë me të kenunit toskë.

Natyrshëm, që për ata që nuk e kanë lexuar librin, ajo çka është pohuar në kopertinë është e papërballueshme dhe me sa duket, që në krye të herës, Nano ka të drejtë kur shkruan për hipokrizinë që ka karakterizuar konturimin e debatit gegë-toskë në komunizëm: “por nga ana tjetër, te nomenklatura e atij regjimi, ashtu si edhe tek intelligentsia në shërbim të saj, ekzistonte vetëdija se nga përmendja e shpeshtë e Gegërisë dhe Toskërisë shkohej fare kollaj te një si dikotomi historike gegë/toskë, që përbën një cen a papërsosmëri kongjenitale të kombit shqiptar (…).” (M. Nano, 2013, f.15)

Unë jam gegë është një titull provokativ vetëm në pamje të parë dhe vetëm nëse do të shpjegohej figurshmërisht me litótes, ndërtimi sintaksor i së cilës negocion të kundërtën e asaj që shprehet. Nano i bën të qartë kufijtë gjeografikë që historikisht sipas studiuesve kanë ndarë arealin gegë prej atij toskë, dhe për nga krahinëlindja, Nanos i bie të jetë toskë duke u nisur qysh prej breznive më të largëta në kohë. Por Unë jam gegë, nuk është thjesht një titull provokativ dhe debati i nxitur nga ky pohim e konfirmon faktin se titulli dhe përmbajtja janë më shumë se provokim. Biles do e kufizoja provokimin vetëm tek nxitja e oreksit të tregut. Reagimi pas huazimit të përkatësisë gegë prej Nanos – qoftë edhe për një kopertinë – është një dëshmi e keqnyjëtuar e faktit, që sot të jesh gegë nuk është fort e lehtë, biles as edhe për hir të një kopertine.

Që Nano, si gazetar e intelektual i bën avokaturë çështjeve jo fort të lehta, kjo dihet dhe bash për këtë arsye është i lavdërueshëm. Nano është koherent – ndoshta nganjëherë shumë koherent në disa përsëritje e mëshime të tija, që i kanë kushtuar “copyright-in” e ndonjë qëndrimi opozitar ekstremist aq sa për të krijuar një rrymë – dhe ka guxuar me koherencën e tij, duke marrë përsipër (qoftë edhe për një titull) një përkatësi krahinore, kulturore e antropologjike, Gegalizmin. Ka dashur të testojë vetë mbi kurriz vërtetësinë e asaj çka ka shkruar në libër: “Ndarjen, moskomunikimin  dhe mosbesimin mes gegëve e toskëve e kanë nënvizuar të gjithë por janë të paktë ata që i kanë mëshuar konfliktit të përjetshëm mes tyre”. (Nano,2013, 25)

Titulli – mos u lodhni pasi kam ndër mend, në veçanti, ata që kanë lexuar vetëm titullin – më  freskoi një pohim të Bauman-it: “e parëndësishmja prodhon liri”.  E thënë kështu s’do të thotë asgjë. Kurse në kontekst, në nivel teorie, Bauman mbështet faktin se liria dhe e parëndësishmja, janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Është pikërisht “kjo afërsi që i pengon intelektualët të ndjekin një proces, me kënaqësi dhe pa rezerva” dhe më tej Bauman na paralajmëron për rrezikun, që bart afërsia mes të parëndësishmes dhe lirisë, deri aty sa të provokojë një hendek “brenda për brenda parisë së kultivuar”.

Intuita e tij prej intelektuali dhe gazetari, por edhe e njeriut që rend pas shkakut e ka gjetur “të parëndësishmen” në dikotominë gegë-toskë dhe e ka përqafuar si tezë të tijën. Pikerisht kjo “e parëndësishme” i ka dhënë lirinë të vetëquhet gegë. I lirë dhe për shkak të statusit social si intelektual dhe gazetar, e  ka përdorur lirinë dhe kulturën e tij në funksion të integrimit të pjesëve tek një e tërë: “toskaliku” dhe “gegaliku” te Nano. Amalgamimi i dy shtresëzimeve tek Nano vjen natyrshëm dhe pa asnjë deklaratë apo angazhim publik për këtë. Është një apel që bërtet vetëm në titull; por është i fortë dhe kuptimplotë për ata që kanë shkuar përtej titullit.

Ata që s’kanë shkuar përtej titullit, i kanë shkaktuar Nanos vetë, befasi me komentet “e dhunshme tribale” (term i Nanos me të cilin pajtohem për rastin konkret) në rrjetet sociale.

Pse është befasuar Nano me anonimët e rrjeteve sociale, kur saga e shfrimeve të ndërsjellta mes bërthamës kulturore e kulturore-politike të Rilindjes gjen hapësirë domethënëse te Unë jam gegë? Në veçanti shfrimi i Shantojës kundër Nolit. Rreshtat e shumtë që i rezervon Nano shfrimit të Shantojës kundër Nolit, dikujt që nuk e ka idenë e veprës së Shantojës, mund t’i duken një vepër më vete. Kështu nuk është dhe nuk më duket i vërtetë pohimi se “insinuata antitoskë është shume fine, mezi e pikasshme” te ky shkrim i Shantojës. Shantoja, është e vërtetë, është i drejtëpërdrejtë, por edhe interpretimi i elementëve me natyrë fetare në krejt shkrimin nuk mund të anashkalohet. Sigurisht, inati është benzinë për rafinimin e zjarrit gjuhësor të Shantojës: qysh në titull, “FAN NOLIT PAGAN, SHANTOJA JEZUIT!”, e më tej: “Del në mejdan, se Davidi nuk të dron, o Goljat”!(Shantoja, 2005, 385/6/7/8).

Arratija drejt nji përmase sado të vogël toskëfobe në shprehjen e Shantojës të cituar prej Nanos: “(…) o hylli pabisht i Toskëris!”, devijohet nëse e shohim nën aspektin e interperetimit të elementeve fetarë që e përshkojnë krejt tekstin. Në rastin konkret, Shantoja mund të ketë dashur të veçojë Nolin, (nuk i fal Nolit sulmin anonim, që i ka bërë paraprakisht) si të vetmin yll pa bisht të Toskërisë e të paaftë për të prirë, në antitezë me yllin me bisht që priu dijetarët kah vendi i lindjes së Krishtit. Ky intepretim nuk ka për qëllim të deligjitimojë tezën e Nanos apo dëshirën e tij për provokim, si në rastin kur zmadhon – këtë radhë, Nano për Shantojën – tabelën e qitjes dhe e fut edhe Konicën në shigjetimet e parapëlqyera të Shantojës (vetëm sepse ky ishte toskë?!). Shantoja e kishte thënë mjaft qartë, edhe pse hollë, arsyen e “kontestimit” të Konicës; jo se ai ishte toskë, por se ishte “amerikan”: “Nuk e njoh Faik Konitzen. Por… as aj s’më njeh mue. Aj s’më njeh mue persè un jam nji shkrimtàr i rì; dhe un s’e njoh atê persè aj asht nji shkrimtàr… n’Amerikë!” (Shantoja, 2005, 229)

Përtej kësaj kllape për sagën e shfrimeve, “Rilindjefilia” është leitmotivi i Nanos e mendoj edhe modeli, por edhe nostalgjia dhe preokupimi për fatin e intelektualit në atë kohë kur “ka qenë shumë e udhës që politikanët e intelektualet  të kishin një shtet të huaj si sponsor të veprimtarisë së tyre atdhetare”(Nano, 2013, 31), por edhe më pas.

Edhe sot! Veçse në kohë të tjera e kushte të tjera, me një shtet e një komb, por prapë fati i intelektualit është i lidhur fort me “sponsorin”, që këtyre kohëve i bie të jetë politika e jo një shtet i huaj. Por Nano, nuk i rend pas këtij rreziku dhe Unë jam gegë, është si thirrja e Pasolinit – Nano e përmend – “Unë jam intelektual”, dhe në thelb kjo thirrje bën pak a shumë:

“Unë di të gjithë emrat, njoh të gjitha faktet (atentatet kundrejt institucioneve). Unë di, por nuk kam prova. Nuk kam as të dhëna. Unë di për faktin se jam intelektual, jam shkrimtar, që mundohet të ndjekë gjithë çka ndodh, të njohë gjithë çka shkruhet, të përfytyrojë gjithë çka nuk dihet apo qëllimshëm heshtet; që bashkëlidh fakte edhe të hershme në kohë, që lidh bashkë copëza të çorganizuara dhe të përthyera të një kuadri politik të tërë. Mundohem të rivendos logjikën aty ku mbretëron arbitrariteti, çmenduria dhe misteri. E gjitha kjo është pjesë e punës time dhe e instiktit të punës time.” (Pasolini, Corriere della sera, 1974)

Unë jam gegë është titull antikonformist, i parehatshëm, bash për këtë i pëlqen logjikës së tregut dhe ushqen logjikën e sulmit, por nëse bashkë me titullin Nano ka zgjedhur edhe duelin, duhet të jetë Davidi kundër Goliatit

Unë mendoj se, Unë jam gegë, libri kësaj here, jo titulli, është mbruajtur pa pretendimin për të qenë i plotë dhe i përkryer, por më duket i përkryer sepse është pjesë e gjerdanit të shashkave zgjuese, që Nano hedh për të gjithë mendjembyllurit dhe sulmuesit publikë e anonimë qibarë të çështjeve të kota.

Gazeta Mapo

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

Qe t'ia vleje te debatohet per kete teme, ne fillim duhet te jepet perkufizimi i termave per te cilen behet debati. "Toske" dhe "Gege" jane abstraksione, te cilat mundohen te pershkruajne nje dikotomi(konflikt, sipas autores) te pjeseve te ndryshme ne raport me te teren. Nje dikotomi(konflikt?!) qe nuk ka kurrfare lidhjeje me realitetin, pas njeqindvjetesh qe pjeset e veçanta konvergojne drejt se teres. Sigurisht, ka fanatike qe variojne nga kozmopolitanizmi ekstrem(Matoshi) deri ne krahinorizmin ekstrem(prape Matoshi?!), por une kam deshire te mendoj qe Nano nuk e ka shkruar librin per tu mirepritur nga fanatiket. Shumica e shqiptareve te Veriut nuk e kane pyetur kurre veten perse flamuri u ngrit ne Vlore dhe jo ne Shkoder a Prizren, te tilla pyetje ngrihen veç prej fanatikeve dhe separatisteve qe jane njesoj te zellshem ne kauzen e tyre si sot, si para 100 vjetesh.
Veç per nje gje ka te drejte autorja; libri te mos kritikohet pa u lexuar deri ne fund. Por dikush duhet ta beje kete pune, dikush me peshe ne opinion duhet ta veje veten ne çizmet e Nanos dhe te debatoje me argumenta, jo me tezat patetike te Kimete Berishes.

Submitted by Leonardo (not verified) on

E përse duhet të bëjmë një debat kaqë të madh sepse Nano ka shkruar një libër unë jamë geg dhe një Nikoll mund të shkruaj unë jamë toskë dhe për këtë ne duhet të nxjerim gjithë vrerin tonë kemi gjëra më të rëndësishme për të diskutuar se ne jemi një si toskë e gegë prandajë penat e mëdha të kombit të mirkuptohen për të mirën e tijë

Submitted by RP (not verified) on

Ky eshte nje reçension i bukur,nga nje grua e bukur me nje emer te bukur(kot,per shaka po i them emer tosk).Ka libra per gjithshka,ka per gjera te medha,te vogla fare,ka vepra kryekeput,fryt i fantazise,ka libra guzhine,si te qepim,si te duam kafshet,si te lexojme horoskopin.Ne tere kete mori,nuk ka pse te quhet veper heretike nje liber qe merret me kundershtite tona gjeografike e zakonore.Nuk po i quaj kundershtri provinciale,sepse ne vetvete skrapallinjte kane me korçaret fqinj,me beratasit fqinj,vlonjatet me fieraket,etj,etj,konflikte keto brenda te quajturit personazh tosk,siç ka shembuj krahasimi ne Veri.Dy pika themelore irritojne forumistet dhe pergjithesisht opinionin;çeshtja e gjuhes dhe nacionalizmit,te tjerat kaperdihen.Per te tjerat mund te beje liber çdo filan fisteku,s'po e çan koken kush.Gjuha,se pari sjell ne siperfaqe konfliktin mbi perzgjedhjen e gjuhes zyrtare.Sipas gegeve u eshte bere nje padrejtesi kolosale.Se dyti,mentaliteti nacionalist.Perseri sipas gegeve doc keta tosket jane ca mistreca,per para keta shesin edhe baben e nenen.Per qellimet e saj politika e ketyre 20 vjeteve i ka mbajtur ison ketyre llogjeve duke shtuar sofren e stereotipave,sepse eshte me kollaj te vegjetosh ne pushtet ne krye te nje populli te perçare.Absolutisht nuk eshte ndaluar dialekti gege te flitet ne zonat e veriut,madje ne letesi ne kemi mesuar vjershat e Mjedes(per mua talenti me i madh letrar i Veriut),te Migjenit,etj;i kemi mesuar permendesh ne letersine shkollore ashtu siç ishin shkruar ne dialekt.Ku qendron problemi?Nuk po flas per mentalitetin nacionalist,ky do na beje dem nqs i meshojme fort.Po te kishin bere keshtu Gjermanite e ndara nuk do kishin shans te bashkoheshin;ato u bashkuan fale tolerances dhe fuqise ekonomike.Te zhvillojme edhe ne keto dy aspekte,kemi kohe pastaj vetvetiu te bashkohemi.Ne fakt,nje varg i bukur i P.P Pasolini thote:"...Por ne plehrat e botes / lind nje bote e re..".Nese ky liber,qe si çdo liber eshte nje mundim dhe mundimi pershendetet,ka per qellim te evokoje ate boten e vjeter paragjykuese,tradicionale apo quaje edhe te prapambetur me qellim qe te dime difektet tona dhe t'i superojme ato me qellim krijimin e nje klime(bote)me te mire midis nesh - ne fakt kete duhet te theksoje autori,qe e ka detyrimin ta beje - atehere duhet ta lexojme,ose te bejme sehir,por s'ka sesi ti sulemi me bajoneta germash per kostume e zakone qe prej kohesh jane superuar.Mua,si lexues,titulli nuk me jepè ndonje pershtypje,me nje fjale z.Muçi thote jam gege,ne kuptimin qe jam gege po aq sa jam toske,jo ne tjetrin,qe zbulova se jam gege,ngaqe toske qenka krijese inferiore.Por fare-fare,te shkosh per gege apo toske sot,eshte njesoj sikur te shkosh ne ushtri vullnetar,kur ushtria eshte profesioniste.Eshte nje sforcim mental,subjektin e te cilit koha e ka superuar.E çe pastaj se je gege?Apo toske?Ka ndonje rregullore qe gega standart qenka keshtu e toska standart i nje forme tjeter?Ka ndonje statut apo ndonje paragraf te Kushtetutes qe merret eskluzivisht me keto subjekte folklorike?Padyshim qe jo.Atehere folem kot.Ne nje vjershe famoze,Prevèrt kujton qe nuk duhen lene intelektualet qe te lozin me fijet e shkrepses,sepse nese lihet vetem bota mentale, ajo mashtron monumentalisht(mente monumentalmente).

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Mire Mustafa, kete rradhe po ta falim qe pohove se "Un jam Gege", por po te thuesh neser (larg kjofte) se "Perveç qe jam Gege un jam edhe katolik" atehere nuk ka avokat qe te mbron. Ha,ha,ha.

Submitted by Daj Ceni (not verified) on

E di ti z.Tedeschini qe batuta e Kenedit i beri per te qeshur gjermanet, jo per gje por sakte ne gjermanisht JFK po te donte te thoshte une jam berlinez (ne kuptimin e qytetarit prej Berlini) duhet te kishte thene: " "Ich bin Berliner".  Ashtu si e tha ai "Ich bin ein Berliner" do te thote Une jam nje Petull (po e perkthej Petull si fjalen me te afert shqip per te perkthyer fjalen Berliner, qe bashke me nyjen "ein" ne kete rast do te thote "nje lloj embelsire karakteristike Berlineze" S'ke c'i ben, edhe presidentet e mdhej bejne gafa kur flasin ne gjuhe te huaja qe nuk i dine mire.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Un e dij qe disa kan qeshur pikrisht per ate qe thuani juve, por problemi ne esence ishte se ai donte tu thonte berlinezve qe un jam njeri prej jush. Kjo vinte vetem mbas pak vitesh qe amerikant i kishin bombardue randshem gjermant.

Ne fakt nuk ka qene gabim i presidentit Kennedy, sepse ai nuk dinte fare gjermanisht, por ishte gabimi i perkethyesit, i cili ne fakt njihej si nji nder njohesit ma te mire amerikan te gjuhes gjermane.

Un e solla kete shembull per te shpreh mendimin tim se thanja "Un jam Gege" e Mustafa Nanos asht nji shprehje shume e goditun, pamvarsisht qe shqiptart ne pergjitesi  jane populli ma injorant e ma kot-krenar ne Europe.

Sidoqofte me pelqeu vrejtja e juej.

Submitted by Gjon (not verified) on

Absolutisht nuk eshte ndaluar dialekti gege te flitet ne zonat e veriut,madje ne letesi ne kemi mesuar vjershat e Mjedes(per mua talenti me i madh letrar i Veriut),te Migjenit,etj;i kemi mesuar permendesh ne letersine shkollore ashtu siç ishin shkruar ne dialekt.Ku qendron problemi?

Ne fakt pikerisht moskuptimi i ketij problemi te çon ne disa arsyetime qe deshmojne sa pak njeh problematikat qe pati standardizimi i gjuhes shqipe. Nga konsiderimet qe ben mbi  letersine gege dyshoj se ke lexuar gje tjeter perveçse autoreve qe ke permendur, nder te paktet qe kaluan filtrat e çensures se diktatures.

Submitted by RP (not verified) on

Gjon,kam pershtypjen se njeriu eshte peng i kohes qe jeton.Ka nga ata qe i minimizojne problemet,ka te tjere qe problemet i shohin me lupe,ose i shpikin kur nuk gjenden.ç'te them une?Do edhe nje tjeter?Psh,une kam jetuar ne Athine dhe di qe greqishtja e vjeter eshte shume e shume tjeter nga greqishtja zyrtare e sotme.Po te duash te gjykosh ky eshte  superproblem,por ja qe ata nuk e konsiderojne te tille.Ideja fikse se veriu ka pasuri letrare superiore ndaj Jugut do doje disa gjenerata qe te fashitet.Gjer atehere e kemi zahmet kete debat.

Submitted by Gjon (not verified) on

Njeriu eshte peng vetem i paragjykimeve dhe i mendjengushtesise se tij. Mjafton te zgjerosh njohurite per te hapur disa dritare apo kendveshtrime te ndryshme te problemve dhe do te kuptosh se sa mbrapa i ka lene koha mono mendimet/ideologjite e kohes se xhaxhit. Ti gjykon mbi krijimtarine gege duke lexuar vetem dy autore, te duket normale kjo?

Submitted by xha Jaho (not verified) on

Na çatë .... me "gegë" dhe me "toskë", o shqiptarë . Ç'halle kanë njerzia e me se merreni ju që nga Muçi e gjer tek keto bukuroshet toske që shkruajnë gegçe, apo gegçet që shkruajnë toskçe.

1000 vjet e më shumë shqiptarë dhe nuk e mësuam akoma se të flasësh është tjetër gjë nga të shkruash e të lexosh. Pse nuk thoni që shqipja e shkruar me gërma fenikase, që arkeologët kanë zbuluar në varret e lashta është gjuha jonë e vërtetë? Nuk është as gegçe as toskçe. Është shqip pavarësisht nga alfabeti. ...

Submitted by Arberor (not verified) on

Jam me xha Jahon, vertet qe na e cate... ..Bota gjen ato qe ka diference me te tjeret, dhe ato qe i bashkon me veteveten.  Paskemi qene vertet te keqinjt e vetvetes.  Po te kishte shkruar ndonje liber Muci per ne dhe fqinjet, do kishte vene me teper ngjasimet.  Kjo nuk ben gje vec vazhdon te bej percarje, ate qe jane munduar te huajt me ane ose te budallenjve tane, ose atyre qe ua ka pasur qejfi.  Vazhdimi i kesaj teme duke u munduar gjoja te vihen ne dukje se eshte bere diksriminim kundra nje pjese te popullsise jo vetem i hedh benzine zjarrit, por mund te themi se me vetedije eshte dashakeqesi ndaj gjithe kombit.  Sikur te mos ishin me qindra dhjetra video te asaj periudhe neper youtube me filma, teatre, skece, kenge, poezi, dhe mos te kishim jetuar atje, do ti hanim brrockullat qe duan te na shesin per djath.  Keto nuk jane tema qe shkruhen brenda nates, u merr edhe vete historianve nje kohe per ti rradhitur faktet.  Ngelet duke bere idiotcira ne kurriz te kombit tuaj... (vendoseni komentin)

Geg e Toskë, Malsi, Jallija

Jan nji komb me u da s’duron

Fund e maj nji asht Shqipnia

E nji gjuh’  gjith na bashkon.

Submitted by Gjon (not verified) on

Arberor,

Vazhdimi i kesaj teme duke u munduar gjoja te vihen ne dukje se eshte bere diksriminim kundra nje pjese te popullsise jo vetem i hedh benzine zjarrit, por mund te themi se me vetedije eshte dashakeqesi ndaj gjithe kombit.

Per mua,  autori i ketyre rrjeshtave eshte dashakeqesi me i madh i gjuhes shqipe dhe i kombit sepse mohon qellimisht faktet historike qe krijuan frakturen per te cilen po diskutojme. Kush mbron kete frakture mbron percarjen.Venia ne vend e prestigjit te dialektit gege krahas atij toske kontribuon drejt bashkimit dhe jo ndarjes, por kush nuk njeh historine nuk mund te kuptoje persene.

Submitted by njena (not verified) on

Nji intelektuale qe perdore fjalen "biles" dy here g'jate shkrimit, difton qe nuk ka taban (trashigimi) intelektuale.
Artikull i shkruem dobet tuej kercye prej deget ne dege. Kur ke nevoje me i diftue te tjereve se din dicka (e nuk jam tuej thane qe nuk din) atehere bahesh konfuz. Asht shume problematike ndjenja e inferioritetit, duhet me mesue prej Mustafa Nanos te pakten nji kete gja, ai e ka "vra baben" per ate pune vazhdon e rritet perdite nga ana intelektuale.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.