Edi, fali se nuk të kuptuan!

Postuar në 20 Shtator, 2013 04:06

ARBEN FETAHI/Shpërthyen të vetëshpallurit intelektualë e analistë e njohës të zhvillimeve politike mbarë shqiptare nga Maqedonia. Lexuan një deklaratë të Aldo Brumçit, apo Jozefina Topallit, por nuk dëgjuan, ose më saktë nuk e kuptuan çfarë tha Edi Rama pas takimit me Kryetarin e Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov! Me vjen turp kur mendoj se këto analiza e komente të disa shqiptarëve të Maqedonisë mund të i shkojnë në vesh Edi Ramës! Me vjen keq për injorancën e shprehur me aq zell! Një stuhi berishiane u ngrit kundër kryeministrit të ri shqiptar, i cili në fakt, në gjuhë diplomatike, me një fjali të vetme tha më shumë gjëra në favor të shqiptarëve të Maqedonisë, sa nuk ka thënë e gjithë klika berishiane në njëzet vitet e kaluara!

Folën me yrysh dhe me emocione të papërmbajtshme analistë të ndryshëm, intelektualë me cigare në dorë, mërgimtarë, gazetarë e kush jo! Thanë “Edi Rama nuk përmendi marrëveshjen e Ohrit”, duke kopjuar deklaratën e ministrit më të dobët që ka pasur një qeveri shqiptare – kuptohet, pas Flamur Nokës që është pa konkurrencë! Thane “Edi Rama barazoi pakicën maqedonase në Shqipëri me shqiptarët e Maqedonisë që janë 500, 600 e kush e di sa qindra mijë”, duke kopjuar Xhozin që nuk e do as Shkodra e vet! “Edi Rama nënçmoi UÇK-në”, folën edhe  mërgimtarët tanë nga Zvicra, të cilët kishin edhe një shoqatë të tyre atje!!!!

O burra! Qetësohuni dhe lexojeni ose dëgjojeni me vëmendje çka tha Edi Rama! Kujdes me pikat dhe presjet, se humb kuptimin fjalia pastaj! Kujdes, se Edi Rama ka një oratori shumë më të lartë se sa paraardhësit e tij, dhe ju duhet një vëmendje më e madhe për ta kuptuar! Fundi i fundit, kërkoni “përkthyes” nëse diçka ju duket e paqartë! Pastaj komentoni.

Por, çka tha Edi Rama?

Po citoj një burim të besueshëm, që besoj edhe berishianët me të thekur nuk kanë vërejtje sa i përket besueshmërisë - Top-Channel: "Ne kemi qenë dhe mbetemi të shqetësuar për zbatimin e marrëveshjeve dhe mekanizmave të dakordsuara edhe me partnerët ndërkombëtarë, lidhur me mbarëvajtjen e bashkëjetesës mes maqedonasve dhe shqiptarëve në Maqedoni. Nga ana tjetër zoti President më shprehu shqetësimin e tij, që të këtë më shumë vëmendje dhe më shumë hapësire për pakicën maqedonase në Shqipëri dhe unë e marr këtë mesazh, jo thjesht si një detyrim të shtetit tonë ndaj çdo pakice, por edhe si shprehje të një fakti të thjeshtë, që ne nuk u kërkojmë të tjerëve, atë që ne vetë nuk jemi gjendje ta plotësojmë për të tjerët", tha Rama. (http://top-channel.tv/artikull.php?id=264025)

Nëse ka nga ju që mund të thonë se Top-Channel është një media anti berishiane, atëherë mund të kërkoni për videon e plotë në You Tube. E gjeni kollaj.

Le ta marrim me radhë këtë deklaratë të Ramës. Ai thotë: “Ne kemi qenë dhe mbetemi të shqetësuar për zbatimin e marrëveshjeve dhe mekanizmave të dakordsuara edhe me partnerët ndërkombëtarë, lidhur me mbarëvajtjen e bashkëjetesës mes maqedonasve dhe shqiptarëve në Maqedoni”. E para, çfarë kuptoni ju me shprehjen “ne kemi qenë dhe mbetemi të shqetësuar”? A nuk do të thotë kjo se ai ka pasur dhe vazhdon të ketë në fokus të vëmendjes së vet pozitën e shqiptarëve në Maqedoni! Është shumë e thjeshtë për t’u kuptuar. Është në shqip! Pastaj, çfarë nënkuptoni ju me shprehjen “për zbatimin e marrëveshjeve dhe mekanizmave të dakordsuara edhe me partnerët ndërkombëtarë”? Më thoni një marrëveshje mes shqiptarëve dhe maqedonasve me pajtimin edhe të partnerëve ndërkombëtarë. Nuk ka pse të lodheni shumë për ta gjetur! Është vetëm një e tillë: është Marrëveshja Kornizë e Ohrit! E kuptoj shqetësimin tuaj tendencioz. Nuk keni faj, ua ka larë trurin Berisha! Andaj, i thoni atij Brumçit se për fat të keq të tij, ai e paska përmendur Marrëveshjen e Ohrit! Pjesa e fundit e fjalisë së Ramës, vë theksin në raportet mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Deri sa e thekson, do të thotë se diçka nuk shkon aty! E kuptoj se disa nga ju nuk jeni të kënaqur me këtë konkluzion të tij, sepse jeni duke fryrë barkun me faktin se keni përmbysur Marrëveshjen Kornizë të Ohrit!

Në pjesën e dytë të deklaratës së tij të cituar më lartë kryeministri Rama flet për pakicën maqedonase në Shqipëri. Por, kujdes: para se të filloj të komentoj kërkesën e Kryetarit të Maqedonisë, ka pikë. Përfundon mendimin e parë dhe fillon fjali e re, mendim i ri. Dhe ka të drejtë kur thotë se të nuk ke të drejtë morale e as politike të kërkosh diçka nga të tjerët, nëse vetë nuk e bën një gjë të tillë! Janë më pak a më shumë, pastaj, kjo është një çështje tjetër, zotërinj!

Më vjen keq kur shoh se sa shpejtë dhe pa menduar fare keni rënë në grackën e berishianëve! Era tyre ka vdekur, për fat të mirë dhe gjithçka që thonë këto ditë janë vetëm inerci e kohës së kaluar! Koalicionin e Edi Ramës e votuan mbi një milionë shqiptarë. I dhanë (gati) shumicë të cilësuar! Ai ka misionin që të ndryshoj Shqipërinë, e bashkë me të edhe fatin tonë këtu në Maqedoni.

Në fund, ju siguroj se, sido që të jetë qasja e Edi Ramës ndaj Maqedonisë, ai do ju bëj të jeni krenar me shtetin amë, me Shqipërinë! Dhe sigurisht, duke njohur mirë mënyrën e bërjes së politikës, e di se Edi Rama nuk do të komentoj gjithçka u tha këto ditë nga komentatorë e gazetarë nga Maqedonia! Por, gjithsesi dua t’i bej me dije që të injoroj komentet e tilla se janë o tendencioze, o nga mosdija!

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

Kaq shume spiune te shkies paska lan mbas UDB-ja ne Maqedoni dhe Kosove. Z. Arben jua ka ba mire, por ma fort asht dasht me i godit. Ata sojburrash qe kritikojne Edi Ramen se, nuk ka mbrojt interesat e shqiptareve te Maqedonise, duke mos e dijte hic fjalen e tij, por duke mbajt veshet nga burimet qe nxjerr Berisha, nuk e kane degju ende se me 23 qershor 2013 ne Shqipni u zhvilluan zgjedhjet te cilat e rrexun Berishen dhe klanin e familjes te tij perfund kambvet.

Kemi qene dhe mbetemi te shqetesuar, per zbatimin e marreveshjeve, dhe bashkejetesen midis shqiptareve dhe maqedonseve, tha Rama.     Berisha, nuk e ka thane kurre ket gja.

Dhe nuk foli per pakica shqiptare ne maqedoni, por per shqiptare dhe maqedonas, me menyre te barabarte.

Ndersa e thekson, per pakicat maqedonse ne Shqipni. Dhe kur thote, se ne jemi te bindur se nuk u kerkojme te tjereve ate  qe ne vete nuk jemi ne gjendje ta ofrojme per te tjeret,  duke qendruar ne kritiken qe bejne PD-istet se shteti shqiptar ka bere shume per pakicat maqedonse, cfare del nga kjo fjale e Rames?

Diplomatikisht, per ate qe ka dy gram tru: - Nese Shqipnia ka ba shume per pakicat maqedonase, kemi plotesisht te drejte ti kerkojme shtetit maqedonas, qe edhe ai me ba shume per popullin shqiptar ne maqedoni. Per popullin shqiptar. Askund Rama nuk permend pakica shqiptare ne maqedoni. Pse ju pelqen me e perkthy fjalen e Rames, ne pakica shqiptare ne Maqedoni dhe jo per pakica maqedonse ne Maqedoni. Se mundet me dale dikush me e perkthy edhe keshtu.

-Por siç thame me siper, komentet negative mbi fjalen e z. Rama, me Ivanovin, por edhe ne parlamentin e Kosoves bahen nga spiunet e shkies, qe mesa duket si ne Kosove edhe Maqedoni, qenkan me shumice, por edhe ne Shqipni nuk ka ma pak...

Submitted by Bard (not verified) on

Argumenti i shkrimit eshte i qenesishem, por titulli i artikullit bie era goje...oborrtari..Nuk di nese ne frengjisht "oborrtar" mund te perkthehet "courtesan", dmth kurtizan, dmth...

Submitted by Anonim (not verified) on

Zoti Arben.

Shkrimit nuk mund t'i hiqet asnje presje. Fatkeqesisht ne krye te shtetit shqiptar, per 8 vjet rresht, ka qene nje klike antishqiptare, e afte vetem te derdellise pa fund per shqiptarizmin, por e paafte te beje gje per shqiptaret. Fatkeqesisht kesaj klike, ne vijimesi i jane shtuar elemente servile te Shqiperise, por edhe elemente berishiane te Kosoves e te Maqedonise. Elemente te tille nuk shohi\n me larg se hunda e tyre dhe nuk gjykojne me gjere se mendja e tyre e ngushte.

E konsideroj fatkeqesi per demokracite, kudo qe ajo mund te ekzistoje si strategji, nje logjike te tille mjerane pa intelekt, por me shume dashakeqese. Mirepeo, nuk ke ç'te besh: elemente te tille po i kthejne borxhin Sali Berishes, pasi 23 vjet rresht vodhi shumicen e shqiptareve per te pasuruar kriminelet, drogaxhinjte, per te kriminalizuar zona te tera (si Lazaratin, Tropojen), etj.

Sali Berisha i ka fryre gjithnje zjarrit te perçarjes Veri - Jug.

Por, ai vetem keshtu mund te qendronte ne pushtet.

Mjere ky popull qe e pati!

Submitted by Leonardo (not verified) on

Po se na ka mbytur kjo injorancë pa jemi këtu ku jemi shpresojmë që me lindjen e djellit të ri mund të ndryshojnë gjerat për vendit tonë

Submitted by Daj Ceni (not verified) on

E kush na qenka Dielli i Ri, Edvin Rama apo Ilir Meta, apo te dy bashke? Qe Saliu kishte plot gjynafe, kjo eshte e vertete, por kur kaloni ne ekstaze per keta pashallaret e rinj, bah.....

Submitted by Gjon (not verified) on

Në fund, ju siguroj se, sido që të jetë qasja e Edi Ramës ndaj Maqedonisë, ai do ju bëj të jeni krenar me shtetin amë, me Shqipërinë! Dhe sigurisht, duke njohur mirë mënyrën e bërjes së politikës, e di se Edi Rama nuk do të komentoj gjithçka u tha këto ditë nga komentatorë e gazetarë nga Maqedonia! Por, gjithsesi dua t’i bej me dije që të injoroj komentet e tilla se janë o tendencioze, o nga mosdija!

Ne kete paragraf Arben Fetahi  tregon me se qarte se nuk i intereson aq shume qendrimi i Rames ndaj Maqedonise por interesi i shkrimit te  ketij artikulli eshte thjesht t'i bej fresk kryeministrit Rama per qellime qe vetem autori i di.

E vetmja garanci per besueshmerine e Rames eshte fjala e Arben Fetahit, "njohes i mire i berjes se politikes", pa analizuar asnje fakt, asgje nga programi, asnje qendrim  pre e post elektoral te kryeministrit.

Submitted by armond (not verified) on

Po pse mo ,mbeti morali Ta gjeje Edi ,perse nuk e gjeti be fushate po per shqiptaret e maqedonise , dhe sipas rames i bien qe nese nuk Kane Te drejta romet ne shqiperi ather nuk duhet Te kerkoje nga ivanovi ate qe duhet Ta kerkoje ,,megjithate ivanovi i pelqeu rama ,pse? Sepse ivanovi Mendon qe me more mos Ken Te drejta 36% shqipe Te shapris lindore se sa 5% pseudo maqedon ne shqiperi

Submitted by RP (not verified) on

Kjo shprehje eshte thene 2000 vjet me pare,sipas Bibles,nga goja e Krishtit drejtuar te Atit.Nuk e lexova fare artikullin,sepse ky shkruajtesi e ka prishur fare qe nga titulli.Te krahasosh Edin me te plotefuqishmin eshte ca e marrezishme.

Submitted by Leonardo (not verified) on

E mor Daj Ceni me të parin që ishte vetëm skëterë 43 ky i riu vërtet të duket si djellë se sa do shkëlqejë atë ta shohim dhe në qoftëse nuk e bënë mbas 4 vjetëve një tjetër boll më i njëjti mëngjez,drekë darkë

Submitted by Daj Ceni (not verified) on

Epo lum si ti me kete optimizem Diellor or miku Leonardo.....

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.