Arkiv-Opinion

Kë trazoi Muç Nano

Postuar në 30 Tetor, 2013 06:55

Ndryshe nga sa premtonte titulli dhe, më shumë se ai, polemika rreth librit “Unë jam Gegë” të Mustafa Nanos, kjo ese analitike mbi nocionet historike Gegëri-Toskëri dhe banorët përkatës gegë-toskë nuk më la shijen që të premtojnë frazat zulmëmëdha si “thyerja e një tabuje”, “prekja aty ku s’duhet”, “ngacmimi aty ku s’mban” etj.etj paralajmërime me ngjyrime blasfemike. Ndoshta kjo, sepse para se të gjeja kohë për të lexuar librin, më dolën përpara debatet, replikat e komentet e gjithandejshme për këtë guxim të Muçit për të ecur në kësi terreni të minuar.

Gegë e toskë si stereotipa

Postuar në 30 Tetor, 2013 05:06

Javët e fundit mediat dhe sidomos rrjetet sociale u përmbytën nga një diskutim kakofonik për gegët dhe toskët. Sebep u bë libri “Unë jam gegë” i Mustafa Nanos, por përtej librit, duket se si shkak kryesor i kësaj kakofonie shërbeu fakti që etnonimet gegë dhe toskë nuk u përdorën si kategori sociale por si stereotipa.

1.

Më së fundi, kujtohet Rama…

Postuar në 30 Tetor, 2013 01:20

Një lajm i publikuar të djelën tek TemA Online, kishte një titull me një ironi të dukshme ndaj Kryeministrit Rama: “Më së fundi kujtohet Rama, cakton Taulant Ballën për emërimet e drejtorëve të rinj nga PS-ja” Në fakt, TemA Online, përveç titullit, riprodhonte pothuaj fjalë për fjalë gazetën Panorama, e cila njoftonte se deputeti Balla është tani personi me të cilin kontaktojnë deputetët e të gjitha qarqeve për të bërë emërimet në drejtoritë kryesore – ai, pasi merr propozimet me emrat e kandidatëve për drejtorë, kontakton me Kryeministrin Rama, i cili jep dhe miratimin përfundimtar për emë

Demaçi shtrembëron historinë, ledhaton Turqinë

Postuar në 29 Tetor, 2013 04:47

Përfshirja masive e klasës politike të Kosovës në frymën konspirativiste duket të ketë arritur edhe viktimën e fundit, duke gëlltitur në këtë vorbull edhe mendimtarin e denjë Adem Demaçi! Posaçërisht deklarata se “Turqinë e ka autorizuar Amerika të përkujdeset për Kosovën” është jo vetëm konspirativiste, por edhe goditje e rëndë kundër logjikës zakonisht të qëndrueshme të vetë Demaçit gjatë më se gjashtë dekadave politikbërjeje dhe analizash gjeopolitike. 

CEZ qe dështim i shtetit shqiptar

Postuar në 28 Tetor, 2013 06:47

 

Qeveria shqiptare po përpiqet të mbyllë një telash që filloi në vitin 2008 me privatizimin e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike dhe që arriti kulmin me përzënien e kompanisë privatizuese e nisjen e procesit të rishtetëzimit të kompanisë që dikur quhej OSSH dhe tashmë quhet CEZ. Problemi ka potencialin t’u kushtojë shqiptarëve dhjetëra apo qindra milionë euro.

Telashi CEZ është pjesë ose produkt i një telashi më të madh të Shqipërisë, mungesa e shtetit ligjor ose shtet i dështuar.

Sikur Rama të ishte një taksixhi i maskuar

Postuar në 28 Tetor, 2013 03:48

E vërteta e breshkës dhe e lepurit

I dashur Saimir, ishte një Pirg me turpe

Postuar në 27 Tetor, 2013 10:26

I dashur Saimir! Nuk të ndoqa dot në sallën e TKOB, por të ndoqën shumë të tjerë. Por ndoqa apelin tënd në fund të shfaqjes, aty ku ti paske thënë atë që po citohet gjerësisht në media: “Do të doja të bëja dhe një apel tjetër. Do të bëja thirrje që komuniteti i artistëve të respektohet më shumë në Shqipëri. Sot, përpara koncertit ka ndodhur një ngjarje e turpshme, që më ka prekur shumë. Por nuk do të doja të zgjatesha, kushdo le ta kuptojë. Doja vetëm t’i thosha një Faleminderit maestro Zhani Cikos”.

PD, ngre kultin e heroit të Zhani Cikos dhe Nevila Nikës, por e bën me argumente jo shumë të besueshëm...

Postuar në 27 Tetor, 2013 10:23

PD ka dalë në mbrojtje të dy Drejtorëve të hequr, Nevila Nika dhe Zhani Ciko, por argumenti mbrojtës lë shumë për të dëshiruar. Sipas zëdhënëses së PD-së, shkarkimi u bë se Rama do t’i hapë rrugë mediokritetit dhe znj nika e z. Ciko paskëshin qenë 2 barriera që do të pengonin “projektit të kryeministrit për të sunduar kudo”. Në të dyja rastet, mbetemi në një shije subjektive mbi çfarë konsideron PD “mediokritet” dhe mbi një skenar fantashkencë të 2 “Transformers”-ave që do të pengonin një plan global ogurzi.  

Zëdhënësja e PD-së, Silvi Bardhi tha se:

Të zemëruar nga dashuria

Postuar në 27 Tetor, 2013 09:30

1.

Prindër, mos e lini timonin në duart e fëmijëve!

Postuar në 26 Tetor, 2013 10:31

Dejtoria e Policisë Rrugore, nisur nga aksidentet rrugore të ndodhura ditët e fundit, kërkon të sjellë në vemendjen e publikut në gjithë vendin rëndësinë e kontributit të secilit në respektimin e normave të qarkullimit rrugor.
 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion