I dashur Saimir, ishte një Pirg me turpe

I dashur Saimir! Nuk të ndoqa dot në sallën e TKOB, por të ndoqën shumë të tjerë. Por ndoqa apelin tënd në fund të shfaqjes, aty ku ti paske thënë atë që po citohet gjerësisht në media: “Do të doja të bëja dhe një apel tjetër. Do të bëja thirrje që komuniteti i artistëve të respektohet më shumë në Shqipëri. Sot, përpara koncertit ka ndodhur një ngjarje e turpshme, që më ka prekur shumë. Por nuk do të doja të zgjatesha, kushdo le ta kuptojë. Doja vetëm t’i thosha një Faleminderit maestro Zhani Cikos”.
Po i dashur Saimir! Falënderoje maestro Zhani Cikon, sepse e meriton, për dirigjimin e shfaqjes që ti bëre, bashkë me artistë të tjerë në ndihmë të të prekurve me sindromën Daun. Por dua të them ca gjëra, ca turpe që ti nuk i di, se helbete, nuk ke qenë në Shqipëri këto vitet e fundit. Zhani Ciko është një njeri i mirë, një artist i kompletuar, që gjithë jetën dha për artin dhe kulturën. I ka marrë vlerësimet, shumë prej punës, dhe kur nuk i mjaftuan ia dhanë prej anësisë që ka mbajtur. Ti interpretove në atë sallë, në krah të kolegëve të tu që nuk kanë patur fatin tënd, që zëri t'u këmbojë në sallat e mëdha të metropoleve të kontinenteve.
Ajo sallë ku ti the në një televizion të Tiranës se duhet shembur, sepse ky përbindësh i betontë i epokës sovjetike, ka një akustikë të tmerrshme që e masakron zërin, që e masakron në eter. Ata artistë që kishe rrotull e dinë dhe e kanë vuajtur prej vitesh këtë që ti e di mirë, derisa e thua me aq zemërim. Ti interpretove në një shfaqje ku çmimi i biletës për çështje humanitare ishte 3 mijë lekë dhe kur nuk u arrit shitja e biletave, institucioni me detyrim ua shiti institucioneve të tjera me çmimin 2 mijë lekë biletën, që ajo sallë të mbushej që të interpretojë ti dhe kolegët e tu që nuk kanë patur fatin të bëjnë karrierë artistike jashtë, si ti dhe kjo në emër të bamirësisë!!!
Ndërsa ti këndoje në Nju Jork, Milano, etj, kolegët e tu shqiptarë janë cfilitur prej vitesh për të nxjerrë zërin në atë sallë të akullt, anakronike, pa akustikë, siç konstatove këto ditë. Kjo duhet të ishte më e pakta për një artist, një dhimbje për një jetë të shkurtër artistike të çuar dëm, në një vend që e vdes shpirtin artistik, dhe ti prandaj ike, që të mos vdesësh artistikisht në këtë vend ku “lulet i hanë gomerët”.
Por nuk ka më sfilitje se sa të jesh skllav për të patur bukën e gojës, rrogën që firmosin këta artistë, për të patur atë vend pune. Po të shpjegoj rastin më të fundit: Zhani Ciko është një burrë i mirë dhe artist me emër, por PD-ja që ishte në pushtet e katandisi në një komisar politik të Teatrit të Operas dhe Baletit, mo ta mo si në kohën e diktaturës. E mori Jozefina Topalli “për zhelesh” në janarin e akullt të këtij viti që po ikën bashkë me turpet e pafundme të neokomunistëve të Sali Berishës dhe e urdhëroi që t’i vinte të gjithë artistët në rresht dhe të firmosnin peticionin e partisë-shtet kundër ish-kreut të opozitës, Edi Rama, që sot e kemi kryeministër. Letra e turpshme mbante mbishkrimin: “Mbi nderin e humbur të shoqërisë shqiptare, Z. Rama, hiqe pritën; lejo deputetët të votojnë 3 LIGJET”, kërkojnë që të miratohen 3 ligjet që kërkojnë 3/5 në Parlament është njëherësh kusht nga Komisioni Evropian për marrjen e statusit kandidat të Shqipërisë në BE”. I dashur Saimir! Ishte një shfaqje e turpshme që ti nuk kishe se si ta jetoje dhe nuk e di se çfarë do kishe bërë, por kolegët e tu të TKOB-së e firmosën, pas urdhërit të maestro Cikos që të firmosnin për të ardhmen e atdheut, d.m.th. për bukën e gojës, vendin e punës, ndryshe në rrugë.
Ata firmosën, sepse nuk donin të dilnin në rrugë. Rruga të vret. Ti ndoshta nuk e di, por në atë rrugë, përpara TKOB-së u shtyp si qen, atë mbrëmje të zezë të 7 marsit 2012, ndërsa linte provat baletmaestri i paharruar, Agron Aliaj. U shua 3 muaj më pas në sallën e reanimacionit i harruar prej të gjithë, edhe prej maestros tënd dhe kryeministrit të maestros, paçka se kishte dhuruar gjysëm shekulli jetë për baletin e asaj salle që ti sot kërkon ta shembësh.
Pse ky është respekt??!! Këtu në këtë vend, ku ti vjen thjesht për një koncert bamirësie, apo për tu çmallur me vendlindjen, ishte bërë një pirg me turpe. Por mjaft! Në vend të maestros tënd vjen një mjeshtër që iku para teje jashtë për të mos vdekur artistikisht. I urojmë mirëseardhjen legjendës së baletit Ilir Kerni dhe gjithë atyre që kthehen për të bërë Shqipërinë. Me siguri ti nuk vjen, se ke axhendë tjetër dhe e kë ndërtuar jetën tënde në sallat moderne të botës, por kur të vish, ndoshta nuk do të gjesh sallë të re në TKOB, por nuk do dëgjosh më turpe të tilla komisarësh që i “kap për zhelesh” partia. Mirëardhsh!
SHEKULLI
Comments
E ke shkruar mire, Arben. Me

E ke shkruar mire, Arben. Me kujtove familjen e mjeshtrit Agron Alia qe lutej te ndihmohej nga shteti, domethene nga padroni i maestro Cikos, Sali Berisha. I lutej shtetit qe ta conte ne nje klinike jashte shtetit per te marre ndiheme te specializuar, pasi familja nuk kishte asnje mundesi financiare. Pergjigja qe shume e shemtuar. Ne substance i thane boterisht familjes se "shteti nuk ka detyrime". Po ky shtet ishte ndiher i detyruar ndaj Bashkim Gazides dhe pagoi miliona leke ne nje klinike private ne Itali per t'i lehtesuar dhimbjet, se semundja ishte e pasherueshme. E lane mjeshtrin Agron Alia te vdiste, por harxhuan miliona qe Gezidedja te mos ndihente dhimbje.

Le te shpresojme se me drejtorin e ri do ndodhe ajo qe ju thoni ne shkrim. Te pakten, artistet te mos c'nderohen e poshtrohen si benin Saliu e Jozefina me ndihmen e Zhanit te urte e te edukuar.

Paqte, sh paqte, po mund t'ia

Paqte, sh paqte, po mund t'ia kishte bere akoma me paqte!!

O arben po si nuk te vjen

O arben po si nuk te vjen zor nga vetja qe komenton zhani cikon dhe saimir pirgun pse paskan nenshkruar qe te votohen 3 ligjet ??? Po pse o derezi duhet te shajme Kadarene qe kerkoi Lul Bashes te terhiqej nga gara per bashkine e tiranes pas votimit ? Ate mendoi dhe ate beri ! E zeme se e pati gabim , cfare duhet t'i themi keput qafen se nuk na pelqen dhe cdo kontribut qe ke dhene zerohet.

Ne fund te dites o Arben nuk i kane thurur lavde bllokut te ilir metes (sic ke bere ti ne shkrimet e tua) kane kerkuar te mos pengohet integrimi i vendit per ne europe dhe te votohen ato ligje qe i kerkonte e njejta europe qe bente thirrje per te cuar ne burg idhullin tend ... ky eshte dallimi mes teje dhe tyre !!!!

Zhgenjyese dhe tipike

Zhgenjyese dhe tipike shqiptare. Nje askush nuk mund te luaje arbitrin e te gjykoje Saimir Pirgun e te hedhe balte mbi Cikon e ta perdhose gjithçka me fraza delirante e pa kuptim.

Une e kuptoj qe komentet

Une e kuptoj qe komentet duhet te jene rreth permbajtjes se artikullit, e kuptoj gjithashtu qe autori ka te drejte me emocionet e tija te fyeje cilin do, ose te shfrytezoje "lirine e shprehjes dhe te fjales" per te qene i padrejte ndaj kujtdo, por me duket se autori ketu nen vrullin emocional te papermbajtur per te shprehur mllefin anti-berishian i hyn ne hak nje artisti si Saimir Pirgu, qe nderon identitetin shqiptar neper bote shume me teper se "artistet" qe nuk e "paten fatin" te kendojne ne sallat e Parisit apo Milanos.

Cfare flet mor zoteri? Qe te mos jesh dakord me komentin e Pirgut ndaj Cikos, kjo edhe kuptohet, por te quash talentin dhe punen e tij "FAT", tregohesh pak driteshkurter dhe zemerlig. Atyre artisteve qe kendojne ne ate sallen e ftohte, pa akustike etj. etj. nuk i a ka fajin as Cikoja e sidomos as Pirgu. Edhe ti duhet ta dish se kush e ka fajin per ate pune, por nuk ta do leverdia ta kujtosh ketu, aq me teper kur pranon qe edhe mbas disa vitesh te tjere, situata mund te mos kete ndryshuar, por me siguri zoti Kerni qe po na kthehet te kontribuoje per rilindjen e vendit ( ti nuk e di qe Kernit nuk ia vene me ne pulle shume andej ketej, sepse nuk hidhet do me si me pare, per arsye moshe kuptohet) nuk do t'i detyroje artistet te dalin ne mitingje pro-Rama (kjo eshte per t'u pare, akoma nuk mund te thuhet me siguri se nuk do te ndodhe.

Dhe se fundi, nuk me rihet pa te thene, mor zoteri, se qenke edhe gazetar/kryeredaktor i shekullit, cfare do me thene "mo ta mo"?????? A e di ti qe e perdor krejt gabim?????? Se pari shkruhet "mot a' mot" dhe se dyti nuk do te thote "njelloj" sic e perdor ti, por do te thote "fjale per fjale". Per nje "mjeshter te fjales" ky eshte nje gabim, dhe i rende madje.

Paska firmos kundra

Paska firmos kundra partise???? Po ky qenka me fat qe nuk e kane varur ne litar po thjesht e paskan hequr nga puna.

E ka bërë ca lëmsh ky

E ka bërë ca lëmsh ky gazetari. Është nisur të mbrojë një bindje, por nga paaftësia argumentuese i uli pikët "çështjes" që mbron. Stili diktatorial paska deformuar shumë mënyrën e dialogimit dhe debatit, mes nesh, duke na bërë të merremi me anë (që s'lidhen me cështjen) të tjetrit, e jo me thelbin e gjërave.
Niset të flasë për të thënë që ndërrimi ka qenë i drejtë dhe këtë e bazon vetëm tek një detaj i aktivitetit të Cikos, i cili në fund të fundit, me atë veprim mund të tregojë që s'ka patur kapacitet të bëhet aq i vlefshëm në atë institucion dhe mbase "plotësoi kreditet" me atë akt, por jo se ai është në nivel krimi, apo shkeljeje (në rast se nuk dalin punonjës e ta denoncojnë e ta provojnë, për presion politik). Zëvendësimi mund të ishte edhe për paaftësi të tjera të Cikos; lexova një herë një shënim të një personi të respektueshëm, i cili kishte shkuar për shfaqje dhe në pushim kishte "guxuar" të shkonte në wc-të e teatrit- nuk kishte mundur dot... Ose edhe gjëra të tjera mund të kenë funksionuar keq. Ose edhe mund të jetë që qeveria e re mendon se atë ndryshim për mirë dhe ristrukturim, ja realizon Kerni, jo Ciko. Në fund të fundit, deklarata e Pirgut "fuste ujë" nga shumë anë; nuk mund të quhet në asnjë rast turp, qoftë për legjitimitetin që ka veprimi, qoftë për respekt të zëvendësuesit, qoftë edhe sepse në hierarkinë e problematikave shqiptare kjo nuk mund të hyjë tek thesi i turpit, se përndryshe nuk kemi më vend për turpet e vërteta, tek thesi. Personalisht mendoj se Zoti Pirgu e ka tepruar thjeshtë prej këndvështrimit jo shumë të gjerë që ka mbi realitetin tonë, mbase edhe prej informacionit të pakët, të cilin gjithashtu mund ta ketë marrë prej burimesh me "ngjyrë".

e ka bere si e ka bere kete

e ka bere si e ka bere kete artikull autori , parti andej parti ketej por puna eshte se ky Zhani eshte nje kokerr hipokriti e servili qe rralle ja gjen shokun

Ky shkrim me kujton fabulen

Ky shkrim me kujton fabulen me Gomarin dhe Ujkun. Gomari po dremiste ne qetesi, me pas e sulmon nje ujk dhe fillon ta kafhoje, gomari zgjohet nga gjumi dhe ne pamundesi per te shmangur sulmin e ujkut. Thote me vete; ishalla jam ne enderr dhe nuk po me kafshon ujku...

Edhe une shpresoj te jeme ne enderr dheshpresoj shume qe kjo puna e revolucionit lei-femist te mbaroje sa me pare. Bashke me keto palo gazetare, qe vazhdojne te harxhojne boje dhe leter kot me kot ne mbrojtje te pushtetit dhe me demek duke demaskur "mbrojtesit" e pushtetit te shkuar....turp te te vije more Z.Rrozhani, sigurisht nese te ka mbet ndonje gje per te ardhur turp.

Eshte akt emancipues qe nje artist si Sajmir Pirgu, te kundershtoje nje akt te pushtetit sepse zotrote nuk paske "fatin" te dish qe artistet pergjithesisht kete pune bejn.

Te te heqin nga puna pse

Te te heqin nga puna pse firmose nje peticion per votimin e tre ligjeve? Hajde Rrockan hajde, te bukur argument po na jep. Po ne demokraci secili eshte i lire te thoje mendimin e tij per shume gjera dhe jo per votimin e tre ligjeve qe ishte nje thirje mese e duhur per te gjithe ne.

Beni e di mire procesin e

Beni e di mire

procesin e "perdorjes prej shefave"!!!

Kur ishte nen hyqmin e Illi Rakipit, tek Albania e hershme, qe i merrte porosite pikerisht nga Gazidede,

te cilin tani Rrozhani e anatemon, pikerisht pse bente te njejten gje qe sot e shnderron ne problem!

Komentuesit nuk duket se i dalin ne mbrojtje "dhunes se bute" qe ushtronte berisha ndaj kujtdo qe i

duhej ne pa-udhesite e tij, por kujtojne Benin se Vlerat e Individeve (duke vene koeficientin e kompromiseve

te tyre), percaktohen nga ajo qe ben, jo nga ajo qe derdellit faqeve te gazetave...

Zhani Ciko eshte nje viktime e perhershme e komunisteve dhe ish-komunisteve, por te gjithe e cmojne si

artist dhe njeri.

Ku do me dal autori me kete

Ku do me dal autori me kete shkrim?!?! Me vjen keq qe po lexoj shfryrje te tilla pa vend.

Uroj qe z. Pirgu te kete koncerte me te shpeshta ne Shqiperi.

Vertet je kryeredaktor tek

Vertet je kryeredaktor tek gazeta shekulli ????? hmm mendoj se te gjykosh dike qe ka bindje politike me duket e padrejte dhe nje hipokrizi e keqe. Te lutem po ti si kryeredaktor i nje gazete te pavarur a mund te bindesh te pakten nje lexues se sa i pavarur je ?????Nese jo beji nje nder shoqerise liroja vendin nje tjetri qe ka guximin ta thote dhe ta pranoje militantizmin politik te gazetes tende

Add new comment