Dueli Rama-Berisha në vite

Postuar në 17 Shtator, 2013 02:08
Eduard Zaloshnja

Gjatë debatit parlamentar rreth programit të qeverisë së Ramës, ky i fundit dhe deputeti Berisha patën një shkëmbim acid replikash, që u pasqyrua në faqet kryesore të të gjitha gazetave. Në pamje të parë, ai shkëmbim replikash dukej se i kishte rrënjët në duelin për pushtet Rama-Berisha të dekadës së fundit, por ato janë shumë më të thella se sa mund t'i duken një vëzhguesi të rastësishëm të situatës së sotme politike shqiptare. Për t'i gjetur ato rrënjë, lypset të hidhet një vështrim prapa në fundvjeshtën e vitit 1990, kohë kur këta rivalë politikë patën rastin të përplaseshin për herë të parë me njëri-tjetrin.

Në atë kohë, vetëm pesë njerëz në Shqipëri patën shprehur publikisht nevojën për ndryshime rrënjësore të sistemit komunist. Ylli Popa dhe Sali Berisha, me artikujt e tyre në gazetat kryesore të kohës, kishin sugjeruar lejimin e pluralizmit politik, Gramoz Pashko dhe Fatos Nano, në intervistat e dhëna tek "Zëri i Amerikës", kishin sugjeruar lejimin e ekonomisë së tregut, ndërsa Edi Rama, në një mbledhje publike në Institutin e Lartë të Arteve, kishte kërkuar lejimin e të dyjave.

Në fund të vjeshtës 1990, kur Ramiz Alia & co, u dha studentëve të revoltuar lejen për krijimin e partisë së tyre të pavarur, Y. Popa dhe F. Nano nuk preferuan ose nuk guxuan të bashkoheshin me studentët, S. Berisha dhe G. Pashko u bashkuan menjëherë me ta, ndërsa E. Rama, megjithë dëshirën e madhe për të marrë pjesë në lëvizjen studentore, nuk qëlloi në Shqipëri kur ajo filloi - rastësia e deshi që ai të ishte në Korfuz për një ekspozitë pikture ato ditë. Kur u kthye prej andej, Rama pati dhe përplasjen e parë me Berishën.

I etur për të qenë protogonist në partinë e parë politike që do t'u kundërvihej komunistëve, Rama, e mbajti frymën nga Korfuzi në Igumenicë, në Kakavijë e drejt e te Qyteti Studenti në Tiranë, i cili ishte në atë kohë qendra e të sapokrijuarës Parti Demokratike. Por pavarësisht nxitimit me të cilin erdhi nga Korfuzi, atij i rezultoi të ishte pak vonë për t'u vënë në krye të Demokratëve - mbledhja që kishte krijuar strukturat udhëheqëse të PD-së sapo kishte mbaruar kur ai u fut në Pallatin e Kulturës të Qytetit Studenti.

Sidoqoftë, Rama e sfidoi Berishën duke e kritikuar ashpër për falenderimet publike që i pati drejtuar Ramiz Alisë, si dhe për thirrjen "Rroftë Presidenti Alia" në mitingun e parë të PD-së. Pas një shkëmbimi të tensionuar batutash mes Berishës dhe Ramës, u desh ndërhyrja brutale e Pashkos që Rama të ndërpriste debatin me Berishën dhe të linte sallën i revoltuar.

Pak vite më vonë, duke rikujtuar atë incident, Berisha do t'u shprehej në konfidencë bashkëpunëtorëve të tij se përzënia e Edi Ramës kishte qenë e vetmja e mirë që PD-ja kishte pasur nga Pashko. Ndërsa muaj më vonë, Rama do t'u shprehej disa miqve të tij se po të kishte qenë në Shqipëri në 8 dhjetor 1990, padyshim do të ishte vënë në krye të revoltës studentore që në fillim të saj, dhe ndryshe nga Azem Hajdari, i cili natën e 11 dhjetorit e mirëpriti bashkëpunimin me Berishën, do ta kishte përzënë doktorin me motivacionin se dy netë më parë ishte paraqitur tek studentet si emisar i Ramiz Alisë.

Sfida e Ramës ndaj Berishës nuk u shua me incidentin tek Qyteti Studenti. Në mitingun e parë antikomunist jashtë Qytetit Studenti (mbajtur në sheshin para stadiumit "Qemal Stafa") Rama, duke u bërë njeriu i parë në Shqipëri që po sulmonte publikisht figurën e Enver Hoxhës, u shpërblye me brohoritjet e zjarrta të pjesëmarrësve në atë miting pas thirrjeve të tilla si "Enveri na bëri të kuq si rusët, të verdhë si kinezët, jeshilë si bari" etj. Ato brohoritje demonstruan se ai e kishte karizmën dhe mesazhin politik që do t'i duheshin për të fituar të paktën 90% të zemrave të anëtarëve dhe simpatizanteve të PD-së së asaj kohe. Ato brohoritje ishin pra edhe një paralajmërim për Berishën se Rama mund të bëhej një konkurrent serioz për të, në qoftë se do të lejohej të futej në strukturat udhëheqëse të PD-së.

Përpjekja e fundit e Ramës për t'ia marrë Berishës kalanë nga brenda u bë në fillim të shkurtit 1991, gjatë një mbledhje publike të PD-së me intelektualët e kryeqytetit. Në atë mbledhje Rama sulmoi drejtpërdrejt Berishën, duke thënë: "Është absurde që partia që synon t'i marrë pushtetin Partisë së Punës, të ketë në krye të saj ish-sekretarë të Partisë së Punës". Megjithëse kjo ishte një sfidë serioze publike që i bëhej Berishës, ai arriti ta anashkalojë atë pa shumë pasoja si rezultat i ashpërsimit që kishte pësuar fjalori i tij antikomunist në dy muajt që nga mitingu i parë i PD-së.

Duke e parë të pamundur çarjen e murit të krijuar nga Berisha rreth PD-së, Rama e vazhdoi sfidën ndaj tij duke u përpjekur të krijonte një parti të re, e cila do të pozicionohej më djathtas se PD-ja dhe që, sipas shpresave të tij, do të fitonte një ditë zemrat e elektoratit demokrat. Në bashkëpunim me Ardian Klosin, Spartak Ngjelën, Kasem Trebeshinën, dhe Gavrosh Levonjën, Rama, në pranverën e '91-shit, konturoi partinë e re, e cila u quajt Partia Popullore Fetare.

Sipas projektit të Ramës dhe miqve të tij, kjo parti do të kishte disa fraksione, të cilat do të përfaqësonin shtresa të ndryshme antikomuniste. Kështu, një fraksion do të përfaqësonte intelektualët antikomunistë, ndërsa një tjetër ish-komunistët e burgosur nga regjimi i E. Hoxhës; një fraksion do të përfaqësonte ish-ballistët, ndërsa një tjetër ish-zogistët; një fraksion do të përfaqësonte demokristianët, ndërsa një tjetër demoislamikët.

Në fillim të qershorit 1991, pas një pune intensive të grupit nismëtar, u arrit që të organizohej një mbledhje themeluese e Partisë Popullore Fetare në Pallatin e Kulturës të Tiranës, e cila rezultoi e suksesshme. I frikësuar ndoshta nga kjo parti e re, Berisha i kërkoi grupit të tij parlamentar që të aprovonte një nen në ligjin mbi partitë, i cili do të ndalonte krijimin e partive me baza fetare. Duke gjetur dhe mbështetjen parlamentare të PPSH-së, Berisha arriti ta pengojë regjistrimin zyrtar të Partisë Popullore Fetare.

Përpjekjen e fundit për legalizimin e partisë së tyre Rama dhe miqtë e tij e bënë në 22 qershor 1991, ditën kur Xhejms Bejker, sekretari amerikan i shtetit, vizitoi Tiranën. Me ndihmën e Sejfi Protopapës, një emigrant politik shqiptar në SHBA, ata arritën të siguronin që partia e tyre akoma e palegalizuar të merrte pjesë në takimin e Bejkerit me përfaqësuesit e partive opozitare shqiptare. Duke e pasur të qartë se ai takim do t'i shërbente Bejkerit për të finalizuar se kë parti ia vlente të mbështeste Amerika, grupi nismëtar i Partisë Popullore Fetare mendoi të dërgonte si përfaqësues Ardian Klosin, të vetmin njeri që kishte kryer studime jashtë Shqipërisë dhe që e fliste rrjedhshëm anglishten.

Por zgjedhja e birit të Bilbil Klosit si përfaqësues i tyre, nuk i pëlqeu ish të burgosurve politikë të partisë, të cilët zgjodhën një përfaqësues të vetin për takimin me Bejkerin. Rrjedha e ngjarjeve tregoi se përfaqësuesi i ish të burgosurve nuk e përfaqësoi mirë partinë e re - ai jo vetëm që nuk i dorëzoi Bejkerit një deklaratë të sugjeruar prej Sejfi Protopapës, por as nuk arriti të parashtrojë qartë se ç'përfaqësonte partia e tij. Ai vetëm citoi disa vargje nga Kurani dhe Bibla, me të cilat shprehu admirim për Bejkerin, dhe që u shuan si shkuma në det, pa bërë as gjënë më të vogël për partinë e re.

Me dështimin e kësaj përpjekje, Rama i ndërpreu përpjekjet për të konkurruar politikisht me Berishën. Sulmet e Ramës kundër Berishës vazhduan kryesisht nëpërmjet artikujve te gazeta "Koha Jonë", e cila përbënte atëherë zërin e vetëm opozitar në media. Artikujt ishin aq të ashpra, sa dukeshin si të shkruara me acid e jo me bojë. Dhe duke pasur parasysh atmosferën që mbizotëronte në Shqipërinë e viteve 1996-97, nuk do të ishte një imagjinatë në erë po të hamendësohej se aciditeti i atyre artikujve u bë shkak për rrahjen çnjerëzore që e detyroi Ramën të ndërpriste duelin me Berishën, duke u larguar nga Shqipëria.

Do të duhej të vinte në pushtet Nano, një tjetër kundërshtar i betuar i Berishës së atëhershëm, që Rama t'i rikthehej duelit të vjetër. Ftesa që i bëri Nano për t'u bërë anëtar i qeverisë së socialistëve, veteranët e të cilëve Rama i pati tallur aq keq në fillim të viteve '90, i dha mundësinë për t'u bërë përsëri protagonist në skenën politike shqiptare.

Zgjedhja e Ramës si kryetar i Bashkisë së Tiranës, me mbështetjen e PS-së, e vulosi përfundimisht vendosjen e tij në kampin e majtë të politikës, në duel të vazhdueshëm me Berishën. Dhe qysh atëhere, Berisha dhe Rama, pothuaj nuk kanë rreshtur së sulmuari njëri-tjetrin.

1440 fjalët e mësipërme mund të mos arrijnë të japin një tablo të plotë të duelit Rama-Berisha, por, në kushtet e kufizimit hapësinor të një gazete të përditshme, ato janë më se të mjaftueshme për t'i dhënë lexuesit sfondin historik të tij. Ky sfond ndihmon të kuptosh se ashpërsia e duelit Rama-Berisha mund të shpjegohet jo vetëm me kalkulimet politike të momentit, por edhe me rivalitetin e kahershëm mes këtyre dy personazheve të rëndësishëm të skenës politike shqiptare. Dhe thellësia e rrënjëve të këtij rivaliteti të ashpër nuk është një ogur i mirë për një paqëtim të afërm të skenës politike shqiptare…

Comments

Submitted by anisa (not verified) on

Ah sikur te hakmerrej duke e futur ne burg! Jo per te rrahuren, por per te vene drejtesine ne vend!

Submitted by Anonim (not verified) on

Djali i vogel pyet babane se cfare eshte organizimi shteteror? Babai ia spjegon me kete skeme:

Un babai yt jam kapitalisti, pra kam parane..  Mamaja eshte qeveria, pra menaxhon parate qe i siguroj une (kapitalisti). Sherbyesja eshte  klasa punetore,  gjyshi eshte sindikata qe vëren se si funksionojne punet, kujdeset per mbarevajtjen  dhe mbron edhe klasen punetore nga ndonje abuzim qe mund ti behet..,ndersa vellai yt i vogel eshte e ardhmja.. Djali e shihte i habitur, kurse babai mendoi se  spjegimi i shkoi kot..

Djali naten zgjohet nga gjumi dhe tinez vëren se cfare behet ne shtepi. Sheh babane qe i kishte hipur siper sherbyeses, gjyshin duke gerhitur aq sa mbyste zhurmen qe bente babai.. Ne dhomen tjeter vellai i dhjere gjer ne fyt qante, ndersa e ema kishte gjume kaq te forte ...

Te nesermen djali i thote babait qe e kishte kuptuar spjegimin e djeshem  ne kete menyre:

Nderkohe  qe kapitalisti shkërdhen klasën punetore, sindikata  eshte e pjerdhur krejt.. kurse qeveria fle ndersa e ardhmja zhytet ne mut..

Si me Berishen si me Ramen ky do jete thelbi, pervec ndonje ndryshimi aparencial...

Submitted by Daj Ceni (not verified) on

E me me kujtohet edhe mua kjo, propagandisti i formave te edukimit ne kohen e Enverit gjithmone me kete e fillonte seancen e rradhes dhe ne te gjithe shkriheshim se qeshuri me lot......

Submitted by Albi (not verified) on

Ndersa une nga kjo ve re qe de facto, pertej retorikes per ndryshime brezash, politiken te ne e luajne njerezit e 1990 akoma. Meta eshte po ai brez, Basha eshte kukull. Vetem Nano pranoi te hiqej menjane.

Pra problemi yne i madh ngelet fakti qe demokracia jone eshte ne fakt tejet e limituar, ku pushteti politik eshte perqendruar ne pak duar te cilat nuk duan te lejojne te tjeret te marrin pjese. Kur mendon se keta jane karakteret qe do vazhdojne te kontrollojne lojen deri ne 2017, 27 vjet mbas renies se komunizmit fillon e deshperohesh jo pak.

Rama ka premtuar demokratizimin e shoqerise shqiptare, do bente mire ta fillonte nga vetja e vet dhe nga partia e tij qe eshte bere nje bunker total. Kodi Etik nuk ishte nje ogur i mire per kete premtim.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.