Diaspora shqiptare dhe Toni Bler

Postuar në 09 Tetor, 2013 12:47
Ahmet Dursun

T’i përkasësh diasporës së çfarëdo kombi është një prej dhuratave më të çuditshme që të rezervon fati. Si me sustë shndërrohesh nga një në dy. Pa e frenuar dot veten, nis e mendon gjëra të mëdha, gjykon me gjakftohtësi dhe guxon të shkruash sikur të jesh dy.
Ndryshe prej njerëzve që kanë lindur në vendin e tyre, ata të diasporës çdo gjë e kanë të dyfishuar…, kanë dyfishin e këmbëve, të kraharorëve, të kyçeve, të… dy kurrize, dy kërthiza, dy kërbishte, dy kafka, dy… dy kryeministra!
Mjafton t’i përkasësh diasporës dhe të dyfishohet ndjeshmëria, krahasimi, këmbëngulja, reagimi, perfeksioni në largpamësi!
Sot, dy kombe me vlera unike, ai hebre dhe ai armen, ekzistencën e tyre e kanë falë diasporës nëpër botë, madje fjala diasporë është njehsuar pothuajse me emrat e tyre. Kanë dhënë shumë për vendet që i strehuan, u bënë faktor në ekonomi, në politikë, në art, në kulturë e aq më tepër në dije.
Po me shqiptarët çfarë ka ndodhur? Kombi shqiptar prej shekujsh, e sidomos në shekullin XX, ka pësuar shpërnguljet më të mëdha nga Ballkani. Sot, në katër anët e globit mund të gjesh shqiptarë nga të gjitha trojet që janë përzënë në periudha të ndryshme dhe kontributi i tyre për vendet që i strehuan është i pallogaritshëm… Politikanët shqiptarë pas viteve ’90, a e kanë vlerësuar ndonjëherë këtë fuqi?! Jo, madje as sa çereku i kohës së Enver Hoxhës jo. Më e keqja, kanë tentuar të abuzojnë me ta, t’i mashtrojnë. Këta politikanë “të mjerë”, duke mos qenë as çerek, u përpoqën të hiqen më të gjatë se dyshi i diasporës për dy dekada.
Kryeministri Rama, duke nisur nga viti tjetër, do të përjetojë një përvojë si asnjë lider shqiptar. Fëmijët e emigrantëve të parë pas rënies së komunizmit, të lindur jashtë Shqipërisë pikërisht në këto vite, do të punësohen pas diplomimit; do të ndihen plotësisht të barabartë me bashkëmoshatarët e tyre të vendeve ku jetojnë; me qindra e mijëra do t’u shtohen milionave të panumëruar të shqiptarëve të diasporës… Atëherë kur të flasë me ta, do të bindet përfundimisht në vërtetësinë e këtij shkrimi dhe në rëndësinë e të vërtetave.
Toni Bler dhe diaspora shqiptare?! Toni Bler, i cili e shpëtoi të majtën angleze dhe europiane, është njeriu i çështjeve të mëdha. Sot, sikur bota të kishte 10 të tillë, shumë më pak do të fluturonin avionët e luftërave; liria e shprehjes do të ishte më e lirë dhe shumëkush, ndryshe nga sot, shumë më tepër do t’i besonte vullnetit të vet, si rrjedhojë dhe demokracisë. Fatkeqësia e tij në politikë qe rastësia e qenies në qeverisje në të njëjtën periudhë me Bushin (si qytetar, kjo fatkeqësi ishte edhe e imja).
Konsulenca e ofruar prej tij, natyrisht, nuk përfshin vetëm qeverinë. Është një fat i madh për çdo shqiptar që ka disa viza në tru; është qortim për çdo shqiptar të vetëshpallur “mendjendritur” për ta kuptuar errësirën që i ka rrezatuar këtij populli dhe sidomos për të pasur strategji kurajoze shtetërore e kombëtare të përmendjes së pasurive të shpërndara anë e mbanë.
Marrëdhënia me z. Bler, e ndërtuar mbi themele të sinqerta nga pala e qeverisë “Rama”, do ta bënte gjithsecilin prej nesh të përfitojë. P.sh., çështja e diasporës shqiptare është globale, mbart madhështinë, nderin si dhe lavdinë brenda saj, dhe nevojitet orientimi i njeriut të ditur, me influencë dhe përvojë si z. Bler. Një orientim prej tij, pa marrë aspak pluhur nga nacionalizmi ballkanik, do ta bindte botën që historia e shqiptarëve është plot e përplot me ngjarjet që kanë ndryshuar rrjedhën e lumenjve të mëdha…, lumenjve shumë herë më të mëdha se sa Lana!
Ndërsa opozita shqiptare, pa u zgjatur, duhet ta pranojë njëherë e mirë se avioni jet arrin më shpejt në Bruksel edhe nëse i bie nga Gana, Uganda dhe Ruanda, sesa karroca e Dylit i tërhequr nga një kalë i përdhunuar për dy dekada.

Panorama

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Respekte.

Submitted by Bard (not verified) on

Dy verejtje: "Toni Bler, i cili e shpëtoi të majtën angleze dhe europiane, është njeriu i çështjeve të mëdha. Sot, sikur bota të kishte 10 të tillë, shumë më pak do të fluturonin avionët e luftërave"--a ka parasysh autori luften e Irakut  te vertetuar si te padrejte dhe te bazuar mbi fakte te rreme edhe nga vete amerikanet, apo rasti i Irakut konsiderohet nje efekt anesor, nje fakt aksidental historik per te cilin Blair nuk ka pse te mbaje pergjegjesi?

E dyta, edhe pse e lexova dhe e rilexova shkrimin, nuk po bej dot lidhjen mes diaspores shqiptare dhe Tony Blair. As lidhjen mes titullit te shkrimit dhe permbajtjes se tij. Mos kam humbur ndonje gje mes reshtash?

Submitted by RP (not verified) on

ne preteksin e luftes ne Irak u perfol skandali i yellow cake,uraniumit nigerian,qe u furnizua si piste sherbimesh sekrete italiane(qe e mohuan),amerikane(nxorren emrin e nje agjenteje qe kishte burrin diplomat)e duke e ditur qe keto te dhena nuk kishin baze,Tony B.megjithate i perdori per te marre viston per nderhyrje.Kjo eshte kaq e vertete sa Tony vite me pas ka pranuar ne shtyp qe vertete nuk kishin baze,por ja,koha deshmoi se mire bene qe nderhyne se u çlirua Iraku(!).

Submitted by Bard (not verified) on

U çlirua? Nga shtet despotik e bene anarki absolute, ku perdite vdesin njerez te pafajshem nga lufta sektare dhe fondamentalizmi. Po te pyeteshin irakenet, do kishin duruar Sadamin edhe pesedhjete vjete, veç te mos degradonin ne kete fare çlirimi me te cilin krenohen Bush, Blair& Co.

Submitted by Daj Ceni (not verified) on

Bard, jam plotesisht dakord me sa shkruani juve. Edhe une sadoqe u mundova nuk arrita te shoh ndonje lidhje midis Tony Blair dhe diaspores shqiptare.........

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.