Rruga e vështirë e së vërtetës

Postuar në 22 Shtator, 2013 08:38
Rudolf Marku

1.

Natën vonë, Winston Churchill dhe një koleg i ri, anëtar i Parlamentit anglez, po linin House of Commons. Ishte pranvera e vitit 1917, ditët më të errëta të Luftës së Parë Botërore, një moment krize njëkohësisht për Churchill-n dhe kombin anglez. Churchill sapo kishte dhënë dorëheqjen nga kabineti, dhe vetë Britania dukej sikur do shpartallohej nga forcat gjermane. Sipas kujtimeve të kolegut të tij të ri, Churchill u ndal përpara Dhomës ku mblidhej Parlamenti, dhe tha: Vetëm kjo hapësirë e vogël bën dallimin mes nesh dhe Gjermanisë. Vetëm demokracia parlamentare e vendit tonë, vetëm këmbëngulja jonë për të mbrojtur liritë individuale do bëjë që të mposhtet eficenca e shkëlqyer dhe energjia për t’u patur zili e Gjermanisë.
Churchill kishte të drejtë. Dhoma e Parlamentit anglez, me këmbënguljen e saj që të mbronte lirinë e individit njerëzor, arriti të fitojë Luftën e Parë dhe Luftën e Dytë Botërore, madje edhe atëherë kur vetë Dhoma Parlamentare u pat katandisur në një grumbull gërmadhash nga bombat gjermane. Sepse gjithmonë ai i drejtohej njeriut, njëshit individual, sepse për Churchill-in dhe politikanët si ai, thelbi i politikës dhe i shtetit është individi njerëzor dhe fati i tij.
Winston Churchill do mbetet si politikani që preferonte të fliste të vërtetën. Në botë ka dy lloj politikanësh: ata që gënjejnë, dhe me gënjeshtrat e tyre fitojnë një popullaritet të përkohshëm, dhe ata që artikulojnë të vërtetën, dhe me këtë shpeshherë humbasin popullaritetin, të paktën përkohësisht. “Nuk mbaj mend ndonjë kohë tjetër kur humnera mes fjalëve të politikanëve dhe asaj çfarë ndodh realisht të jetë kaq e madhe”, – pat deklaruar ai në nëntorin e vitit 1932. “Ju lutem, ndërpritini rrenat dhe mësoni t’ia thoni të vërtetën popullit britanik…Ndoshta, duke dëgjuar të vërtetën, njerëzit mund të ndjehen fillimisht të ofenduar, por unë do preferoja këtë pakënaqësi të fillimit sesa gjendjen e pakëndshme të zemërimit e të zhgënjimit të madh që do vinte pas gënjeshtrave”.
Për Churchill-in, vlera më e madhe e demokracisë është mbi të gjitha se Demokracia të jep mundësinë që të flasësh të vërteta që nuk të bëjnë popullor. Vetë kundërshtarët e Churchill-it kishin gënjyer gjatë gjithë kohës për rrezikun që sillte Gjermania e viteve ’30, duke e zvogëluar këtë rrezik si të paqenë. Churchill, në të kundërt, pat paralajmëruar me kohë rrezikun e Hitlerit, dhe në të njëjtën kohë sakrificat që e prisnin kombin britanik, i cili nuk ka gjë tjetër që të japë veç ‘’gjakut, stërmundimit, lotëve dhe djersës”. Këmbëngulja e tij për të thënë të vërtetën u shpërblye kur shpërtheu Lufta e Dytë Botërore, kur dhe oponentët e tij politikë u gjendën si njerëzit më të diskretituar, falë gënjeshtrave të tyre, ndërsa Churchill u shfaq si autoriteti i vetëm moral i kombit të vet, falë këmbënguljes për të thënë të vërtetën.

2.
Nuk do thosha ndonjë gjë të re, nëse do pohoja edhe një herë gjënë më të ditur në botë, se në vendin tonë politikanët janë dhe gënjeshtarët më të mëdhenj. Dhe jo vetëm në vendin tonë. Por këtu tek ne kemi të bëjmë me gënjeshtarë banalë, të paturpshëm, madje që presin dhe duartrokitje dhe lavdërime për gënjeshtrat e tyre. Ne duhet t’i japim taksë iluzionit të politikanëve tanë që janë përpjekur dhe vazhdojnë të përpiqen të na mbushin mendjen se ekonomia jonë është ndër më të përparuarat në botë (në një kohë që ekonomia jonë mbështetet në pjesën më të madhe nga të ardhurat financiare të emigrantëve), se vendi ynë është vendi i vetëm që nuk është prekur nga kriza dhe nuk ka frikë se do preket nga kriza (dhe vërtet, vendi ynë nuk preket nga krizat dhe as që ka frikë se do preket nga kriza, por për të vetmen arsye që ka rënë nga varka drejt e në det, nuk ka frikë që të laget nga shiu), se vendi ynë është një mrekulli ekologjike (me importim plehrash të vendeve fqinje), se vendi ynë është një Eldorado, se në fund të fundit është një rast krejt i veçantë, mrekullisht i veçantë, unik, në tranzicion të përjetshëm, se ne mund të punojmë më pak e të paguhemi më shumë, se mund të dalim në pension herët e të jetojmë më gjatë…Është gati-gati i njëjti arsenal fjalësh që përdorte dje sistemi komunist, e njëjta psikopatologji e parezistueshme për të sugjestionuar turmat, si magjistari Mario tek tregimi i njohur i Tomas Manit. Në kohën e vet, Churchill shihte me shqetësim alarmant greminën që ndante fjalët nga veprat e politikanëve. Asnjëherë tjetër në historinë e njerëzimit kjo greminë nuk ka qenë aq e thellë dhe aq e honshme sa sot. Politikanët shqiptarë të sotëm vijnë në pjesën më të madhe nga rruga, me diploma universitetesh të blera, me vota të blera, të dhunshëm dhe të paprekur nga civilizimi. Që mund të bëhet e qartë qoftë dhe nga antropologjia e tyre. Ose vijnë psikologjikisht dhe kulturalisht drejt e nga sistemi i dikurshëm komunist. Nuk u mbetet gjë tjetër veç të gënjejnë. Asnjëherë nuk ka ndodhur që gënjeshtra dhe mashtrimi të jenë kaq hapur dhe kaq paturpësisht spektri i vetëm i politikës shqiptare. Çfarëdo që të shohësh, sistemin arsimor, atë mjekësor, atë ekonomik, administratën, – humnera mes asaj që pretendojnë politikanët që të jetë dhe asaj që është në të vërtetë janë të ndara në mes me një mur më të lartë dhe më të pakalueshëm sesa Muri i dikurshëm i Berlinit. Dhe ushtarët roje të këtij Muri janë politikanët tanë dhe parlamentarët tanë.

3.
Cili nga politikanët tanë është i përgatitur që të pranojë Faktin? Ose çfarëdo fakti? Është e kuptueshme përse politikanët tanë janë alergjikë ndaj fakteve. Faktet janë si ato gjilpërat e mprehta që shpojnë ballonet e iluzioneve. Fjalimet e politikanëve tanë përmbajnë çdo gjë veç fakteve. Por do të qe një provincializëm mjeran po qe se do të besonim se kjo ndodh vetëm me politikanët tanë. Puna është që dhe atëherë kur ne duam të marrim shembuj nga politikanët perëndimorë, për fat të keq, jemi të predispozuar që të marrim shembujt më të këqij. Alastair Campbell është perfeksionisti i asaj që në anglisht quhet Spin Doctor, e që në një shqipe kologiale mund të përkthehej ‘doktor profesori i spërdredhjeve’. Është akuzuar disa herë si njeriu që mbretëroi në Whitehall- në Kryeministrinë britanike-me anë të terrorit të gënjeshtrës e të mashtrimit. Si politikan, mund të jetë njeriu diametralisht i kundërt me parimet që përfaqësonte Winston Churchill. Nuk është e papritur që në Tiranë është i ftuar nga partia që ndodhet tani në pushtet, dhe libri i tij është përkthyer, botuar dhe reklamuar si një manual këshillash për politikanët vendas. Edhe pse libri i tij, ç’është e vërteta, ndodhet nën nivelin e mediokritetit të publicistikes politike.
Pranimi i gënjeshtrës si normë nga politikanët shqiptarë ka bërë që ata, për konsekuencë, të paraqiten kaq të padinjitet, a me dinjitet të stërkëmbur, përballë politikanëve perëndimorë, që më së shumti janë thjesht rrogëtarë të Brukselit a aparatçikë të administratave të vendeve të tyre në Tiranë. Por që pozojnë para qyqarllëkut të politikanëve tanë Perëndinë e Olimpit.
Politika shqiptare udhëhiqet nga gënjeshtra e organizuar. Ose nga arroganca e padukshme e gënjeshtrës. Udhëhiqet nga mungesa e personaliteteve në politikën shqiptare, ose nga personalitetet e deformuara të politikanëve të ditës. Por në të njëjtën kohë, për fat të keq, jemi dhe ne, individët e jetës së përditshme, që e pranojmë me dëshirën më të madhe gënjeshtrën e politikanëve. Ose dhe më tepër se kaq: indinjohemi po qe se ata nuk na gënjejnë. Politikanët gënjejnë sepse ata e kanë marrë vesh me kohë se ne i pranojmë të ekzaltuar gënjeshtrat e tyre. Dhe kjo flet jo vetëm për dështimin e politikanëve tanë, por dhe për dështimin tonë. Sepse pranimi i së vërtetës nënkupton dhe pranimin për të bërë sakrifica. Dhe asnjëri nga ne nuk është i përgatitur që ta shprishë komfortabilitetin e jetës së vet për hir të një nocioni që duket aq i largët dhe aq i pakapshëm, sa ç’është e vërteta.

MAPO

Comments

Submitted by Daj Ceni (not verified) on

Nje tjeter shkrim qe na tregon qe "bora eshte e bardhe, madje edhe e ftohte". E dinit ju kete o milet apo jo? C'eshte nevoja per shkrime qe "states the obvious", qe ne nje shqipe "kologiale" (?) mund te perkthehet "te thuash ate qe e di edhe lopa".

Cfare te bejme ne tani qe Churchilli nuk qelloi shqiptar, madje cfare te bejme ne tani qe ai edhe ka vdekur e nuk eshte me? Ku ta gjejme ate politikanin qe do te na thote te verteten, asgje tjeter vec te vertetes dhe vetem te verteten. Rrofsh o zoti Rudolf qe na mbushe me optimizem........

Submitted by raimondi (not verified) on

Curcilliishte kolonizatori i fundit ne Europe __Ai ishte i drejte per popullin e tij e donte demorkacine per Britanine, por per popujt e tjere ai  nuk donte tja dinte aspak
Por duke qene se Anglia ishte nje superfuqi, Curcilli ishte shume i padrejte per komebt e tjere.  E nese ka komb qe nuk duhet ti refereohet Curcillit ai duhet te jete kombi Shqiptar
................Per kuriozitet te lexuesve Curcilli ishte ne ekstrem ANTI-Shqiptar, dhe biles Antishqiptarizmi i tij ishte Arrogant dhe urdherues

Psh ne luften e dyte boterore , kur perfAqsuesi britanik erdhi nga Greqia per tu atashuar prane shtabit te pergjitheshem te Ushtrise Nacional Clirimtare , qe ne takimin e pare oficeri britanik i derguar nga Curcilli i tha Enverit :....Curcili thote qe ...Jugu i Shqiperise , ti jepet Greqise _____Dhe Enveri ja priti direkt :..I jepet Greqise,kur Jugu i Anglise ti jepet Irlandes ...........Kjo bisede sipas historianit aemrikan Peter Lucas

Edhe me tutje Curcilli vazhdonte kete politke ndaj Shqiperise   e cila ishte nje vazhdimesi e politkes se Gledstounit te para 100 vjeteve  nen parullen _...Great Britain, for greater Greece  .

Ndersa ne Jalte Curcilli  mori pjese bashke me Stalinin per te ndare Europen , NDERKAQ  Presidenti amerikan Roosvelt , nuk ishte aspak dakrot me ndarjen e Europes sipas orekseve te Curcillit dhe Stalinit, por ju tha ketyre qe te vendosej sipas deshires se vete popujve te Europes

Pra Curcilli ishte pa diskutim kolonizatori i fundit i Europes --Natyrisht ishte inteligjent , oratorik, energjik , dhe agresiv per te haritur qellimet e tij politike ---Por ishte Antishqiptar per aq sa e njeh historia --Cudi eshte se shkollaret shqiptare e citojne shpesh, pa e ditur fare se ai  nuk kish fare konsiderate per kombin tone  --Kjo tregon se ne kemi intelektuale shume te ceket ne njohje dhe ne gjykim

Ndersa ne aspektin e genjeshtres politike , sot genjejen te gjithe politkanet e gjithe botes, jo vetem shqiptaret .Morali i njeriut modern  eshte shume  i brishte , por kjo nuk ka ndonje ndikim kushedi ne drejtimin e ekonomise ,
Klinton qe mbahet presidenti me ia fte ne historine e USA genjeu nen betim kur tha :..Une kurre nuk kam pas maredhnje seksuale me ate femer

Prolbemi ketu tek ne , nuk eshte pse genjejne politkant dhe biles nuk eshte problem as korupsioni , sepse keto jane gjera bashke-udhetare ne demokraci , jane vese qe luftohen ne proces e siper --Keto ndodhin kudo ne Europe dhe USA, dhe keto perbejne cmimin e progresit te shoqerise moderne ne demorkaci , ndaj nuk jane ndonje hata keto vese ...
Problemi jone eshte  tek principi i drejtimi te ekonomise _______Ne keto 23 vjet demokraci ne kemi drajtuar ekonomine tone sipas parimit  te ekstremit te djathte ku cdo gje duhet te jete private ......dhe ne shikojme se ne fund te ketij privatizmi total te ekonomise ne kemi shkateruar ekonomine tone , dhe jeten tone , duke detyruar 1/3 e popullsise te iki jashte Shqiperise, sepse kjo menyre e drejtimit te ekonomise nuk i mban dot me buke

Ndaj duhet ndryshuar flozofia e drejtimit te ekonomise dhe u be shume gje e mire qe u hoq qafe  Sala me dogmen e tij ekonomike , dogme e cila shkateroi jeten e qindra mijera shqitpareve duke i hedhur ne ruge te madhe , dhe krijoi parajsen per 1 % te popullsise , kur shumica  dermuese e mernin buken me lista
__Filozofia e re  qe  permban qeveria e majte qe ka ardhur ne pushtet   ne  principin e saj ekonomik  ka pervec sektorit privat    edhe sektorin shteteror ne shfrytezimin e aseteve tona ne ekonomi  , i cili me te ardhurat e tij do te ndihmoje  Artin, Kulturen , sportin, familjet ne nevoje, , sherbimin shendetsor , arsimin e femijeve, Ushtrine, rendin sherbimet sekrete  etj etj ....

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.