Komentuesit në gazeta

Kush guxoi të lexojë me zë në këto 22 vite pluralizëm? Kush verboi sytë gjithë natën, para ekranit të kompjuterit, dhe kush mezi priti të hapet biblioteka e qytetit? Kush nuk u mjaftua me kaq dhe pyeti një…e më pas një tjetër…e më pas shumë të tjerë?
Kush guxoi të flasë me zë? Rreth atyre që lexoi një natë më parë, një shekull më parë, një epokë më parë; kush nuk u shurdhua; nuk u verbua? Kujt nuk iu mor goja?!
Kush guxoi ta kërkojë demokracinë e vërtetë, në këto 22 vite pluralizëm? Kush e kishte lirinë në gjak? Kush nuk lejoi gjakun të bëhej ujë?
Kush guxoi të shkruajë me zë? Pas çdo lajmi, pas çdo analize e pas çdo hamendësimi, kush mori mundimin të shkruajë përshtypjen e tij, edhe me mijëra km larg; kush e ndjeu veten shqiptar, me gjuhë, dije dhe ndërgjegje?
Kush guxoi?
Akademikët apo historianët? Mjekët apo inxhinierët? Artistët apo sportistët? Analistët apo shkrimtarët? Prokurorët apo gjyqtarët? Politikanët apo diplomatët?
Asnjëri dhe asnjëherë …Të gjithë e kthyen gunën prej nga frynte pushteti në këto 22 vite…
Kush guxoi?
Guxuan veçse komentuesit e gazetave në internet. Reaguan në çast për çdo gjë që u bë lajm…ndaj shantazheve, çensurës dhe kërcënimeve të pushteteve, veçse ata guxuan. U kundërvunë ndaj çdo mendësie që abuzoi në emër të demokracisë, dhe pikërisht me rreshtat e tyre shpesh herë e shpëtuan demokracinë që ishte duke dhënë shpirt…
…dhe një ditë kur fëmijët tanë do të duan të kuptojnë të vërtetat e 22 viteve të pluralizmit shqiptar, do t’i referohen komenteve të gazetave on-line. Madje edhe fëmijët e ‘’marifetçinjve’’ të lartpërmendur këtë gjë do të bëjnë…
Gërshëra që i ka prerë mendimet e komentueseve, ka punuar më shumë se gërshërët e rrobaqepsive, floktoreve dhe berberhaneve të mbledhura së bashku në Shqipëri…sepse regjimet totalitare, megalomanë dhe paranojake në njërën dorë mbajnë gërshërën për t’ia prerë zërin, shkrimin dhe leximin komentueseve që guxojnë të kërkojnë lirinë e shprehjes dhe në dorën tjetër patllaken që ua tregojnë pronarëve të mediave, drejtorëve të gazetave, kryeredaktorëve e deri tek ai/ajo që fatkeqësisht sot quhet gazetar…
…dhe sot, nëse po e lexoni këtë shkrim, është në saj veçse të komentueseve që as nuk i shohim, e mbase kurrë nuk do t’i njohim. Po të ishte për “marifetçinjtë”, “zanatçinjtë’’që kurrë nuk guxuan të thonë atë çfarë mendojnë, demokracia në vend me kohë do të ishte tretur…
…dhe sot, lavdi komentueseve, liri komenteve…që sot vdekje patllakës dhe diçka më tepër të gjitha gërshërave!
Comments
Mediat kane monopolin e

Mediat kane monopolin e ekraneve dhe te faqeve te gazetave si forme dhe si permbajtje, dhe mediat duhet te jene te pergjegjeshme se mediat kane nje ndikim direkt ne kompozimin e manipulimin jetes se komunitetit. Ashtu sic jane politikanet te pa pergjegjshem me retoriken absurde te mbushur me nje gjuhe histerike, polarizuese, ashtu jane dhe mediat te papergjegjshme qe e percjellin nepermjet faqeve te gazetave predikimet e urrejtjes qe, nuk eshte gje tjeter vetem manipulim dhe atentat e vrasje masive e lirise se te menduarit. Dhe ne kete atentat jo pak here gazetaret kane bere ampiflikatorin e tribunen ku aktoret politike japin cfaqjen e tyre. E bejn se keshtu e kan ideal, e bejn se keshtu jane te rrjeshtuar, e bejne se jane te marr peng, e bejne me deshire apo pa deshire, po e bejne dhe e kane bere trushplarje, dhe batalione komentuesish militante qe prishin ekuilibrat aq sa nuk i lejojne te dalin nga shinat dhe preferencat e tyre autore te percaktuar te zemres. Po ka dhe nga ia lloj apo kategori komentuesish qe, le ta themi kane gjetur vaksinen kunder virusit te trushplarjes apo jane imune dhe “monopolit te se vertetes“ se disa gazetave dhe gazetareve ja cjerrin masken me brutalitetin e fakteve dhe i pergjigjen mashtrimit e manipulimit me monedhen e shperfytyrimit te se vertetes se tyre. Jane keto qe stonojne ne paraden online te komenteve, jane keto qe prishin rregullin e dalin nga rrjeshti apo kundra rrymes dhe sigurisht ketu fillon konflikti me gazetaret militante e medioker.

Ç'është e vërteta, sheh nëpër

Ç'është e vërteta, sheh nëpër hapësirat poshtë shkrimeve të gazetave online ca muhabete koti, ca komente pa lidhje me temën, ca shfryrje që mund t'i kishte artikuluar ndonjë komunitet budallenjsh si peshqit. Në radhë të parë është faji i gazetave, që kërkojnë si e si të heqin komentet me fjalë të pista, dhe lenë të kalojnë paragrafë të pabotueshëm, ca belbëzime parashkollore që i shkojnë më shumë ndonjë pastruesi të dehur - më fal o Zot se s'kam ndonjë gjë me pastruesit e dehur - veshur tebdil si analist. Kam frikë se po të përdoreshin kritere të rrepta editoriale, faqet do mbeteshin me komente copë 1, ose edhe më pak. Ndaj dhe teza e Dursunit, se historinë do ta lëçitim mes komentesh, nuk është shumë bindëse. Hajde të tarrim grurin nga egjra tani, ta pjestojmë me dy se aq mbetet nga bluarja dhe me të do gatuajmë bukën historike të nëntëdhjetetetës e këtej, se n'atë kohë nisi të kishte përhapje interneti në Shqipëri.

Simbolet jane gjuha e

Simbolet jane gjuha e ndergjegjshme, gjuha e kalkuluar qe ushqejne pavetedijen tone, qe orjentojne pavetedijen tone, qe manipulojne pavetedijen tone, pra subkoshiencen tone. Ka sibole qe jane orjentuese dhe jane kthyer ne ikona te orjentimit. Po ka dhe simbole qe percjellin nje mesazh te caktuar dhe ne disa raste jane dhune e heshtur e pa shkruar, dhe jane dhune e ftohte. Trike manipuluese dhe me shume se trike jane dhune per te manipuluar dhe bere zab e per te treguar diktatin te te tjeret, poshtrimin mbi te tjeret. Nuk e kam fjalen per simbolet qe jane kthyer ne ikone si: Kryqi i kuq, WC ku bejme shurren e kaken, apo karrikja e Kryeministrit qe del nje gjysme metri mbi te tjeret, as per populizmin e E.Velise me femine e vogel qe shkon ta mjekoje. po e kam fjalen per fotografine dhe formen e komunikimit me lexuesin e tij te Mustafa Nanos. Mustafa Nano kerkon etike ne komunikim dhe operon pa etike dhe ne menyre brutale, e te dhunshme, e poshteruese, ndaj lexuesve te tij duke provokuar e manifestuar nje komunikim te dhunshem. Dhe eshte Ai i pari qe nuk ka rrespekt dhe etike ndaj te ftuarit gazetar Ahmet Dursun dhe shkrimit te tij e tematikes qe ai trajton. Shikojeni foton ilustruese nje kafshe perbindeshe “njerzore“ me bisht plot jarge histerie para tastatures. Bota ka folur me simbole me mijra vjet para krishtit qe nga ndergjegjsimi i qenjes njerzore dhe vazhdon te flase dhe sot. Sot imazhi e simboli jane jane fuqia me e madhe komunikuese e manipuluese ne jeten tone. Nuk po e zgjas mo, po nuk mund te kerkosh etike, ku etiken tende e ke ne bodrum dhe fotoja jote te shkrimi i Ahmet Dursum eshte dhune e ndergjegjshme e poshteruese per lexuesin.

çar ilustrimi paskeni
çar ilustrimi paskeni zgjedhur, Respublica...
kam pershtypjen se shkrimi i

kam pershtypjen se shkrimi i Dursunit perçon pozitivitet ndaj komentuesve,ndersa tabloja e bashkangjitur ne krye deshmon krejtesisht te kunderten,sikur komentuesit te jene gogole qe hane nga nje kompjuter pernate.Ndoshta,mendoj,moderuesi nuk e ka lexuar permbajtjen e shkrimit.

Zoti Zaloshnja do ti them nja

Zoti Zaloshnja do ti them nja dy fjale. Dy fjale per ty e dy fjale per shkrimet t´uaja. Per mua personalisht je shume demode dhe medioker, dhe si te gjithe mediokrit qe kane pushtuar cdo gje ne shqiperi nuk terhiqesh kurre. Po ja qe ne qiell me shume ka Yje te vegjel thuhet se sa te medhenj, dhe mediokrit sigurisht ( mediokrit nuk jane Yje dhe as te vegjel po per te sfumuar fjaline po bej rreshqitje te tilla) jane me shume ne mase se te talentuarit. Nuk po flas per modelin e gazetarit tek Ti, se Ti nuk hyn te asnje lloj modeli e je nje format surrogato qe brenda teje jo zjarr dhe thengjill apo nerv profesionisti te zanatit nuk ka, po ka shume lageshtire. nuk ka asnje shkendije artistike ne shkrimet tuaja,nuk ka asnje termet a lekundje sizmike qe te rezonoje e te beje muzike te lexuesi. Sfida jote nuk eshte me komentuesit se une lexoj qe te respublica ka me te vertete komentues cilesor. Sfida jote eshte qe Ti nuk e kupton qe je i tille, ose me keq qe e kupton se cfar formati je dhe, helmin e derdh te limontuar me lajle lulet tuaja kic, dhe ja servir komentuesit. Te kafshon, po po te kafshon, si qelbesire, dhe me ndergjegje kerkon ti pozicionosh komentuesit ne shkalle te poshtme ne kembet tuaja. Komente per shkrimet tuaja nuk kam bere dhe nuk bej me se nuk ja vlen, se me duket sikur te vlersoj po te komentoj shkrimet tuaja. Dhe ceshte e verteta i lexoj dhe gjithmone zhgenjehem. Ti merr komentet nga komentuesit dhe e nxjerr ne rubriken e lajmeve. Mir ben. Po nuk ben mire se nuk ta ka njeri per borxh qe ta cosh cdo gje ne kufijte e poshterimit. Nga njera ane ja nxjerr komentin nga ana tjeter shkruan qe te kemi privilegjuar qe te kemi nxjerre ne respublica. Kush tu lut? Kujt i more leje? Kush te kerkoj privilegj? Qe shume here shkruajme komente te cilesise banale ( neqofte se banaliteti ka cilesi) kjo eshte e vertete, ashtu si shkruajme komente shume te drejtperdrejta dhe reagime te shpejta, te sinqerta qe marrin aksente agresive se prapa shkrimeve fshihen mesaxhe manipuluese. Dhe kemi te gjithe te drejten e zotit te reagojme e “kafshojme,“drejte perdrejte, ku ju gazetaret kafshoni ne menyre te kalkuluar, te qellimshme prapa kraheve. Do te bej nje koment te vogel per shkrimin “Rrenjet e indititetit“ qe per mua i mungon logjika. Po po tamam logjika, se indititeti i njeriut eshte si shkencerisht dhe me fe me bibel e kuran NJE. Eshte po ky njeri me te njejten ADN qe eshte ne Amerike, Gjermani apo Japoni. Eshte po ky intiligjent, intigrant, kriminel dhe njerzor. Po rrenjet e kultures eshte ajo qe ben dallimin dhe afrimin e grupimeve njerzore. Eshte kultura komuniste dhe modeli i njeriut te ri qe te gjithe njerzit e lindjes pak a shume kishin huqe e tarbiate te perbashkta. Eshte kultura orjentale qe ne ngjasome me turqit. Eshte kultura mesdhetare qe ne ngjasojme me Greket dhe italianet. Nejse se nuk dua te zgjatem se me shume se shkrim ishte nje ode per veten qe ke mbaruar doktarraturen ne Amerike. Po tani dua te komentoj komentet qe ke bere ketu poshte. Ahmet dursun eshte nje autor i ftuar/marre qe ploteson/mbush faqen e respublices dhe nuk eshte fisnike dhe etike qe shkrimi qe thote komplet dicka tjeter te ilustrohet me nje foto agresive poshteruese qe thote dicka tjeter. Ti e mbron se ste le paranoja jote dhe konflikti me komentuesit qe te eshte kthyer ne semundje. Simboli i trollit te tradheton dhe je ti vete. Pa lidhje shkruan dhe nervat ja ngrene ti lexuesve. Shiko sa poshterues qe je plot helm e zeherr: -"Fotoja ilustruese" nuk është e një komentuesi të zakonshëm - që të themi të drejtën, te ne ka një nivel shumë të ulët“ Eshte skandaloze dhe nje tmerr i vertet urrejtje qe nje gazetar arrin konstatime te tilla si komenti i jot: “Ç'është e vërteta, sheh nëpër hapësirat poshtë shkrimeve të gazetave online ca muhabete koti, ca komente pa lidhje me temën, ca shfryrje që mund t'i kishte artikuluar ndonjë komunitet budallenjsh si peshqit. Në radhë të parë është faji i gazetave, që kërkojnë si e si të heqin komentet me fjalë të pista, dhe lenë të kalojnë paragrafë të pabotueshëm, ca belbëzime parashkollore që i shkojnë më shumë ndonjë pastruesi të dehur - më fal o Zot se s'kam ndonjë gjë me pastruesit e dehur - veshur tebdil si analist. Kam frikë se po të përdoreshin kritere të rrepta editoriale, faqet do mbeteshin me komente copë 1, ose edhe më pak.“ Ne qofte se ka njeri jo si nje parashkollar po si nje njeri i keq qe flet keshtu ne formen me te ulet per te poshteruar, se nuk flitet per rrespekt; je ti Eduart Zaloshnja. Dhe nuk eshte puna se ti je Peshk apo i si nje pastrues i dehur, po puna eshte se ti je nje qe po te kishte kritere editoriale Ti nuk duhej te botoheshe.

ore zabpone, po c'hyn

ore zabpone, po c'hyn zaloshnja ketu? mos perdor edhe pseudonimin ahmet dursun zaloshnja? edhe mua s'me duket se zaloshnja ka ndonje nivel te larte si analist, por s'e kuptoj pse i qenke versulur kaq keq ketu pa lidhje fare. i paske rrekellyer ca gota te medha para se ta shkruash kete koment, zabpone...

Add new comment