Arkiv-Opinion
A i duhet ndonjerit eksperienca?...
JOHN VASILI/
Aktet normative si akte politike
Kushtetuta e Shqipërisë në nenin 116 se ndër aktet normative që kanë fuqi në të gjithë territorin e RSH bëjnë pjesë edhe “Aktet Normative të Këshillit të Ministrave”. Neni tjetër kushtetues, ai 101, përcakton se “Këshilli i Ministrave, në rast nevoje dhe urgjence, nën përgjegjësinë e tij, mund të nxjerrë akte normative që kanë fuqinë e ligjit, për marrjen e masave të përkohshme. Këto akte normative i dërgohen menjëherë Kuvendit, i cili mblidhet brenda 5 ditëve nëse nuk është i mbledhur. Këto akte humbasin fuqinë që nga fillimi, në qoftë se nuk miratohen nga Kuvendi brenda 45 ditëve”.
"Kapitaneria" e tatimeve
Tatimet shqiptare, në tërësi i gjithë sistemi fiskal shqiptar, sidomos për të hyrat buxhetore, sot ndodhen në një udhëkryq të rrezikshëm. Ai mbështetet në tre anije parambledhëse për Buxhetin e Shtetit: tatimet, doganat dhe lojërat e fatit, që për këto vitet e fundit patën për “kapitenë” tre mësues. Kjo, në një kohë kur strukturat fiskale të çdo shteti janë ndër institucionet më të specializuara të tij (nuk bëhet shaka me fondet publike që duhet të mblidhen për t’ju shërbyer qytetarëve).
“Vatra”, nga simbol i shqiptarisë, në simbol të kullës së Berishës
Merret vesh prej një lajmi që nxjerr gazeta “Dielli” në Nju Jork se: “Me kërkesën e Kryeministrit Edi Rama, një përfaqësi e Vatrës u takua më 26 shtator, në orën 3 pasdite, në hotelin “Four Seasons” me Kryeministrin e Shqipërisë. Në këtë takim merrte pjesë kryetari i Vatrës, dr. Gjon Buçaj, sekretarja Nazo Veliu dhe editori i Diellit, njëkohësisht dhe anëtar i kryesisë, Dalip Greca. Kryeministri shoqërohej nga Ina Kuka dhe Shefi i Misionit Shqiptar në Kombet e Bashkuara, Ferit Hoxha”.
KENI NJOHUR SHQIPTAR TË LUMTUR?
Një njeri i thjeshtë, i dekoruar para disa kohësh “Pishtar i Demokracisë”, mik i vjetër i shumë gazetarëve dhe kineastëve, në një nga momentet e tij të shumta të iluminizmit të beftë, teksa binte fjala si rastësisht mbi raportin mes lumturisë dhe shqiptarëve dhe teksa të tjerët – shumë më të shkolluar e më me shumë përvojë se ai – e pat shpjeguar kështu këtë punë: “Lumturia sigurisht që ekziston. Është si puna e binarëve të trenit. Ajo, lumturia është në një binar tjetër dhe jeta jonë ecën mbi një binar tjetër. Të dyja linjat ecin paralel pa u ndalur derisa të na vijë fundi.
A e do publiku Radio-Televizionin Publik?
Para një viti isha i ftuar në tryezën që organizoi PS-ja me analistë, gazetarë e pronarë të mediave shqiptare rreth reformave që ajo parashikonte për këtë sektor të rëndësishëm për konsolidimin e demokracisë sonë të brishtë. Një nga shqetësimet që u ngrit në tryezë ishte ai rreth njëanësisë së skajshme të Radio-Televizionit Publik. Dhe unë ofrova në atë tryezë disa ide për reformimin e tij, të cilat po i ndaj me lexuesin, ngaqë janë fare aktuale sot që PS-ja është në pushtet.
Keqkuptimi për shtetin
Një shtet funksional bazohet në tri element: kushtetuta/ligji, legjitimiteti politik dhe administrate e tij. Raportet midis tyre përcaktojnë llojet e sistemeve qeverisëse dhe diferencën midis modeleve demokratike dhe jodemokratike. Shqipëria i ka provuar të gjitha eksperimentet, - shtetin njëpartiak, shtetin pa parti, shtetin personal, shtetin nën pushtim, shtetin nën kujdestari të huaj, shtetin e ndarë në dy ose më shumë palë dhe vitet e fundit, shtetin partiak me rotacion.
Për trashëgiminë kulturore, puna fillon që nga ligji i vet
Ndërsa ekspozita “I tesori del patrimonio culturale albanese”, urdhëruar nga Ministria e Kulturës, vizitohej në javët e fundit të vitit 2012 në Itali, po ato ditë, disa vandalë i ishin qepur afreskut të Onufrit në Valsh të Elbasanit. Përfundimi: E shkatërruan në atë gradë, saqë grupi i anëtarëve të Forumit të Trashëgimisë, që e hasi rastësisht u shokua. Edhe më shumë opinioni publik. Po ndërsa vlonin debatet, ekspozita udhëtonte qetazi në Torino. Pas një “vakance’ të gjatë italiane (qëndroi atje deri më 7 Prill 2013!!!), fondi i ekspozitës do shpërngulej në Prishtinë!!!
Tre kërcënimet e Kosovës (zaptimi i shtetit, mospërfundimi i shtetit, islami politik)
1.
Po të kërkohej top lista e kërcënimeve kryesore për sigurinë e Kosovës, në top listë do të ishin këto tri.
Një, zaptimi i shtetit në prani të bashkësisë ndërkombëtare.
Dy, mospërfundimi i ndërtimit të shtetësisë së Kosovës.
Tre, rritja e islamizmit politik si alternativë ndaj shtetndërtimit të korruptuar.
Është simbolika, budalla!
Një nga naivitetet e gazetarisë së përditshme shqiptare është edhe rendja me nxitim pas besimit se njeriu, përfshi edhe qytetarin shqiptar pra, është ajo animal rationale (kafsha racionale) në kërkim të politikës konkrete që flet me gjuhën e argumenteve dhe të shifrave. Problem është se imazhi i njeriut si kafsha racionale që ëndërronte dikur iluminizmi dhe, tek i cili besonte deri para pak kohësh edhe ekonomia, është iluzor dhe i paplotë. Si rrjedhim edhe bota që njeriu ka krijuar, para se të jetë racionale, konkrete, fizike, ekonomike është një botë simbolike.