Historia, të rishikohet apo të zhduket nga shkollat?!...

Postuar në 18 Shtator, 2013 07:02

ERJUS MEZINI/

Kanë kaluar rreth gjashtë muaj qysh nga dita e përpilimit të një peticioni kundra “rishikimit të historisë” nga një komision i përbashkët shqiptaro-turk dhe megjithëse do të ishte e udhës ta kisha komentuar këtë nismë patriotike qysh atëhere, po e gjejë kohën tani t’i shtoj disa rreshta debatit, meqënëse ai vazhdon të ngjallë replika në blogje, forume, gazeta dhe sidomos aty ku intelektualët dhe analfabetët, fshatarët dhe qytetarët kanë fituar më në fund barazinë e fjalës, domethënë në Facebook. Një shkak tjetër pse më në fund u kujtova t’i përgjigjem këtij peticioni është edhe ndërrimi i qeverisë në Tiranë (dhe në Tiranë rotacioni qeveritar përkthehet si rotacion në çdo sektor administrativ, përfshi këtu edhe Ministrinë e Arsimit). Si çdo qytetar, me pak fjalë, do kisha edhe unë dëshirë të shikoja ndryshime radikale, por jo në frymën e peticionit.

Nuk dua të harxhoj kohën e lexuesit me të gjithë paragrafët dhe paragjykimet e peticionit në fjalë, megjithatë është e nevojshme të thuhet se peticioni fillon mbrapsht qysh në fillim. Ajo që duhej të citohej si “rishikim i lëndës së historisë” në peticion ngatërrohet me “rishikim të historisë”. Ky fakt, në këndvështrimin tim, e bën disi qesharake përpjekjen, sepse historia si fushë studimi nuk është gjë tjetër veçse një rishikim i herëpashershëm; dikush nuk mund të quhet historian serioz nëse nuk e rishikon një ngjarje të historisë nën influencën e fakteve të reja. Sidoqoftë, për hir të së vërtetës, nuk vura re asnjë historian serioz që të ketë nënshkruar peticionin në fjalë. Gëzimin tim momental, me historianët që nuk e nënshkruajtën peticionin, e shoqëroi një hidhërim me shkrimtarët dhe poetët me emër, si edhe me artistët dhe intelektualët e fushave të ndryshme (disa në të njëjtën moshë me mua), të cilët kishin ndier këtë detyrë, e përfshirjes së emrit në një akt politik. Pikërisht këta intelektualë dhe artistë duhet të kenë qenë edhe ideatorët e vetë peticionit –dhe shkresa, po të anashkalojmë lapsusin e sipërpërmendur, ishte shkruar me mjeshtëri, me siguri nga ndonjë poet që do kishte bashkuar emrin në listën e nënshkruesve. Peticioni përmban krahasime dhe hiperbola të spikatura, në mënyrë që të ngrijë detyrën e përgjegjësisë historike te presidentët Jahjaga dhe Nishani dhe, njëkohësisht, të ngjallë ndjenjën e padrejtësisë historike te lexuesit shqiptarë.  Për këtë arsye unë insistoj se peticionin do e ketë shkruar ndonjë poet dhe, po për të njëjtën arsye, unë mendoj se vetë shkresa duhet të shikohet si vepër letrare, me nuanca socialo-psikologjike.  

Përsa i përket hidhërimit tim me artistët dhe intelektualët, fakti nuk ka të bëjë aspak me këndvështrimet e mia mbi historinë –as nuk më hidhëron mosngritja e këtij komisioni dypalësh. Ç’është e vërteta, autori i këtyre rreshtave nuk ka asnjë shpresë te komisioni i arsmitarëve shqiptaro-turq. Pikërisht! Arsimtarët, në vend se t’iu sqarojnë shqiptarëve përse dreqin historia është lëndë e detyrueshme në shkollën fillore, iu imponohen menjëherë duke iu treguar atyre se cilët kapituj të librave shkollorë do rishikohen dhe cilët do ruhen siç ishin. Me pak fjalë, arsimi i fëmijëve shqiptarë, e ardhmja e vendit, është çështje e një grupi punonjësish në Ministrinë e Arsimit, të cilët me ryshfete dhe tesera partiake zëvendësojnë njëri-tjetrin sa herë që ndërrohet qeveria. Dhe pas të gjitha këtyreve si të mos irritohet dikush me artistët dhe intelektualët? Nuk e shikojnë këta të fundit se me distancimin e tyre në peticion nuk bëjnë gjë tjetër veçse të bëhen pjesë e një loje elitiste autoritare që iu dikton shqiptarëve të ndrydhen dhe të shtrembërohen qysh në mituri? Dhe cili është mesazhi i lëndës së Historisë së Shqipërisë në fillore? Pse duhet vajzat e vogla të mësohen me virtytin e burrit trim luftarak? Pse lënda e historisë është e mbushur me luftë? Pse Shqipëria krijon politikanë si Berisha? Pse burrat rrahin gratë? Pse disa shqiptarë vriten për një fjalë goje? Cili është roli i arsimit në formimin e qytetarit? Çfarë impakti ka arsimi në psikologjinë sociale? Cili është funksioni i lëndës së Historisë së Shqipërisë në formimin qytetar që ofron arsimi i ulët? Këto, pak a shumë, janë pyetjet që artistët dhe intelektualët duhet t’i bëjnë vetes dhe publikut. Këto janë pyetjet me rëndësi për të ardhmen e vendit. Nuk mundet ajka e kombit, artistët edhe intelektualët, të heshti përballë këtyre pyetjeve dhe të merret me gjëra që as nuk iu takojnë dhe as nuk i interesojnë të ardhmes së vendit. Nuk mundet ajka e kombit të pyesi sesa turq apo shqiptarë u vranë përpara pesëqind vjetësh, kur problemi më i madh i çdo shqiptari (qysh nga djepi e deri në bastun) është e sotmja dhe e ardhmja. Akoma edhe lënda e historisë (nëse këta arsimtarë dhe intelektualë na e mbushin mendjen se duhet të ofrohet në fillore me detyrim), duhet të shikohet po nga i njëjti prizëm: çfarë funksioni përmbush në të sotmen dhe në të ardhmen.

Ishte një befasi për mua që kjo nismë politike nuk erdhi nga arsimtarët. Pikërisht! Nëse dikush duhet të shqetësohej me rishikimin e lëndës së historisë, këta duhet të ishin vetë mësimdhënësit. Rishikimi i lëndës që ata zotërojnë mund të ketë një ndikim edhe në vetë punën e tyre. Ndryshimi i vëllimit dhe i përmbajtjes së lëndës së historisë për mësuesit mund të ketë disa pasoja, si rritja apo ulja e orëve të punës, rileximi i ngjarjeve që tani paraqiten nga një tjetër perspektivë, përshtatja me standarded e reja të mësimdhënies, etj. Mirëpo në vend se të ankoheshin arsimtarët, ata që u ankuan të parët ishin intelektualët. Nuk e di nëse të gjithë këta nënshkrues të peticionit janë në dijeni të plotë të objektivave të ministrive të arsimit në Kosovë dhe në Shqipëri dhe nëse kanë një njohuri të mjaftueshme të standardeve evropiane të arsimit, që kaq pak janë arritur jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Ballkanin (përfshi Greqinë fqinje që është anëtare e BE). Siç e sqarova, këtu nuk bëhet fjalë për rishikimin e historisë (vetë esenca e studimit historik është rishikimi dhe debati), bëhet fjalë për rishikimin e lëndës që edukohen fëmijët në shkollë (me imponim).

Nuk mund të jem plotësisht i sigurt për shkakun që qëndron pas këtij vendimi individual për t’u përfshirë në një peticion, por e vërteta është se kjo listë përmban disa emra me zë, veprën e të cilëve e njohin shumë shqiptarë dhe mendimet e të cilëve dominojnë shtypin ditor në Shqipëri dhe Kosovë. Një nga këta emra është edhe zoti Ismail Kadare, i cili për mendimin tim është shkaku pse peticioni gjeti kaq përkrahje tek artsitët; madje vetë vepra e Kadaresë duhet shikuar si frymëzimi i peticionit. Po, po! Siç ndodh me veprën e Kaderesë, ashtu edhe me peticionin, Shqipëria nuk është me turqit, por me Evropën.

Që revolucioni industrial, urbanizimi, aviacioni dhe revolucioni i informatikës arritën në ditët tona midis mekanizmave të historisë as që vihet në dyshim. Mirëpo kjo botë që shikojmë ngjan me një botë pa precedent. Jetojmë në një botë me shumë qendra, një botë heterogjene në ndarjen e punës dhe detyrave dhe homegjene në përhapjen e krizave. Jetojmë në botën e internetit, Youtube-it dhe Facebook-ut. Jetojmë në kohën e Big Brother, telemanisë, pasivitetit dhe pashpirtësisë. Jetojmë në kultin e individit dhe instinkteve të tij. Individi –i kthyer në zot dhe në plesht njëherësh– mundet të emërtojë yje, planete dhe galaksi, por nuk mundet t’i vëjë një emër vetes në Tokë. Individi sot është më injorant se kurrë rreth rolit të tij në shoqëri. Atij i thuhet vazhdimisht se është i lirë dhe fuqiplotë, është një zot, mirëpo në këtë botë nuk mund të jemi të gjithë zotër. Potencialet janë shumë të mëdha, po aq të mëdha edhe rreziqet. Çdokush tashmë ndihet zot edhe plesht njëherësh, në ëndrrat e mjegullta dhe realitetin kompleks. Çdokush i mbytur në botën e vetë (qytetarë dhe pushtetarë pa dallim), në  realitetin e paqartë që na ofrojnë tregjet e aksioneve dhe faqet e internetit. Çdokush i paaftë të ndajë të mirën nga e keqja, të dallojë vlerën nga antivlerat. Kjo botë pa histori, do thosha, ngjason më shumë me veprën e Kafkës dhe Orvellit, sesa me veprën e traditave dhe të vlerave shqiptare të Ismail Kadaresë. Rrjedhimisht, përpara se t’i kërkojë llogari shtetit që rishikon turqit në lëndën e historisë, artisti shqiptar duhet të pyesi veten se çfarë funksioni ka ai vetë dhe arti i tij në Shqipërinë post-moderne. Poashtu, përpara se të shqetësohet për lëndën e historisë, çdo intelektual duhet të shqetësohet për vetë arsimin dhe funksionin e tij në të ardhmen e vendit. Arsimi shqiptar nuk mund të synojë në përcjelljen e vlerave në një botë pa vlera. Dhe nëse bota jonë bazohet në disa vlera, nga burojnë këto vlera? Nga individi? Dhe si mund të bëhen të pakontestueshme vlerat e individit? Dhe cilat janë vlerat që Ministria e Arsimit kërkon të përcjellë midis lëndës së historisë? Vlera e burrit trim, apo vlera e mbrojtjes së atdheut? Dhe cili na qënka atdheu i shqiptarëve? Është vërtet Shqipëria atdheu ynë, kur as tridhjetë përqind e shqiptarëve nuk jetojnë në atë vend? Po për Maqedoninë dhe Kosovën duhet të luftojnë shqiptarët? Po ata që quajnë atdhe Omonian e Athinës, xhaminë e dibranëve në Nju Jork, kishën ortodokse në Boston, etj.? Po ata që e gjejnë atdheun te Forumi Shqiptar, apo në Facebook? Është për këta Shqipëria një atdhe i vërtet, apo një atdhe muzeor? Është Shqipëria një atdhe territorial i të gjithë shqiptarëve, apo një atdhe virtual? Dhe ç’aplikim paskan vlerat e përcjella nga lënda e historisë në atdheun virtual të këtyre intelektualëve (të cilët fëmijët e tyre i edukojnë në SHBA, Francë, Itali e gjetkë, kurse për fëmijët e Shqipërisë zgjedhin arsimin e burrit trim dhe luftarak)?

*   *   *

Në këtë pjesë të analizës, do doja t’u kujtojë lexuesve se çdo njeri kur bëhet prind lutet që fëmija e tij të bëhet Ajnshtajn, Mikelanxhelo, apo Bethoven. Me pak fjalë çdo prind kërkon te fëmija e tij gjeniun, perfektin dhe artistin. Por nëse fëmijët tuaj kërkojnë një ditë të bëhen Skënderbe, kjo nuk ishte zgjedhja e juaj, por zgjedhja e Ministrisë së Arsimit, zgjedhja e intelektualëve dhe politikanëve që duan të bëjnë karrierë me “historinë e parishikueshme” (sigurisht që mundësia është shumë e madhe që shumica e fëmijëve në fund të mos bëhen as Ajnshtajn dhe as Skënderbe, e para sepse jo të gjithë lindin gjeni dhe e dyta sepse jetojmë në një Shqipëri krejt ndryshe nga ajo e Skënderbeut). Përderisa çdo prind me ardhjen e fëmijës së tij në këtë jetë, shpreson fillimisht tek kapacitetet e fëmijës dhe pastaj te vlerat, të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe Ministria e Arsimit. Në një botë ku individi shikohet si zot (megjithëse shumë herë katandiset në plesht), nuk mundet as Ministria e Arsimit dhe as intelektualët të pretendojnë për vlera të pakontestueshme. Vlera më e madhe në shtetin laik dhe liberal është individi. Përderisa shqiptarët, për mirë apo për keq, zgjodhën shtetin laik dhe liberal, atëhere Ministria e Arsimit duhet t’i përmbahet principeve dhe logjikës dhe të zhduki çdo koncept vlerash nga arsimi i ulët. Vlerat në botën e sotme nuk mund të jenë të pakontestueshme dhe arsimi i ulët nuk i jep mundësinë fëmijës të kontestojë apo të debatojë vlerat e Ministrisë së Arsimit (dhe të militantëve që zënë postet kyçe në ministri). Çdo vlerë që përcillet e pakontestueshme te fëmija, në Shqipërinë tonë liberale, nuk duhet parë si e dobishme, por si indoktrinim, ndrydhje dhe shtrembërim i qytetarëve qysh në mituri. Akoma edhe vlera e vetëmbrojtjes së shtetit, që kalohet midis atdhedashurisë, duhet shikuar me sy kritik, përderisa lidhja midis mësimdhënies së historisë dhe atdhedashurisë nuk është automatike. Atdhedashuria tek amerikanët, po marrë një shembull, ka të bëjë më shumë me arritjet e SHBA-ve, sesa me njohuritë e qytetarëve amerikanë në fushën e historisë. Shqiptarët, nga ana tjetër, në vitet 1990 ishin mbase populli më i indoktrinuar me historinë e tyre dhe, në të njëjtën kohë, më pak atdhedashës.

Fëmijët tuaj nuk kanë aftësinë e debatit dhe të kontestimit të vlerave, sepse debati dhe kontestimi presupozojnë zotërimin e njohurive dhe besimeve, të cilat kërkojnë kohë dhe përvoja për t’u arritur. Nëse një moment çdokush duhet të ballafaqohet me vlerat, kjo duhet të ndodhi në rrethin e tij familjar, në shoqëri, në media, etj. Në edukim çdo vlerë e pakontestueshme është indoktrinim i detyrueshëm (në rastin tonë nga qeveritë e dyshimta shqiptare). Të vetmet vlera, mbase, që një shtet i vërtet liberal mund të përcjellë në fillore, janë vlerat që funksionojnë si kapacitete në tregun e lirë (si për shembull dialogu dhe respekti, të cilëve mund t’u ngjisim kallëzuesorin e dyfishtë vlerë-kapacitet). Nëse arsimtarët dhe elita që ata përfaqësojnë e ndjejnë të nevojshme përcjelljen e vlerave që nuk janë kapacitete te qytetarët e ardhshëm, atëhere le ta nisin në gjimnaz kur nxënësit kanë aftësinë të debatojnë dhe të mbrojnë vlerën me të madhe të shtetit tonë laik, lirinë e individit. Përsa i përket arsimit të ulët, është në interesin e shtetit, në interesin e çdo prindi, si edhe, kryesorja, në interesin e çdo fëmije, që të kufizohet në kultivimin e kapaciteteve dhe jo në përcjelljen e vlerave të pakontestueshme. Fëmijëve të juaj me të vërtet mund t’u mungojë aftësia e debatit, por ata nuk pushojnë së qenuri inteligjentë. Fëmija juaj, është shumë herë më inteligjent se ç’pretendojnë Ministria e Arsimit dhe tifozët e Historisë së Shqipërisë. Fëmija juaj qysh në barkun e nënës mund të dallojë nëse e ëma flet vetëm një gjuhë apo flet dy. Fëmija juaj është i aftë të flasi disa gjuhë të huaja qysh në moshën trevjeçare. Dhe çfarë po bëjnë militantët e Ministrisë së Arsimit për fëmijën tuaj? Po derdhin dufin personal dhe familjar për turqit, serbët, grekët, komunistët dhe kompani. Nuk iu maftojnë librat dhe mediat këtyre njerëzve për të nxjerrur dufin? Pse duhet të lidhin fëmijët me të shkuarën? Dhe çfarë i ka mbetur Shqipërisë përveç këtyre fëmijëve? Asgjë prej gjëje.

Në mbyllje do doja t’u kujtojë lexuesve se qeveria e Edi Ramës, ashtu si të gjithë qeveritë e tjera përpara tij, i ka premtuar shumë gjëra shqiptarëve. Nuk dua të kritikoj një qeveri që nuk ka mbushur javën në pushtet, por do desha t’u rikujtojë lexuesve se ashtu si gjithë të tjerët edhe Edi Rama ka gjasa se nuk do i realizojë premtimet e dhëna. Kjo ka shanse të ndodhë jo sepse Edi Rama apo politikanët e tjerë (paraprirës apo pasues nuk ka rëndësi) u pëlqen të tallen me qytetarët, por sepse potencialet e Shqipërisë së vogël në tregjet dhe organizmat e globalizuara janë të kufizuara. Dikur në lëndën e historisë fëmijët mësonin se Shqipëria është një vend tepër strategjik. Ky fakt ishte mëse i vërtetë, jo për ditët e sotme, por për një epokë tjetër –për një epokë kur porti i lashtë i Dyrrahut lidhte Bizantin me Romën. Dikur shqiptarëve u thuhej se Shqipëria kishte burime të pasura natyrore. Edhe kjo ishte e vërtetë, por për një kohë kur gjithë Shqipëria i kishte apo nuk i kishte dy milionë banorë dhe një makinë në një mijë banorë. Sot biznesmenët e huaj vijnë dhe ikin me duart bosh dhe të vetmet kontrata premtuese që arriti të sigurojë shteti shqiptar ishin TAP-i dhe përpunimi i mbetjeve urbane, që për fat të mirë u anulua nga kryeministri i ri. Një marrëveshje tjetër që do mundej t’i shtonte të ardhurat shtetit shqiptar si edhe t’u siguronte energjinë elektrike qytetarëve ishte ajo e centralit bërthamor, që fatmirësisht nuk u aprovua nga italianët. Këta shembuj, veç të tjerësh, tregojnë qartë se cilat janë potencialet e deritanishme të Shqipërisë dhe sesi funksionon ndarja e detyrave në “familjen tonë evropiane”, që kaq shumë pasion e paskan intelektualët dhe artistët shqiptarë.  Por edhe e ardhmja nuk duket se do sillet më mirë me një shtet të cilit i mungon pozita gjeostrategjike (se Kanali i Otrantos zotërinj nuk bëhet dot as Suez dhe as Bospor), i mungojnë pasuritë e mëdha natyrore, si edhe kryesorja, i mungon krahu i lirë dhe i kualifikuar i punës. Këtë shtet me këtë të ardhme të paqartë dhe të pasigurtë do e trashëgojnë këta fëmijë, të cilëve ne duam t’u përcjellim vlerat e Skënderbeut dhe rilindasve. Këta fëmijë kanë ardhur në një kohë pa precedent dhe në një shtet me potenciale të kufizuara. Nuk është e sotmja dhe e ardhmja barra më e madhe që kanë këta fëmijë? Po ne të rriturit kur çmendemi, kur shkelim ligjin, kur vrasim të tjerët dhe veten, pse e bëjmë? Ngaqë mendojmë atë që kaloi? Po kur e gjejmë veten të paaftë në krevat? Na ndodh për shkak të historisë familjare të partnerit, apo sepse e sotmja dhe e ardhmja na shkaktojnë depresion? Pse duhet të lidhen fëmijët me të shkuarën kur e ardhmja e tyre nuk ka precedent?  Çfarë ka shteti shqiptar përveç këtyre fëmijëve? Pyetjet nuk kanë mbarim, por konkluzioni duket i njëjti. Këta fëmijë duhet të jenë investimi më i madh i çdo qeverie. Nëse Shqipëria dëshiron të mbijetojë në skenën ndërkombëtare, të arrijë zhvillimin social dhe ekonomik në një botë konkurrente, kjo duhet bërë midis kultivimit të burimeve njerëzore. Përderisa tregjet e dobëta shqiptare nuk e favorizojnë rritjen e kapitalit human, atëhere sfida më e madhe e çdo qeverie duhet të jetë arsimi dhe formimi i fëmijëve. Në vend se qeveria të merret me përmbushjen e udhëzimeve evropiane, apo me vëllazëritë (dhe hasmëritë) ballkanase, arsimi duhet transformuar krejtësisht dhe duhet të synojë tek kapacitetet dhe aftësitë e të vegjëlve. Akoma edhe lëndët teorike që do u mësohen nxënësve, si për shembull letërsia, duhet të zgjidhen në atë menyrë që të kultivojnë kapacitetet (vjershat me imagjinatë dhe fjalor të pasur të zëvendësojnë vjershat me vlera). Fëmijët duhet të edukohen qysh në moshë fare të vogël, pse jo dy apo tre vjeç, përderisa ata lindin me kapacitetin e natyrshëm për të përfituar gjuhët, njohuritë dhe aftësitë; sa më të vegjël të nisin fëmijët kultivimin e kapaciteteve, aq më mirë.  Televizori dhe kompiuteri, poashtu, e lehtësojnë jashtë mase misionin e arsimtarëve, sepse askush nuk pret që fëmijët dy apo tre vjeç të ulen në bankat e shkollës. Këta fëmijë, përkundrazi, do mundeshin të merrnin edukim vizual apo virtual, pak orë në javë, në dhomën dhe krevatin e tyre, kurse Ministria e Arsimit do mundej të testonte prindërit, në mënyrë që të sigurohej se fëmijët morën mësimet e caktuara. Por që të gjitha këto të realizohen, presupozohet se qeveria e radhës merr guximin e vendimeve radikale, kurse Ministria e Arsimit nuk administrohet nga militantët, por nga specialistët vizionarë. Nuk e di nëse Edi Rama, apo çdo kryeministër tjetër, do ketë guximin e transformimit radikal të arsimit, por një gjë është mëse e sigurt: këta fëmijë janë e vetmja pasuri që i ka mbetur Shqipërisë.

Comments

Submitted by Titi (not verified) on

<p>Ne ate Peticion shumcia ishin nallbane qe nuk kishin aspak lidhje as me pilitiken dhe as me historine ose me sakte ishin individe refugjat ne Emigracion qe ne vendet ku kane shkuar jane pjatalares ose pastrues rrugesh.</p>

Submitted by Ritter (not verified) on

Lesh me qime, po pse kaq gjate aman? Mjaftonte shume me shkurt per te pare se sa cekte e trajton kete teme...

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>autori ka folur gjate per dicka qe nuk e ka lexuar. Ka nje paragraf te tere ne fund &nbsp;te peticionit ku kerkohet nje gje dhe vetem nje gje: historia te rishikohet, studiohet dhe permiresohet vetem nga historianet, jo nga politikanet. Ky eshte thelbi dhe autori vetem kete gje nuk e ka lexuar, por merr persiper te perfole pa respekt etik emra qe nuk i kane asgje borxh dhe qe kane riskuar keqkuptime te tilla pikerisht per shkak te nismes se tyre pozitive.</p>

Submitted by Tani Babaxhani (not verified) on

<p>Erjus o bir, here tjater bjeri me shkurt se nuk te lexon kush, leri paravolirat se eshte artikull gazete jo teze diplome.</p>

Submitted by Daj Ceni (not verified) on

<p>I nderuari Z. Mezini, edhe pse mund te mos jem plotesisht dakord me disa pohime dytesore ne shkrimin tuaj, me ben pershtypje qartesia me te cilen keni trajtuar problemin e femijeve dhe te ardhmes se tyre e te kombit si dicka qe varet fort prej menyres se si arsimohen keta femije, duke marre shkas nga ai peticion.</p><p>Eshte nje problem qe shume rralle trajtohet, dhe edhe kur trajtohet vihet ne funksion te kultivimit te patriotizmit, urrejtjes per armikun, dashurise per Partine (me pare ishte nje , tani jane shume), trimerise e beses e te tjera arkaizma te trasheguara brez pas brezi, e te ruajtura e te lemuara ne ndergjegjen kolektive. Eshte plotesisht e vertete, qe keso &quot;vlerash&quot; nuk te nxjerrin ne drite ne boten e sotme, vetem se te japin nje vetekenaqesi mashtruese qe behet burim per nje kreanri absurde.</p><p>Per fat te keq, kenga qe kendoni juve ndonese shume e bukur, degjohet shume dobet. Ata qe per te pakten 20 vjetet e fundit paten ne dore, dhe ata qe tash e kane ne dore te fillojne te bejne ndryshimet e duhura dhe te perpiqen per modernizimin e arsimit ne Shqiperi, mesa duket jo vetem nuk e vene ujin ne zjarr per te ecur ne drejtimin qe shpiegoni juve, por duket sikur iu vjen shume per mbare te ruajne ne mos status quo-n, te japin pershtypjen sikur çoç po perpiqen te ndryshojne.</p><p>E vleresoj perpjekjen tuaj si nje thirrje pozitive per ndryshim, por nuk shpresoj se do te gjeje perkrahje atje ku kane ne dore te fillojne te bejne dick konkrete. Edhe nje here, pergezime per shkrimin......</p>

Submitted by Mark Alem (not verified) on

<p>Ceshtja eshte : A kane shqipetaret si popull nje ndjenje dashurie per ish-pushtuesin e tyre?</p>

Submitted by skelari migrues (not verified) on

<ul><li>Autori e ka nje mesazh te vetin, dhe e arsyeton. Kuptohet qe si cdo e vertete tjeter, edhe kjo ka te vertetat paralele, nuk eshte ezauruese. Per mua ky mesazh eshte i vlefshem, dhe nder debatet per arsimin qe kam ndjekur (jo shpesh), per mua vlen. Megjithate, kendveshtrimet mbi sistemin e vlerave apo fokusimi mbi peticionin (jep idene sikur cdo gje po ecte, deri sa doli peticioni e i prishi te gjitha), hane diskutim. Ne momentin qe jemi, reforme ne arsim do ndodhe; kjo e ben pak me &quot;te lehte&quot; orientimin drejt me te mires se mundshme.</li></ul>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>pyetja e drejte do te ishte kush jane pushtuesit e shqiperise? sa gjate kane qendruar ata ne shqiperi?dhe me kryesorja SI I KANE REALIZUAR ATA PUSHTIMET E TYRE? nacionalistet lindin si gjithe te tjeret e behen te tille kur ne rrethet sociale ku ata rriten dalin ne pah problemet ekonomike.shqiptaret me ekonomi te dermuar enderrojne ngritjen ekonomike duke u mbeshtetur ne ndihmen e huaj.nje pale mendojne se pushtuesit duhet te vijne nga perendimi.pala tjeter mendojne se ata duhet te vijne nga lindja.ne te dyja rastet kemi te bejme me dashuri te paster per pushtuesin.realizimi i pushtimeve te huaja ne shqiperi eshte realizuar me krijimin dhe perdorimin e elitave marionete te cilave u jane premtuar favore,sidomos ekonomike e sociale,mbrojtje speciale etj.me te favorizuar jane pushtuesit qe nuk vijne nga perendimi.dhe ata do te fitojne perseri.</p>

Submitted by robocop (not verified) on

<p>Artikull jashtezakonisht i dobet, dhe per me teper antikombetar do ta quaja. Autori nepermjet nje gjuhe gjoja elokuente, kerkon te na mbushe mendjen qe historia nuk hyn ne pune, nuk duhet ta mesojne femijet&nbsp; e lalala. Nuk pata durim te lexoja me teper se 5 rrjeshta(por thelbi kuptohet), dhe per shkak se autori eshte nje medioker deri diku dhe injorant. Dua ti them vetem kaq ketij analfabeti funksional, nje popull lere pa histori, ke bere hapin e pare per ta zhdukur. Fatmiresisht nuk te pjerdh njeri ty mer erjus, dhe sikur te krijohen keto komisionet shqiptaro-turke per modifikime te librave shkollore, do kete gjithmone shqiptare qe do u mesojne historine pasardhesve, historine e vertete. Faktet historike qe kane ndodhur nuk mund te c&#39;behen. Shkaku i prapambetjes aktuale te shqiperise eshte sundimi i dhunshem dhe i gjate osman.</p>

Submitted by Erlir (not verified) on

<p>&quot;Nuk mundet ajka e kombit të pyesi sesa turq apo shqiptarë u vranë përpara pesëqind vjetësh, kur problemi më i madh i çdo shqiptari (qysh nga djepi e deri në bastun) është e sotmja dhe e ardhmja&quot;</p><p>&nbsp;</p><p>E lexova shkrimin deri te ky rresht,ne mos gaboj tek parafrafi i trete.<br /><br />Po a e din ti mor zotni se vetem kafshes nuk i intereson e shkuara?<br />A e din ti se pikerisht duke na vjedhur,manipuluar e mohuar te shkuaren,ne gjendemi ketu ku jemi?<br /><br />Si guxoni?Nuk e kuptoj!!!<br /><br />Zoteri,shqiptareve u intereson e shkuara sot edhe me shume se e sotmja dhe e ardhmja.<br />Pse?<br />Sepse e shkuara ka vulosur coptimin,e shkuara ka vulosur neperkembjen dhe mohimin e vlerave dhe dinjitetit te nje kombi te lashte,e shkuara ka vlosur njolla qe jane shoqeruar me gjak e viktima,si islami i futur me dhune e me gjobvenie e orthodoksizmi grek gjakpires kunder kombit e popullit tone.<br /><br />Ne nuk mund te shohim para duke dh*ere gjithcka kemi pas.<br /><br />Po perse mor zotni fort i nderuar,turkut i interesoka e shkuara???<br /><br />Une nuk jam as historian,as politikan as gje e perafert,jam popull dhe me dhemb makabriteti qe eshte bere me historine dhe te shkuaren e trojeve dhe popullit tone.<br />Prandaj mos na jepni mend duke treguar c&#39;ka na intereson,sepse s&#39;keni dale te pyesni se cfare na intereson.<br />Madje paturpesisht keni treguar dhe &quot;maturine&quot; dhe &quot;intelektualizmin tuaj me rreshtin ku fjale per fjale thote:po e gjejë kohën tani t&rsquo;i shtoj disa rreshta debatit, meqënëse ai vazhdon të ngjallë replika në blogje, forume, gazeta dhe sidomos aty ku intelektualët dhe analfabetët, fshatarët dhe qytetarët kanë fituar më në fund barazinë e fjalës, domethënë në Facebook.<br /><br />Nese jeni historian dilni e ulerini se Greqia nuk ka ekzistuar kurre ashtu si eshte dhe se u perdhunua e abuzua e drejta e popullit shqiptar,vete populli shqiptar andej kufirit zyrtar e u mallkua gjuha shqipe...pa u krijua shteti fetar orthodoks i quajtur Greqi.<br />Dilni e ulerini se turqit kane vrare,dhunuar,djegur e shkaterruar aspiratat e kombit shqiptar ne 5 shekuj.<br /><br />Turp!<br />Turp!<br />Turp!<br /><br />Madje si per t&#39;iu pergjigjur direkt po ju them se une jam fshatar,nga ata qe nga fshati u derdhen shkollave te qytetit dhe sot ndihen te turperuar me palointelektualet e shitur dhe spurdhjake te ketij kombi.<br />Ndoshta edhe ju mund te beni pjese aty,dersia na tregoni se nuk na intereson e djeshmja.<br />Po mor po,na intereson dhe shume madje.<br />Se pa te djeshme s&#39;ka te sotme,e pa te sotme s&#39;ka te ardhme.<br /><br />Ky vend e ky popull kerkon intelektuale qe nuk bejne asnje kompromis kunder interesave popullore,jo nga ata qe shajne njeri tjetrin thjshet pse disa lepijne kocka turke,disa lepijne kocka serbe e disa kocka greke!<br /><br />Jua theksoj serish,nuk e lexova me tej artikullin ne shenje indinjimi dhe ofendimi qe ai rresht na ben ne te gjitheve,duke marre persiper autoritetin e sovranit(ku thoni se asnje shqiptari si intereson e djeshmshmja...sa jane vrare para 500 vjetesh)<br /><br />Ne na intereson edhe sa jane vrare para 2000 vjetesh,madje sa jane vrare ne 2000 vjet.<br />Qe t&#39;ia perplasim fqinjeve,europes e mbare botes se c&#39;i kane bere kombit shqiptar dhe pse ai sot turperohet nga vetja e tij!!!<br /><br />Shqiperia do te behet kur inteletkualet e saj te mos shiten askund,pervecse te shiten falas dhe me shpirt tek interesat kombetare,ne emer te se djeshmes se pergjakur,te sotmes se dhunuar dhe te ardhmes qe s&#39;duket askund pikerisht prej mohimit te se shkuares nga bashkepunimi i fqinjeve me te fuqishmit e botes.</p>

Submitted by Daj Ceni (not verified) on

<p>Avash mor burre, se po mbytesh......Une vetem nje gje po te them, ata para 500 vjetesh, pa le ata para 2000 vjetesh, nuk quheshin shqiptare.......termi &quot;shqiptar&quot; eshte i mevonshem....Autori nuk po thote qe te mos na interesoje e kaluara, ai vetem thote se nuk ka pse keto probleme te trajtohen qysh ne shkollen fillore, kur femijet mund te mesojne gjera me te dobishme.</p><p>Me vone kur njerezit rriten askush nuk i ndalon te fillojne te urrejne armikun e poshter, qe na ka shkaktuar aq te zeza, per te cilat ne te shkretet nuk kemi asnje faj.......Midis te tjerave kur rriten njerezit i kuptojne edhe me mire keto gjera apo jo?</p>

Submitted by Lleshi (not verified) on

<p>Nuk do te habitesha aspak , nga taktika e autorit te shkrimit , per ta &quot;holluar&quot; helmin e hedhur nepermjet kesaj pikpamjes se tij personale , duke shtuar &quot;uje&quot; ne kete artikull ! Autori mbetet me shprese se lexuesit duke ndjere nje shije te &quot;njelmet&quot; ne goje nuk do ta dallojne qe helmi eshte i hidhur !</p><p>Autori po ben perpjekje te deshtuara , sepse historia eshte memorje e nje komuniteti qe transmetohet&nbsp; brez pas brezi , do apo nuk do autori , qe te jete ne nje linje me &quot;ceverine&quot; e Berishizmit (rryme politike) , ku ne prerjen e kartemonedhes&nbsp; 5000 lek , e ka paraqitur Skenderbeun me robdishamber ! Kjo ne kuader te fshirjes se memorjes dhe historise dhe per rrjedhim edhe te se vertetes ! Te gjithe e dime , eshte nje &quot;fakt publik&quot; , i cili edhe sipas legjislacionit nuk ka nevoje per prove , se Skenderbeu eshte nje burrashtetas dhe luftetar i spikatur dhe e vetmja e vertete historike e tij eshte , se me luften e tij , mbajti 25 vjet me rradhe keto troje larg pushtimit osman ! Pra Skenderbeu nuk eshte mbajtur per &quot;gjumash&quot; kur per kete te stilizohej me &quot;robdishamber&quot;!</p><p>Autori ka shprese tek shprehja se &quot;dija eshte injorance e mesuar&quot; dhe shpreson se injorancen dhe genjeshtren mundet t&#39;i kultivoje si dije ne brezin e ri ! Une nje gje mund t&#39;i them : &quot;Historia eshte ajo qe eshte !&quot; ! Prandaj larg duart nga historia si ti , ashtu edhe interesat turke ! Ti dhe turqit t&#39;i kishit thirrur mendjes me kohe , te mos benit ato qe bete , ose me keq akoma te mos vazhdoni te beni ato qe keni bere , dhe keshtu nuk do te kete nevoja as per &quot;lutje&quot; te tilla !</p><p>Genjeshtra e madhe qe autori perdor si katalizator per te futur ne reaksion kimik &quot;pikpamjen e tij&quot; , qe sot &quot;individi eshte zot&quot; dhe shoqeria &quot;pa idenititet&quot; , eshte nje iluzion qe dhe individi vet e percepton cdo sekonde te dites !</p><p>Zoti autor , ke humbur shume kohe te rradhisesh gjithe kete &quot;uje&quot; dhe &quot;helm&quot; ! A nuk me thua kush ta ka paguar kete kohe ?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.