Rama racional

Postuar në 22 Shtator, 2013 04:46
Halil Matoshi

Ndoshta ka gabuar që në fjalimin e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës nuk e ka përmendur Ibrahim Rugovën, shtetkrijuesin, por shmangia e Edvin Ramës nga retorikat pompoze etnonacionaliste, (për një shtet unik shqiptar) ishte një shkëputje brilante nga tradita paternaliste, sepse kryeministri i ri shqiptar iu qas Prishtinës si një shteti të barabartë, e jo si “krahinë e Shqipërisë” ose sipas një qasjeje matriarkaliste, si “bijë” e shtetit “amë”

Në vizitën e parë jashtë shtetit dhe në Kosovë për herë të parë në cilësinë e kryeministrit, Edi Rama e prishi “traditën” etnonacionaliste kur u shpreh se e njeh Kosovën të barabartë.Kjo është për admirim!

“Kufirin mes shteteve tona nuk e shoh si një vijë mes dy shteteve. Kufiri ishte i djeshëm, e ardhmja s'ka kufi”. Me këto fjalë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, iu drejtua ligjvënësve kosovarë në Kuvendin e Kosovës.

Natyrisht se kufijtë (kufijtë si gropa humnere që ruheshin me qen, ushtarë e tela me gjemba) po bien (marrëveshja Schengen) në tërë Evropën, si kulla prej letre.

Por janë disa kufij të tjerë simbolikë që nuk thyhen aq lehtë.

Kufijtë gjeopolitikë që ruajnë stabilitetin dhe balancat në rajon dhe më gjerë.

Zaten BE-ja e fitoi çmimin “Nobel” për paqe vitin që shkoi, pikërisht duke u nisur nga postulati se “i ka zhvlerësuar” kufijtë dhe e ka zvogëluar dhunën në truallin e saj!?

Mjafton që sot në këtë strukturë të BE-së dhe vendeve aspirante (në gjeografinë evropiane) nuk ka konflikte luftarake!

Mjafton që luftërat e Milosheviqit dhe spastrimet etnike u ndalën me angazhimin e ShBA-së dhe të aleatëve evropianë, për t’i shtyrë thellë në histori.

Kurse kosovarët fituan pavarësinë kombëtare.

Rizgjimi i historisë, sado që nganjëherë na duket se po ulërin, megjithatë nuk është duke ndodhur.

Analisti shqiptar Aleksandër Çipa në komentin e tij tek gazeta “Shqip” i ka bërë obskurantizëm fjalimit të kryeministrit Rama në Prishtinë, ai tek ky manifest politik e ka projektuar veten dhe një dorë etnonacionalistësh, duke e lexuar ashtu siç mendon vetë e jo në burimin etimologjik. Çipa thotë: “Edhe konceptin e tij për sfidimin e kufirit formal mes dy shteteve kryeministri Rama në fjalim e formulon me inteligjencë: Që e djeshmja të mos na kushtëzojë të ardhmen ka vetëm një gjë për të bërë me vijën e padukshme; të mos e shohim”.

Bashkimi kombëtar shqiptar “që do të ndodhë në BE” është konstrukt fals i politikanëve shqiptarë, për qetësimin e shpirtit të masave, sepse BE-ja është strukturë mbikombëtare dhe nëse do të ketë bashkim kombëtar – atëherë nëse kombi është një bashkësi njerëzore imagjinare (konstrukt politik i shpikur) ky do të jetë bashkim rreth idealit të Victor Hygos, për një komb evropian e jo rikthim tek kombi etnik!?

”Nuk ka një moment që tradhtohet në këto nëntekste të fjalimit të tij, ideali apo deviza e bashkimit kombëtar, destinacioni i integrimit kombëtar si pjesë e tablosë së integrimit evropian të shqiptarëve në tërësi” – shkruan Çipa.

Mirëpo, sipas tij,  në mënyrë më eksplicite, në këtë fjalim përcaktohen për konkretizim institucional akte përbashkuese në lëmenj dhe fusha të cilat jo vetëm që nuk bien ndesh me vijat përcaktuese të diplomacisë dhe gjeopolitikës rajonale e evropiane por, përkundrazi, që sanksionojnë procesin real bashkues…

Lëre mënjanë fjalimin e Ramës, të gjitha rrokopujat e tjera janë vetëm prononcime politike dhe simbolika “ejani të bëjmë llaf pa pare”, siç thuhet në Kosovë.

E tillë, vetëm llaf për simbolikë, ishte edhe një mbledhje e përbashkët e dy qeverive në Prizren, kurse, në anën tjetër, dy shoqëri me rrënjë të njëjta etnike s’po merren vesh as për patate e çimento e lëre më për ndonjë farë unitarizmi administrativ-shtetëror!?

Porse, sipas vlerësimeve të Çipës, fjalimi i kryeministrit Rama nuk e tradhtonte apo nuk i shmangej në asnjë fjalë idealit kombëtar për unitet dhe organizim bashkues. Mirëpo, ashiqare Rama në fjalimin e vet e sfidoi pikërisht unitarizmin dhe bashkimin kombëtar - si deklaratë e retorikave politike - për t’i fituar zemrat e kosovarëve dhe për t’ia mundësuar ndonjë grupimi politik që të tubojë në konton e vet sa më shumë vota atdhetarësh idealistë emocionalë dhe joracionalë.

Rama nuk i theu tabutë në Prishtinë, në mënyrën se si i qaset ai “bashkimit kombëtar”, sepse nuk e ka këtë dert fare, por Rama e theu një traditë të keqe këtu në Prishtinë dhe atje në Tiranë, sipas së cilës Kosova na qenka një “krahinë e Shqipërisë”, apo që Kosova e paska shtetin “amë” dhe vetë na qenka shteti “bijë.”

Dhe këtu Çipa e vlerëson gabimisht fjalimin e kryeministrit të ri shqiptar, si mosshmangie “në asnjë fjalë idealit kombëtar për unitet.”

Çipa më tutje e mbindërton edhe një fjali “hegjemoniste”, e cila nuk ka kurrfarë kuptimi logjik dhe as gjeopolitik: “Matanë kësaj mungese, teksti i fjalimit të djeshëm përbën një model tabuthyes për fjalimet e njohura të udhëheqësve të lartë të Shqipërisë shtetërore gjatë vizitave zyrtare në shtetin që natyrshëm e konsiderojmë pjesën tjetër të hapësirës sonë kombëtare.”

Kjo do të thotë se “Shqipëria shtetërore” ka “zbarkuar” në një tokë joshtetërore, që e konsideron si pjesë të veten!?

Ose edhe më thjesht, nëse ekzistuaka një “Shqipëri shtetërore” nuk mundka të ekzistuaka një “Kosovë shtetërore”, apo për etnonacionalistët vlen principi popullor – sille kah ta sillësh - livadhi është imi!?

“Nuk jam këtu për vazhdimin e retorikes së shtetit amë me shtetin bijë, por për një aleancë strategjike mes të barabartëve. Energji të reja krijuese pavarësisht nga vijat kufitare”- ka thënë Rama.

Dhe pikërisht barabarësia si dy shtete sovrane dhe krijimi i një aleance institucionale strategjike është ajo që u duhet dy shteteve në këtë periudhë historike.

Shumë kosovarë janë ndier të fyer me fjalimet e pararendësve, që nga Meidani, Moisiu dhe natyrisht Berisha, kur Kosovën e cilësonin si “krahinë të Shqipërisë”, sepse një shtet ndërkombëtarisht i njohur nuk mundet në asnjë situatë të cilësohet për krahinë të një shteti tjetër, aq më pak, kur Kosovën e trajton në vazhdimësi njësoj edhe Serbia “juzhna srpska pokrajina” (Krahina jugore e Serbisë.)

Në këtë aspekt Çipa e bë gabimin e dytë, i nxitur po ashtu nga mendësia kombëtariste dhe joracionale, që në rend të parë tek disa kosovarë mund të interpretohet edhe si tendencë për një dozë imperializmi të ri, që mësyn zhbërjen e identitetit politik e kulturor të Kosovës dhe shqiptarëve kosovarë, në njërën anë, dhe që tek fqinjët si bashkësia ndërkombëtare tingëllon si mësymje e prishjes së  balancave të stabilizuara rajonale.

Natyrisht se një dorë kosovarësh emotivë i duartrokasin hala etnonacionalizmit, që në thelbin e vet është patologji shoqërore.

Çka duhet të bëjë Shqipëria nën drejtimin e Ramës për veten dhe çka për Kosovën?

Kurrë nuk kam pretenduar t’i jap leksione pushtetit në Tiranë, sepse e konsideroj çështje ekskluzive të vullnetit të trupit politik shqiptar. Një kosovar duhet vetëm të urojë e të lutet që Shqipëria të ecë përpara, drejt modernizimit dhe krijimit të mirëqenies për secilin qytetar shqiptar. Shqipëria ekziston për veten, dhe natyrisht, pas tejkalimit të sindromës se “pushteti merret vetëm me përmbysje e gjak”, duhet t’i përmbushë kriteret për marrjen e datës për nisjen e negociatave për bashkëngjitje BE-së, të influencojë modernizimin e shtetit dhe të shoqërisë shqiptare duke përqafuar vlerat e përbashkëta evropiane dhe duke bërë depërtime të reja e të fuqishme ekonomike.

Ndihma më e madhe e mundshme e Shqipërisë për Kosovën është ndërkaq Shqipëria evropiane, e hapur dhe demokratike…

Në anën tjetër, Kosova për Shqipërinë mund të bëjë të vetmen gjë që është në dorën e saj, të mos përzihet në asnjë rast në çështje të vullnetit brenda trupit politik shqiptar, se si shqiptarët e duan Shqipërinë dhe t’u shmanget konflikteve banale dhe mujshare me fqinjët, si dhe t’i lërë të pushojnë thellë në histori retorikat etnonacionaliste dhe unitariste që i mbajnë peng të dyja shoqëritë (dhe tërë Ballkanin Perëndimor) , duke u marrë shumë kohë dhe energji kot.

Rama duket që e ka elokuencën dhe shkathtësinë të bëjë këta hapa taktikë-strategjikë, për t’i bindur qytetarët e të dyja shteteve se është koha për një lloj tjetër patriotizmi, atë kushtetues (ligjor) e jo për kombin unik si prononcim politik.

Fundja, struktura që në shekujt 19 dhe 20 quhej ‘komb’ – si një bashkësi “e gjuhës dhe gjakut” po del nga historia me shpejtësi, sepse shteti gjithnjë e më shumë po e reprezanton kombin dhe kjo martesë e shtetit me kombin po i nxjerr nga historia bashkësitë e “gjuhës dhe gjakut” duke krijuar strukturë moderne shoqërore në baza qytetare.

Pra shteti kosovar është për mua shtet-komb, prandaj i duhet ta ndërtojë një bashkësi njerëzore, ta quajmë kombëtare, por me baza qytetare duke respektuar multietnicitetin dhe diversitetin kulturor, por duke u integruar në shtetin-komb (sado të shpikur, sepse tërë kombet janë të shpikura), për ta ushqyer me ide, për t’i dhënë forcë dhe vullnet, për t’i mbajtur bashkë qytetarët e saj sot dhe nesër, për t’u ringritur nga hiri i luftërave dhe urrejtjeve – mbi veten, por për veten!

Dy shoqëri paralele (shqiptare dhe kosovare) të hapura e të mirëqena ekonomikisht nën administrimin e dy shteteve moderne e demokratike, është zgjidhja fatlume dhe e qëndrueshme e “çështjes shqiptare.”

Sepse në Shqipëri kjo çështje nuk ekziston, prandaj i lini qytetarët shqiptarë të lirë të mendojnë e të punojnë për fatin e tyre dhe lirinë e tyre individuale dhe mos ua shterni energjitë kot duke i hedhur në një “luftë imagjinare” kombëtariste dhe unitariste.

Në Kosovën e pas 17 shkurtit 2008, po ashtu nuk ekziston një çështje shqiptare e pazgjidhur, sepse që nga lufta e NATO-s kundër Serbisë dhe posaçërisht me Pakon Ahtisaari, kjo çështje ka marrë emnesën e një ‘çështjeje kosovare.’

Dhe me marrëveshjen e 19 prillit me Serbinë, kjo çështje kosovare duket se e ka marrë drejtimin e duhur të kosovarizimit të të gjithë qytetarëve pa dallime etnike, pra çështja e Kosovës sot kujtoj se është integrimi brenda vetes, pra deetnizimi i shtetit e jo etnizimi që shkon përtej Pakos Ahtisaari.

Sepse monoetnikja e çan shtetin, pra e ndan Kosovën dhe kjo vërtet do ta drejtonte pjesën e mbetur “shqiptare” nga unitarizmi me Shqipërinë. Por çfarë u fitua me këtë!? Asgjë!

Kjo do të ishte humbje e sërishme e territoreve si më 1978, 1912-13, dhe pas Luftës së Dytë Botërore…

Ndërkaq sa u përket fqinjëve, Shqipëria duhet ta rivlerësojë politikën e vet shtetërore ndaj FYROM-it, duke mbajtur kurs pragmatik karshi Shkupit zyrtar dhe për të ndihmuar emancipimin e gjithanshëm të shqiptarëve atje.

E karshi Luginës së Preshevës, të vetmen gjë të bukur që mund ta bëjë Tirana është që Rama ta mbajë fjalën e dhënë kohë më përpara, që me fondet qeveritare ta ndërtojë një maternitet në Preshevë, që nënat t’i lindin fëmijët në qytetin e tyre e jo në Vrajë, Nish e Beograd!

Ky do të ishte akti më patriotik i mundshëm i Edvinit!

Koha Ditore

Comments

Submitted by Astrit (not verified) on

Me gjithe respektin per autorin, idete qe pershkruhen nekete shkrim jane si te shkruara ne vitin 0 te historise njerezore.

Autori flet per paketen e Ahtisarit, per shpalljen e Pavaresisse se Kosoves, per vete Bashkimin Europian duke nenkuptuar per njefare aresyej se keto jane struktura permanente, te shkruara ne tableta prej guri si Ligjet e Moisiut dhe qe mbi bazen e tyre bota do te funksionoje per te pakten 100 shekujt e ardhshem.

Nje shikim sado i shpejte i historise jo edhe aq te larget tregn se te gjitha keto qe shkruan autori, jane thesht konsrukte efemere te politikes se momentit, zgjidhje te cilat ilustrojne vec kompromisin dhe ekuilibrat e forces ne nje moment te ciaktua - por keto ekuilibra jane te destinuar te ndryshojne ne mos qe sot, atehere neser.

Me 1878 Shqiperia humbi territore jo ngaqe zgjodhi karten etniko-naconaliste por ngaqe ate karte e perqafoi me vonese. Ekuilibrat dhe kompromiset e fuqive te medha i kishte kunder dhe sigurisht do te humbiste. Sic humbi.

Aktualisht paketat e Ahtisarit apo kompromiset per statusin e Kosoves dhe trajtimin e Serbise ngjajne me shume me statusin e Palestines apo Israelit. Statusi i Palestines ka nryshuar mbi 10 here gjate 60 vjeteve te fundit. Nga cka behet e qarte se asnje pale nuk mund ti mbaje shpresat varur ne deshiren e mire te komunitetit nderkombetar - nderkombetaret kane hallet e tyre per te zgjidhur.

Pyetja shtrohet: a e shikojne shqiptaret ne te dyja anet e kufirit, veten si nj entitet i vetem dhe per te cilin duan te perpiqen te mbijetojne bashkarisht? A do te jene bashk ne tavoline kur te ulen dhe te flasin me alaeancat politike- ushtarake te perkoheshme si BE apo NATO apo do ti gezohen ketij momenti te shkurter kur po u duket se u ka gjetur shpirti rehat?

Eksperienca ka treguar se vec kombet qe kane mbeur te bashkuar kane ditur si ti rezistojne historise. Te tjeret jane thjesht referenca topografike ne harten moderne te botes.

ps nuk po merrem fare me pyetjen a foli mire apo keq Rama se nuk di te jap nje gjykim. Por racionalet qe perdor autori per te gjykur ate fjalim, jane per mendimin tim, krejt te gabuara.

Submitted by Lleshi (not verified) on

Halil Matrioshka , i shikon zhvillimet histroike si "fjalime liderash" , ndoshta sepse jeten dhe mendimin e vet e ka ndertuar mbi komanda dhe urdhra personash ! Zoti Matrioshka , harron se lideret jane shume te perkoheshem ne historine e nje populli ! Sigurisht qe lideret kane ndikimin e tyre ne zikzaket e sekondave te jetes se nje populli , pooor ata asesi nuk mundet te ndryshojne rrjedhen e saj !

E keshtu Matrioshka , i mbyll syte ndaj popullit shqiptar ne Rajonin e Ballkanit , ose quajtur ndryshe Gadishullit Ilirik ! Atij nuk ia ndjen (po gaboj une ne kete rast , sepse Matrioshkes ia ndjen shume , prandaj hidhet perpjet !) per luften e gjithekoheshme dhe te gjithanshme qe ben faktori shqiptar per bashkim !  Dhe kjo jo vetem ne kohen e shteteve kombe , por gjate gjithe rrjedhes se historise ! A nuk eshte prove e kesaj teze Bese Lidhja e Lezhes , ku beselidhja u krye vetem nga prijesit e te njejtit gjak dhe etnos ? A nuk eshte prove e kesaj qe gjinia apo faktori shqiptar ne gadishullin e tij Ilirik erdhi me te njejten qendrueshmeri nga thellesia e shekujve deri ne ditet tona ? Cfare eshte kjo rastesi ? Apo eshte nje identet aq i forte sa shekujt me gjithe mizorite e tyre nuk arriten ta c'benin dhe ta zhduknin ?

Zoti Matrioshka , Rusi dhe Turku , e mbyllen historine tyre per te dale ne Adriatik ! Kete nuk mund ta realizojne as vete as nepermjet kulisheve te tyre serbin dhe grekun ! Ne trojet shqiptare , fillon Europa , ashtu sic lindi ne gjenezen e saj ! Rusi dhe Turku mundet t'i pushtojne keto troje (keshtu sic i kemi katandisur duke vene ne krye te tyre "vellezerit e tu" ) sepse nuk eshte hera e pare qe ndodh , por asesi t'i nenshtrojne dhe zhdukin , sepse as kjo nuk eshte hera e pare qe ndodh ! Zoti Matrioshka , Zoti paste meshire per ty ! Jo "Zoti" i prifterinjve dhe hoxhallareve , apo "zoti i Beogradit" , por Zoti i vertete !

Submitted by reformer (not verified) on

zoti Matoshi nuk e ka te qarte se sebashku me konceptin e kombit si "unitet gjuhesor dhe gjaku" po fluturon edhe me shpejt drejt zhdukjes edhe koncepti i shtetit liliput ose minishtetit, apo edhe shtetit nacional te fuqishem te vendosur brenda kufijve nacionale. kufijte nacionale po zhduken. sot po triumfojne bashkesite e medha te mbeshtetura tek bashkimi i tregjeve gjigande. europa eshte nje e tille.

Rama ka ne nje fare menyre te njejtin iluzion, por kerkon ta zgjidhe ate duke zmadhuar "tregun kombetar" (qe ne fakt nuk ekziston, sepse me sa di une Kososva vazhdon te tregtoje per bukuri me Serbine). Matoshi beson se formimi i shteteve dhe vecanerisht formimi i shtetit te Kosoves, i cili ka lindur per arsye humanitare dhe mund te zhduket sapo keto arsye te jene mjaftueshmerisht te kapercyera, eshte etapa e re e historise boterore qe po na pret.

jo se bashkimi ekonomik ose me sakte tregu i perbashket Kosove - Shqiperi mund te jete faktor vendimtar, por ai mund te permirsoje jeten e te dy paleve dhe mund te shembe nje kufizim qe eshte natyror per te dyja palet: te qenit liliput, te vegjel dhe te papeshe (ekonomikisht). ne Shqiperi kjo ka filluar te kuptohet, ne Kosove akoma jo, sepse kosovaret vazhdojne te besojne ne menyre mistike, se e vetmja gje qe i ka penguar te jene si Gjermania eshte mungesa e nje shtetit te pavarur nacional.

Submitted by sinan hibro (not verified) on

Per mua gjithcka e shtruar   qarte dhe  sakte ,  sidomos  kur behet fjale per bjerrjen qe po fiton nocioni komb-shtet... Edhe mbyllja me kerkesen per ndertimin e maternitetit ne  Presheve, eshte fantastike ....

Por fjalia e fundit ...." Ky do të ishte akti më patriotik i mundshëm i Edvinit!" e ndertuar me nderrime vendesh te fjaleve dhe perdorimin e emrit Edvin  , sikur e  "parfumos " disi shkrimin.

Submitted by Anonim (not verified) on

kur lexon matoshin sikur lexon ndonje cetnik serb.   ku e pa ky njeri ''bjerrjen'' e shtetit- komb ne europe? perkundrazi jane ne proces fuqizimi. shtetet e tipit matosh ekzistojne vetem ne afrike.  shiko serbine, e cila po ta sheh hajrin,e cila per 10mije serb ne shtetin e perkohshem shqiptar te kosoves nuk pyet per be-ne.shiko hungarine,polonine,spanjen,angline,francen.

ti duket qe e ke problem te qenit shqiptar,po ne c'kusur kemi! pak kemi lubonjen ketu,edhe ti je mangut.  por cdo e keqe e ka nje te mire.me keto qe shkruani po i bindni edhe me skeptiket se ''sorrosistet'' nuk jane gje tjeter vecse antishqiptare te paguar per te shkaterruar ceshtjen shqiptare nga brenda ,pasi deshtuan me lufte.  sado qe te maskohet me kozmopolitizem dhe liberalizem thelbi i shkrimeve te tij nuk fshihet dot.  ai nuk eshte kundra shtetit komb,por vetem kundra shtetit komb shqiptar.

Submitted by Anonim (not verified) on

Matoshi ështue gabim në shumë pika kryesisht nga premisa e gabuar që kombi është vetëm bashkësi politike. Në fakt Matoshi është nacionalist i tërbuar shqiptar por një hienë budallallaqe që kujton se do të hedhë hi syve të botës dhe përmes çarjes së kombi shqiptar- në fund- kur t'ua kemi hedhur serbëve dhe pakicave tjera dhe t'i kemi asimiluar në kosovarë, atëherë do të bashkohemi. E para kjo është naive dhe e dyta pakicat joshqiptare në Kosovê kanë protektorë të fuqishëm në shtetet  e tyre kombëtare dhe mund të konvertojnë kosovarët e Matoshit në kombin e tyre sepse kombi është edhe fuqi ekonomike-tregtare dhe ushtarake dhe një komb shqiptar i bashkuar do të thotë forcë dhe konkurrencë dhe balancë me kombet tjera. Sa i përket konsiderimit të Kosovës krahinë e Shqipërisë- kjo është një lojë tjetër e poshtër fjalësh dhe semantikiash e Matoshit- hajde pra ta quajmë Shqipërinë krahinë të Kosovës- veteëm le të bashkohen. Kur të bashkohen dy pjesë Pjesa 1 rritet sa Pjesa 2 dhe ansajelltas- është një ligj i thjeshtë i teorisë së unionit të bashkësive në aritmetikën e klasës se pestë që Matoshi duhet ta ketë kryer sepse ndryshe nuk ka mundur të përfundojë gjimnazin! Në rastin tonë Kosova fiton 28 000 km2 kurse Shqipëria vetëm 10 800km2 z. Matoshi, prandaj kurrë më mos e përdorni këtë si argument sepse nuk ueshtë argument dhe ju bën shumë joserioz dhe jologjik.

Submitted by Genti (not verified) on

Ky shkrim nxjerr ne pah anen e vetme tragjike te koheve te fundit te kombit shqiptar: me humbjen e Ukshin Hotit i cili do t'u bente balle jo vetem sulmeve nga me te mprehtat te intelektit boteror, por edhe te metave te theksuara ne njohje te zhvillimeve boterore si ky autor, megjithese e ka shkruar mire ne shqip artikullin. Me humbjen e Ukshin Hotit bie edhe nje plejade njerezish te medhenj si Ismail Qemali apo Fan Noli, boterore po ashtu dhe fillon mbytja ne interesa me te ngushta e personale dhe lepe-peqe me te huajt. Te fala nga Shkodra. Mbaje vedin mor burr!!!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.