Miza dhe elefanti

Postuar në 25 Shtator, 2013 04:14
Koloreto Cukali

Ajo që po ndodh në Siri duket komplekse. Është një luftë civile? Është një luftë fetare? Apo është një luftë për liri? Ish-Kryeministri dhe Kryeministri i ri, nxituan të nxjerrin kordhën për luftë ndaj Assadit, duke na bërë të dukemi si ajo miza në kurriz të elefantit, që lëshon klithma lufte dhe më të forta se të tij. Një gazetë konservatore amerikane (Washington Times, në mos gaboj) kish bërë dhe ironi me aleatët e sulmit ndaj Sirisë (Shqipëria, Letonia, Maroku...). Por, më e rëndësishme se figura jonë luftëtare është pyetja, nëse ne do hynim në luftë kundër Assadit, do ndërhynim në një luftë fetare? Apo në një luftë civile? Apo (sa cinike për një vend parademokratik si i yni) do ndihmonim dikë të fitonte lirinë?

Kjo, ka shumë të bëjë me moralin politik (dhe jo vetëm) të një qeverie. Por, është dhe një stampë që do na duhet ta mbajmë të gjithë si komb. Ushtarët tanë në Afganistan rrëfejnë se nuk i “nget” njeri, sepse atje është perceptimi se jemi komb mysliman, si ata. Për kësi shtampash po flas. Edhe për Sirinë, është e vështirë të gjejmë pozicionin tonë të qartë, sepse në politikën botërore ne lundrojmë pa mjete. Jemi, si me thënë, marinarë pa tejqyrë.

Dylbia me të cilën shohim botën

Si Perëndimi edhe vendet arabe janë ndarë më dysh, pro e kundër Assad-it, jo dhe aq për parime, sa për interesat e ndërthurrura. Nga ana tjetër, informacioni vjen përmes filtrave të copëzuar. Aq më tepër në vende si ky i yni ku informacioni vjen kryesisht prej kanaleve të huaja të informimit, pra, prej perëndimit. The Economist, në numrin e vet të radhës pas helmimit të qindra civilëve me gaz sarin hapej me titullin: “Hit Him Hard”, mbi foton ku portreti i Assadit shkrihej me një foto të viktimave, duke e shndërruar në një portret-përbindësh.

Ne jemi të varur nga media perëndimore, jo vetëm se më të kënduarit ndër gazetarë mezi dinë italisht e larg qoftë pak anglisht, por edhe se ende jemi në kërkim të një identiteti mediatik (jo se po kërkon vërtet njeri) dhe për momentin (dmth, për këto 23vjet) mjaftohemi thjesht me një imitim të vobektë e satelit të perëndimit. Vë bast që (thuajse) asnjë prej jush nuk ka lexuar opinionin e një analisti iranian mbi çështjen siriane. As unë.

Der Spiegel arsyetonte se rreshtimi i Putinit me Assadin nuk ka të bëjë me preferencë diktatoriale, por me një gjeopolitikë precize - ai ka frikë se rënia e Assadit do të fuqizojë xhihadin dhe Al Kaedën. Megjithatë moderatorët tanë vazhdojnë e flasin për një regjim diktatorial të Assadit. A është më regjimi regjim? Dhe kush po lufton në Siri? Dhe, pyetja djegëse për një komb bastexhinjsh, me kë duhet të jemi?

A ka më “regjim” në një luftë civile?

Nëse ajo që ndodh në Siri është një luftë civile, atëherë, regjimi ka pushuar së qeni regjim. Ai ishte i tillë deri në momentin kur ajo që (mbase) ishte luftë për liri u shndërrua në luftë asgjësuese të ndërsjellë, kur protestat kundër diktatorit u transformuan në grupe të armatosura që ekzekutojnë njerëz, kur civilëve të paepur të Aleppos ua zunë vendin njësitet xhihadiste. Media vazhdon t’i referohet si regjim dhe kjo krijon shumë konfuzion te publiku shqiptar por dhe te kryeministrat e tij. Fakti që regjimi nuk është më regjim, as nuk e justifikon e as do të thotë që Assadi nuk është një diktator.

Një Diktator

Edhe pa njohur balancat politike brenda atij vendi, vetëm ideja e një presidence të trashëgueshme dhe jetëgjatësia në krye të vendit mjaftojnë për të identifikuar një diktator. Ai është i tillë. I tillë ishte dhe Gedaffi. Pranverat arabe të njëpasnjëshme më kanë entuziazmuar pa masë. Kam besuar që revolucioni nuk ka vdekur. Por, vjeshta erdhi shumë shpejt për secilën. Rasti më cinik është Libia, që kaq vjet pas Gedaffit nuk duket më mirë. Dhe lind pyetja, pse luftuan? Pse deshëm me shpirt ekzekutimin e Gedaffit? A janë arabët të pregatitur për atë që vjen pas diktaturës? Jo rrallë, vijnë neo-diktatura. Gjithmonë, në emër të popullit.

Në emër të popullit

Kryeministri i vjetër dhe ai i ri, nxituan të flasin për një diktator që vret popullin e tij. Cilin popull? Dhe me kë është “populli”? Për të kuptuar “popullin”, mund të bëjmë një ushtrim imagjinate. Imagjinoni popullin tonë. Një milion votuan opozitën, 500 mijë votuan pozitën. Nëse, pozita e vjetër do vendoste ta mbante pushtetin me forcë (dhe në vendet parademokratike nuk është fenomen i pangjarë) do të kishim një “luftë civile”. Me aq sa e njoh “popullin”, nuk do habitesha që kjo gjysma e milionit të mbështeste pozitën në luftën kundër atij milionëshit. S’jua merr mendja? Rikujtoni reagimet për 21 janarin. Sa njerëz thoshin “mirë ua bënë”? Rikujtoni grevën e urisë së opozitës së vjetër. Sa vetë dolën kundër, me firma, me zë e me banderola. Rikujtoni ’97-ën. Bandat që ishin ca me PS-në e ca me PD-në. Pra, populli, pasi lufta civile ka nisur, është pjesëmarrës në mënyrën e vet. Derisa lufta bëhet mënyrë jetese dhe nocioni “regjim” pushon përkohësisht së ekzistuari. Ose, më e pakta është një nocion lokal që ndërron kah me fituesin. Zonat e sunduara nga rebelët janë nën regjimin e tyre, zonat e qeverisë janë nën regjimin e Assad-it.

Assad është një diktator. Por, a është kjo një luftë për liri ndaj diktatorit?

Lufta për liri kërkon burra “të fortë”

Para nja 2 vjetësh isha shumë i entuziazmuar nga Pranvera siriane, si nga të gjitha pranverat arabe. Liria, vjen shpesh përmes shtigjesh të mundimshme, ku jo të gjithë mund të ngjiten. Shpesh, atyre shtigjeve u ngjiten më të fortët. Por më të fortët në më të shumtën e rasteve nuk janë as më përfaqësuesit, as më të drejtët, as më idealistët, e as më të përgatiturit për atë që do të ndodhë më pas. Është vështirë të ndash luftën për liri nga ajo për pushtet. Jo rrallë, njëra maskon tjetrën. Ja, shihni Kosovën. Informohuni, ju lutem, për “komandantët”.

Nëse elefanti mbi të cilin qëndron miza jonë do të ndërhyjë, ai mund të jetë dhe në krahun e atyre që luftojnë për liri. Por, jo medoemos në krahun e tyre që do të miradministrojnë lirinë. Sikur, elefantit t’i bëhej vonë për barin e shkelur. Por, nëse kjo nuk është luftë për liri, atëherë ku po ndërhyjmë? A mos jemi një shtet laik e neutral, që po ndërhyn në një konflikt fetar?

Lufta si fe, për fenë e përtej fesë

Po të dëgjosh shpjegimet e shumë të interesuarve për luftën siriane, e shpjegojnë si konflikt me sfond fetar mes sunive dhe alavitëve etj. Secila palë e konsideron tjetrën krye-armikun e fesë e të njerëzimit. Nuk më takon mua të ndaj davanë këtu. Qindra shqiptarë kanë marrë rrugën për t’u rreshtuar të gjithë kundër Assadit – sipas raporteve jo për lirinë e as për lidhje familjare. Janë atje, në një luftë fetare, madje jo me rebelët por me njësitet e xhihadit.

Qeveria shqiptare do duhej të kishte një qëndrim për këtë. Përtej britmave për luftë, një luftë që mund të jetë dhe fetare. Luftërat fetare janë pasionante, sikurse feja vetë është një pasion i fortë - më i rëndësishmi për shumë njerëz në botë. Luftërat pasionante, nuk mund të përfshijnë një vend pa pasione si Shqipëria. Një vend të vuajtur, që pretendon tolerancën fetare, e që ka si pasion vetëm llogjet e kafeneve dhe bastoret. Kjo, ka lidhje me narrativën politike të kryeministrave – narrativë politike, jo narracione netësh dimri.

Mbi narrativën politike

Kryeministri i vjetër dhe kryeministri i ri nxituan për të zhveshur kordhën e për të dalë pro NATO-s. NATO nuk është e jona, nuk e kemi krijuar ne. E as kemi ndikim në të. Në rast se amerikanët e turqit na e kërkojnë, ne do të rreshtohemi aty për hir të konjukturave, por ne nuk mund të udhëheqim e as të bërtasim më fort se elefanti. Obama u tërhoq përkohësisht, sikurse britanikët. Të vetmit që mbetën me kordhën zhveshur për luftë ishim ne, të nxituarit.

Kryeministrat tanë, para se të nxjerrin pallën për një luftë që nuk dihet ç’është, bëjnë mirë të ndërtojnë një ndjeshmëri publike. Bëjnë mirë të ndërtojnë gradualisht një qëndrim, qoftë ky human, politik apo strategjik. Bëjnë mirë të kenë një filozofi të vetën dhe jo një filozofi turke apo amerikane.

Edhe miza mund të ketë dinjitetin e vet. Madje, dhe filozofinë e vet. Prej mize. Jo prej elefantësh.

botuar në revistën KLAN

Comments

Submitted by rainbow (not verified) on

Or zot Cuakali!   Diplomacia dhe politika nderkombetare eshte nje kafshate e madhe per gazetare si ty dhe ata qe te japin buken ty. Edhe kritika qe i ben pseudo-gazetareve shqiptare qe nuk ditkan ndonje gjuhe te huaj, nuk te fut ty ne kampin e eruditeve. Eshte fatkeqesia e ketyre 22 vjeteve, qe nen shembullin e eruditit nga Tropoja qe kur mesoi frengjishten nga Fatos Beja, kujtoi se kapi qellin me dore, edhe shumica e zagareve te ashtuquajtur gazetare (zagaret jane qente qe e kane ne profesion lehjen) kujtuan se zbuluan gazetarine moderne dhe, ashtu sic ke bere edhe ti "zbulimin" e rradhes, te ndikuar nga mediat perendimore, nuk kane lene gure pa levizur per te manipuluar trute e hallakatur te shqiptareve. Fatmiresisht, shume shqiptare, vecanerisht ata qe jetojne jashte, jane me te zote se ti, Klan&Co per te kuptuar fenomement gjeo-strategjike qe mendoni se i keni monopol vetem ju.

Lidhur me pozicionimin e ish-Kryeministrit apo te Kryeministrit aktual, mire apo keq, kjo varet nga kendveshtrimi i secilit, treguan se jane aleate te perkushtuar te USA dhe anetareve te NATOs.  Te gjithe jane te ndergjegjshem se Shqiperia nuk mund te luaje rolin e nje kafshe me te madhe se miza. Thank´s God jemi nje shtet mize sepse me mentalitetin megolloman qe kemi ne ADN-ne tone, do te kishim bere hatane po te ishim me te medhenj.

Pavaresisht nga roli modest i Shqiperise dhe deklaratat e perfaqesuesve te saj lidhur me konfliktin ne Siri, pro apo contra USA, nje gje eshte e qarte - dhe per kete ka prova te mjaftueshme, regjimi i sotem ne Siri eshte nje diktature me te gjitha ngjyrat dhe karakteristikat  e saj.

Eshte shume e lehte ta fusesh cdo konflikt ne Lindjen e Mesme ne "kallepin"  luftes fetare. Ketij kurthi mediatik nuk i shpetojne as gazetare me pervoje nderkombetare e jo me ju "Chiaua" shqiptare. Por kjo nuk ju jep te drejte te mbyllni syte perpara faktit se nje pjese e konsiderueshme e popullit Sirian po shtypet brutalisht. Aq me pak nuk keni te drejte t´i vini opinionit publik syzet amorale gazetareske te "anal-izave" tuaja.

Submitted by Marvixhan (not verified) on

Ja dhe ylberi "rainbow", qe jeton jashte shtetit dhe qe e sheh nga kupa qiellore boten dhe prandaj  e njeh gjeoplitiken ne maje te gishtave;  Ky lloj ylberi shqiptar, i tjetersuar ne nje rainbow i, qe isheh publicistet shqiptare me perbuzje, qe e njeh megallomanizmin ne ADN-ne e shqiptareve por qe, qekurse ka ikur jashte shtetit, kujton se e ka nderruar kete ADN megallomane,  me nje tjeter,  pa e kuptuar se ADN-se vet megallomane, vetem i kashtuar ADN-ne e llojit  "brainwashed".

I vetmi ndryshim qe ky ylber i shpifur ka nga miza qe rri mbi shpinen e elefantit dhe leshon britma luftarake kunder prese qe i ka zene rrugen elefantit, eshte se keto lloj mizash ylbere nuk qendrojne ne shpine te elefantit, por nga pjesa e mbrapme e tij.

Dhe tani, duke qene ne pjesen e prapme te elefantit, ky ylber ka marre persiper te iluminoje opinionin publik shqiptar per konfliktin ne Siri, duke share dhe perbaltur nje publicist te nderuar shqiptar, i cili po sjell nje kendveshtrim te tij jo aq per konfliktin ne Siri, se sa per mizat qe pozocionohen ne kete konflikt.

Submitted by Anonim (not verified) on

Kryeministrat tanë, para se të nxjerrin pallën....

Miza te nxjerre pallen??? Miza mizes mund t'ia nxjerre pallen por aty ku hyn palla e elefantit, palla e mizes nuk kryen pune..!

Submitted by RP (not verified) on

Koloreto,debati perendimor mbi natyren e konfliktit ne Siri,duke u hapur sa me shume,aq me shume kerkon te mbuloje rruget e nendheshme qe ne emer te perfitimeve ekonomike jane te gatshme te mbjellin kudo konflikt dhe rremuje.Une kam lexuar para shume vjetesh sesi u krijuan shtetet e Lindjes se Mesme pas renies se perandorise otomane.U hap bakllavaja dhe hyne fuqite e medha evropiane dhe ndane bakllavane ne shtete me satrape si u deshi qejfi.Psh,anglezet donin nje shtet qe te behej sipas hartes se Anglo Persian Oil dhe shuan nga hartat politike nje komb te madh si kurdet.Shtetin e donin me emer te ri dhe ia vune Irak,ky emer nuk njihej me pare,ia vuri Gertrude Bell dhe ia miratoi ministri i kolonive,ai obezi me puro qe fitoi çuditerisht çmim Nobel per letersi e qe quhet Curchill.Me keq ishte me Sirine,qe me pare perfshinte nje hapesire gjeografike shume me te madhe,por sipas akordit Sykes-Picot Siria mbetej nen hegjemonine franceze,ndaj kemi francezet ne pazar sot,se kane"tapite" e vjetra keta.Eshte e qarte se kur propagandes ia do puna,ajo e ben diktatorin Lider e anasjelltas,e ben Liderin diktator,ndersa dihet qe te qeverisesh ne ato vende eshte ai sistem qeverisjeje e ka pak te diskutojme.Anglo-francezet e atehershem morren ca buratine dhe i bene mbreter,ca i ngaterruan,sepse psh Abdullahun qe vendosen ne Jordani do ish mire ta kishin vene ne vend te Feisal ne Iraq,e pas nje viti anglezet publikuan deklaraten Balfour,qe u njihte ebrenjve nje foleze per te formuar memedheun e tyre, aty mes ketyre mbreterive te reja qe krijuan.Sipas meje,me pak fjale,Lindja e Mesme dhe Ballkanet ngjajne me njera-tjetren si dy pika uji,sepse jane bakllava e ndare ne loje bixhozi dhe sa te jene ne kembe interesat e atyre qe krijuan kete rrumpalle gjeopolitike aq gjate do vazhdoje kaosi,qe ose eshte i kollajte,ose do shpiket kollaj.Natyrisht qe  Bashar Assad,i biri i Assad Basharit qe vdiq do jete diktator,se te ishte demokrat do ishte problem shume i madh e s'do kishte shanse te behej president,por kesaj pune i thone qe pasi e armatose mizen mire e mire e i dhe Whisky(apo Vodke) qe te trimerohet ndopak,tani po i kujton se armet kimike(qe ia shite dikur-se ata vete vetem qilima dine te bejne)duhen shkaterruar dhe nuk e kam shume me Perendimin sesa me Rusine e Kinen,si dy vendet qe kane shitur me pazar te mire ne Siri.Doemos qe lendet kimike u blene me parate e popullit te shkrete,qe i erdhi radha edhe ti shijoje keto lendet,se nga assadistet,se nga rebelet,hajde ta marresh vesh!

Submitted by Bard (not verified) on

te kish patur Koloreto kaq njohje sa ke shpalosur ketu(pergezime, me qe ra fjala), shkrimi do te kish dale ku e ku me mire. Megjithate, po te kesh parasysh provincialitetin dhe qejfin e gazetareve per tu zhgerryer ne balten e politikes lokale(sikur dilema Berisha Rama te ish boshti rreth te cilit rrotullohet universi), Koloreto qendron prape shume me lart...

Submitted by RP (not verified) on

Bardi,perfeksioni nuk ekziston,te tere perpiqemi.Po te isha une e te beja nje shkrim,ta zeme per Kinen,do kerkoja fillimisht material,ne enciklopedi,ne wikipedia,etj,ne menyre qe ta bind jo vetem lexuesin,por edhe veten time me njefare ideje se ku e ka bazen nje konflikt.KC,megjithe replikat,ka stilin e tij te veçante dhe rreh idete,kurse shtypi tjeter eshte llogore palesh.

Submitted by esi (not verified) on

Big Like shkrimit te Cukalit...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.