Arkiv-Opinion

Tavan borxhi apo tavan shpenzimesh?

Postuar në 27 Shtator, 2013 04:23

Deri vjet, ekzistonte një tavan ligjor i borxhit publik në Shqipëri – 60% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Por mazhoranca e shkuar e hoqi atë dhe borxhi mund të rritet pa iu përplasur koka ligjërisht në ndonjë tavan. Kur ishte dje në opozitë, mazhoranca e sotme e kritikoi ashpër heqjen e tavanit të borxhit dhe të njëjtën gjë bënë edhe FMN-ja e Banka Botërore. Tani mbetet të shihet nëse ky tavan do të rivendoset ose nëse një tjetër lloj tavani do të ndërtohet – tavani i shpenzimeve.

Që shteti të bëhet vërtet i të gjithëve

Postuar në 26 Shtator, 2013 04:26

Zgjedhjet e 23 qershorit  i dhanë pushtetin Aleancës për Shqipërinë Europiane dhe tanimë qeveria e re ka nisur punën. Fitimtarët e zgjedhjeve, duke qenë në kufirin e shumicës së cilësuar, kanë mundësi të kryejnë reforma të thella në dobi të afrimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe të përmirësimit të jetës së qytetarëve. Reforma të domosdoshme për ta sjellë shtetin në binarët e ligjit e të Kushtetutës. Reforma për të përmirësuar jetën e qytetarëve që e votuan e të atyre që nuk e votuan. Sepse zgjedhjet të japin pushtetin, por shteti është i të gjithëve.

Miza dhe elefanti

Postuar në 25 Shtator, 2013 04:14

Ajo që po ndodh në Siri duket komplekse. Është një luftë civile? Është një luftë fetare? Apo është një luftë për liri? Ish-Kryeministri dhe Kryeministri i ri, nxituan të nxjerrin kordhën për luftë ndaj Assadit, duke na bërë të dukemi si ajo miza në kurriz të elefantit, që lëshon klithma lufte dhe më të forta se të tij. Një gazetë konservatore amerikane (Washington Times, në mos gaboj) kish bërë dhe ironi me aleatët e sulmit ndaj Sirisë (Shqipëria, Letonia, Maroku...).

Mëshira është Diskriminim

Postuar në 24 Shtator, 2013 07:28

Këtë javë zhvillohet në Tiranë  Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut. Nëse ka një eveniment që duhet të promovohet gjerësisht dhe për të cilin duhet të inkurajohet pjesëmarrja është pikërisht ky. Diskriminimi i minoriteteve në vend është kaq i përhapur sa dhe të paktët intelektualë të pavaruar janë të verbër apo të pa-interesuar ndaj përdorimit të këtyre minoriteteve thjesht si objekte skene për të vënë në pah virtytet e munguara të politikanëve.

Në despotizmin e privates

Postuar në 24 Shtator, 2013 05:16

Origjina e termit despotizëm gjendet në sundimin e pakundërshtueshëm të kreut të familjes ndaj anëtarëve të saj, e drejtë që shkonte deri në marrjen e jetës. Më gjerësisht, despotizmi është përdorur për të shënjuar trajtimin e punëve publike sipas prizmit të interesave private të sundimtarit. Ky i fundit dallohej prej tiranit, pasi së paku tirani ende i referohej manipulueshëm ndonjë ligji apo interesi publik, ndërsa despoti as mundohej të gjente ndonjë argument propagandistik. Vullneti i tij ishte burimi i të drejtës: ai do, ai mundet, pra ai duhet!

Antikorrupsioni: Një prespektivë pesimiste?

Postuar në 23 Shtator, 2013 08:00

“Me duar të pastra” erdhi qeveria e re më 2005 dhe dihet përfundimi. Përfundimi dihet: ata që erdhën për të luftuar korrupsionin, zëvendësuan piramidën korruptive me vetveten dhe krijuan një sistem po aq korruptiv, madje edhe më të madh, duke u ndërshkuar më 2013 me 1 milion vota kundër. “Me duart të pastra” ka premtuar edhe qeveria e re që sapo erdhi në pushtet. Si do realizohet kjo? Duke “larë” duart? Duke ruajtur sistemin dhe vetëm zëvendësuar emrat në krye të tij? Duke nënkuptuar me reforma ndryshimin e emrave të militantëve të palëve?

Një Jugosllavi e re me dy shtete shqiptare

Postuar në 23 Shtator, 2013 05:45

Gazeta malazeze “DAN” njoftoi në 17 shtator se, sipas një informacioni të Ministrisë së Jashtme dhe të Integrimit Europian të Malit të Zi, në fund të shtatorit, në Nju Jork, udhëheqësit e Malit të Zi, të Serbisë, të Maqedonisë, të Bosnjë-Hercegovinës, të Shqipërisë dhe të Kosovës, do të zhvillojnë një takim për të diskutuar për nismën diplomatike malazeze të krijimit të një "Unioni Ballkanikoperëndimor". Njoftimin e këtij takimi e kanë dhënë edhe mediat serbe, maqedonase, boshnjake, duke i mëshuar konceptit të ri të këtij "Unioni Ballkanikoperëndimor".

Rruga e vështirë e së vërtetës

Postuar në 22 Shtator, 2013 08:38

1. 

Rama racional

Postuar në 22 Shtator, 2013 04:46

Ndoshta ka gabuar që në fjalimin e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës nuk e ka përmendur Ibrahim Rugovën, shtetkrijuesin, por shmangia e Edvin Ramës nga retorikat pompoze etnonacionaliste, (për një shtet unik shqiptar) ishte një shkëputje brilante nga tradita paternaliste, sepse kryeministri i ri shqiptar iu qas Prishtinës si një shteti të barabartë, e jo si “krahinë e Shqipërisë” ose sipas një qasjeje matriarkaliste, si “bijë” e shtetit “amë”

Kur do të ulet Berisha në sediljen e pasme të autoshkollës?

Postuar në 22 Shtator, 2013 04:17

Pavarësisht ndryshimit zyrtar të kryetarit, PD-ja ende i ngjan një autoshkolle, në timonin e së cilës është “shoferi i ri" Basha dhe në sediljen e instruktorit është “shoferi veteran" Berisha. Kurdo që “instruktori” Berisha e sheh të arsyeshme, mund të shkelë pedalin e gazit apo të frenave dhe mund ta kapë timonin e ta kthejë nga të dojë vetë. Por ky autoritet i padiskutueshëm i tij nuk kufizohet vetëm tek kryetari i sapozgjedhur Basha.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion