Basha e Alfano: Fate e karriera që kryqëzohen

Postuar në 09 Tetor, 2013 12:51
Mustafa Nano

Politikani italian Angelino Alfano ka një karrierë të ngjashme me atë të Lulzim Bashës sonë. Të dy janë beniaminë të dy zotërinjve ‘B’, Berlusconit e Berishës. Që të dy janë të rinj, ambiciozë, me pamje të hijshme, me formim juridik, të sjellshëm; janë besnikë e dinë të binden, karrierën e deritashme e kanë pasur dhuratë. Dhuratë kanë pasur dhe postin e kreut të partive të tyre, Basha të Partisë Demokratike dhe Alfano të Partisë së Lirisë. Dhe mbi të dy rri një si shpatë e Damokleut, e varur në një fije të hollë, që në rastin konkret nuk është gjë tjetër, veçse natyra tekanjoze e krijuesve të tyre.

Duhet të jetë torturuese të jetosh gjithë kohën nën një shpatë të Damokleut. Dhe duhet të jetë bash për këtë që Alfano nuk duroi dot dhe i iku kësaj situate. U rebelua ndaj krijuesit. Në momentin që Berlusconi bëri një provë tjetër force, me anë të së cilës do nëpërkëmbte e çderonte (moralisht e politikisht) edhe vetë Alfanon, në momentin pra që ai, duke mos u konsultuar me askënd, më saktë duke u konsultuar veç me hallet që e kanë zënë, urdhëroi largimin e ministrave të vet nga qeveria, alter ego-ja italiane e Bashës ngriti zërin dhe tha: “Jo, e gjithë kjo nuk ka kuptim; ne jetojmë me hallet e Berlusconit, por ato nuk ka pse të jenë hall për gjithë Italinë”. Ish Berlusconi ai që u dorëzua, dhe pas kësaj gjasat janë që Alfano të marrë në dorë krejt partinë. Jo duke i ardhur sipas midesë Berlusconit, por duke e sfiduar atë.

Kjo është rruga dhe për Bashën, nëse don të bëhet udhëheqës de facto i PD-së. Vetëm se kam frikë që Basha nuk mund të bëhet Alfano, së pari ngaqë nuk ka dinjitetin e këtij të dytit (që nuk është shquar për ndonjë dinjitet kushedi se çfarë, megjithatë), dhe së dyti ngaqë nuk i ka duart e lira për të vepruar. Alfano e ka mbështetur padronin, por nuk ka marrë pjesë në prapësitë e tij. Ndërsa me Bashën puna është ndryshe. Për fat të keq.

Marrë nga rubrika 'Zululand' e Ditës

Comments

Submitted by Aron (not verified) on

Edhe pse mund te kete sadopak ngjashmeri midis pozicionit te Bashes dhe Alfano, kjo nuk do te thote se zgjidhja mund te jete e njejte per te dy. Se pari, i nderuari Muc Nano, ju duhet ta dini me se merret Berisha per 18 ore ne dite, dhe po ashtu, kjo te krahasohet me ate, se me cfare merret Berluskoni ne po te njejten periudhe kohe. Sidoqofte, ju nuk mund te injoroni faktin mjaft domethenes, se kush jane perkrahesit e Berishes dhe cfare mund ta gjeje te flamosurin njeri nga ata, per te bere pastaj krahasimin me mbeshtetesit e Berluskonit. Te gjithe jemi te bindur,se, nese perkrahesit e Berishes as qe mendohen fare kur therin nje pule, ata te Berluskonit mendohen edhe kur e hane. Dhe kjo nuk eshte pak...

Ndonse mund tju duket si  propozim i nje te  marri, por  mendoj se me Berishen ka vetem nje zgjidhje; ti kerkohet Sekretarit te Pergjithshem te OKB, ta perfshije ne rregullimin e situatave ne ndonje nga vatrat e nxehta, si Afganistan, Siri  apo Irak. Dhe kete nuk e them vetem per te larguar Berishen nga punet e PD. Berisha kete mundesi ka patur deri tani dhe me te eshte marre. Atij nuk i eshte dhene nje mundesi tjeter per tu provuar. Ai eshte nje njeri me vullnet te celikt dhe te jeni te bindur se ka per te qene i dobishem 1000 here me shume se bythpambuket qe nis OKB per qetsimin e situatave ne keto rajone. Berisha eshte nje politikan brilant, i shkathet tek zoti, e duke qene edhe musliman, ne keto rajone ka per te qene me i pranueshem se shume e shume te tjere.  Por, kuptohet, nje propozim i tille nuk mund te realizohet pa mbeshtetjen e qeverise aktuale. Mendoj se ata duhet ta mbeshtesnin fort nje propozim te tille. Zotit Rama i duhet qetesi per te realizuar objektivat qe i ka vene vehtes. Mendoj se ai duhet te punoj per kete qetesi te domosdoshme.... Se fundi, kush ka per te qeshur me kete propozim, le te qeshe sa te doje, por do te vij nje kohe qe ky varjant do te paraqitet si nevoje, atehere kam per te qeshur une.

Submitted by dritan (not verified) on

Personalisht mendoj se qendrimi Alfanos mund te lidhet me sh sesa me deshiren per te dale nga hija e Berlusconit me ndonje sondazh qe e nxjerr PL pas PD ne rast zgjedhjesh te parakohshme ose me piket mjaft te ulura te Berluskonit ne opinion pas denimit .

Gjithashtu duhet patur parasysh se mardhenia e Alfanos me Leten nuk eshte ajo e Bashes me Ramen.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Në radhë të parë duhet të shikohen interesat e vendit pastajë të partisë dhe me të drejtë Alfano i tha jo bosit të tijë dhe e kundërta e këtijë Lulushkës që nuk e ka këtë dinjitet

Submitted by dritan (not verified) on

Leonardo se pari Basha nuk eshte ne koalicion me Ramen por ne opozite gje qe do te thote se shembulli alafano - leta eshte krejt pa vend.  Se dyti nese ka njeri qe ne menyren me ekzemplare ne keto 20 vjet demokraci ka vene karriken e vet para flamurin te vendit ky eshte Edi Rama ... bente demostrata kur diksutohej hyrja ne Nato , greve urie dhe emaili me paralajmerime per eksode masive kur diskutohej heqja e vizave .... dy te parat u arriten se nuk kishte mundesi t'i bllokonte .... te vetmen gje qe pati ne dore bllokimimin e tre ligjeve e beri deri ne momentin e fundit vetem qe vendit mos i jepej statusi.

Submitted by flutra (not verified) on

U cate duke i dhene mend Lulit apo si doni ju Lulushkes! Po ja qe eshte ne krye te PD-se! Keshtu qe nuk eshte rast per krahasime boshe. Per ndryshe do te ishit ju! Si cdo njeri me aftesi qe urrehet nga te paaftet, tregon se Lulushka juaj eshte shume me shume se sa ca parazite si ju. Epo kot nuk e ka emrin LULEZIM! Ka nga kush te marre mend.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.