Arkiv-Opinion

Dilemat midis ligjëruesit dhe politikanit

Postuar në 21 Shtator, 2013 07:44

 Pa mbushur ende pak kohë nga fillimi i punës si Kryeministër, Edi Rama është vendosur në qendër të vëmendjes për disa prej shprehjeve verbale të qëndrimeve të tij politike, kryesisht në lidhje me politikën e jashtme apo rajonale. Në ndonjë rast kanë përbërë moment analize apo sulmi edhe deklarime që lidhen me politikën e brendshme, siç ishte shprehja “akoma s’më keni parë”, e që lidhet me qëndrimin ndaj opozitës.

Nevoja për të riparë koncesionet e HEC-ve

Postuar në 21 Shtator, 2013 07:04

Lufta e ardhshme do të jetë luftë për ujin dhe jo për naftën. Kështu parashikojnë shumë profeci. Në fakt, të paktën në Shqipëri, më të shumtët ndër fqinj nëpër fshatra, vriten pikërisht për vijat dhe burimet e ujit. Studiuesit thonë se përpjekja për të siguruar ujë, në të ardhmen do të jetë një sfidë po kaq e fortë dhe agresive sa edhe ajo që po nxit, sot e gjysmë shekulli të shkuar, luftërat për të siguruar burime energjie, posaçërisht naftë. Me pak fjalë, njerëzimi po shkon drejt luftës për ujë.

Edi, fali se nuk të kuptuan!

Postuar në 20 Shtator, 2013 04:06

ARBEN FETAHI/Shpërthyen të vetëshpallurit intelektualë e analistë e njohës të zhvillimeve politike mbarë shqiptare nga Maqedonia. Lexuan një deklaratë të Aldo Brumçit, apo Jozefina Topallit, por nuk dëgjuan, ose më saktë nuk e kuptuan çfarë tha Edi Rama pas takimit me Kryetarin e Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov! Me vjen turp kur mendoj se këto analiza e komente të disa shqiptarëve të Maqedonisë mund të i shkojnë në vesh Edi Ramës! Me vjen keq për injorancën e shprehur me aq zell!

Kthim tek vlerat morale

Postuar në 19 Shtator, 2013 10:11

Është një nga ato zona që përmenden në librat e Hahn, Durham, Nopca, Lane dhe plot autorë të tjerë të njohur me gjurmë të çmuara në historinë e shkruar shqiptare. Në memoriet e tyre përshkruhen si patriotë, burra të fortë, të pavarur dhe të mençur, të gatshëm të jepnin jetën në luftë kundër serbëve apo malazezëve, miq të çdo vizitori perëndimor dhe besimtarë të mirë.

Mbi vlerat e vërteta të drejtuesve

Postuar në 19 Shtator, 2013 00:45

Në  votimet e para pas komuniste, por edhe në ato të mëpasshmet, në biografitë që jepeshin për kandidatët për deputetë thuhej pak a shumë se filanfisteku dinte kaq e aq gjuhë të huaja (më injoranti, dinte të paktën dy), se kishte ndjekur këtë apo atë universitet të famshëm (nganjëherë edhe dy njëherësh), se kishte mbaruar shkëlqyeshëm, se kishte bërë kaq apo aq tema shkencore, se kishte botuar artikuj shkencorë në revista të vendit dhe të huaja, se kishte shkruar kaq e aq libra, se kishte marrë këta apo ata tituj shkencorë e medalje të ndryshme e të tjera si këto.

Historia, të rishikohet apo të zhduket nga shkollat?!...

Postuar në 18 Shtator, 2013 07:02

ERJUS MEZINI/

Qëndrestari

Postuar në 18 Shtator, 2013 05:49

Fjalimi i paraqitjes së programit nga kryeministri Edi Rama këtë javë në sallën e parlamentit, u dëgjua nga një audiencë maksimale e padyshim, është lexuar në shtyp edhe më pas. Siç është në natyrën e Ramës, ai fjalim fare mirë do përbënte një shkrim të goditur në stilin e publicistikës së mprehtë politike që jemi mësuar të lexojmë prej tij; e shumë më pak ishte një fjalë standarde e paraqitjes teknike të programit qeverisës, me ndarje, kapituj, paragrafe e shifra. Sigurisht, goxha më tepër i tillë ishte materiali i shpërndarë për deputetët.

Komentuesit në gazeta

Postuar në 18 Shtator, 2013 03:37

Kush guxoi të lexojë me zë në këto 22 vite pluralizëm? Kush verboi sytë gjithë natën, para ekranit të kompjuterit, dhe kush mezi priti të hapet biblioteka e qytetit? Kush nuk u mjaftua me kaq dhe pyeti një…e më pas një tjetër…e më pas shumë të tjerë?

Kush guxoi të flasë me zë? Rreth atyre që lexoi një natë më parë, një shekull më parë, një epokë më parë; kush nuk u shurdhua; nuk u verbua? Kujt nuk iu mor goja?!

Kush guxoi ta kërkojë demokracinë e vërtetë, në këto 22 vite pluralizëm? Kush e kishte lirinë në gjak? Kush nuk lejoi gjakun të bëhej ujë?

Gjëra që nuk thuhen ndër programe

Postuar në 17 Shtator, 2013 06:25

Tashmë, programi i qeverisë së re e kaloi provën e Parlamentit, madje Kryeministri Rama e lexoi atë edhe në Bruksel. U bë ç’u bë tashmë të gjithë, kundërshtarë apo entuziastë të qeverisë, asnjanës janë tërë sy e gjithë veshë se çfarë të rejash do të sjellë zbatimi i këtij programi për vendin, për familjet, për individët. Për një çast të vetëm u duk sikur tashmë problemet tona kishin nisur të shuheshin, mjafton që të kishim besim te qeveria dhe asgjë më tepër. Ka ndodhur kështu kaherë.

Dueli Rama-Berisha në vite

Postuar në 17 Shtator, 2013 02:08

Gjatë debatit parlamentar rreth programit të qeverisë së Ramës, ky i fundit dhe deputeti Berisha patën një shkëmbim acid replikash, që u pasqyrua në faqet kryesore të të gjitha gazetave. Në pamje të parë, ai shkëmbim replikash dukej se i kishte rrënjët në duelin për pushtet Rama-Berisha të dekadës së fundit, por ato janë shumë më të thella se sa mund t'i duken një vëzhguesi të rastësishëm të situatës së sotme politike shqiptare.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion