Kur do të ulet Berisha në sediljen e pasme të autoshkollës?

Pavarësisht ndryshimit zyrtar të kryetarit, PD-ja ende i ngjan një autoshkolle, në timonin e së cilës është “shoferi i ri" Basha dhe në sediljen e instruktorit është “shoferi veteran" Berisha. Kurdo që “instruktori” Berisha e sheh të arsyeshme, mund të shkelë pedalin e gazit apo të frenave dhe mund ta kapë timonin e ta kthejë nga të dojë vetë. Por ky autoritet i padiskutueshëm i tij nuk kufizohet vetëm tek kryetari i sapozgjedhur Basha.
Një e ngritur vërtik e Berishës në sallën e Kuvendit të Shqipërisë dhe dalja e tij prej saj, për shembull, u shoqërua me daljen e të gjithë deputetëve të PD-së. Më tej, nga komentet e militantëve të PD-së në emisionet e mëngjesit apo në blogje, kuptohet se veprime të tilla të Berishës aprovohen prej tyre.
Por si mund të shpiegohet një bindje kaq e verbër ndaj një udhëheqësi?
Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje, profesori Stanley Milgram zhvilloi një eksperiment në vitin 1961 në Universitetin Yale të SHBA-së. Ai vuri dy njerëz në dhoma të ndryshme, ku ata nuk mund ta shihnin njëri-tjetrin, por mund ta dëgjonin. Në dhomën ku ndejti vetë, profesori Milgram e udhëzoi personin që t’i bënte një seri pyetjesh personit tjetër, i cili, po të përgjigjej gabim, do të merrte një goditje me elektroshok. Voltazhi do të rritej nga 15 volt pas çdo përgjigje të gabuar, deri sa të arrinte maksimumin 450 volt. Në fakt, personi që ndodhej në dhomën tjetër nuk iu nënshtrua elektroshokut, por britmat dhe përplasjet e tij të krijonin përshtypjen se ai me të vërtetë po goditej nga elektroshoku.
Ky eksperiment u provua me 40 çifte personash dhe, në 65% të rasteve, pjesëmarrësit në eksperiment iu bindën udhëzimit të profesorit për të vazhduar deri në kufirin maksimal 450 volt. Kur pjesëmarrësit hezitonin, profesori u bënte këtë seri ndërhyrjesh standarde: 1- Ju lutem vazhdoni; 2- Rregullat e eksperimentit kërkojnë që të vazhdoni; 3 – Është shumë e rëndësishme që të vazhdoni; 4 – Nuk keni zgjidhje tjetër, duhet të vazhdoni.
Kur ky eksperiment u zhvillua në një ambient jo aq autoritar sa Universiteti Yale dhe me një drejtues jo aq të famshëm sa profesori Milgram, u konstatua një nivel ndjeshëm më i ulët bindjeje nga pjesmarrësit në eksperiment. Gjithashtu, eksperimenti u zhvillua edhe në shumë vende të tjera të botës (për të testuar efektin e kulturave të ndryshme) dhe u arritën rezultate të ngjashme.
Rezultatet e këtij eksperimenti (i njohur në psikologjinë sociale si eksperimenti Milgram) janë përdorur për të shpieguar sjellje të tilla të përçudnuara masive si pjesmarrja e nazistëve të thjeshtë në shfarosjen e çifutëve, të cilët etiketoheshin nga Hitleri si njerëz që donin të minonin dominimin e racës ariane në Europë. Ndërsa në rastin e PD-së (i cili, duhet theksuar, është i një magnitude shumë më pak ekstreme), ky eksperiment mund të shpiegojë faktin që ka shumë politikanë e militantë të PD-së që e ndjekin verbërisht udhëheqësin e tyre historik, si në rastet kur ai u shpall luftë kundërshtarëve, ashtu dhe kur bën paqe me ta (kujtoni 14 shtatorin 1998, 21 janarin 2011 si dhe muajt e mjaltit të çiftit Berisha-Nano në vitet 2002, 2007 e 2009).
Në këto kushte, rrugëtimi i ardhshëm i PD-së do të varet krejtësisht nga roli që do t’i japë vetes Berisha. Në qoftë se ai do të vazhdojë të rrijë pafundësisht në rolin e “instruktorit” në sediljen e parë dhe do të shkelë pedalin e gazit apo të frenave kur të dojë, si dhe ta kthejë timonin nga të dojë vetë, dorëheqja që bëri dhe zgjedhja e një kryetari të ri në PD nuk do të kenë asnjë vlerë praktike.
Elektorati shqiptar ka treguar në 13 vjetët e fundit se nuk i ka dhënë asnjëherë shumicën koalicionit të udhëhequr nga Berisha. Edhe në 2005-ën, kur Berisha u zgjodh kryeministër, koalicioni i tij mori vetëm 41.2% të votës popullore – ishte përçarja e votës së majtë ajo që solli rrotacionin e pushtetit atëherë. Ndërsa rezultatin më të mirë ai koalicion e arriti në qershorin e 2009-ës (46.9%), kur e djathta ishte pothuaj më e bashkuar se kurrë në 13 vjetët e fundit dhe situata ekonomike ishte ndoshta më e mira e kësaj periudhe.
Në kushtet aktuale, Berisha duhet ta analizojë mirë këtë sjellje elektorale të shqiptarëve nga viti 2000 e këtej (për vitet ’90 nuk vlen të përdorësh fjalët sjellje elektorale, sepse zgjedhjet e atëhershme u zhvilluan ose pas rënies së shtetit ose pas bojkotit të opozitës). Në qoftë se ai dëshiron që koalicioni i PD-së të jetë realisht konkurues në zgjedhjet e ardhshme, duhet ta kuptojë se nuk duhet të rrijë gjatë në sediljen e “instruktorit”.
Ndoshta fill pas përfundimit të procesit të ristrukturimit të PD-së në dhjetor, Berisha bën mirë të kalojë në sediljen e pasme, ku mund t’i japë këshilla “shoferit të ri” Basha, por jo të ketë kontroll të plotë mbi automjetin. Një tërheqje taktike e Berishës vetëm një muaj para zgjedhjeve të ardhshme (siç bëri në garën për Bashkinë e Tiranës më 2011), nuk mund t’i gënjejë më votuesit e lëkundur…
Comments
E para Berishes nuk i behet

E para Berishes nuk i behet vone fare te analizoje sjelljen e elektoratit shqiptar, atij i intereson vetem pushteti dhe pasuria e tij dhe e familjareve te tij. Nese largohet nga drejtimi i PD-se, e gjitha kjo mund ti rrezikohet.

E dyta:

Por si mund të shpiegohet një bindje kaq e verbër ndaj një udhëheqësi?

Seriozisht e ke kete ti? Po pse a nuk ju binden po aq verberisht socialistet Rames pas 2009, megjithese i poshteroi dhe u perdhunoi partine ne cfaredo lloj menyre??

TI nuk qenke as me te majtin

TI nuk qenke as me te majtin as me te djathtin.Qi qenke me ate te mezit

Ne cfare menyre e perdhunoi?

Ne cfare menyre e perdhunoi?

Partine e ka mbushur me

Partine e ka mbushur me ushtare besnike te tij duke perjashtuar kedo qe e konsideronte rrezik. Shpiku nje alibi per 2009 se gjoja i kishin vjedh zgjedhjet kur ne 2013 morri fiks te njejten perqindje. I conte ne protesta, i hiqte nga protesta, i fuste ne greve urie, i nxirrte nga greva duke ndejtur vete rehat gjate gjithe kesaj periudhe. Njehere beri opozite te eger, pastaj tha do futemi ne parlament, njehere ca nuk tha kunder Metes, pastaj u bene prap shok. Folen gje? I thane gje o kryetar pse e morre kete vendim? I tha njeri te hedhim ne votebesim? Ju ngrit kush kundra kur nderronte mendje brenda nates?

Cfare eshte kjo tjeter pervecse tallje totale sepse e di qe ata njerez presin vende punne e per rrjedhoje te ndjekin verberisht?

Pika vërës kur bejne

Pika vërës kur bejne shqiptaret si asnjeanes :)))))

Nuk ma ha mendja qe analiza

Nuk ma ha mendja qe analiza perputhet me realitetin. Kjo per disa shkaqe shume te thjeshta:

1. Autoriteti nuk eshte i vetmi "shkop" i S.B.-se ne kete rast. Perfitimet personale, dosjet e mundshme (apo skeletet ne dollap qe B.-ja ua di shumices se parlamentit) jane nje faktor i rendesishem ne panorame.

2. Personazhet e S.B.-se (me te shumtet) jane te zgjedhur ne menyre te tille per te qene te bindur. Te pabindurit jane nxjerre jashte PD-se me kohe.

3. S.B. ne kete rast nuk eshte instruktori qe po i meson makinen Lulzimit (pasi kjo do te thoshte qe ne nje te ardhme Lulka do te merrte patenten dhe mund t'i jepte vete). Luli eshte thjesht ne rolin e nje piloti automatik me programim te vete S.B.-se. Te pakten deri me tani.

E fundit, shumica e gjerave qe jane thene per S.B. fatkeqesisht kane vend dhe per E.R. apo te majten ne pergjithesi.

I pari dhe vetem 9 dite pas

I pari dhe vetem 9 dite pas zgjedhjes se zotit Basha ne krye te PD, une i dergova redaksise se Respublica-s shkrimin e meposhtem, te cilin ju nuk e botuat. Ideja e paraqitur ne shkrimin tim eshte pothuaj e njejte me kete shkrim. Kushdo qe do merrte mundimin ta lexonte shkrimin tim, do te vinte ne dukje, se e vetmja dobesi e shkrimit eshte fakti qe e kam shkruar une, nje i panjohur per shtypin. Natyrisht kjo nuk eshte pak, por jo sa ju te mos merrnit qofte edhe me te voglin mundim per te dhene nje pergjigje per arsyen e mosbotimit.Por te mos zgjatem, ja dhe shkrimi :

ZOTI BERISHA, LERENI LULEZIM BASHEN TE BEJE DETYREN E KRYETARIT TE PD.

Ne 23 Qershor Partia Demokratike humbi zgjedhjet e radhes per perberjen e legjislativit te ri. Te fituar dualen socialistet e majte te Edi Rames, se bashku me nje fraksion te po kesaj partie te udhehequr nga Ilir Meta. Ata arriten nje mazhorance derrmuese, e afte per te marre vendime domethenese ne parlamentin e ardhshem.

Ne menyren me te qyteteruar, Kryeministri Berisha, pranoj humbjen e partise se tij ne keto zgjedhje dhe ashtu sic e kerkon rregulli ne boten e civilizuar, beri doreheqjen nga funksionet e drejtimit te Partise Demokratike, themelues i se ciles ai eshte qe nga dhjetori i vitit ’90 te shekullit te kaluar.

Jane te panumert rastet, kur drejtues te shteteve me hapsira te pamate dhe tradite te madhe lirie jane ndodhur ne nje situate te tille (krejtesisht normale dhe aspak turperuese ne kushtet e demokracise),te cilet  kane humbur zgjedhjet dhe jane larguar nga drejtimi i puneve.

Si rregull, ata kane gjetur zgjidhje jashte funksioneve partiake.Nisur nga ky fakt,  eshte ne nderin e tyre, po ashtu edhe te zotit Berisha, qe pasardhesit ti krijohen te gjitha kushtet per ta cuar autoritetin drejtues ne nivelin e domosdoshem.

Nje postulate ne politike thote: vetem politikanet mendojne per zgjedhjet e ardheshme, burrat e shtetit mendojne per brezat e ardhshem. Per te ilustruar kete fakt mund te mernim si shembull shume drejtues,  si pershembull Bush, Klinton, Bush (i riu), Mejxher, Bler, Miteran,Sarkozi, Khol, Shroder, D’Alema, ,Micotaqis, Papandreu , Yeltsin, e shume e shume te tjere, te cilet kane gjetur zgjidhje dinjitoze pas largimit nga funksionet drejtuese, duke u marre  me aktivitete nga me te larmishmet, thellesisht te dobishme ne funksion te tashegimise historike dhe vlerave muzeale, kaq te nevojshme per transmetimin e eksperiences politike  ne brezat pasardhes. Ata e kane ditur mire, se marrja e tyre me nje aktivitet politik ne favor te Partise qe  kane drejtuar, pas doreheqjes se deklaruar, jo vetem nuk eshte ne lartesine e figures se tyre, por ajo perben nje rrezik real per te ngushtuar hapsirat e mendimit te drejtuesve te rinj ne gjetjen e zgjidhjeve te domosdoshme per nje rikthim sa me te shpejt ne drejtimin e puneve te shtetit. Ndaj, besojme, se per aq kohe sa te tille drejtues, si zoti Berisha, do te vazhdonin te drejtonin ne hije punet e Partise, me keqardhje mund te vihej ne dukje, se steka e veshtiresise per drejtuesit e rinj do te ngrihej pa ndonje arsye te shendoshe ne kufij te lartesive te pakapercyeshme.

Besimi ne aftesite e brezit pasardhes perben nje nga problemet me te mprehte per individe te forte si zoti Berisha, te cilit vitet i kane forcuar bindjen ,se lenija e puneve ne dore te njerzve pa eksperience eshte nje rrezik real per aktivitetin shoqeror. Tipa si zoti Berisha kane bindjen e patundur , se pa nje kujdes maksimal per cdo pune  nga ana e tyre, vetem rastesia do ta shpetonte shoqerine nga ndonje hata, ndaj ti largosh njerzit si ai nga zakoni per te kontrolluar imtesisht cdo gje, eshte nje pune me te vertete e veshtire. Kuptohet, perballe ketij problemi ndodhet Basha. Kjo, natyrisht, eshte dhe fatkeqesia e tij me e madhe.

Sado paradoksale ne dukje, mendoj se vetem zoti  Berisha mund ta zgjdh kete situate.  Eshte ai dhe vetem ai qe mund ta cliroje PD nga prangat e tij. Te gjithe ne te tjeret mund ta ndihmojme me c’te mundim, po te jete se ai realisht  eshte i interesuar sadopak per kete proces. Por a eshte i gatshem shpirterisht zoti Berisha te ngrihet ne kete nivel qytetarie? Kjo, mendoj, perben problemin me te mprehte aktual per cdo drejtues te PD.

Mendoj se kjo perben nje arsye te mjafte, qe cdo njeri, i cili ja do te miren ketij vendi, duhet te kontribuoje urgjentisht per ti dhene mundesi ketij individi per tu marre me dicka tjeter tejet te dobishme, jashte puneve te PD . Por sidomos ne perputhje me nderin qe i jep  aktiviteti i tij shumevjecar.  Eshte per kete arsye, qe Zotit Berisha  duhet ti behet e qarte, se nuk eshte aspak e nevojshme  ti  bjere murit me koke, duke qene po ai ne drejtim te puneve per te risjelle  PD ne pushtet.  Ky lloj aktiviteti per te tashme ka vdekur. Berisha duhet ta kuptoj se eshte deklarata e tij e doreheqjes ajo qe e largoi perfundimisht nga ky lloj aktiviteti. Po ashtu, mendoj se zoti Berisha duhet te demostroje se eshte po ne nderin e tij qe kete kapitull ta quaj te mbyllur. Jeta eshte shume e gjere dhe e larmishme. Aftesite e tij jane te pashtershme per te qene shoqerisht i dobishem. Se fundi, kete presin nga ai te gjithe ata qe sinqerisht duan te mbetet ne histori cdo arritje pozitive e tij ne dobi te vendit qe e lindi dhe e rriti.

F.A. Ne qofte se na jep emrin

F.A. Ne qofte se na jep emrin e vertete, mund ta botojme opinionin tuaj.

Zoteri! Une shkrimin jua kam
Zoteri! Une shkrimin jua kam derguar me emer dhe mbiemer te plote ne daten 30 Korrik 2013. Tani ai e ka pare driten e botimit ne nje te perditshme tjeter. Pra tashme vetem mund te ribotohej. Por muk ishte ky qellimi im. Qellim pata vetem vemendjen dhe respektin tuaj.
F.A., na falni per

F.A., na falni per mospublikimin e shkrimit tuaj - mund te kete ndodhur thjesht per arsye burokratike, jo editoriale.

Nuk besoj se eksperimenti i
Nuk besoj se eksperimenti i pershkruar ne shkrimin tuaj eshte i "goditur" per te ilustruar iden tuaj zoti Zaloshnja. Eksperimenti u zhvillua si nje menyre per te shpjeguar pse e gjithe shoqeria gjermane, ne menyre vullnetare, u be pjese e shfarrosjes se hebrenjve. Gjate kohes se eksperimentit profesori ishte prezent dhe gjate gjithe kohes i siguronte personat qe percillnin elektroshokun qe nen prezencen e tij nuk do te ndodhte asgje e keqe, por qe vet nuk e bente. Besoj se zoti Berisha eshte e kunderta. Me shembull personal i imponon te tjereve ate qe do. Faleminderit!
Add new comment