Shkodranë të llastuar

Postuar në 08 Tetor, 2013 09:10
Gilman Bakalli

Për shkodranët meritokracia në rangje të larta të drejtimit të shtetit është një stomak që njeh dhe bluan vetëm një ushqim lokal tradicional me tre përbërës kryesorë: “shkodran”, “antikomunist” dhe “familje e madhe”. Përbërësit e tjerë si, profesionalizmi dhe arritjet individuale pavarësisht origjinës biologjike apo sociale, trupi i shkodranit i jashtëqet vrullshëm. Natyra qibare e këtij stomaku shpaloset me gjithë madhështinë e saj sa herë diskutohet niveli i përfaqësimit politik të Shkodrës në rang ministror. Kakofonia e pretendimeve, pakënaqësive apo hatërmbetjeve ndaj kandidaturave të propozuara merr përmasa komike dhe groteske. Sidomos nëpër rrjete sociale. Atje ku shkodranë 24 karatesh me vendbanim brenda apo jashtë Shkodre diskutojnë herë buzëpërdredhur e herë gjithë pezm mbi kandidaturat e shpallura. E vështirë ta kënaqësh stomakun e shkodranit të llastuar, i cili, herë kërkon thjesht përfaqësim sasior në qeveri dhe, sapo kjo arrihet, (aktualisht kemi 2 ministra dhe 3 zv.ministra nga Shkodra) ia behin gjykimet me përbërësit e lartpërmendur. Ministrat Bushati dhe Beqja janë shkodranë, janë profesionistë, por duhen hedhur poshtë si bij komunistësh; zv.ministri Çuni është shkodran, është profesionist, por nuk rrjedh nga një “familje e madhe”; zv.ministri Radovani është shkodran, është antikomunist, është familje e madhe, shkurt: i ka të gjithë përbërësit që kërkon stomaku delikat i shkodranit, por, aimè, është lidhur me “të gabuarit”.

Natyrisht, kjo frymë puritane që verifikon gjithçka nën emrin e atij kodi të lashtë zakonor, të pashkruar e sugjestionues të ngulitur brenda nesh si “qytetaria shkodrane” e bën të pamundur shijimin e një kandidature. Natyrisht, nën emrin e kësaj forme bashkëjetese që nuk bazohet në ligj e kontratë, por në mirëbesim, nën emrin e këtij kodi shpirtëror për të cilin klani dhe farefisi kanë më peshë se individi, zor se mund t’i meritojë njeri postet e larta që shkodranët nazelí aspirojnë për bashkëqytetarët e tyre.

Ndoshta, as që duhet kërkuar një përkitje e tillë. Sepse sa herë që politika është përplasur me qytetarinë shkodrane, ajo (politika) ka dalë fitimtare duke i shkërmoqur të gjitha cilësitë e mira të këtij kodi të brishtë dhe efemer. Edhe sa vite duhej të rrinte në pushtet znj. Topalli për të na bindur se “qytetaria shkodrane” nuk ishte virtyti i saj në këtë politikë? Ende s’e kanë kuptuar shkodranët e llastuar se sa imune është real-politika ndaj vlerave që mbart ky kod?

Mesa duket, kriteri i profesionalizmit dhe përkushtimit në punë do të duhet kohë të rrënjosen si kritere të vetme për të gjykuar përshtatshmërinë e një individi në rangjet e larta të administratës së një shteti. Ndoshta po aq kohë sa ç’është dashur për të krijuar kodin e pashkruar të qytetarisë shkodrane.

Mapo

Comments

Submitted by njêni pra... (not verified) on

...shum e gjetun analiza prof. Fatkeqsisht ky realitet vazhdon me qëndrù stoike.... :(

Submitted by raimondi (not verified) on

Shkodranet ne shumice dermuese kane mentalitet te mesjetes osmane --njelloj si tiransit__Keto dy popullsi jane popullsite me te prapambetura , por edhe me antishqitpare te kombit tone __Sepse ngaqe kane mentalitet turkoshak, keta urejne cdo gje shqiptare dhe mburin cdo gje te huaj______Interesant eshte se keto dy popullsi jane shume pro serbe ..Kjo teregon qe kane shije te percudnuar, sepse nga gjithe Europa serbet kane kulturen me qesharake, sidomos ne muzike .....

Submitted by Anonim (not verified) on

Raimondi me fal po me duket se nuk i njifke shkodranet .. dhe derisa ju flitni per kulture ne gjykimin e politikes ..kjo qe po flet ti tani nuk eshte kulture .. sa per antishqiptarizmin nuk mundesh me i gjyku shkodranet sepse kurbeti asht njoft ne jug dhe jo ne shkoder ..dhe tjeter shkodra nuk e ka perkrah kurr serbine ..dhe mos e ngaterro muziken me politiken

Submitted by gjoni (not verified) on

bravo, gilman! per guximin per te prekur nje teme kaq te nxehte, sic eshte sensibiliteti i shkodranve per idnetitein e tyre dhe komplimente per saktesine e shkrimit. pakkush mund ta trajtoje ne nje blog nje teme kaq komplekse.!

Submitted by Gjon (not verified) on

Jashte konsiderimeve te Gilman Bakallit, performancat e para te ministrit Bushati nuk me duken ato te profesionistit, me cfare po tregon duket qarte qe i mungon autonomia e veprimit, ndoshta kjo edhe per influencen e "diktatit" te Rames.

Artikulli i Bakallit ngrihet mbi pergjithesime personale pasi me te njejten menyre mund te permenden nje sere emrash te familjeve te medha qe i kane qendruar larg politikes nga te dy kahet,pa pasur asnje perfitim perkundrazi edhe duke qene te menjanuar qellimisht.  Per shkodranet si Bakalli "meritokracia" nuk mund te perdoret per te shfryre mllefe personale duke share djathtas e levduar majtas por duke i thene gjerat sic jane.

Submitted by Astrit (not verified) on

Eshte kenaqesi te degjosh zera kaq te aresyeshem sa ky i z. Bakalli. Eshte dyfish kenaqesi kur keta zera vijne nga qyteti i vetem i mirefillte i Shqiperise, Shkodra.

Vetem nga qytetare te paster shkodrane mund te vinte ky ze vetkritike per shoqerine e Shkodres.

Submitted by RP (not verified) on

kritikat jane daulle qe Rama duhet te kete veshe per t'i degjuar.Shkrimi i mire,saktesisht merret me stereotipin e shqiptarit ne pergjithesi,qe perfshire shkodranin nuk ka vullnetin e mire te shohe tek tjetri aftesite,por veç difektet.Edhe une jam kunder kriterit te familjeve te medha,por dy ministrat psh,ne mos familje te medha,kane qene familje te degjuara,kane qene apo jo favorizuar nga baballaret,kete nuk e di,por kam te drejte te dyshoj.Bejne mire te tregojne zotesi ne postet ku jane,sepse eshte si puna e vareses ne vitrine,edhe pasaktesia me e vogel duket dhe e komprometon çmimin.

Submitted by Meço Kapterri (not verified) on

Shume respekt per qendrimin e G.Bakallit, kurse ky Gjoni qenka mesjetar fatkeqsisht.

Submitted by Gjon (not verified) on

Meco Kapterri ti vazhdo me mesimet e partise se je ne rregull , sa per mesjeten dyshoj se e njeh si ka qene. Per Shkodren leria ate pune atyre qe e njohin e mos nderhy ne gjera qe nuk ia ke idene. Argumento opinionet e tua nese ke argumente se per te fyer ju Kapterret e keni ves.

Submitted by loni (not verified) on

Jo të gjithë shkodranët që kam njohur janë siç i përshkruan autori, por të gjithë shkodranët provincialë, mendjengushtë,  "katundarë" që kam njohur të nxjerrin të njëjtat argumente.

Dikush duhet tu tregojë disave se jetojmë në kohën kur presidenti i Amerikës është një mulat, me baba nga një fshat i Kenias dhe i rritur nga nëna.

Submitted by skelari migrues (not verified) on

Me gjithe pergjithesimin, edhe pse shkruhet per Shkodren me ngjan me historine tipike te ketyre 23 vjeteve te shtreses se mesme shqiptare, stuhine demografike dhe shtresezimin e paqete e te paharmonizuar me nje sistem vlerash te qendrueshem. Ne Shqiperi (mbase ngjashem me shume vende te lindjes) ishte shtresa e mesme ajo qe nuk arriti te pershtatej me "garen" e re, dhe, e destinuar te parakalohet nga "ata poshte" qe "i dhane gaz", mbase u komleksua duke kaluar ne mohim te realiteteve te suksesshme jashte saj.

Zoti Bakalli shpesh na ngjall respekt me mendjehapesine qe tregon.

Submitted by neritan (not verified) on

Teksa lexova shkrimin, me cuditi vertet fakti pse kaq i theksuar ky 'antikomunist'..

Me duket njelloj sic shikohej po me aq admirim ne vitet 30 termi 'komunist'. Kjo kujtese e shkurter dhe marrja persiper me patos e flamurit tjeter. Mos harroni perbenit nje nga elementet kryesore ne krijimin e partise komuniste.

elementi shkodran ishte goxha i njohur:

Qemal Stafa

Vasil Shanto

Apo edhe katoliku nese mendojne qe katoliket lajne duar nga kjo

Tuk Jakova

Pa to do ishte shume e veshtire krijimi dhe suksesi i Partise Komuniste Shqiptare

Submitted by RP (not verified) on

antikomunist ne Shkoder eshte si biçiklete mode,si me thene venecian.Shumica e tyre me therte mua ne kuptojne gje nga komunizmi apo demokracia;u shkon me mire t'ua quajme rrumpallhane.

Submitted by Anonim (not verified) on

Injoranca nuk eshte argument o shoku Neritan.

Qemal Stafa eshte elbasanlli.

Vojo Kushi Serb.

I vemti shkodran eshte Tuk Jakova, por te gjithe e dine historine si perfundoi, dhe jo me larg se viti 46.

Partia komuniste shqiptare nuk ka asnje lidhje me Shkodren.

Submitted by Daj Ceni (not verified) on

Ke shume te drejte kur thua qe injoranca nuk eshte argument, por fakt eshte qe ka pasur nje grup komunist qe quhej "Grupi Komunist i Shlodres", apo jo? Qe ne mos gaboj, polli edhe nje tjeter grup qe u quajt i "Te Rinjve", kjo sa per te kujtuar edhe nje here qe ne pune te komunizmit edhe Shkodra e Shkodranet nuk kane pas hanger bar. Eshte e vertete, qe me vone ai qoftelargu ia u futi shkodranve, por besoj ai ia futi kujt mundi, edhe gjirokastriteve te vet, keshtuqe edhe ajo puna e Tukut nuk perben argument, njesoj si puna e injorances.

Submitted by Anonim (not verified) on

Daja Cenke grup komunist ne Shkoder do te kishte, sic eshte normale ne cdo qytet te madh, te zhvilluar industrialisht, me sindikata punetoresh etj. Shtoji ketu dhe nje numer te madh studentesh qe vinin per te bere studimet atje, sic eshte rasti i Qemal Stafes. Por me perjashtim te Tuk Jakoves , gjithe pjesa tjeter drejtuese o ishin nga zona e pare operative (rasti i Perlat Rexhepit nga vlora) apo pakica serbe te tipit (Vasil Shanto, Vojo Kushi, Jordan Misja, Branko Kadia etj ) Prandaj mos kerko komunizmin ne Shkoder o mik, as para 44,  as pas 44.

Submitted by skelari migrues (not verified) on

Edhe absolutizmi - "mos kerko komunizem ne Shkoder", nuk shkon. Si cdo vend me zhvillim dhe emancipim patjeter qe do kishte edhe reagim ndaj padrejtesive te sistemit apo te prapambetjes.  Ne ate periudhe, pothuaj ne te gjithe boten, pergjigja ndaj padrejtesise ishte komunizmi. Petro Marko shkruan qe edhe pse ne Bashkimin Sovjetik popujt kishin filluar te vuanin padrejtesite dhe deformimet e sistemit te ri, informacioni ne kete fushe censurohej; ata pak qe kishin qene dhe e kishin pare realitetin, zakonisht heshtnin. Kur erdhi dhe pushtimi dhe padrejtesia u be mullar (dhe komunistet u rreshtuan menjehere kunder pushtimit), dashamiresia ndaj komunisteve u be mode. Mos gjykoni me filtrin e atij qe di se cfare ndodhi me vone, dhe e thote historine ne trajten e nje tregimi moralizues, me "krasitjet e nevojshme, me fshehjen e disa te vertetave te vogla "jo domethenese"... pra jo ashtu si duhet,  reale, te koklavitur, sic ndodh gjithmone.

Submitted by neritan (not verified) on

Cfare do te jete apo gabimi mund te bej un.. pergjigja jote meriton me shume injorance se cdo gje tjeter.....

di vetem qe levizja komuniste ne ate ne ate qytet ishte nga me te zhvilluarit.. me fal per qemal stafen, por harrova ramiz aline..

Submitted by Anonim (not verified) on

Ramiz Alia eshte nga Kosova. Ndoshta i rastisi te pillte ne Shkoder, se dhe kjo e diskutueshme eshte, por pervec kesaj ska asnje lidhje me Shkodren o shoku Neritan.

Submitted by RP (not verified) on

Atehere per humor i bie qe Shkodra s'u banuaka nga shkodrane,se na dalkan te tere te ardhur.Antikomunizmi shkodran eshte nje legjende katolike,sepse jo vetem qe Shkodra ka pasur grup komunist e s'ka si te ishte ndryshe,se kishte klase punetore dhe kishte kontakte me boten,por ka te ngjare qe shitet per antikomunizem ajo vetembyllje karakteristike fisnore e zonave malore te Mbishkodres,tradicionale katolike te yshtyr nga prifterinjte,qe e paten shpallur komunizmin djall.Erdhi moda sot e po te quhesh antikomunist je"in"dhe jo"out",por kjo s'do te thote se"antikomunistet"shkodrane me tonelata te dine argumente mbi çeshtjen.U mjafton te jene antikomuniste,ok,dakord,te pakten te punojne token,se me therrte mua ne e kapshin ata lojen e te djathtes,qe perfaqeson interesat e nje pakice,kur Shkodra qenka me shumice e djathte.Ka thene Anshtajni."Me e thjeshte te therrmosh nje atom sesa nje paragjykim".

Submitted by Gjon (not verified) on

RP.

Kush eshte sipas teje zona apo qyteti me antikomunist ne Shqiperi ne baze te dokumenteve e fakteve historike dhe cili qytet u godit me fort nga diktatura enveriste dhe pse?
A ke jetuar apo ke lexuar dicka per historine e shkodres, te veprimtarise kulturore te klerit katolik dhe te familjeve shkodrane apo edhe ti vazhdon me te njejtin lloj paragjykimesh por me kah te kundert.

Submitted by Anonim (not verified) on

Qartazi nuk eshte Shkodra e sotme per te cilen po flasim. Pas 50 vjet shkerdhatacioni, dhune dhe lufte klasash dhe 20 vjet demokracie me te "djathten" e Saliut,  dhe te "majten" e shokut Fatos dhe nuk e di cfare te Edushkes, Shkodra si dhe ato pak ish qytete te tjera te Shqiperise nuk dihet me cfare jane. Dmth nuk po flasim per Shkodren ku fiton LSI, vellai i nje te akuzuar per vrasje apo Tom Doshi me kompani.

Po flas per Shkodren e para 44 dhe pas 44. Grup komunist ka patur, edhe per ato arsye qe thua ti, por kush ishin drejtuesit. Pakicat serbe te zones se Shkodres dhe te ardhurit nga rrethet e tjera. Pse?? Sepse zhvillimi ekonomik dhe kulturor, botekuptimi jo vetem fetar i elites se qytetit nuk mund te mbeshteste komunizmin. Po flas per nje lloj botekuptimi o miku im RP qe origjina jote, me siguri nga baltat e Laberise, nuk e kupton dot.

Pas 44 u zhduken te gjitha familjet e pasura dhe te ngritura te qytetit. U derrmua kleri katolik qe ishte elita kulturore e qytetit. U pushkatuan apo vdiqen ne burgje 90% e franceskaneve.  Por prape qyteti gjate gjithe periudhes se diktatures ruajti nje fare lirie ne krahasim me qytetet e tjera. Ishte vendi ku mund te tregoje barceleta me udheheqjen, ku qarkullonin veze te kuqe diten e pashkeve dhe ku ndoshta te persekutuarin e takonin ne rruge dhe e trajtonin si qenie njerezore. Ndoshta babai apo gjyshi yt me detyre partie mund te kete vajtur atje me sherbim dhe ta konfirmon kete qe po perpiqem te te them.

Submitted by RP (not verified) on

Anonim,ty s'te dalkan fare parashikimet,mos loz lloto.Le qe s'jam nga Laberia,por edhe sikur te isha,Laberia eshte kodra e male,nuk ka balte;me shume ka balte ne Shkoder per ate pune,sidomos pas permbytjeve.Une kam deshmitar Migjenin per Shkodren e para Luftes,babai ka qene vertet dhe ka miq,qelluan myslimane,por edhe une kam shoke shkodrane sa te duash ti,te kohes se vjeter dhe te re,nga ata qe jane sheqer.Nese nuk ka te majte ne Shkoder ky eshte nje problem i madh,qe ose Shkodra eshte rraciste-autonomiste e tipit te Lega Nord italiane,ose ne Shkoder ka diktature te djathte.Po s'eshte ndonje nga dy problemet qe thashe une,atehere gaboheni ju;Shkodra ka te majte e te djathte si çdo qytet shqiptar dhe kritika e z.Gilman qendron plotesisht.Familjet e medha mbajini juve,mua as me bejne pershtypje.E keqja Shqiperise i ka ardhur nga familjet e medha.Klerin nuk po e diskutoj,ka harxhet dhe viktimat e veta.Nuk ben vaki qe Kleri te qyteteroje e zhvilloje nje qytet,se ashtu Roma do ia kalonte Nju Jorkut,Tokios,Parisit,Berlinit apo edhe Milanos.Nje qytet nuk e ben qytetari familja e madhe,e bejne ato mijera familje,qe duan gezim,duan respekt,duan zhvillim.Dhe familjet normalisht duan shtet social,jo shtet oktapod,qe ne emer te liberizmit i hap portat tigrave.Po qe per diktaturen,ajo dhunoi mendimin e lire kudo,ne çdo qytet te Shqiperise.Ke pyetur gje ne Korçe ti?Elbasan,Fier,Gjirokaster?Ku ishin latifondistet,ne Zadrime?Harrova,edhe une i vogel haja veze te kuqe per pashke,sado pa fe fare;diskutim eshte ky?

Submitted by Anonim (not verified) on

Shoku po hapesh shume, dhe nuk po kupton thelbin e asaj qe po diskutojme. Balta e laberise ishte ne kuptimin figurativ po mesa duket nuk e kape. Nuk po te thote njeri qe nuk ka te majte ne Shkoder. As qe nuk ka pasur komunista ne kohen e xhaxhit.

Nuk po flas per Shkodren qe tani eshte ne pike te hallit dhe te pakenaqesise dhe shet voten tek pazarlinjte e LSI.

Une po flas per nje realitet para dhe pas 44 qe ti qartazi nuk e kupton. Flet per klerin dhe merresh me Parisin dhe Londren. Ne realitetin tone dhe jo te Parisit, nje nga ato pak menyra per tu shkolluar ishte te beheshe prift. Do mbaroje jashte, jo nje, por 2 nga universitetet me te mira te botes. Kjo qe dhe arsyeja, qe ti nuk e kupton apo nuk e di, qe kleri katolik dhe ne vecanti fraceskanet ishin elita kulturore jo vetem e Shkodres por e gjithe Shqiperise. Dhe kete elite xhaxhi Enver e zhduku me rrenje e dhemballe.  Zhduku bashke me to dhe familjet e "medha" sic i quan ti,  familjet e ngritura (ekonomikisht dhe per rrjedhoje dhe nga ana kulturore) po i quaj une. Dhe vuri per te drejtuar shtetin katunaret, punetoret, oficeret dhe kapterret. Njesoj sic kane bere dhe pasardhesit e tij keto 20 vjet demokraci. Dhe perfundimi, ja ku jemi.

Sa per te majte e te djathte, ti nuk e di cfare eshte e djathta o miku im. Dhe ske nga ta dish se 23 vjet demokraci ke njohur vetem te majten e Saliut, te Tosit dhe tani do shijosh dhe rilindjen e  Edushkes.

Submitted by kontrolli! (not verified) on

I nderuari anonim!

lexoji dhe nje here tekstet e tua dhe vereju menyren si i drejtohesh tjetrit- cilesime negative pa fund per personin, perzier me lokalizma mendjengushtesh. Vereju menyren se si te drejtohen, me nje respekt qe nuk e meriton.
Shkodra nuk fiton gje nga kjo menyre mbrojtjeje.

Submitted by Anonime (not verified) on

Qemal Stafa ishte elbasanlli!!

Submitted by Anonim (not verified) on

Pa qytetin e Shkodres pluralizmi politik do kishte vdekur ne Shqiperi qe ne vitet 90..! Mund te ishim si Bjellorusia  apo Azerbajxhani(larg nga skemat europiane te politikes) n.q.s kemi parasysh mentalitetin e shume qyteteve te jugut ku edhe ne zgjedhjet e para pluraliste ne 1991  votuan masivisht PPSH-ne. Ky mentalitet ne jug nuk ka ndryshuar dhe as nuk ka gjasa te ndryshoje..!

Prandaj n.q.s Shkodra nuk balancon (deri diku) raportet djathtas-majtas (qofte edhe me mentalitetin provincial dhe konservator te saj)  atehere do ishim nje stonature e vertete per Evropen ku edhe duam te integrohemi...!

Submitted by RP (not verified) on

Pluralizmi nuk ishte mall vendi,ishte mall importi.Kam frike se ne Shkoder ka pasur terror psikologjik te djathte,jo ne fillimet demokratike,por me ardhjen ne fuqi te Berishes, Azemit&Co e deri kohet e fundit.Per Jugun ke te drejte,eshte ne shumice i majte,por ne eshte i prapambetur le shume per tu diskutuar.

Submitted by ANONIME (not verified) on

Kur degjoj te flitet per shkodranet qe jane provinciale, them sa mbrapa jemi ne shqiptaret. E le pastaj kur thone neper komente jane te lidhur me turqit etj etj. Shkodra nese ka lidhje me ndonje nga shtetet fqinje , ai shtet ka qene Italia qe nga lidhjet tregtare, shkollimi i te rinjve jashte, kultura. Po gjynah qe jo te gjithe kane informacion per  kete. Ndersa per shkrimin mund te them qe  nuk bazohet ne fakte por ne opinione, dhe ngelet ne kuadrin e nje opionioni. I gjetur ose jo, varet si mund ta interpretoje secili.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.