Ikonat, një kryqëzatë boshe?

Postuar në 12 Tetor, 2013 04:47
Ben Andoni

Nuk kaluan vetëm pak orë nga kapja "spektakolare" e dy qytetarëve, akuzuar për mbajtjen e një potenciali të tërë ikonash dhe objektesh të Trashëgimisë Kulturore, kur vetë Kryeministri Rama rendte të përshkonte 300 metrat nga kryeministria te Galeria dhe ta shpallte si sukses dhe fillimin e luftës pa kthim për për pasurinë kombëtare. Ministria e re e Kulturës, Mirela Kumbaro, që e përcillte pa ditur ndoshta asgjë për realitetin e ikonave, e aprovonte dhe madje u ngut të thoshte se ky ishte suksesi i parë i 100 ditëve të para.
Vetë dy protagonistët e ngjarjes, që media dhe politikanët i kishin etiketuar si përvetësues, filluan luftën e tyre pas hekurave të burgut. E vërteta që u shpalos pak pasi Rama dhe Kumbaro lanë Galerinë e Arteve, rrethuar nga media dhe buja ishte ndryshe. Njëri prej të arrestuarve dhe protagonisti kryesor "kishte" në pronësi të vetën me dhjetëra e dhjetëra ikona, dhe ajo që u kish shkarë pushtetarëve të rinj në fushatën mediatike ishte se ky njeri kishte rendur sa andej e këndej për t'i gjetur vend koleksionit të tij, pasi shtëpia e tij nuk mund të shërbente assesi si muze trashëgimie. Sikur të mos mjaftonte kjo, Qendra Kombëtare për Regjistrimin e Pasurisë Kombëtare thjesht e ka përcjellë këtë personazh, duke ia "njohur"pasurinë, por pa kërkuar konform ligjit, historitë e vërteta të origjinës së këtyre objekteve. Pra, të kërkohej se nga vinin.
Përpjekja e tij në fakt mbulon atë treg të frikshëm që prej vitesh ekziston dhe që vetë strukturat e shtetit i kanë dhënë jetë. Po, jetë dhe çfarë jete. Të kujtojmë: edhe në kishat e klasit të parë nuk ka prej vitesh kujdestar, kurse kushdo mund të shkojë dhe të vjedhë gjithçka. Rasti i Onufrit ishte i fundit në një radhë grabitjesh të frikshme të mbetura pa autor. Një pjesë e këtyre objekteve shiteshin brenda vendit. E kjo s'është asgjë pasi tmerri më i madh është tregtimi i huaj. Sot e kësaj dite, fondit të dikurshëm të ikonostaseve shqiptare, 55 të tilla syresh, i mungojnë 40 prej tyre. Të mendosh të marrësh dhe të heqësh një ikonostas të duhen orë e orë të tëra dhe ikonostaset në përgjithësi janë në mjedise vërtetë shumë urbane, të bën të mendosh se e gjitha bëhet shumë hapur dhe shumë shëmtuar, ashtu si shumë gjëra janë larguar nga vendi pa edhe më të të voglën mëdyshje. Së fundmi, një studiues do mëtonte se në filialet gjermane ishin të grumbulluara mbi 2 milionë monedha me origjinë shitjeje nga Shqipëria.
Por kryqëzata e Ramës duket edhe më e pashpresë, nësedo të kundrosh reagimin e subjekteve të tij, që do e përçojnë këtë aksion. Një i tillë, apeli për prishjen e varreve monumentale të Amantias, qëndronte mbi tavolinën e Mirela Kumbaros, teksa ajo rendte të bëhej pjesë e kryqëzatës pa kryqtarë të kryeministrit të saj. Dhe mbeti pa përgjigje të gjithë javën, sepse dihet lufta s'bëhetme fjalë... po me vepra.

/JAVA/

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Beno nuk te mora vesh!

Ky personi a ka letra per keto ikona?I ka bler dhe nga kush?Ne po na kerkojn letra ker origjina pronash qe kan kalu kater here neper shitje dhe ketu nje njeri disponon 500 ikona dhe nuk thot njeri a ka noi leter per to ?A ka noi dokument a fatur qe i ka ble?

Me ligj dhe ai qe mban sende te vjeddhura denohet.

Submitted by anonimi87 (not verified) on

Policet e qarkullimit kohet e fundit i kishin syte baker per leke pasi e kishin te pasigurte vendin e punes!
Si per cudi inspektori "ra ne gjurme te trafikanteve" vetem 5 ore para se te emerohej Drtejtor i Policise se Tiranes
Gjysmat e materialeve u zhduken pa mbushur java...
Ta themi hapur qe patem goxha pritshmeri ne fjalet "ti kthejme nderin Policise", por te behesh Krye Polic i Tiranes me nje burre te vjeter te intervistuar kohe me nga 5 media te ndryshme ku kamerat fiksuan edhe dhomen ku ishin ikonat?! Ky eshte fillimi i nje maskarade!!! Pa imagjinoni cdo beje ky pervers karriere me nje djale te ri, "mbyllje letrash shpej e shpejt"
Ne te gjithe historine ky pervers polic eshte me i rrezikshem per vlerat e policise se vete vlera ikonave...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.