Arkiv-Opinion

Një emër më pak në “listën e zezë” të Nobelit

Postuar në 12 Tetor, 2013 09:57

Shkrimtarja kanadeze Alice Munro fitoi çmimin Nobel në Letërsi për këtë vit, siç u deklarua sot në mesditë me orën e kontinentit europian.
Akademia Suedeze, e cila ka fatin dhe përgjegjësinë të zgjedhë Nobelistët në këtë fushë, e shpalli zonjën Munro “mjeshtre të tregimit të shkurtër bashkëkohor”.

Një mungues i pranishëm i çmimit “Nobel”

Postuar në 12 Tetor, 2013 06:45

1.

Ikonat, një kryqëzatë boshe?

Postuar në 12 Tetor, 2013 04:47

Nuk kaluan vetëm pak orë nga kapja "spektakolare" e dy qytetarëve, akuzuar për mbajtjen e një potenciali të tërë ikonash dhe objektesh të Trashëgimisë Kulturore, kur vetë Kryeministri Rama rendte të përshkonte 300 metrat nga kryeministria te Galeria dhe ta shpallte si sukses dhe fillimin e luftës pa kthim për për pasurinë kombëtare. Ministria e re e Kulturës, Mirela Kumbaro, që e përcillte pa ditur ndoshta asgjë për realitetin e ikonave, e aprovonte dhe madje u ngut të thoshte se ky ishte suksesi i parë i 100 ditëve të para.

Kontribuan për 8 mandate, morën 1 post politik...

Postuar në 10 Tetor, 2013 22:59

Në zgjedhjet e 23 qershorit, sipas rezultateve zyrtare të publikuara nga KQZ-ja, 1.72 milion vota të vlefshme të shqiptarëve përcaktuan shpërndarjen e 140 mandateve parlamentare. Pra, 12.3 mijë vota prodhuan mesatarisht një mandat. (Në 2009-ën, një mandat u prodhua nga 10.9 mijë vota, sepse pjesëmarrja ishte 206 mijë votues më pak se në 2013-ën).

Cirku

Postuar në 10 Tetor, 2013 09:53

Miku im Arbën Xhaferi dhe unë, po pinim kafe pasditen e së dielës, tek kafeneja jonë e preferuar. Teksa po bisedonim për sëmundjet, kujtuam spitalin, e spitali na kujtoi cirkun…

Shumë kohë më parë, në qytetin tim (që kishte madhësinë e qytezës, e vazhdon të mbetet kryeqytet), mbretëronte depresion kolektiv, afërsisht si ky i sotmi. Kohë pas kohe apo thënë më mirë, ndër vite, vinte në qytet cirku (nga kushedi se ku) që thyente monotoninë…

Që nesër të mos pendohemi

Postuar në 10 Tetor, 2013 06:31

Letër Kryeministrit Rama
Zoti Rama, një histori e trishtë njerëzore më bëri të të nis këtë letër. Nuk e di nëse do ju bjerë në dorë, gjithsesi po e shkruaj. Ju njoftoj se mbrëmjen e së shtunës që shkoi vdiq një grua 87-vjeçare. E quanin Sofie. (Nëse JU keni lexuar këto tri radhë, ju lutem mos e ndërprisni leximin, pasi nuk po ju tregoj përralla dimri. Nuk kam as kohë dhe as tagër për këtë).

Basha e Alfano: Fate e karriera që kryqëzohen

Postuar në 09 Tetor, 2013 12:51

Politikani italian Angelino Alfano ka një karrierë të ngjashme me atë të Lulzim Bashës sonë. Të dy janë beniaminë të dy zotërinjve ‘B’, Berlusconit e Berishës. Që të dy janë të rinj, ambiciozë, me pamje të hijshme, me formim juridik, të sjellshëm; janë besnikë e dinë të binden, karrierën e deritashme e kanë pasur dhuratë. Dhuratë kanë pasur dhe postin e kreut të partive të tyre, Basha të Partisë Demokratike dhe Alfano të Partisë së Lirisë.

Diaspora shqiptare dhe Toni Bler

Postuar në 09 Tetor, 2013 12:47

  T’i përkasësh diasporës së çfarëdo kombi është një prej dhuratave më të çuditshme që të rezervon fati. Si me sustë shndërrohesh nga një në dy. Pa e frenuar dot veten, nis e mendon gjëra të mëdha, gjykon me gjakftohtësi dhe guxon të shkruash sikur të jesh dy.
Ndryshe prej njerëzve që kanë lindur në vendin e tyre, ata të diasporës çdo gjë e kanë të dyfishuar…, kanë dyfishin e këmbëve, të kraharorëve, të kyçeve, të… dy kurrize, dy kërthiza, dy kërbishte, dy kafka, dy… dy kryeministra!

Barack Obama e ka një shok në Ballkan

Postuar në 09 Tetor, 2013 03:32

Ai është Edi Rama, artisti i kthyer në politikan, që është kryeministri i ri i Shqipërisë. Ai madje mori edhe një mesazh dashamirës nga Obama javën e shkuar, ku e uronte për zgjedhjen. Rama, një socialist, mendon shumë për Presidentin, me të cilin realizoi edhe një foto gjatë një aktiviteti për mbledhje fondesh në San Françisko në tetor, dhe e përdori këtë foto për fushatë.

Shkodranë të llastuar

Postuar në 08 Tetor, 2013 09:10

Për shkodranët meritokracia në rangje të larta të drejtimit të shtetit është një stomak që njeh dhe bluan vetëm një ushqim lokal tradicional me tre përbërës kryesorë: “shkodran”, “antikomunist” dhe “familje e madhe”. Përbërësit e tjerë si, profesionalizmi dhe arritjet individuale pavarësisht origjinës biologjike apo sociale, trupi i shkodranit i jashtëqet vrullshëm. Natyra qibare e këtij stomaku shpaloset me gjithë madhështinë e saj sa herë diskutohet niveli i përfaqësimit politik të Shkodrës në rang ministror.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion